Në pranverë nis ndërtimi i rrugës Shëngjin-Velipojë

0
554
Shëngjin - Velipojë

Shëngjin, Balldre, më 1 tetor 2019Revista Drini

Gjatë inspektimit të punimeve për rikonstruksionin e rrugës Balldre-Bendt, e njohur si rruga e Torovicës, kryeministri Edi Rama, këtë të martë deklaroi se: “Në pranverë nis ndërtimi i rrugës Shëngjin-Velipojë”.

Rruga e re që do të lidhë Shëngjinin me Velipojën parashikohet se do të ketë një ndikim pozitiv në turizëm.

Investimi për këtë rrugë vlerësohet 3.8 miliard lekë, ndërsa ky aks rrugor është parashikuar të ndërtohet sipër malit të Shëngjinit.

Kjo rrugë pritet të shkurtojë me rreth 15 kilometra distancën mes dy zonave bregdetare të veriut të vendit.

e.ll./Dita