Një histori, por edhe një program për të ardhmen shqiptare

0
613
Ndriçim Kulla - Histori e mendimit shqiptar

Studiuesi i mirënjohur Ndriçim Kulla, boton “Histori e mendimit shqiptar”

Pas monografi ve, biografi ve, veprave përmbledhëse, të pasuruara me antologjinë e më pas me enciklopedinë e tij, piramida e kështu-ngritur e mendimit shqiptar e ndërtuar në vite nga ana e studiuesit Ndriçim Kulla, duhej në mënyrë të natyrshme të kishte edhe majën e vet, historinë e saj

Një domosdoshmëri të tillë arrin të na plotësojë libri i tij më i fundit, por kur sheh përmasën e shtrirjes në kohë e në thellësi të sondës hulumtuese të kërkimit, kupton se vetëm e natyrshme s’ka qenë për autorin një vepër e tillë. Përtej se një histori, libri synon të jetë një trashëgimni, një traditë, një frymë kulture njëherësh. Rrugëtimi i tij gjer në thellësi të shekujve, nuk është thjesht për të shkruar historinë, por për të gjetur rrënjët e mendimit tonë, ato kode, ato modele, atë bazë të përbashkët e të qëndrueshme që do të shërbente si themel mbi të cilën do të ngrihej kohë pas kohe e gjithë ngrehina e këtij mendimi.

Fitojmë kështu mendimin e ashtu-quajtur “historik” shqiptar, i cili nëpërmjet autorëve të veçantë, të spikatur në periudha kohore ndoshta të largëta me dhjetra vite apo dhe me shekuj midis tyre, krijon atë fillin lidhës, që formësoi njësinë e tij që ne mund ta admirojmë të shpërthejë në mënyrë vertikale, tek ato disa lëvizje të mëdha të mendimit që nuk i kanë munguar shqiptarëve në historinë e tyre.

Duke ndjekur edhe rrugën e rrjedhës së brendshme të formimit psikik dhe shpirtëror shqiptar, që në momentet e qetësisë dhe zhvillimit vite-pakë përgjatë shekujve të tërë të luftrave, ka arritur të lërë xhevahirë të vërtetë kulture dhe qytetërimi, autori ka arritur të rrjetëzojë dhe zhvellojë atë hartë mendore, atë model të burimit etnik që në periudha të ndryshme të historisë krijoi frymën e kulturës, prej të cilës u kondensua talenti dhe gjenia e mendimtarëve tanë të mëdhenj. Ky rrugëtim, fiton kështu një vlerë të shtuar, pasi na paraqet ato kapacitete shëtitës në kohë, të mendimit shqiptar, që ne sot i shohim si trashgimni, si traditë, si mentalitet.

E për të shkuar akoma dhe më tej, në epilogun e kësaj “Historie të mendimit shqiptar”, autori ndërton edhe një paradigëm të tij, të posaçme për t’u përthyer me realitetin e sotëm shqiptar. E shkuara, e qenësishmja, e vlerta por edhe e meta e mendjes dhe shpirtit shqiptar bëhen një , për të ndërtuar një program konkret për të ardhmen. Kjo paradigmë e bën librin përtej se një histori, një vepër të mirëfilltë të aktualitetit shqiptar.

Në vend të epilogut

Një rrugëtim gjer në thellësi të shekujve

Ndriçim Kulla

Ndriçim Kulla Një shenjë e parë e madhe e truallit pjellor nga ku nisi të lëvrohej mendimi shqiptar, që në kapërcyell të viteve ‘900, ishte krijimi jo vetëm i modelit të një kulture, por edhe mundësisë për zhvillimin e saj. Bashkë me përpjekjet për shtetin shqiptar, një vepër historike-fi lozofi ke “Shqipëria, ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, përtej të qenit një platformë ideologjike e Rilindjes, do të bëhet edhe modeli për një tjetër realitet e kulturë. Ndërsa motivi përfundimtar që i la shqiptarët të vendosnin për alfabetin e përbashkët sipas parimit një tingull-një shkronjë, do t’u shërbente atyre si një mundësi reale për ta zhvilluar këtë kulturë. Fatkeqësia qe se ky model dhe kjo mundësi do të shoqëroheshin organikisht me një kontrast të dukshëm midis nivelit sipërisht të dallueshëm të mendimtarëve tanë dhe atij të “pamjaft ueshëm” të podiumit të cilit ata i drejtoheshin. Në një vend që ”deri më 1877 shumë pak kishin ide se gjuha e tyre mund dhe duhej të shkruhej”, (699) kontributet e mëdha vinin shpesh mes ëndrrash të kulturave të komunikimit të pamundura në Shqipëri.

Autorët e mëdhenj shqiptarë sillnin bashkë me fuqinë e fi lozofi t edhe ndikimin e publicistit për shumë fakte të harruara të historisë, por kontributi i njerëzve të letrave që arrinin të shkëputeshin nga të ndjerit folklorik të historisë, duhej të mbijetonte kontrastin midis një realiteti të pamjaft ueshëm arsimor e kulturor të mjedisit shqiptar dhe qëllimit të shpallur të lëvizjes së tyre kulturë-përhapëse. P.sh. auditori që gjeti Noli, një nga ligjëruesit më të mëdhenj të atij fi llimshekulli , ishte po ai që Becikemi pat parë në kuvendet e luft ëtarëve, të odave të burrave, të rasteve solemne e të ngjarjeve të shënuara. Sipas tij, e gjitha kjo, ka ndodhur për shkak të ndërprerjes së Mesjetës. Një oratori për të cilën ai mendon se vetëm mund “të merret me mend si një oratori popullore, me karakter improvizues, e diktuar nga nevojat e jetës” dhe si e tillë ka qenë “larg çdo kanunizmi të rrjedhave evropiane”. (700)

Qëllimi për të qenë i konsideruar nga vendim-marrësit në kushtet e një propagande të gjithanshme, i ka dhënë publicistikës së asaj periudhe tiparet e një promovimi të madh dhe të vështirë, sa kulturor aq dhe kombëtar përkundrejt “axhendës” politike shqiptare. Gjuha me të cilën duhej shkruar, standartet sociale të komunikimit duke përfshirë dhe një strukturë normale të botimit, referimi politik i ngritur me idealin e shtetit shqiptar të pavarur, referimi gjeopolitik i imponuar nga fqinjë agresivë dhe mosnjohja nga fuqitë vendimmarrëse, të gjitha këto mund të përbënin një përkufi zim të mirë të pamjaft ueshmërisë që karakterizonte podiumin e intelektualitetit të atyre viteve. Eruditët e mëdhenj shqiptarë nuk patën mundësinë e një auditori të ditur sa ata vetë, të një podiumi të mjaft ueshëm për kulturën e tyre dhe të një shoqërie në standarte të një kulture normale. Kultura e dhënë kryesisht përmes botimeve publicistike dhe atyre letrare e historike të kufi zuara, nuk është veçse përpjekja për të përfshirë gjithçka shqiptare në një realitet shqiptar e kulturor shumë të kushtëzuar.

Ky realitet, në një tjetër kuptim, sillte automatikisht raporte lënde të kundërshtueshëm me njëri-tjetrin, duke transformuar stilin dhe epërinë e mendimit kah përshtatjes dhe kuptueshmërisë. Pra, kontrasti nuk ishte vetëm një refl ektim pa kushte i realitetit, por edhe një përbrivënie e mendimit ndaj auditorit të komnunitetit shqiptar, jo i shkolluar, pa shumë refl ektime në vetvete, gati i fj etur në “të shtyrët” e jetës, ku përshtypja niste nga baza shumë naive ose të ndikuara më shumë prej ndjenjës se sa mendimit. Analizimi i një gjendje të tillë, na shpie në theksimin e një tjetër vecorie. Shqipëria e atëhershme ishte realiteti që dilte nga një sundim shumëshekullor me një gjendje ndërmjet “dhunës politike dhe dhunës religjioze greke, me gjithë rezultatin e njësisë shqiptare etnike, etnopsikologjike e kulturore historike të rrjedhur nga njësia e saj gjeografi ke.

Efektet e një botimi vepronin në shumë krahë, ndërkohë që “numri i atyre që lexojnë dhe kuptojnë gjuhën është mjaft i ngushtë”, pavarësisht se nga ana tjetër «asgjë nuk i ft oh më tepër shqiptarët se kur u thuhet se kanë të bëjnë me një injorant”.(701) Publicistika vetë si pushtet i katërt, e nisi jetën pa një shtet të qartë me pushtetet e tjera. Rrjedhimisht, edhe mendimit shqiptar të parapavarësisë i mungoi shumë shteti shqiptar, ku ai të arrinte të referohej e pozicionohej si një pushtet I tillë. Kjo solli në formësimin e një tjetër modeli shumë të rëndësishëm, atë “të fëmijve jashtë atdheut”. Marrëdhënia e imponuar e një territori shqiptar të administruar nga turqit ushqeu me kohë “një realitet jashtë Shqipërisë më të rëndësishëm se ai brenda saj”, (702) siç dëshmon vetë Noli.

Kjo duket të ketë ndodhur për disa arsye:
1. Faktori politik vendim-marrës jashtë Shqipërisë dhe prodhimi i veprave dhe madje i organeve periodike të shtypit, ishte shumë më i rëndësishëm jashtë Shqipërisë. Lejet dhe mbështetjet fi nanciare për botim i drejtoheshin dhe vinin nga administratat e huaja, duke bërë që shqiptarët të shkruajnë e të botojnë në disa kontinente, shtete dhe rreth e rrotull nëpër Ballkan.2. Autorët shqiptarë vinin nga shkollime gjithashtu jashtë Shqipërisë, sepse një cikël i plot
ë studimesh brenda vendit në atë kohë nuk ishte i mundur. Një fëmijë i rritur mes shembujve të familjes dhe komunitetit, i arsimuar në shkolla të mira, por jo shqiptare, ishte modeli më i shpërndarë mes këtij kontigjenti njerëzish. “Mëmëdheu” ishte në “formën e një perëndie dhe kulti i tij” në “vendin e një besimi fetar”. (703) Të prodhoheshe personalitet shkrimi ose dhe veprimtar kombi jashtë Shqipërisë nuk ishte e rrallë, për të mos thënë që u bë model zotërues.
3. Komunitetet shqiptare jashtë Shqipërisë sillnin një frymë tjetër emancipimi. Kontinenti i përtejoqeanit ishte më i dukshmi në disa pikëpamje.P.sh Federata Panshqiptare “Vatra” ishte “organizata më e madhe shqiptare e themeluar jashtë Shqipërisë dhe Komiteti i saj vepronte si qeveri në mërgim gjatë Luftës së Parë Botërore, kur Shqipëria ndodhej e pushtuar nga ushtritë e huaja”.
4. Një faktor tjetër në realitetin e rëndësishëm veprues jashtë Shqipërisë janë rrethet kulturore e politike të fqinjve. Ato janë pasqyruar në kulturën shqipe si ndeshje, duke filluar nga administrata turke në Shqipëri e në qendër e deri tek rrjeti armiqësor i fqinjëve i mbështjellë shpesh me rrasën e besimit dhe i pajisur me forcë ndikimi mbi Fuqitë e Mëdha.

Ky model, përgjithësisht, pati mjaft ndikime, por më kryesori qe krijimi i imazhit të atdheut të “fëmijve jashtë atdheut”. Fan Noli, me jetën e tij të filluar në një komunitet shqiptar larg vendit, është shembulli më emblematik i këtij modeli, pavarësisht se edhe dy pararendësit e tij, Naim Frashëri e Andon Zako Cajupi, i hedhin hapat e parë në letërsi duke shkruar në gjuhë të huaj. Duke dashur të bëjmë një analogji mund të themi se mungesa e atdheut tek Noli dhe disa autorë të tjerë bashkëkohorë ka qenë e të njëjtës natyrë me atë të publicistikës shqiptare që filloi të formohej nën hijen e perandorisë turke dhe i mungonte shteti shqiptar, ku do të duhej të referohej si ushtrim i pushtetit të katërt. Tek të gjithë ata ndihet dukshëm nevoja e një identiteti të përgjithshëm dhe e mbijetesës emocionale të shkaktuar nga ky model.

Dicka e tillë, nuk u zhvillua vetëm në periudhën e parapavarësisë, pasi do ta trajtonte atë më vonë edhe vetë ylli shkëlqyes i mendimit të viteve 30-të, Branko Merxhani, kur thoshte: “Të gjithë ne u rritëm në rrethe të huaja. U rritëm pa gjurmën më të vogël të kulturës kombëtare dhe bile krejt antikombëtarisht” (704). Të gjitha këto kushtëzime shtruan shtratin e formimit të një modeli tjetër të rëndësishëm, që mund të pagëzohet si “Modeli i manovrimit te kushtëzuar”. E kjo për faktin se në materien e tyre të komunikimit me popullin mendimtarët tanë mbartnin në mënyrë tipike nevojën e “manovrimit“ midis peshës së madhe të çështjeve madhore që ata lëvronin si Atdheu, kultura apo qytetërimi dhe podiumit të “pamjaftueshëm“ me të cilin flisnin. Ja, një shembull i kushtëzimit të mendimit që shkaktonte pesha e këtij manovrimi. “A do të mund ta trajtoj me fjalë këtë subjekt, siç e imagjinoj me ment? A do të jem i zoti t’i bëj të flasin në gjuhën tragjike tre personifikatat symbolike dhe t’ju ftoj të shihni në to sa shoh vetë? Këtë s’mund ta bëj pa ditur që përpjekjet e mia do mos gjykohen prej jush me ashpërsi. veç kësaj, e di që më në fund do të kuptoni nga të pakat që flas, të shumat që ndjenj.” (705)

Këto janë disa nga pyetjet që shtron herë pas here Noli teksa shkruan.Shablloni retorik i politesës është “mbushur” me një realitet mediatik e komunikativ të vërtetë. Por një efekt konkret të kësaj peshe ai do ta ndjente edhe më vonë si politikan, teksa nuk e kishte marrë dot në konsideratë hendekun midis programit që po i propozonte shoqërisë shqiptare dhe kushteve “ende të papjekura” të saj, për realizimin e këtij programi. Po kështu, do të ngjante utopik edhe modeli kulturor i neoshqiptarizmës, ndoshta pikërisht për shkak të pamundësisë së manovrimit që ata nuk donin t’i bënin lëvizjes së tyre mendore për t’iu përshtatur kushtëzueshmërisë së podiumit ende të papërgatitur për t’i thithur këto ide. Por nëse ky model manovrimi nuk arriti dot ta ndryshojë thelbin e mendimit të tyre, nuk mund të themi se ai s’ndikoi në formën dhe mënyrat e shprehjes së tij.

Përkundrazi, heterogjeniteti, fragmentarizimi dhe ndoshta edhe forma e skicave dhe eseve (pra gjinive të shpejta e të shkurtra) që ata trajtuan, janë pasojë e drejtpërdrejtë e peshës së këtij modeli. Po c’mjete përdorën vallë mendimtarët e atyre viteve, për ta lehtësuar peshën e rëndë të këtij manovrimi apo për ta kapërcyer hendekun që tashmë ekzistonte me podiumin dhe auditorin e tyre?Në ndihmë, kodi i burimit etnik, duket të thërrasë një model të krijuar disa shekuj më parë, por që për nga vertikaliteti dhe epëria e mendimit, i ngjante shumë asaj kohe.Ky ishte modeli i Skenderbeut si “kapacitet shëtitës në kohë”. Në periudhën e parapavarësisë, Skënderbeu është figura model për apelin që ata kërkojnë të bëjnë në auditor. Në pikëpamjen ideore, figura përputhet edhe me qëndrimin politik të lëvizjes – kundër turqve- dhe me atë “ideologjik” të Rilindjes Kombëtare: organizimi i kombit në nivel shteti të pavarur. Me theks të qartë, realitetet politike të Shqipërisë janë konteksti i aktualizimit të figurës së Skënderbeut të udhëhequr nga shpresa.

Përshtatja ndaj auditorit është një nga skemat e personifikimit.Ja se si shprehej Noli në një shkrim të atyre viteve: “Po të pyesim se ku është Skënderbeu sot, unë po u them se sot e kemi Skënderbenë në Shkodër dhe Janinë, atje ku luftojnë bijtë e tij, atje ku prej katër muaj mprojnë shqiptarët qytetet e tyre… Këto janë Skënderbegët e Shqipërisë, të cilët në flamur i famëshëm shqiptar mprojmë atdhenë e tyre…” (706). Gjithësesi, referimi ndaj këtij modeli nuk duhet të konsiderohet i përshtatur vetëm për periudhën e para-pavarësisë. Edhe shumë kohë më vonë, në një leksion te mbajtur në një Seminar te Vatrës në vitin 1960, Noli do të shprehej kështu: “Skënderbeu jetoi në shek. XV, ne jetojme në shek. XX. ç’perfaqeson për në sot mbas pese shekujsh? Ai ende jeton midis nesh. Problemi i tij peseqind vjet me pare ishte i njëjti problem që kishim dhe në ne Rilindjen shqiptare: Davidi i rreckosur , me një hobe në dore, që lufton kunder Goliathit te armatosur gjer në dhëmbë.

Ai fitoi, edhe në fituam.Shqiperine e çliruam megjithë pengesat e mëdha që ndeshëm. Ishte Skënderbeu ai që na frymëzoi atëherë, e po na frymëzon dhe sot. Aq sa ngandonjëherë pyes veten I habitur nëse mund të ketë vallë tani ndonjë njeri që të jetë po aq i gjallë sa Skënderbeu”. (707) Madje një referim të rëndësishën karshi këtij modeli do të ndeshim edhe tek neoshqiptarët, mendimtarët më modernë të viteve 30-të. Ja se si e shpjegon Merxhani lidhjen e mendimit të tyre me këtë model: “ Nga brezi që gjendet sot në pragun e harimit nuk mund të presim asgjë. Punën e mbaroi dhe tani vendi i tij i takon historisë. I vetmi kujtim krijonjës që na la është epopeja e shndritshme e përpjekjeve të tij clironjëse, në thellësitë e së cilës shquajmë me respekt dhe frikë fizionominë heroike më të madhe, të vetmen e idesë së thjeshtë shqiptare: Gjergj Kastriotin” (708). Megjithatë, në raportin midis mendimtarëve dhe popullit, kontrastit apo manovrimit për t’iu përshtatur atij, nuk shfaqet e pamjaftueshme vetëm njëra anë.

I pamjaftueshëm duket të ketë qenë edhe mos-heterogjeniteti I mendimeve deri në kufijtë e së mundshmes pa rënë në homogjenitet, i pluralizmit të natyrshëm të mendimeve dhe ideologjive që u hodhën e mbizotëruan në periudhën midis dy luftrave. E pamjaftueshme qe dhe lufta e vetë mendimtarëve kundër pedantizmit dhe retorikës që në shumë raste mbërtheu ligjërimin shpirtëror të epokës në fjalë.Retorika i “lexon” dhe “lexohet” qartë në personalitetet e mjaft prej autorëve më përfaqësues të këtij mendimi si Noli në fillim të shekulit apo të rinjtë në vitet 30-të.E pamjaftueshme, po njëlloj, qe dhe qartësia me të cilën ata u përballën ndaj disa modeleve të tjerë që lindën gjatë kohës së veprimtarisë së tyre.Si të tillë mund të përmendnim modelin e korifeut. Të kërkuarit e identitetit, pa patur as modelin e një identiteti referees, ka qenë e vetmja mundësi e atyre që u përkufizuan rilindës në Shqipëri dhe jashtë saj. Me këtë energji Noli shtroi së pari modelin e korifeut që flinte në përmasa klasike në dijet e shkollës.

Kur “Korifeu i hershëm” i Nolit hyn në skenën e bërë gati për lojën e “aktorëve” të mëdhenj shqiptarë, në kohët e shpërnguljes së tyre drejt atdheut, kjo ngjarje ishte gati në kufijtë e një përralle. Po e tillë do të shfaqej ardhja gati misterioze e Merxhanit në Shqipëri, për të kontribuar mrekullisht për afro një dekadë, dhe zhdukja e tij po kaq misterioze më pas. Misione të tilla Burckhardt i formulon kështu: “Njerëzit e mëdhenj të jetuar si ideal kanë një vlerë të madhe për botën dhe kombin e tyre në veçanti; ata i japin asaj një pathos, një objekt të entuziazmit dhe e ngacmojnë atë deri në shtresat më të thella intelektuale përmes ndjenjes eterike të të madhit”. (709) E lidhur ngushtë me këtë model, në ato vite u shfaq edhe modeli i mesianizmit. “O burrani përpara, të derdhim dhe të përhapim mbi tërë viset e Shqipërisë-dete oqeane prej drite aq sa të verbojmë gollomeshët e natës të Jilldiz Qoshkut dhe breshkat e Moresë që do të ngordhin me qirijelejson`e idhesë së madhe.” (710) Apo diku tjetër : “Përpara, o shokët e mi. Bota është gati për Ungjillin e ri”. (711) Po për një “ungjillizim të ri të shqiptarizmës” apo për një “beslidhje” flisnin edhe neoshqiptarët.

Noli predikonte më shumë Skënderbeun se sa Krishtin”, kurse Fisha “shante dhe Zotin për hir të Shqipërisë. Të njëjtën thirrje të provanisë pat ndjerë De Rada gati një shekull më parë. Poeti i madh arbëresh, ashtu siç shprehet gjërësisht në atobiografinë e vet, e kish ndjerë në mënyrë të padyshimtë brenda vetes, si misionin e një providence hyjnore, se një rringjallje e tillë nuk mund të arrihej ndryshe veçse nën atë shenjë të krishtërimit që kish qenë shenjë edhe e vetë heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti. Kish ndjerë madje se dhe arti i tij duhet të ish patjetër një instrument i kësaj arritjeje, edhe pse qortonte shpesh hidhnisht përvijimet e veta sentimentale, falë të cilave frymëzimi i tij poetik rrithte në shtratin e një klime të kulluar romantike, duke i lënë gjithmonë qëllimet e tij të mbrame në një horizont të largët. Është pikërisht ky fakti që shpjegon dëshirën e tij të vazhdueshme për t’i përtërirë e rikompozuar poezitë, pa qenë kurrë plotësisht i kënaqur me to e pa arritur kurrë në mbledhjen e tyre në një poemë të vetme.

Po ndoshta kjo ishte pjesa që i kish caktuar Providenca hyjnore: t’u fliste njerëzve t’ahershëm me gjuhën e ahershme, vetëm për t’i hapur udhë me anë të autoritetit të tij, idesë së madhe të Shqipërisë fisnike të epopesë së Skënderbeut. Pasi pjesa tjetër e kësaj provanie, duhet qe rezervuar për Sqiroin.Më pak i ndjeshëm, ndoshta, ndaj ngacmimeve dhe yshtjeve romantike, por dhe më i përmbajtur klasikisht, ai qe i shënjuar për t’u shndërruar në poetin më të madh të mendimit frymëzonjës ose e thënë ndryshe, të fjalës poetike. Formimi i tij kulturor, i degëzuar në interesa nga më të variueshmet, e bëri një njeri të rangut të parë, udhëheqës të aspiratave sociale të shqiptarëve, duke ia shoqëruar këtë prirje me një pohim të fuqishëm të një tradite që shpërhapte tek të gjithë dinjitetin e fisnikërisë bashkë me atë të varfërisë e të një ngushëllimi të thellë të një jete religjioze të mbrujtur nga e vërteta, poezia dhe melodia; latine në aspiratat e saj kah unitetit dhe universalizimit të botës romane e bizantine në thellësinë dhe vetëtishmërinë e gjuhës teologjike dhe në dashurinë e asaj bote kristiano-orientale në të cilën shpirti i tij ashtu si dhe i gjithë popullit të tij ndihej aq familjar.

“Pavarësisht se i besimit ortodoks, ai u shfaq një laik i thekur deri në atë pikë sa t’i paraprinte – pa nevojën e mbështetjes s’ahershme klerikale – asaj hapjeje ndaj njohjes së vlerave autentike të çdo religjioni, që vite më vonë shërbeu si baza për zhvillimin e ekumenizmit”. (712) E lidhur ngushtë me mesianizmin apo me provaninë që këta autorë ndjenin përbrenda, madje si zhvillim i saj në gradën më të lartë, shfaqet komponentja e theksuar e humanizmit që mbizotëron në mendimin e këtyre viteve. Madje, mund të bëjmë një analogji dhe të themi se kodi i burimit etnik vihet edhe njëherë fuqishëm në lëvizje për të ngjallur një traditë të hershme humaniste arbërore në fillim, e pastaj shqiptare më pas.“Noli ka mbetur deri në vdekje një humanist klasik, i cili moralin njerëzor e çmon me kritere idealiste”, (713).Po i tillë paraqitet Vangjel Koca me higjenën dhe hierarkinë e tij shoqërore në një “shoqëri ujqërish” apo Harapi e Valentini me spikatjen e humanizmit të tyre të krishterë. Ndonëse në një qëndrim të skajshëm, tek disa autorë elita merrte rolin e “korifeut udhëheqës”, në shumicën e mendimtarëve të atyre kohërave mbizotëronte një version më i zbutur i këtij modeli, që mund të quhet “modeli i protagonizmit të kërkuar”.

Udhëheqja e vetvetes nga i njëjti mekanizëm me të cilin përpiqeshin të udhëhiqnin të tjerët, bën që shumica e angazhimeve të pakta politike të këtyre mendimtarëve (Noli, Luigj Gurakuqi, etj), të shfaqet në formën e skemës fituese të retorikës mbi atë politike. Retorika, në një pjesë të tyre të madhe “shkrin“ disa aktivitete njeherësh duke e rritur masën e protagonizmit dhe duke ndikuar reciprokisht këto aktivitete nga njëri-tjetri. Mpleksja e këtyre modeleve mbizotërues te mendimtarët shqiptarë me ato të “podiumit të pamjaftueshëm” dhe “manovrimit të kushtëzuar” që mbizotëronin karshi nivelit kulturor të shqiptarit të kohës, mbrun formulën e një realiteti shumë të ngjashëm me atë të sotmin. Mesit të këtij realiteti historik, vendimet e Shqipërisë janë marrë jo nga veprimi masiv kombëtar, por nga ndikimi i ushtruar dhe kërkuar nga vendim-marrësi për këta protagonist. Në një kohë që duhet të ndodhte tërësisht e kundërta. E kjo për faktin se me këtë model protagonisti i ka në parim të gjitha të mundura, po aq sa dhe të pamundura.

Ai mundet me gjithçka nga vetvetja, por pothuajse me asgjë nga realiteti ku do të ushtrojë veprimtarinë e vet. Kjo mospërputhje duket të ketë prodhuar një shkallë të caktuar paqëndrueshmërie, apo konfuzioni ose shenjë “heteronomie”, por që që në pikëpamje të ideve mund të ekspozohet si evolucion i natyrshëm i një mendimi në vetvete. E thelluar kohë pas kohe, kjo mpleksje ka shpënë në mungesën nga njëra anë të një “elite shqiptare”, ndikuese dhe udhëheqëse, e nga ana tjerër, mungesën e një opinioni të shëndetshëm publik, që sot mund të përkthehet në mungesën e një shoqërie të fortë civile. Është pikërisht ky hendek ai që duhet ngushtuar për të arritur t’i japim trupit tonë shoqëror dy gjymtyrët e munguar. Mendimi i viteve 30-të mendoi t’i formësojë këto dy gjymtyrë me kombëtarizimin e nacionalizmës, shkencës dhe kulturës. Është rruga e drejtë nëpër të cilën duhet të ecim, duke filluar që nga studimi i veprës së këtij mendimi që të na shërbejë si ndihmë e si traditë, si shpirt frymëzues dhe si yll udhëheqës. E për ta thënë me Merxhanin, kohë për mobilizime morale ka gjithmonë.

Marrë nga Gazeta “Nacional”