Riselda Selaj – një sportiste e talentuar, një vajzë e zgjuar dhe e bukur

0
1975
Riselda Selaj - Sport

PERSONAZH

Nga Wikipedia në anglisht,
marrim këtë informacion
:

Riselda Selaj (e lindur më 7 prill, 1993) është një sportiste shqiptare dhe ish-gjimnaste artistike. Ajo është gjimnastja e parë shqiptare, që ka fituar 5 medalje ari në një garë ndërkombëtare. Dhe gjimnastja e parë, që fiton 2 herë radhazi 5 medalje në të njëjtën garë ndërkombëtare.

Ajo është shpallur si një nga gjimnastet
më të mira shqiptare ndër vite.

Riselda mbi traun e ekuilibrit

Karriera
Ajo fitoi medalje të arta gjithandej, në traun e ekuilibrit, në tapet, në kaluç dhe në paralelet me disnivel dhe një medalje bronzi si ekip. Ajo fitoi gjithandej në Kampionatin Ballkanik, në traun e ekuilibrit dhe në kaluç në vitin 2009, në Maqedoni.

Selaj u bë anëtare e ekipit shqiptar për të rritur në vitin 2008. Ajo është kampione gjithëpërfshirëse e Shqipërisë 9 herë, duke fituar katër herë për të rinj dhe pesë herë për të rritur.


Gjatë stërvitjes në Rumani

Selaj mori pjesë në Kampionatin Botëror 2009 në Londër, duke performuar mirë në traun e ekuilibrit. Ajo ishte pjesë e ekipit shqiptar gjatë Lojërave Mesdhetare në Itali, ku u kualifikua në renditjen gjithëpërfshirëse të vendit të 13-të, dhe në kaluç finale, duke u renditur në vendin e 6-të.


Në traun e ekuilibrit

Selaj ka konkurruar edhe në Kampionatin Evropian dhe në Festivalin Olimpik Rinor Evropian (EYOF), duke dhënë shfaqjet e saj më të mira

Selaj njoftoi daljen e saj nga gjimnastika në tetor 2014. për shkak të rënies së gjimnastikës së federatës shqiptare.

Për më tepër, mund të shikoni profilet e saj në vijim:
Instagram: https://www.instagram.com/riselda.selaj/
Facebook: https://www.facebook.com/riseldas


Disa Publikime rreth Riselda Selaj

23.04.18mapo.al
Njihuni me gjimnasten më të bukur shqiptare që punon në Bashkinë e Tiranës, ja pozicioni që ka

Riselda Selaj, është padyshim një ndër sportistet më të bukura shqiptare. Mjafton të shikoni fotot dhe padyshim që do të jeni dakord me këtë. E lindur më 7 prill të vitit 1993, Riselda është gjimnastja e parë shqiptare që ka fituar 5 medalje ari në një garë ndërkombëtare. Përveç kësaj, bukuroshja ka fituar dy herë radhazi pesë medalje në të njëjtën garë ndërkombëtare.

Ndër vite, 25-vjeçarja është shpallur gjimnastja më e mirë në vend ndërsa ka marrë pjesë edhe në Kampionatin Evropian dhe në Festivalin Olimpik Rinor Evropian, ku ka bërë shfaqje tejet të mira.

Duke parë gjendjen jo të mirë të këtij sporti në vend, Selaj vendosi që të tërhiqet dhe të fokusohet tek shkolla dhe profesioni i saj. Ajo momentalisht punon në Bashkinë e Tiranës, ndërsa më parë ka punuar edhe në Ministrinë e Brendshme. Riselda ka përfunduar studimet e larta për Shkenca Kompjuterike në kryeqytet.


23.04.18Gazeta Standard:
Gjimnasistja më të bukur shqiptare që punon në Bashkinë e Tiranës, ja pozicioni që ka…
Shkrimi i shoqëruar edhe me foto…


Riselda nuk është vetëm një sportiste e talentuar, por edhe një vajzë e edukuar, e zgjuar dhe e bukur, që Shqipërisë e më gjerë, i duhen shumë! Sa më shumë Riselda të kemi në shoqëri, jeta bëhet edhe më intensive dhe më e bukur padyshim! Suksese në jetë Riselda! Njerëzit është mirë të dinë, se me punë e me vullnet, zhvillohen edhe talentet dhe dalin në dritë, e ne duhet të mësohemi t’i respektojmë më shumë, njerëzit e aftë dhe të suksesshëm në shoqëri! Se duket sikur nuk kemi prirje edhe aq drejt së mirës…