NAZET E LDK-së

0
438
Albin Kurti, fitoi - 06.10.2019

Nga Binak MAXHARRAJ

Zgjedhjet parlamentare kanë përfunduar me së miri. E para doli LVV me Albin Kurtin.P or hiç më keq nuk doli edhe LDK me Vjosa Osmanin për Kryeministre. Bile doli me mirë se sa ndonjeherë me pare. Ishin zgjedhjet me te suksesshme qe nga 2004, kur i fitonte i madhi Ibrahim Rugova.

Kurse Agim Veliu le te thotë çka te dojë nga çajtoret e Podujevës, se këto zgjedhje nuk ishin më te mirat. Pramendojëni veç këtë gjë, sikur Agim Veliu të ishte nominuar për kryeminister, siç i pat mbrehë dhembet, LDK sot nuk do te ishte askund, apo ndoshta ne luftë për vendin e tretë se bashku me AAK.

Për hesapin tim, te dyjat si LVV dhe LDK janë fituese te këtyre zgjedhjeve, te dyjat jane te parat, dallimi në vota është aq i vogë sa te mos përfillet.

Por, ju erdhi shansi t’i përvjelni duart e mos bani naze, as yryshe djathats e majtas. Koalicioni midis jush është i domosdoshëm. Këtë besim ua dha populli, sepse vetem ju te dyte se bashku mund ta ndiqeni te keqen, qe po i ndodhë këtij vendi qe 20 vjet. Populli këtë e pret nga ju, pa hetizim, qarte dhe jo po presim kete e këtë, se çfare milli po ju gjuhet ne thes.

Një gjë këtu duhet të jete e qartë se ky koalicion (LVV dhe LDK) është kalicion i besës, jo i tradhëtisë, është kaolicion i popullit. Ky nuk është koalicion i dredhinave, mashtrimeve, nuk është koalicion me hajnat dhe plaçkitesit e shtetit, nuk është kaolicion me shkaterruesit e shtetit, siç ishin ata te PAN mafia, te cilët populli ua dha besimin t’i largoni nga shteti, t’i gjuani diku larg në opozitë, qe te mos kthehen më kurrë, sepse me çdo farë ngjyre qe te kthehën ata nuk i duhen shtetit, prapë e shkatërrojnë shtetin.

Ky koalicion midis LVV dhe LDK duhet te jetë koalicion i mire dhe i besimit të ndërsjelltë, i bashkëpunimit të shkelqyer në ndërtimin e shtetit, pa nderskamca dhe hetizime, por me bindje të plotë ne njeri tjetrin.

Koalicioni i shpreses për këtë vend është më i mirë, shumë më i mirë se sa ai me PDK, i cili ishte koalicion jo i zhvillimit, por i pehlivaneve, mundësve të gabuara, i nderskamcave. Albin Kurti është një mijë here me i mirë se ata të PDK, qe qellim kishin vetem punet e papasterta.

Më nje fjalë, le te thonë humbësit çfarë te donë për Albinin, por ai i cili nuk është hajn, nuk e vjedh dhe plaçkit shtetin e vet, është shumë më i mirë. Albin Kurti është edhe shumë më proamerikan se sa disa, qe kërqethen më plotë amerikanizem ne gojë, i cili u pa ne këto zgjedhje, kur ju tha rrini para kijeve se nuk përkrahim asnjë parti.

Thjeshte Albin Kurti nuk do t’ua dregë çërgën, siç ua bani PDK dhe PAN mafia, e cila dy herë ju hodhi në rrugë si paçavër.