Mos moj Europë me shtatëqind milion banorë! Mos u frikëso nga shtatë milion shqiptaro-iliro-arbënorë!

1
373

Sali Leka

E enjte dhe e premte 17 dhe 18 tetor 2019 parlamentarët europianë u grumbulluan në Bruksel. Dy ditë me konferenca dhe diskutime për të hapur negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dy vende ballkanike. Franca atlantike u lodh duke u rënë gozhdëve, Hollanda Baltovike u stërmundua duke u rënë patkojve dhe hapja e negociatave u spostua për në vitin 2020.

Ky spostim është normal, por anormal, paradoksal, skandaloz brutal janë preteksti absurd dhe justifikimi abstrakt i Francës dhe Hollandës. Termi negociata do të thotë bashkëbisedim me dialog, debat dhe mirëkuptim, por Franca dhe Hollanda i kërkojnë qeverive dhe kancelarive të Europës me shtatëqind milion banorë mos të bisedojnë, mos të dialogojnë me shtatë milion shqiptarë iliro-arbnorë.

Në ballkan, Europë dhe në Diasporë janë më shumë se shtatë milion por unë kam numëruar shtatë milion shqiptarë mendimtarë vizionarë dhe guximtarë krenarë.

Frikacakët, injoantët, alabakët dhe obskurantët nuk i numëroj, shqiptarë apo zuzarë qofshin. Francez apo hollandez, aziatik apo afrikan.
Europa e fillim shekullit XXI ka pranuar të punojnë dhe banojnë 20 milion emigrant aziatikë dhe afrikan.

Franca ka punësuar 2 milion punëtorë aziatik dhe afrikan, por tani ulet në Bruksel dhe thotë: “Europa është zmadhuar shumë dhe duhet zvogëluar. Me shqiptarët dhe Maqedonasit e Veriut nuk duhet me zhvillur negociata as bashkëbisedim”.

Këto fjalë u përsëriten dyqind herë në Bruksel në 17 dhe 18 tetor 2019. Ah sikur tu ringjallte shkrimtari historik Servantesi eposik, do të shkruante romanin “ Don Kishoti i dytë i Mullinjëve të Erës”.

Kurse unë nuk i kam numëruar as njëzet milion por i që janë në Europë as dy milion që janë të punësuar në Francë aziatikë dhe afrikanë. Por i kanë numëruar shokët e mi mendimtarë vizionarë dhe guximtarë krenarë. Shokët e mi as kanë shpifur as shpifin, as kanë trilluar e as nuk trillojnë, as nuk kanë spekulluar as mashtruar.

Edhe unë as kam folur, as flas, as kam shkruar, as shkruaj proçka, as gënjeshtra as brockulla, por kam shkruar dhe shkruaj fjalë të drejta, të vërteta të dobishme.

Ata që nuk i kuptojnë fjalët e drejta, të vërteta dhe të dobishme janë hipokritë dhe shtrembalarë, por edhe mëkatarë dhe zuzarë.
Kur mua më kishin mbyllur në burgun e skëterrit mizorist komunist hetuesi më tha: “Ti shkrimtari Sali Leka shkruan tregime të vërteta por nuk i botojnë. Shkruaj Sali Leka shkruaj! Përsëri shkruaj gënjeshtra sajime, trillime, mashtrime dhe spekullime monstruoze ashtu si shkrimtarët e tjerë Agim Cerga, Fatos Kongoli, Bardhyl Londo, Ismail Kadare, Dalan Shapllo dhe i botojnë dhe nga burgu ty të lirojnë”.

Edhe unë hetuesit i fola, i tregova: Jo jo kurrë jo! Nuk shkruaj gënjeshtra, jo jo gënjeshtra as shpifje as shtrembërime! Do të shkruaj tregime të vërteta dhe demaskime të drejta për cdo gënjeshtarë dhe shtrembalarë edhe sikur të qëndroj në burg 101 vjet.

Unë do të jetoj 125 vjet. Mjaft i kam 24 vjet jete jashtë burgut skëterrist, por në muzgun komunist marksist monstruozist.

Sali Leka, Cel 068 38 55 304

Shkrimtar dhe poet lirik eposik teuratik ish i burgosur poltik nga ingranazhet makabre të diktaturës komuniste me censurën dhe katrahurën mizoriste antihumaniste, por as jam frikësuar dhe as i dëshpëruar dhe as kam për tu dëshpëruar.

SHËNIM EKSKLUZIV 1

Me shumë admirim për shtatë milion shqiptarë, mendimtarë vizionarë dhe guximtarë krenarë.
Për këta shtatë milion shqiptarë, për të mirën e tyre kam shkruar 85 libra por nuk i kanë botuar.
Del pyetja kush janë ata censuristë zuzaristë që nuk i kanë botuar?

Përgjigjja: Do të shkruaj ditë tjetër për ata zuzaristë, censuristë, sharlatanistë, që nuk kanë botuar edhe librat e shkrimtarëve të tjerë liberalistë modernist. Ata ishin dhe janë edhe ata që nuk jetojnë antikomunistë dhe antimizoristë të betuar me kontribut të cmuar për të drejtën dhe të vërtetën.

Për kujtimin e atyre shkrimtarëve që nuk jetojnë do të shkruaj dhe do të tregoj fakte konkrete për krimet mizoriste të komunizmit që nuk I dinë as I kanë lezuar as I kanë jetuar parlamentarët e Europës perendimore dhe qëndrore që janë frikësuar dhe u dridhen leqet e këmbëve për të biseduar me shtatë milion shqiptarë në trojet e tyre në Ballkan dhe në Europë.

SHËNIM EKSKLUZIV 2

Unë me shokët dhe shoqet e mia as jemi penduar, as pendohemi që kemi lindur në Shqipërinë Ballkanike Europiane në kohën e rregjimit dhe persekutimit të egër mizorist komunist.

As jemi frikësuar as frikësohemi!
Sot jetojmë dhe gëzojmë në epokën e zhvillimit dhe të përparimit modernist.

Me betim dhe përkushtim as jemi dekurajuar, as dekurajohemi, që Europa kushte na kërkon, por as na ka ndihmuar, as po na ndihmon.
Populli shqiptarë socialistë dhe demokratë të betuar nacionalistë kushtet i kemi plotësuar me qeverinë socialiste shembullore dhe me kryeministrin Edi Rama reformatori i reformave të dobishme të domosdoshme madhështore.

Kemi besim se në vitin 2020 Parlamentarët europianë nuk do të frikësohen dhe do të ulen të negociojnë më Edi Ramën dhe stafin e tij politik të përkushtuar për të drejtën jetike sublime dhe të vërtetën teuratike.

Fjala e urtë e popullit shqiptar mendimtarë i lartësuar thotë: “Ata që nuk ulen shtruar për të biseduar, debatuar, dialoguar janë të mangut, të frikësuar, të shtrembëruar, dhe e kanë grënzën në kësulë dhe u pickon lëkurën e kokës, duke i djegur dhe përcëlluar.

Tetor 2019

1 KOMENT

  1. Franca dhe Gjermaia nuk dojne Shqiperine ne BE, sepse aderimi i Shqiperise nuk do t\i sjellte ketyre vendeve me shume se 2000 prostituta. Nga Maqedonia as 1000. Ndersa nga Kosova as 300.

    Franca dhe Gjermania problemin e prostitucionit e kane zgjedhe me aderimin e Rumaise dhe Bullgarise, si dhe me liberalizimin e vizave per Ukrainen dhe Moldavine…

    Nga keto kater shtete te varfera kane ardhe te punsohen si prostitute afersisht 800 mije deri nje milion femra te varfera, te cilat do te shfrytezohen nga francezet dhe gjermanet… te cilet nuk kane kohe per grate e tyre te pasura.

    Kjo eshte e vetmja aresye qe BE nuk i don vendet SHQIPTARE… ne BE.

    Nuk eshte religjioni, por problemi i numrit te vogel te femrave nga trojet shqiptare qe do te punonin si prostituta.

    Nese nuk besoni shkoni vizitoni se paku si gazetar …dhe do te bindeni se 95% te prostituteve jane nga keto vende te larte/cekura.

Komentet janë mbyllur.