Në foto: Kadri Veseli dhe Mattew Whitaker – “shpetimtarit” të PDK dhe Kadri Veselit nga kataklizma zgjedhore.
Nga Binak MAXHARRAJ
Kadri Veseli, i cili qe sa kohë po rrah gjoks se është më proamerikani nga te gjithë liderët tjerë në Kosovë. Kjo është një ndër rrenat e mëdha të tij.
Kadri Veseli duke e quajtur vehtën si proamerikan, ai sot ia dha një grusht të fortë, ia futin thikën pas shpine Amerikës zyrtare dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë, duke sjellë një rrugaç për t’i ndihmuar ne zgjedhje. Ky e shkeli e përdhosi miqësinë tonë me Amerikën. Këtë e bën vetëm i paftyri, këtë e bën vetem ai, i cili e ka të sigurt humbjen dhe po mundohet të kapet për kashte.
Më këtë, Kadi Vesli tregoi edhe në vepër, se pikërisht ai është anti-amerikani më i madh në Kosovë, të cilit nuk duhet besua sepse është një rrenc, me sjellje rrugaçërie, bash si ai qe e pruni nga Amerika. Kadri Veseli është një mashtrues, njeri i korruptuar, njeri me njëmijë mëkate në shpirt, që nga lufta por edhe qe nga paslufta për të cilat do të vuajë gjatë gjithë jetës. Njeriu i cili se bashku me Hashim Thaçin e futën Kosovën në rrugë të parrugë dhe e banë që të na tallë krejtë bota.
Kadri Veseli pasi që e keqpërdori posterin me Presidentin Trump, duke bërë kështu një akt qyqar dhe bile kriminel, duke e këqepërdor foton e Presidentit Amerikan Trump. Ai shkoj edhe me larg me budallakitë e tij, duke e sjellë një rrugaç nga rrugët e Amerikës, për t’i ndihmuar në fushatë. Ai e solli, siç thotë ai Mattew Whitaker, në cilësinë e ”njeriut të afërt të Presidentit Trump”, por s’doli të jetë ashtu, ky veç ishte një mashtrim dhe lathitje nga ana e Veselit. Ky njeri rrugaçërie, që e solli Kadri Vesli nga Amerika për interesat e tij personale dhe te PDK është njeri i dyshimtë, sepse siç shkruajnë edhe mediat Amerikane, ky po hetohet nga FBI për veprimtari kriminele në Kompanin WPM në Florida.
Në fushatën zgjedhore ne Gjilan, Mattew Whitaker, i doli haptas në ndihmë PDK dhe Kadri Veselit tanimë të humbur, duke thënë pa fije turpi: ”votojeni si gjoja “proamerikan” kurse ata të tjerët do t’ju prishin me Amerikën”. “O tempora, o mores” do thonin latinet e vjetër. Ky anim i këtij rrugaçi nga Amerika, që i erdhi ekskluzivisht në ndihmë Kadri Veselit është anti amerikan, është kundër qendrimeve dhe Qeverisë Amerikane, por edhe kundër të Ambasadës amerikane në Prishtinë, të cilët nuk po e përkrahin rrugaçin e ardhur nga Amerika vetem për interesa të Kadri Veseli.
Qendrimi zyrtar i Qeverisë Amerikane dihet, ku në deklarimin e saj thuhet qartë së: ”Qeveria e SHBA nuk e mbeshtet asnjë parti politike, asnjë kandidat në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojmë të drejten dhe përgjegjësinë e votuesve të Kosovës, që të zgjedhin ardhmërinë e tyre. Pra, mbetet qe vetë Kadri Veseli, i cili doli haptas kundër SHBA-ve t’ua spjegojë votuesve se nga e mori ky këtë njeri të dyshimtë, për të ardhë në Kosovë dhe të lobojë për PDK dhe Kadri Veselin kundër interesave te Qeverisë Amerikane.
Pos kësaj, Kadri Veseli ia ka borxh të tregojë se nga i mori, nga cili fond i mori gjitha ata para, ndoshta milionëshe, që të paguajë njeriun e dyshimtë me precedent kriminel, që po hetohet nga vetë FBI amerikane? Apo ndoshta e ka paguar me ato paratë e korrupcionit, të cilin nuk po e hjek nga goja qe sa kohë.
Njërëzit e tillë të tipit të Kadri Veselit jo qe nuk duhet përkrahë, por edhe nuk duhet as se si të ftohen për Kryeministër, sepse zgjedhja e tij do të ishte atak direkt në shtetin e Kosovës, në vazhdimin e kapjes se shtetit dhe sundimit te krimit te organizuar.
Kadri Veselit votuesit duhet t’ia tregojnë vendin se ku e ka, pra ne opozitë të gjatë kohore.