6 Tetori është ora historike për Kosovën?!

0
397
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Ka shumë kohë që zemrat e shumë njerëzve në Kosovë nuk kanë rrahur kaq shumë për ndryshime pozitive në fushatatë zgjedhore. Po rrahin më shpresën e madhe së politikanët karikaturialë dhe keqbërës nuk do t’i shohin më në pushtet. Dhe, kjo gjë është e pritshme, se gjithmonë askujt s’i ka shkuar kungulli mbi ujë. Shumë njerëzve po iu shtohet entuziazmi se ka ardhur koha ku do të mbizotërojë e mira karshi të keqës.

Këta që e prunë gjendjën buzë greminës, mos don i madhi Zot, e qytetarët të dalin masovikisht në votime për t’i ndëshkuar. Prania e tyre në pushtet edhe pas këtyre zgjedhjeve do të ishte thyerja shpirtërore më e madhja që nga pas lufta. Mos po vjen ora që këto karikatura politike të largohen për të cilët dihet së çfarë marrinash kan ba. Dihet së këta jo vëtem që nuk i avansuan procesët, por na kthyen mbrapa.

Shumë gjatë ndëgjuam fjalime më retorikë boshe e punë kurrfare. Shumë gjatë ndëgjuam dhe pamë afera korruptive. Janë të dhëmbshme gjithë këto vite që i lam mbrapa. Këta njerëz në krye të shtetit për 20 vite na dhanë rënje nën brez dhe në çdo pjesë të trupit , të cilët na shkaktuan dhëmbje të mëdha. Dhanë porosi të mbrapshta për gjeneratat e reja. Përçuan mesazhe aq të keqija sa vështirë të paramendohen. Dhe, fundi i tyre në politikë do të ishte lumturia më e madhe për shumicën.

Duket së ka ardhur koha të mundet e keqja pas 6 tetorit. Vjosa Osmani dhe LDK-ja, i ka dhën gjak të ri kësaj fushate. Bashkë më disa përsonalitete nga koha e Rugovës është kthyer disponimi dhe fryma rugoviane më pjesëmarrje masive siq jemi mësuar ta shohim elektoratin e LDK-së gjatë fushatave sa ishte gjallë presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Kosovës i duhet freski demokratike, e cila është ngulfatur keq. Rrënja e të keqës në fillim të kësaj vjeshte, do të ishte kthesë historike për Kosovën…