Fituesi i “Nobel” falenderon serbët: Do të pimë raki dhe verë të bardhë

0
306
Peter Handke

Opinion.al11/10/19

Shkrimtari austriak, Peter Handke, në reagimin e tij të parë, pasi u shpall Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi, iu ka thënë mediave në Beograd, se i vjen mirë që serbët janë të lumtur për të.

Jam shumë i befasuar dhe shumë i lodhur, do të flasim më gjatë nesër. Dua të përshëndes të gjithë njerëzit në Beograd dhe Serbi, e ndiej gëzimin tuaj për njohjen e madhe që mora, faleminderit dhe në emrin tim sonte do të pimë raki dhe verë të bardhë”, tha ai për Programin e Dytë të Radio Beogradit.

Lajmi se Peter Handke fitoi Nobelin e sivjetëm për Letërsi, ka ngjallur reagime të shumta, pasi ai njihet si mbështetës i Sllobodan Millosheviqit.

Në mesin e tyre që kanë reaguar është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, organizata amerikane “PEN America”.