Nga Parathënia e librit në dorëshkrim “Emin Polisi në kanxhat e UDB-së”

0
668
Emin Polisi, udb

Shkruan Nafi Çegrani

FJALA E REDAKTORIT

Spiunazhi si fenomen është ndoshta profesioni i dytë më i vjetër në botë. Qysh nga kohet e lashta, deri në ditët e sotme, shoqëria, shtete, organizatat e ndryshme, klanet, rrjetet e nëntokës, grupe, ndërmarrje private, individë etj kanë përdorur spiunazhin si mjet për të manipuluar, vjedhur, sabotuar informacione dhe interesa. Spiunët janë ndoshta njerëzit më të çuditshëm në botë. Pa ta nuk bëjmë dot, por spiunët të gjithë i urrejnë. Megjithatë në saje të spiunazhit dhe spiunëve janë fituar luftëra, perandori të mëdha janë gjunjëzuar, janë rrënuar regjime e shtete, janë bërë arrestime, burgosje dhe shkatërruar jete njerëzish, por dhe janë shpëtuar në të njëjtën kohë, varësisht nga rrethanat dhe qëllimi. Si duket, sidomos te ne shqiptarët spiunimi është fenomen që është në natyrën e fshehur brenda shpirtit tonë, dhe si të tillë duam të dimë diçka që të tjerët mbajnë sekret.

Lufta e fshehtë, psh mes dy Shërbimeve inteligjente, të cilët, njëherit, janë dy lojtarë kryesorë siç ishin KGB dhe CIA, apo UDB-a dhe Sigurimi, së bashku me partnerët përkatës si MI 5, MI 6, ose BND apo MOSSADI. Çuditërisht kjo luftë e fshehtë nuk ka mbaruar akoma dhe sot e kësaj dite dhe deri më sot asnjë palë nuk ja ka dalë mbanë të dali pa e pësuar, sidomos UDB-a dhe SIGURIMI. Çuditërisht lufta midis këtyre shërbimeve sekrete nuk ka pasur fitues, por vetëm të humbur, edhepse në analet e spiunimit dhe historinë apo veprimtarinë e tyre të padukshme kanë vepruar agjentët më të spikatur ose rrjete spiunësh me përvojë dhe të kamufluar mirë, duke u bërë edhe më të famshëm dhe arritjet e tyre brenda për brenda atij Shërbimi nga i cili kanë qënë të angazhuar.

* * *

Historiani Svetoni na rrëfen se si funksiononte shërbimi i fshehtë i Cezarit: „Gjatë ekspeditave të tij nuk ishte e qartë nëse Cezari ishte i suksesshëm për shkak të maturisë së tij, apo për shkak të pakujdesisë. Në fakt, ai asnjëherë nuk e udhëhiqte ushtrinë në rrugë potencialisht të rrezikshme, po e studiuar më parë më së miri vendosjen dhe terrenin, dhe e udhëhoqi atë drejt Britanias vetëm pasi kishte mësuar detajet mbi portet, mbi lundrimin, mbi mënyrat e zbarkimit në ishuj. Një version modern i mbledhjes së “informacioneve parandalues”!

Agjenti “007” ishte më perfekti në oborrin e Anglisë !

Ndryshe nga vendet e lindjes, në Perandorinë Romake të perëndimit, që nga rënia e saj në vitin 476 pas Krishtit e deri në zbulimin e Amerikës (1492), arti i spiunazhit do të lihej mënjanë, do të flijohej në altarin e etikës kalorësiake, e cila mbizotëronte në periudhën e Mesjetës. Do të ishte një grua që do t’i ndryshonte gjërat. Në vitin 1558, Elisabeta Tudor e cila me shumëorvatje dhe zhvillime të veprimtarive të Frontit të spiunimit, erdhi në fronin e Anglisë, dhe gjeti një vend të dobësuar dhe të izoluar, ku edhe vetë të drejtat e saj dinastike nuk është se i njiheshin me siguri të plotë. Për t’u bërë ballë vështirësive politike në rritje dhe për t’u mbrojtur nga armiqtë e saj të shumtë, nuk kishte rrugë tjetër përveçse të përdorte spiunazhin e praktikuar në shkallë të gjerë.

Veç të tjerash, kishte fatin që mund të mbështetej tek një kryeministër veçanërisht i ndjeshëm ndaj çështjeve të sigurisë, William Cecil, i cili krijoi State Defense, një organizëm kompetent si për spiunazhin jashtë vendit, ashtu edhe për kundërspiunazhin brenda vendit. Cecil do të inauguronte edhe një Shërbim të parë të „shërbimit të shifrimit“, si për të bërë të pakuptueshëm për kundërshtarët sekretet që përmbanin letërkëmbimet mbretërorë, përmes zëvendësimit të shkronjave apo futjes së nomenklaturave (fjalë dhe fraza kyçe), ashtu edhe për të deshifruar mesazhet e interceptuara të armikut.

Shërbimi do të koordinohej nga njeriu misterioz John Dee, astrologu i oborrit, i cili do të firmoste me ,, 007“ (00 kishte domethënien që leximi i dokumentit ishte i rezervuar vetëm për dy sytë e mbretëreshës, 7 ishte numri i tij i preferuar). Një sigël që me sa duket ka frymëzuar Ian Fleming për emrin e agjentit të tij të preferuar, që madje e kemi edhe në filma…

Veprën e Cecil do ta çonte më tej Francis Walsingham i cili do të drejtonte me një aftësi të jashtëzakonshme një rrjet shumë të madh agjentësh e spiunësh të përhershëm, me banim edhe në shumë kryeqytete të vendeve të tjerë.

Edhe UDB-a e Jugosllavisë preferonte që të vinte në shërbimin e agjenturave të saj të spiunimit të rinj shqiptar që vinin nga Katedra Albanologjike e Beogradit, Shkupit dhe Prishtinës, sidomos pas Plenumit dhe rënies së Rankoviqit, bëheshin angazhime personash të prirur për spiunim dhe që ishin të maskuar nga Universiteti i Prishtinës, ku tanimë venin e vinin edhe profesorë dhe ligjërues nga Tirana.

Historia e spiunazhit është e mbushur me ngjarje të panumërta, të ndërthurura dhe misterioze. Një prej anektodave më të spikatura i takon Alfred Redl (1864-1913), shefi brilant i Evidenzbureau austriake, organizmi i ngarkuar për të mbledhur informacione nga çdo burim i mundshëm për sigurinë e Perandorisë. Redl ishte një inovator i madh sepse futi disa procedura që ishin revolucionare për kohën, e që më vonë u përshtatën nga të gjithë shërbimet europianë: skedat biografike me gjurmët dixhitale, fotografi të të dyshuarve, mbikëqyrje e grupeve politikë, përgjimet e parë telefonikë, gjurmime të vazhdueshëm dhe rregjistrime në cilindra dylli (pararendësit e magnetofonit).

Megjithatë, Redl ishte në qendër të një skandali të pabesueshëm, duke u bërë protagonist i atij që më vonë do të merrte emrin „paradoksi Redl“. Ai ishte homoseksual, u dashurua marrëzisht pas një nxënësi të tij, Stephan Horomodka, dhe nuk hezitoi që të shiste sekretet shtetërorë vetëm që të kënaqte kërkesat e vazhdueshme për para të të dashurit të tij. Do të arrinte deri në atë pikë sa të bënte me homologun e tij rus një lloj „marrëveshje të heshtur“, absolutisht unike në historinë e spiunazhit, me anë të së cilës të dy palët angazhoheshin reciprokisht që të shkëmbenin emrat e agjentëve të tyre, të cilët më pas zbuloheshin dhe arrestoheshin, ndërkohë që shefave të agjentëve u jepeshin medalje mirënjohjeje, ngriheshin në detyrë dhe shpërbleheshin.

Ky njeri, pra, kontribuoi vetë duke sjellë hapa gjigandë për shërbimet e fshehtë të Perandorisë Austro-Hungareze, për t’i tradhëtuar më pas në favor të armikut rus, të cilëve do u shiste madje edhe planet e shpërndarjes së trupave austriake në fillimin e Luftës së Parë Botërore. Inovator i madh, tradhëtar i madh! Kur u zbulua, nuk kishte rrugë tjetër veç vetëvrasjes.

Por që në krahasim të asaj Luftë, kur kemi parasyshë metodat, mjetet dhe karakteristikat e spiunimit jugosllav të UDB-së dhe shqiptarët si fenomen, ndryshoi gjithçka në jetën praktike. Konflikti kish të bënte më me ata persona që gjendeshin në mes të popullit apo popullsitë, e që vepronin me prapaskena për të nxjerr në shesh “devotshmërinë” e personit që mbahej si objektiv, spiunët e angazhuar dhe të interesuar nga urdhërdhënësit me skenarë të caktuar operativë, por kërkonte edhe një sforcim të të gjithë vendit për të konsoliduar potencialin intelektual dhe aftësinë e rezistencës në rrethin apo shtigjet ku objektivi vepronte.

Pra ishte e domosdoshme jo vetëm të njiheshin numrat e pjesëve të angazhuar apo lëvizjet e rrjeteve të tyre, duke i futur si “vegla” më të qëlluara dhe adekuate në qarrqet e grupit apo personit ku vepronte si “armik” i përbetuar, por edhe të zbulohej gjendja e tij e brendëshme shpirtërore, preokupimet, hobi dhe gjendja e tij financiare, progresi i kërkimeve të tija arsimore, intelektuale shkencor dhe morale. Pra, të tillës do të hynin në botën e spiunazhit, si spiunë ose të përndjekur nga spiunët! Të tillë do të përfshiheshin, mësues, profesorë, intelektualë të ndryshëm, poetë, shkrimtarë, matematicientë, inxhinierë, docentë universitarë, linguistë, gjuhtarë, albanologë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, duke u angazhuar sipas direktivave dhe instruksioneve të fshehta nga organi apo aparati i UDB-së.

Periudha e nxehtë e Luftës së Ftohtë, për veprime spiunazhi përtej kufinjëve, dhe brenda, sidomos ndaj shqiptarëve, nga jasht duke përfshirë si objektivë persona të dalluar të emigracionit shqiptarë në Perëndim, ose grupe e organizata si “Legaliteti” “Lidhja e Prizrenit” “Balli Kombëtar” “Partija agrare” etj. të cilat vepronin të organizuar ndaj regjimit dhe kundër sistemit komunist pas Luftës së Dytë Botërore, do të niste fazën më të spikatur të historisë së spiunazhit bashkarisht edhe UDB-a jugosllave edhe SIGURIMI i Tiranës.

Tensioni i madh politik tanimë kishte nis edhe mes dy superfuqive, Shteteve të Bashkuara dhe BRSS, të ndara prej ideologjive të kundërvëna, duhet të kontrollohej nga vetëdija se duhej të shmangnin përplasjet diplomatike, ushtarake, mbi të gjitha në momentin kur të dyja arrijnë ekuilibrin dhe bashkë me të sigurinë që do të shkatërroheshin reciprokisht në rast lufte… Dy blloqet e kundërvënë njëri-tjetrit nga njëra anë kërkonin të mbroheshin nga kundërshtari, por nga ana tjetër përpiqeshin ta “penetronin” me të gjithë mjetet në dispozicion të spiunazhit dhe të shërbimeve të fshehtë dhe që në këtë periudhë të vështirë, si të thuash, “bashkëjetonin”.

Spiunët dhe agjentët e fshehtë të UDB-së të cilët përfshiheshin në një gamë të gjerë specialitetesh: agjentë të influencës (operonin në brendësi të një shteti kundërshtar për të ndikuar pozitivisht në opinionin publik kundrejt vendit që i përkisnin); agjentë penetrimi (urithët e famshëm, të infiltruarit në institucionet publike apo brenda vetë shërbimeve të fshehtë të vendit kundërshtar); agjentë të dyfishtë (që punonin për shërbimin e fshehtë të vendit kundërshtar me miratimin e shërbimit të fshehtë të vendit të origjinës); agjentë specialë (jashtëzakonisht shumë të stërvitur dhe operativë, janë të vërtetë); të atyre, bile, që janë të angazhuar në linjat e të ashtuquajturit “nacionalizmit dhe irredentizmit” shqiptarë që ishin të evidentuar me dosje të shifruara nga trevat e Maqedonisë Perëndimore, nga Struga, Kërçova, Gostivari, Tetova, Shkupi e Kumanova dhe e tërë Kosova.

Simbol i kësaj bote ku gjërat ecnin në fshehtësi, i këtyre veprimtarive të nëndheshme, i këtyre tragjedive personale, siç është rasti i veprimtarit dhe patriotit Emin Polisit nga Dobovjani i Strugës i survejuar nga spiuna të angazhuar nga Veleshta e më gjërë, dhe qindra e qindra si ky, për të cilat opinioni publik nuk di shumë gjëra, përveç atyre që lexon nga shkruime dhe opinione të ndryshme, ose ndryshe që sheh në filma apo lexon në romane të frymëzuar nga realiteti i atyre momenteve historike, është ndoshta fati i tyre i ngjajshëm me rrëfimet nga “Ura e spiunëve” ngjarje agjenturore e cila është zhvilluar në Berlin, mbi lumin Havel.