PËR JU GAZETARË!?

0
428
Lutfi Coka

LUTFI COKA

Fjala gjuan, këtë mos t’a harrojmë edhe kur është ledhatuese, gjuan dhe kur është e ëmbël, por nuk vepron në vendin dhe në kohën e duhur. Nëse nuk të godet fort të, vret veshi!…

Të përdorësh fjalën është gjë e veshtirë në këtë botë,mjeshtrat e fjalës janë mbretërit e pashpallur të mendimit e të kuvendit. Ju media trsmetoni për të gjithë fjalë e fakte të pastisura, si për të plagosurit shpirtërisht, si për të marrin mendërisht, si për fëmiijë ashtu dhe për pleq,si për të lumturi ashtu dhë për të helmuarit shpirtërisht të këtij vendi. Kësaj thonë të këndosh dhe të hedhësh valle si në dasëm ashtu dhë në mortë!?…

Imagjinoni një tufë gazetarësh, telekronistësh apo opinistësh që vërsulen ndaj një lajmi që nuk bën lajm, dhe aq më keq sejcili bën lajm që nuk jep lajm!?

Ju mendoni më shumë për të fituar para, me fjalët tuaja, pa e ditur se po vrisni me shpifjet e zeza, që ndodhin çdo orë e minut. Do kishte shumë vlere që medjat, gazetarët opinionistët të jepnin lajme më te mirat e vendit, të kohës dhe të vendit tonë për të gëzuar dhë lumturuar këdo shqiptar të ndershëm!…

Mediat që i fryejnë prushit të konfliktit, janë armë e pazëshme në duart e hileve të mëdha. Krismat dëgjohen vonë por, përgjegjësia një ditë do peshohet!…
Thuren horllëqe për të mbushur auditoret, është tmerr i paguar me para dhe dëm i madh për brezat e sotëm dhe për të ardhmen.

Kur tellalli sfidon mbretin, mbreti është mbyt në llumin e tij. Zhurma e lajmeve të lekut, është më e rëndë se vet ngjarja! Gazetarët e sotëm janë bërë qesharakë. Në emer të fjalës së lirë, sulmohen kudo personalitete, politikanë e diploma e deri te kryeministri apo presidenti. Nëse gazetarët venë për tokë personalitete, duke u kërkuar llogari, atëherë shteti këtu është “punëmarrës” te gazetarët, mediat dhe televizionet!?…

Shtrohet pyetja,ku japin llogari gazetarët?! Kush ka të drejtë të kufizojë çmendurinë e tyre, mjeshtërit e gënjeshtrave e të shpifjeve!?… Ata e quajnë veten sovran mbi shtetin !?…
Rregulli bazë është, arma e gazetarit është ”Pyetja”, lënda e tij është lajmi. Gazetari është përfaqësues i popullit per të pyetur, dhe për të na sjellë përgjigjen e saktë dhe të vërtetë!… Ai nuk përfaqëson popullin, dëgjuesit, lexuesit dhe teleshikuesit për të kërkuar llogari!?…

Këto karagjozë gazetarë, që mbushin veten me pushtet që nuk e meritojnë dhe nuk është në kopedencën e tyre, janë analfabetë të shkolluar të vendit tim. Janë dipllomuar për shpifje sensasione banale në karriken e pushtetit të paguar, mjafton të shesin budallëkun, kronikën për dëgjuesin e lodhur e të tronditur shpirtërishtë. Atyre ju vlen paraja, pronari e respektii gojës së mbyllur e shkrimittë paguar. Pronarët e mëdhënjë gazeta shkrues e gazeta shitës kanë pallate madhështore. Heshtja kushton shtrejtë, prandaj paguhet shumë… por kriminalizon lajmin dhe paguesin e lajmi të shpifur.

Ҫdo pronar i madh ka gazetë ose televizizion për t’u mbrojtur nga ligji ose për të shkatërruar konkurencën e lirë e të ndershme.

Bashkimi i politikës me krimin sjell oligarkinë kriminale në pushtet, Bashkimi i biznesit me mediat krijon monopole kriminale dhe prish konkurencën reale!

Thashemnajat gazetareske, televizive dhe opioniste janë gënjeshtra legale që, nxisin forca të errta për dhunë, e për “bajraqe” trimërishë!?… Ҫdo gjë që bëhet në truallin Shqiptar duhet matur me metrin e bashkimit, unitetit e mirëkuptimit. Ҫdo gjë që shkruhet nuk është e vërtetëpor, e vërtetë është se çdo gjë shkruhet.