URIME ALBIN, URIME VJOSA – KOALICIONI I BESËS…

0
487
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Nga Binak MAXHARRAJ

Koalicioni midis PDK dhe LDK ishte një koalicion i pabesë.

1.
Sot ka ndodhë edhe nje ngjarje po aq e madhe se ajo e 6 tetorit 2019, kur u mbajtën zgjedhjet dhe që fitoi opozita. Më këtë fitore te opozitës u trazuan dhe shastisën shpirtërat e zi, që vjellin xeher e vnerë nga zori dhe inati.

Derisa koalicioni midis PDK dhe LDK ishte një koalicion i natës, një koalicion jo transparent, ashtu siç u lidhë edhe u shkaterrua pas dy vjetesh. E qartë se koalicioni midis këtyre u lidhë jo në parime te plota, ishte një koalicion jo parimor, ishte një koalicion i pehlivanave, i mundësve, i muskujve e hajnive dhe si i tillë edhe deshtoi.

Ishte një koalicion jo i besës, i pabesë, sepse LDK lidhi koalicon me PDK e pa besë, qe s’e mban fjalën dhe kurrë nuk e ka mbajtë as fjalën, e as besën. Krejtë ajo se ç’ka doli si mësim nga ky koalicion, është së LDK mblodhi mend, kurse për pabesinë e saj PDK, u rrokullisë ne opozitë, sepse më as populli nuk i besoi.

2.
Koalicioni midis LVV dhe LDK, i cili veç ndodhi, i qiti krejtë mendsh të pa mendet, shpresoni së do te shkpurdhin diçka, për me nejtë ne pushtet, për me vjedhë hala. Koalicioni midis LVV dhe LDK, në ndryshim me ate të PDK, është një koalicion i besës, sepse që te dyja si LVV dhe LDK janë te beses, e mbajnë fjalën, e morën edhe besën e sovranit, për me e udhëheqë vendin e shkatërruar nga ata që vodhën, e plaçkiten dhe e ropën deri ne palcë.

Ky koalicion ështe koalicion qe rrodhi nga populli, këtij koalicioni, poppulli ia dha besen dhe do te jetë i popullit dhe se ka marrë obligim, qe te zhdukë kapjen e shtetit nga shkaterruesit e shtetit, nga mafia ekonomike dhe politike, nga kupola e krimit te organizuar dhe ta qetë ne drite dhe prosperitet këtë vend.