PUSI I ZANAVE

0
804
Bajram Bashota

Bajram Bashota

tregim

Është një vend që quhet “Lugu i Zanave”. Gjithëherë e kanë quajtur ashtu edhe sot e quajnë me të njajin emër. Unë si fëmijë kisha dëgjuar për atë vend se nuk është shumë larg nga vendbanimi. Ai vend është në mes të një pylli, ku mund të shihej vetëm kupa e qiellit.

Unë si fëmij kisha dëgjuar një tregim të mahnitshëm nga babai im e ai e kishte dëgjuar nga babai i vet. Kisha dëgjuar për Lugun e Zanave, por nuk e kisha parë kurrë dhe isha kurreshtarë që ta vizitoja. Po isha fëmij e nuk dija as vendin se ku ishte, por një ditë prej ditësh babai shkont në pyll për dru dhe unë iu luta të më merrte dhe ai më mori.

Babai prente dru e unë rrija aty afër dhe mendoja për atë tregimin që më kallxonte babai në mbrëmje për “Lugun e Zanave” se ç’kishte ndodhur në atë vend, që i kishte treguar babai i vet. Kur babai i kishte bërë gati drutë u ul të pushonte se ishte lodhur duke prerë drutë, unë pa një pa dy mendja më shkoi te përroi mahnitës për ç’ka kisha ardhë atë ditë në pyll ta shoh vetë me sy atë vend të bekuar.

Babait i thashë që unë kisha ardhë në pyll ta shoh “Pusin e Zanave”. Ai më tha: — Ja atje poshtë është ai pus, që më ka treguar edhe mua babai e unë po të tregoj gjërsisht si më ka treguar ati im. Atje shumë poshtë është, por ai më nuk quhet pusi i zanave se më aty nuk ka ujë, se ka shterruar, por tash quhet “Lugu i Zanave”. E në atë lug ishte pusi me ujë ku shkonin çdo ditë në vlugun e vapës së verës zanat të laheshin në at pus.

Pylli ishte i dendur dhe jo larg pusit zanat e kishin shtëpinë. Duke u larë zanat në atë pus, bisedonin zanat me njerëzit për këtë pus sa ujë shërues / të këtij pusi kish me ardhë e me
i la sytë me këtë ujë të verbërit do t’ i shërohen sytë menjëherë, por aty afër kishte qëlluar një njeri dhe i kishte dëgjuar dhe kishte shkuar në shtëpi. Shkoi te fqiu i vet, që ishte një djalë bukurosh, por dy syshë qorr.

E mori fqiun natën, e çoi te ai pus ku ia lau sytë dhe në momen i erdhen sytë dhe po shifte si është më së miri. Djali i kishte larë sytë tinëz zanave kur ato nuk laheshin aty. Ditë pas ditësh lajmi mori dhenë se mbreti kishte një vajzë të bukur, por dy syshë qorr. Djaloshi kishte dëgjuar se mbreti kishte thënë se kush ia shëron sytë vajzës do ta marr në oborrin mbretëror. Djaloshi shkoi te mbreti dhe i tha se unë mund ta shëroj vajzen. Shkoi dhe mori ujë dhe ia çoi vajzës së mbretit dhe ajo i lau sytë me atë ujë dhe bijës së mbretit i erdhen sytë dhe nisi të shoh.

Mbreti i tha djaloshit ç’ka don nga unë. Djaloshi i tha mbretit se asgjë nuk do shpërblim edhe pse ishte shumë i varfër. Mbreti atëherë i tha: — Nëse pajtohesh do ta jap vajzën për grua dhe pas vdekjes time, ti do ta trashëgosh fronin mbretëror. Dhe ashtu ndodhi, djaloshi u bë mbret, e bija e mbretit u bë mbretëreshë.


NOBEL PËR FASHIZËM!

Ky shpërblim ju dha për fashizëm
E jo njeiut për ju të botës e humanizëm
Që bota ngritet në këmbë e nderon
Dhe gjithë njerëzimi vetëm këso veprash çmon.

Ajo akademi që dha shpërblim “nobel” për letërsi
Duhet të çohet pa dyshim në çmenduri
Nobeli ka qenë mburrja e botës
Kjo që ndodhi, turpi i rruzullit të tokës.

T’i jepësh shpërblim njeriut që përkrahi gjenocidin
Që e madhëroi kasapin e Ballkanit
Ky qe shpërblim për “nobelin”
Ky është shpërblim vetëm për “tiranin.”

Bota mbarë këtë gjenocid e ka gjykue
Akademia këtë shpërblim me aprovuar
Në daçt Suedia vehten me e pasrtrue
Kët shpërblim “tiranit” duhet anuluar.

KUSH E KAPI SHTETIN?!

Kush e kapi shtetin
Shtetin e heronjëve
Shtetin e dëshmorëve
Shtetin e popullit të përvuajtur?!
Kush? Kush ? Qe ai i mallkuar që guxoi?!
Ditë mos paftë!
Me shkelë këtë gjak të heronjëve
Këtë gjak të dëshmorëve
Këtë gjak të popullit që të lindi e të rriti
O hataja e zotit!
Këtë shtet filiz që me gjak u la
Vetëm e vetëm me u nda përgjithëmonë me shka
Si e penguet shtetin filiz të ri
Që pret me u bashkue me nënën Shqipëri
Ata që s’punuan e s’punojnë janë fatzi
Se çkapja e shtetit do të ndodhë gjithësesi
Do të bashkohemi Kosovë e Shqipëri
Në Ballka do bëhemi fuqi bashkë me vëllazëri
Kemë për të qeverisur me drejtësi në liri
Me të shenjten demokraci
Do të jemi të zotët e vetëvetës
Shekulli i ditëve të arta të shqiptarisë
Në këtë shekull të lirisë e demokracisë
Shekulli i bekuar nga lartmadhëria
Shekulli i artë, SHEKULLI I NJËZET E NJË!