Ra perdja e etheve zgjedhore

0
420
Albin Kurti, fitoi - 06.10.2019

Nga Skënder MULLIQI

Fitues i zgjedhjeve të parakohshme nacionale doli LVV e Albin Kurtit, me rezultat të ngushtë para LDK–së, e cila po e paguan ende tagrin e koalicioneve me PDK-ne. Dhe, gjithsecili duhet pranuar verdiktin e popullit. Duhet pranuar së ishte koha e fundit që keqbëresit për 20 vite më radhë, të dalin në opozitë.

”Erdhi Koha” ishte sllogani i LVV, dhe vërtetë ka qenë ndoshta edhe rasti i fundit që të shpëtohet ky popull nga të ligat që e goditën. Qytetarët kësaj radhe paten vetëdijesim si kurrë më parë për ndryshime pozitive në Kosovë. Dorën në zemër e deshti kush ose jo, Albin Kurti është politikani që për shumë vite, qendroi verikalisht, pa u gjunjëzuar edhe atëherë kur shumë kush mendonte së do të dorëzohej para pushteteve më shumë autokratike. Nuk dua që t’i thur Kurtit elozhe, se nuk ka nevojë për to, se ai më punën dhe angazhimin si opozitarë i fortë, arriti që VV ta qetë partinë e parë.

Albini është një politikan dhe intelektual i profilit të lartë, është i pa korruptuar, me moral të lartë, i përgjegjshem dhe i ndërgjegjshem para Zotit dhe para popullit të vet. Këto janë komponentet kryesore, që duhet t’i posedon një politikan profesionist. Amatorët e politikës na shkaktuan dëme shumë të mëdha në të gjitha fushat e jetës. Kosova për fajin e struktuarave te deritashme politike, mbeti e izoluar si ne geto, mbeti vendi më e varfër në Evropë, mbeti pa njohje të reja, pa inkuadrim në organizmat e ndryshem ndërkombëtar, dhe pa investime të jashtme, që zor është të dalim nga kriza ekonomike–sociale, si dhe patem largime masive nga Kosova…

Ata që shitën 8200 hektarë tokë Malit të Zi, ata që deshtën ta zhbëjnë Republikën e fituar më gjak, e merituan largimin, por edhe përgjegjësinë. Kosovën e presin sfida të mëdha, si në planin e mbrendshem, e veçmas në bisedimet më palën serbe, të cilat do të jenë shumë të rënda. Sigurisht së qeveria e formuar më gjasë nga LVV dhe LDK dhe ndonjë parti tjetër duhet të përgatitën mirë, e jo të shkojnë më duar në xhepa, siç u veprua deri më tash.

Dhe, natyrisht jo të vazhdohen bisedimet pa kushte. Mendoj, së LVV dhe LDK, kanë kapacitete, që të merrën më këtë temë shumë të ndieshme, siç do të jenë bisedimet e fazës finale me Serbinë, kur dihet së ende nuk është larguar krejt rreziku për ndarje etnike të Kosovës…