Ibrahim Kelmendi
Ka ekzistuar dikur Mbreti i Molosëve dhe Epiriotëve, me emrin PYRRO (Burri). Duhet të ketë rrojtur gjatë viteve 319-272. Emri i tij në “greqisht”: Πύρρος (i shqipëruar: kokë-zjarri). Gjeneratë pasuese e Aleksandrit të Madh (356-323).
Në pranverë të vitit 280 (para E.s.) Pyrros i “teket” ta sulmojë Perandorinë Romake, përtej Detit Adriatik. Marshon deri në Romë. Para se ta sulmonte edhe Romën, duhet të ketë menduar: “Nëse do të jemi edhe njëherë fitimtarë kundër Romakëve, do të jem humbës.” Dhe tërhiqet…
Në gjuhën politike “fitorja e Pyrros” përdoret si metaforë, gjithandej në “botë”, për rastet kur fiton, e nuk të duhet fitorja, meqë ajo të kthehet bumerang – si humbje.
Albin Kurti ka një fitore simbolike ndaj garuesve të tij. Gjithsej vetëm rreth 200 mijë vota nga rreth Dy milionë votues, që duhet t’i ketë Republika e Kosovës. Mori më pak vota kësaj radhe, se në vitin 2017. Megjithatë ka fituar! Urime!
E Ç’KA tani?
Me krekosjen e tij skizofrene, siç e manifestojë edhe pas mesnate (duke broçkullisë si të ishte kryeministër), ai mund t’i provokon kundërshtarët që ta bojkotojnë – të mos pranojnë koalicion me te. Në atë rast presidenti ka detyrim kushtetues të cakton mandatar tjetër. E meqë Republika e Kosovës ka “president” dhe jo Kryetar, mundet që komploti ndaj Z. Kurti ndodh para se ai të dështojë me formim të koalicionit qeverisës.
Koalicioni LDK-PDK është i mundshëm, meqë këto dy subjekte kanë mbi 51 deputetë – shumicën legjitime të kosovarëve shqipfolës në Kuvend. Dhe LDK-ja nuk përton këtë koalicion, që ta kapë edhe njëherë Kryeministrinë…
Ta zëmë që shkoi e tëra “mbarë” dhe Z. Kurti u bë Kryeministër. Ç’ka pastaj? Racionale është, Z. Kurti të mendonte si Pyrro atëherë.
Prandaj, nëse Z. Kurti e do Kosovën më shumë se egoizmin skizofren të Albinit, e këshilloj që t’i propozon Zonjës Vjosa Osmani, ajo të bëhej kryeministre dy vitet e para të këtij mandati, pastaj Z. Kurti dy vitet pasuese.
Në interes të Republikës së Kosovës, PËR MOMENTIN, është që të kemi Vjosën FEMËR kryeministre, meqë meshkujt e inkriminuar (edhe Albini) ia kanë PËRMUT shumë fytyrën Republikës sonë dhe vetëm Vjosa GRUA do të mund t’ia lajë paksa.
Kështu, Z. Kurti e ka të sigurtë postin zv-kryeministër dhe pas dy viteve kryeministër. Ndërsa YRYSHI i tij i tanishëm, mund ta le pa asnjërin.
Për ata që nuk marrin vesh shpejt, mund të ofroj sqarime konkretizuese herave tjerë (nëse kanë interesim dhe pyetje).
Al Bini apo Vv, nuk kane pase kurrfarë suksesi, sepse i kane pase konkrent analfabetet e llojit R.H. apo K.V.. ose F.l. ose analfabeti i zvicres B.P… prandaj ne nje konkurence analfabetike eshte çudi me fitua vetem 25%…
Komentet janë mbyllur.