Nuk ju blen Albini, as falas nuk ju merr

0
484
Albin Kurti, fitoi - 06.10.2019

Kimete Berisha Kimete Berisha

Kjo është arsyeja e tërbimit të gazetarëve të Shqipërisë në kor kundër Albin Kurtit.

Gazetarë të shëmtuar që u plakën tuj e shitë prapanicën (dhe tuj fabriku të vërteta për pushtetin) për pare.

Albin Kurtit i ka tregu një plak’ se ‘edhe milioner edhe gazetar shqiptar nuk shkon‘.
Këta janë gazetarë milionera, që rrenat i shesin me pare.

Kush është ai budallë që sot e blen Blendin apo Batonin (të cilët janë aq të sëmurë mendërisht, sa që kujtojnë se askush nuk mund ta mbajë pushtetin pa dashur ata), gazetarë që s’ka pushtet që nuk i ka shfrytëzuar.

Shkoi koha juaj (për në Kosovë).

Prandaj, mos shkumoni burra dhe mos kërkoni nëpër emisione nga Albini t’ua tregoj ‘topat’, qysh jeni mësu ju me Edi Ramën, të cilin prej se e keni pa në foto cullak, s’ju keni shkoq kurrë njerit. :p

I keni ba do villa, do kerre e do ‘Taj Mahalla‘, e keni rezervuar vendin në ‘parajsë‘ po, por Edi ua ka ‘dhje’ fytyrën sa herë ka dashur, por prap se prap e doni, ju ka bë rezil por juve ju vjen lezet se ju mohon.

Çfarë mendsh i kanë ‘ata’ tutën që në zgjedhjet e ardhshme Vetëvendosja e merr edhe pushtetin në Shqipëri.

Edi Rama pin raki e dalldiset me Vuçiqin kafehaneve të Beogradit, por nuk është në gjendje me uru Albinin për fitore.

Sa më shumë e mohoni – aq më shumë e rritni.

Ne hasret e presim shansin për ta përbuzur Edi Ramën, qysh ia kemi marrë inat prej se po na plaçkitë dhe detyron me pagu rrugën e pakryer të kombit, gjobë kjo e Edi Ramës që vlen vetëm për shqiptarët e Kosovës. (këtu e ke gabim, se rruga po kryhet nga konçensionari e po mirëmbahet, edhe pse me defektet e veta, gjithë ajo rrugë duhet paguar, se shteti shqiptar nuk ka fuqi ekonomike e para për ta mirëmbajtur e përfunduar… jemi në ekonomi tregu, nu ka gjëra që kushtojnë falas më! /AÇ)

Me ato pare haram (të cilat i ndan pas mesnate me bashkë-hajnin e tij Kastratin) blen gjithçka çka nuk blen populli ‘socialist’, katunarit ju ka tek me ble adidas-ka të cilat çdo njeri i ndershëm, nëse kursen disa vjet, mund t’i blej me fytyrë.

P.S. Një puthje të sinqertë ia kisha dhuruar atij, që më tregon se pse serbët nuk i urrejnë shqiptarët e Shqipërisë e neve po.
A din dikush me tregu se pse i shohin ata ndryshe, e neve ndryshe.


Kimete, nuk e di a e fitoj puthjen tënde të sinqertë, por ka një lloj politike përçarëse në përpjekjet serbe për me i quajtë shqiptarët e Shqipërisë albsnaci, e ju në Kosovë shiftari. E serbët kësaj pyke i bien, duke blerë sa të munden njerëz brenda Shqipërisë, dhe duke i parë me sy tjetër, me idenë se me ne merren vesh ata, por me ju jo, se ju gjoja e keni fajin… Por edhe te ju në Kosovë, kanë ndoshta më shumë njerëz të blerë, që fusin përçarje mes shqiptarëve, e kjo ka dhënë padyshim rezultatet e veta.
Por duhet që ne të shohim gjërat që na bashkojnë e jo ato që na ndajnë. Duke pasur kujdes me këta bythëshiturit, që i kemi andej e këtej, se paraja shpon detin… Tek ne kanë edhe një favor serbët, se ndjenja kombëtare është e dobët dhe kemi një tendencë për t’u dukur modernë, nuk e njohin mirë Serbinë e serbët, i shohin me një farë magjepsejeje, e jo me urrejtje s jui në Kosovë.
(Më trego nëse e fitova çmimin me sqarimin tim, por mundet se ti me mendjen dyshuese që ke, thua: “edhe ti po i ngjan këtyre milionerave”?! :p)
/Arben Çokaj