SHUPLAKA AMERIKANE DHE FUNDI I TURPSHËM I KADRI VESELIT?!

0
672
Trump dhe Kadri Veseli

Posteri manipulues i Kadri Veselit

Nga Binak MAXHARRAJ

Kadri Veseli është figura me tragjiko-komike në zgjedhjët e sivjeme. Si i pa kokë po merr turr në fushatë pa pikë mençurije, por më shumë rrena dhe mashtrime dhe me denigrime ndaj kundër kandidatëve. Kadri Veseli më shumë po e luan rrolin e një tregëtari të keq, malli i të cilit nuk po i shitet, sepse ne treg po nxjerr mall të prishtë të dalur afati.

Kështu Kadri Veseli në këtë fushatë e ka nxjerrë në treg në të gjitha tezgat anë e mbanë Kosovës mallin specifik të quajtur korrupsion, të prodhuar në uzinat dhe klanet mafioze të PDK. Po mundohet ta shesë, por nuk po mundët ta shesë edhe përkundër rrenave dhe spekulimeve se ky mall është cilësor, sepse ky mall është specifik i PDK dhe nuk e don askush, është mall qe i ka dalë afati.

Kadri Veseli jo vetem që gjatë fushtës mundohet me e shitë korrupsionin e prodhuar në uzinat e PDK, por ai u ka hi edhe rrenave dhe shpifjeve ndër me te ndyshmet, duke e treguar fytyrën e vet të pafytyrë, duke drejtuar rrena dhe shpifje për partitë e tjera në garë. Këtë e banë sepse e ka kapë trishtimi dhe tmerri se do t’i humbë zgjedhjet, sepse kësaj partie dhe Kadri Veselit askush më nuk i beson, sepse kjo parti me hajnit dhe plaçkitjen e popullit e ka humbë imaxhin e vet. Së këndejmi, atij po i vjen një fund i keq tragjiko-komik, i cili do ta nxjerrë në opozitë, ai po mundohet të shpifë ndaj partive tjera, se gjoja e vetmja parti proamerikane është PDK, kurse për partitë e tjera lëshon helm e vrerë si antiamerikan, ç’ka është krejtëlsishtë e kundërta.

Ai shkon aq larg sa ka guxim ta përdorë edhe një poster me Presidentin Trumb për fushat zgjedhore çfarë bën krim ndaj Amerikës. Kjo është hera e dytë qe mundohet me ia futë thikën pas shpine Amerikës, sikur heren e parë qe bani së bashku me Hashim Thaçin dhe Ramush Hrajdinaj me 21 dhjetor te vitit 2017, për të shfuqizuar Gjykatën Speciale.

Duke i parë këto marifete te ulëta të Kadri Veselit me mendje të çekujlibruar, pata reaguar fuqishëm se Amerika nuk përzihet në punët e fushatës, se nuk e përkrah asnjë parti, por do t’i përkrahë fuqishëm ato parti, të cilat i fitojnë zgjedhjet dhe marrin besimin e popullit.

Por sot edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë i ra shuplakë fytyrës Kadri Veselit, i cili po shitet si “proamerikan” i rrejshëm se sa partitë e tjera, duke reaguar ashpër ndaj “proamerikanit” Kadri Veseli, ku thuhet se: ”Qeveria e Amerikës nuk e mbeshtet asnjë parti dhe asnjë kandidat për kryeministër. Qeveria Amerikane fuqishëm e repekton vullnetin e popullit, që të zgjedhin ardhmërinë e tyre” dhe se fuqishëm do te bashkëpunojnë fuqishëm me ato parti që i fitojn zgjedhjet.

Ky është akti i fundit fatal dhe tragjikë i Kadri Veselit, te cilit asgjë nuk po i shkon mbarë por vetem mbrapështë, sespe partria dhe politika nuk udhëhiqën me rrena, dallavere, intriga dhe mashtrime. Ai ka harru qe populli i jonë është i mençur edhe përkundrejt nënshtrimit, që po ia banë kupola e krimit të organizuar që sa vite. Finalja dhe fundi i tij i tmershëm do te ndodhë me 6 tetor 2017, e cila edhe do te shenohet si datë historike, si datë për çlirimin e dytë të Kosovës nga kapësit e shtetit.