Sot, me rastin e gjashtë vjetorit të vdekjes, përkujtojmë mësuesin MEHMET SALIHU

0
1100
Mehmet Salihu lexon gazetën

Mehmet Salihu, duke lexuar gazetën

Gani I. Mehmeti

MEHMET SALIHU (20.3.1944 – 9.10.2013)

Gani I. Mehmeti
Gani I. Mehmeti

Një fëmi, i lindur në Luftën e Dytë Botërore, që me syt e tij kishte parë tmerre nga serbët çetnikë si i posalindur dhe që ato i kishte vuajtur, ani pse nuk po i kuptonte, u edukua e u rrit në një familje të njohur në Dvorishtën e Mavriqit të Demë Ahmetit, por të pasur nga edukata dhe nga Atdhedashuria. E ky ishte, kush tjetër, veç Mehmet Rizah Salihu, mësuesi, edukatori dhe NJERIU, që qëndroi gjithherë në këmbët e veta pa mundur e pa lejuar që kushdo tjetër të ndikonte si jonjeri tek Mehmeti.

Ai kishte unin e tij me gjithçka që ka të bëjë me njeriun. I afërt, i dashur, i ditur, i edukuar, i shkolluar, që po i interesonte gjithçka për popullin e tij, liridashës e luftarak, mbi të cilin askush nuk do të mund të shkelte. Me këtë frymë, ai edukonte edhe nxënësit e tij e rrethin e vet për çka nuk lëshonte pe.

Në foto: Mehmet Salihu, në rini

Mehmeti Salihu shquhej për vlerat e tij humane e njerëzore. Ai me çka kishte dhe me çka mundte, ndihmonte ata që kishin nevojë për atë çka kishin nevojë, e mbi të gjitha, kuptonte kur dhe kë duhej ndihmuar. Ai gjithmonë ishte përkrahës i skamnorëve, i të varfërve dhe jo vetëm përkrahës i së drejtës, por luftëtar i së drejtës. Kurrë, me dijen e tij, nuk i kishte dhënë përparësi të padrejtit.

Në kushte të barabarta, jipte përparësi atij që kishte nevojë më shumë. Në Mehmet Salihun nuk ke mundur të dëgjosh diken kah ankohet. Ai nuk vlerësonte shpejt e shpejt, ai vlerësonte ngadale e mirë, për të mos gabuar dhe për të mos pasur të drejtë të ankohet cili do që mbetej jashtë zgjedhjes. Njihte mirë traditën, histroinë kombëtare dhe i mbante këto.

Për Mehmetin si njeri, si edukator, si mësuses, mund të themi edhe si krentar, nuk ka pasur ankesa, përveç fjalë të mira për të. Ai nuk i ka dhënë dikujt çka nuk ka qenë e tija, për mirë a për keq, por edhe nuk i ka marrë dikujt çka ka qenë e tij. Ia ka thënë në sy fjalën, gjithherë, sipas meritës.

Mësuesi Mehmet Salihu ishte lexues i pasionuar i literaturës së ndryshme, e sidomos i asaj kombëtare, historike, kulturore dhe të letërsisë për fëmijë e të rritur dhe gazetave, sepse, edhe po nuk deshëm ne të mirreshim me politikë, ajo gjithsesi po mirrej me ne, jo vetëm deri në vitin 1999, por edhe deri sot, se çfarë po bëhet me Kosovën dhe me ne Shqiptarët në përgjithësi. Prandaj kishte një njohuri të gjërë.

Mehmet Salihu lindë në vitin 20. 3. 1944, me gjasë diku në Mavriq të Llapit, ndoshta në Dvorishtën e Ukë Mavriqit, me të cilin janë të një vëllazërie të afërt. Shkolllën fillore ktërklasëshe e kreu në Pollatë, shkollën nga klasa e pestë deri në të tetën e kreu në Krypimeh, ndëresa Normalen e kreu në Prishtinë.

Menjëherë pas kryerjes së Normale u punësua në Shkollën Fillore në Sllatin, në Pollatë dhe në Sibovc të Podujevës, ku punoi deri në pension.

Një kohë të gjatë pati probleme shëndetësore e vdiq më 9 tetor 2013 në Podujevë, ku pati kaluar vite më herët me vendbanim.