Albin Kurti dhe 3/4 e kosovarëve që nuk e votuan

0
485
Albin Kurti, fitoi - 06.10.2019

Bashkim Kopliku (Botuar nga Tema dhe në disa portale, marrë nga facebook dt. 08.10.2019)

Shpresoj të ketë ngjasim mes Kosovës dhe Gjermanisë: baza e ngjasimit, koalicioni schwartz-rot (e zeza me të kuqen), i së djathtës me të majtën, në Gjermani. Atje është Merkel e CDU/CSU, e djathta, në koalicion me Olaf Scholz i SPD, e majta. Merkel ka shumicën në koalicion.

Në Gjermani ka ecur shumë mirë, sepse Merkel ka arrirur të jetë Kancelarja e shumicës së gjermanëve.

Uroj të ecë mirë dhe koalicioni që shpresohet se do të krijohet në Kosovë, mes së majtës, LVV-së së Albin Kurtit, dhe së djathtës, LDK-së së Vjosa Osmanit.

Nuk kam asnjë merak me Vjosën, e shkolluar në Amerikë, qartë e deklaruar për ekonominë e tregut, si e gjithë BE dhe ShBA… Por ajo nuk do të jetë dot kryeministrja, për më pak se 1 pikë përqindjeje të votave…

Kam merak, e shumë bile, me Albinin. Uroj të ndryshojë 180 gradë në disa qëndrimen që kam dëgjuar nga ai, e që më kanë kujtuar herë “Revolucionin kulturor kinez” te rreth vitit 1967, të Mao Ce Dunit, e herë “Mekanizmin e Ri Ekonomik shqiptar” të rreth vitit 1986 të Ramiz Alisë.

Konkretisht:
Disa deklarata kundër personaliteve shqiptare apo kosovare etj., të Albinit, më kanë kujtuar Gardistët e Kuqë të Revolucionit Kulturor Kinez, që desh rrënuan tërësisht Kinën në vitet 1967-68 …, që e shpëtoi veç kalimi në ekonominë e tregut të lirë…, jo vetëm si ekonomi!

Apo etatizmi i Albinit, që konstatova në shpalosjen e programit elektoral, pjesa për ekonominë… Më kujtoi atë të Ramiz Alisë, me mekanizmin e ri ekonomik, që ishte ai që solli bllokimin total e përfundimtar të ekonomisë në Shqipëri, me “80%-shat” e me mos sigurimin dot as të tallonit (racionimi i ushqimeve), një dështim i plotë. Albini premtonte, para pakë ditësh, se do të ringjallë ndërmarrjet e falimentuara jugosllave, që mos t’i privatizojnë mafja: tamam komunizëm antikapitalist.

Nejse, tani kryesorja është se Albini më duket i ndershëm, e ndershmëria e tij uroj të prevalojë ndaj indoktrinimit të tij, e të ndryshojë sa më shpejt në të mirë të Kosovës, pra duke respektuar e dëgjuar edhe mendimet e kundërta me të, të së paku 3/4 të kosovarëve që nuk votuan për të!

Bashkim Kopliku


Nobeli, Handke milloshevist, Shollohovi stalinist por edhe enveristët tanë

Peter Handke (Nga fb, dt. 08.10.2019, botuar në gazetat Durrësi Buleverd, Tema etj.)

Çmimi i gabuar për Peter Handke, cënon çmimin Nobël, por nuk e bën zero!
Nuk ka gjë të përkryer në botë, as Nobel nuk është i përkryer.

Mbaj mend se Nobeli ka gabuar rëndë, si me Handke, edhe me dhënien e çmimit Nobel shkrimtarit të oborrit sovjetik, Shollohovit, i cili i ka thurur lavde regjimit më vrastar që ka parë bota, komunizmit sovjetik, ku udhëheqësi i tij, Stalini, vrau po aq qytetarë të vet, sovjetikë, sa vrau aleati i tij, nazisti Hitler!!!!

Natyrisht, për ne shqiptarët, Enveri ynë nuk ndryshon, në princip, me Stalinin, dhe çdo shkrimtar yni i oborrit enverist, nuk ndryshon me Shollohovin….e as me Handke, veç nëse mohon totalisht e pa ekuivoke, pa “po, por …”, veprën e tij në diktaturë …
Duhet t’u mbahemi principeve…, gjithmonë.

Bashkim Kopliku


Pa populizëm, troç

Saliu i tërbuar (Nga fb, dt. 19.10.2019, botuar në gazetat Tema etj.)

Faji për mosfillimin sot, 18.10.2019, të fazës përkatëse të pranimit në BE, është i popullit shqiptar!

Brenda popullit, fajin kryesor e ka PD & LSI.

Duhet, si popull, të kuptojmë që duhet t’i lëmë hilet e mashtrimet, e t’i kthehemi respektimit të ligjit e punës, përndryshe nuk do të na pranojnë kurrë në BE.

Futja në BE = sigurim i së ardhmes normale të popullit tonë.

Bashkim Kopliku


Bashkim Kopliku
Mobile&Whatsapp&Viber: +355(0)672858090
(In DEUTSCHLAND: 004915771187972)
Phone: +355(0)52 223663
E-mail: [email protected]