TRUNGU GJENETIK OSE FAMILJAR I PERANDORISË ILIRE

0
2128
Illyrian flag

Qemal Iljazi, 18 shtator 2019

Parathënie

Ky shkrim ose Hulumtim është marrë nga Literaturat Gjermane.

Emrat ose Eponimet apo Toponimet do t’i shkruaj në Gjermanisht, për të mos bërë gabime të lehta dhe të ndryshoj kuptimin ose Eponimin apo Toponimin. Shkrimi Gjerman përshtatet Shumë me Shqipen përpos disa shkronjave si psh:

ch = Gjermanisht H kurse Shqip K
pf = F, ph = F, C = për Gjermanët K kurse për ne mbetet C;

Raste të tjera ku th për ne është th ose dh = dh kurse për Gjermanët janë të ndara si dy shkronja ( Për analizë janë të rëndësishme mbase janë të nxjerra nga origjinali ) edhe disa raste tjera me më pak rëndësi të cilat do ti Shqipizoj ose do ti sqaroj.

Shkrimi bazohet në rrethana Mitologjike por edhe Shkencore.

Ekzistojnë me Shumë Versione, por unë e kam gjetur për momentin vetëm ket Version, nuk e kam zgjedhur.
Për ata që dinë verzion tjetër janë të lutur të reagojnë me verzionet e tyre, në mënyrë njerzore se ky shkrim nuk bëhet për ta treguar të vërtetën Apsolute, por për ta gjetur të vërtetën më të mundëshme.
Do të zgjerohem pak për disa raste për të treguar gjera sipas meje të rëndësishme por edhe për të kuptuar më mirë.

Më herët kam bërë një shkrim: Mitologjia flet Shqip ose Pse gjuha Shqipe quhet gjuhë e Zotit, ku janë të sqaruara sipas meje disa të dhëna Gjuhësore por edhe Mitologjia si burim i parë i historisë të krijimit te Tokës, të cilën e kanë treguar vetë Zotrat brez pas brezi deri te Njerzimi.

Treguesi më i rëndësishëm është Orpheu të cilin Shqipja e sqaron. O – Rrëfeu. O-ja sqarohet se këngët epike apo burimore nisin me zanore si A, E, I, O etj. Orfeu është djalë i Apollonit – Perëndi e Dritës, zgjuarsisë, parashikimeve te Orakulli i Delphit etj. dhe Muzës së Poezisë dhe Epikës Kalliope. Këtu theksohet kalliri kurse te Apoloni; ai në fillimet e tij ka luajtur ose vallëzuar shumë dhe kënduar dmth. A po loz. Kurse Priftëresha, e cila ka shërbyer te Orakulli është quajtur Pythia, që don të thotë Pyetja.

Do të theksoj se Mitologjia nuk pranohet si Shkencë apo Histori por Ekziston dhe vlersohet shumë por edhe është Burimi i parë i Historisë, Zhvillimit apo Kulturës Europjane që nga Krijimi i Planetit Tokë apo Antika.

Disa të dhëna për Tokën: Planeti më i Dendur i Sistemit Diellor, i pesti për nga madhësia, i treti më afër Diellit, me Diametër prej afër 12700 Km, Mosha 4,6 Miliard vite, Planeti i Kaltërt, 3 pjesë ujë 1 pjesë truall, me metaforë quhet Anija Kozmike Toka. Nëna Tokë. Perëndesha Toka, Masa 5,9723 herë 10 në fuqinë e 24 Kg. Shpejtësia e rrotullimit 11.186 Km/Sekond, Rrotacioni zgjat 23 h 56 m 4.1 s, Për 4 vite i shtohet një ditë shkurtit. Pjerrtësia e boshtit 23,44 gradë ka edhe disa të dhëna por mjafton me kaq.

Për ta pasur më të lehtë Konceptin e Krijimit të Tokës, do t’i permendi Zotrat e parë ose si quhen Primordial apo Protogon mandej kuptohet më lehte si origjina Ilire ashtu edhe origjina Pellazge apo edhe origjina të tjera Njerzore.

I pari është Chaosi. Shqip Kaosi që don të thotë parregullësi e plotë nga ku del Gaia e cila është Fryma dhe Shpirti i Tokës, personifikon Tokën dhe konstrukton Tokën me shumë aftësi mbi njerëzore, që ne shkurt i quajmë Shpirtra.

Janë të dhëna Mitologjike dhe nuk mundet të ketë kontestim Shkencorë apo moral ose logjikë. Vërtetësinë as shkenca nuk mundet ta sqarojë, pasi teoritë shkencore rrëzojnë njëra-tjetrën, kurse Mitologjia mbetet ajo që është. Kurse Besimet Fetare është vërtetuar se rrjedhin nga Mitologjia, por me një version tjetër dhe me disa rregulla ose përkushtime ose rite të tjera. Nëse më pyetni, a jam besimtar? Po jam, por pa pretendime tjera, vetëm aq sa u takon lutjeve ndaj Zotit.

Gaia merr ose formon Uranin, të cilin e ka pasur edhe fëmijë edhe burrë. Pasojnë Erosi, Niksi, Tartari, Erebi, Ponti etj.

& Kjo shenjë do te prezentojë Lidhjet Martesore por edhe të tjerat.

Gaia & Urani lindin ose më mirë me thënë bëjnë:

12 Titanët, 3 Qiklopët dhe 3 Një qind duarshit ( Hekatoncheires ) të cilët kan pasur edhe 50 sy.

12 Titanët janë në gjermanisht:
Iapetos, Koios, Krios, Hyperion, Kronos, Okeanos, Theia, Rhea ( Rea ), Themis, Tethis, Phoibe dhe Mnemosyne.

Do të theksoj se të gjitha këto shpirtra apo krijesa kanë jetuar në mbrendësi të Gaiës ose Tokës, mbasi Urani e ka mbuluar Gaiën në tërësi, pasi nga madhësia janë të njëjtë. Kjo duhet të ketë zgjatur disa qindra Milionaa vite me supozime.

Gaia ka pasur dhimbje të mëdhaja, nga të cilat janë krijuar Bjeshkët, Malet, por edhe Lumejtë e Liqenet, apo Detet ose Oqeanet nga lotët e sajë.

Gaja detyrohet të marri aksion për ta larguar Uranin, por i është dashur ndihma e fëmijve të saj, të cilët kanë qenë më të dobët se Urani, por Gaja bën një mjet në formë të kosës ose draprit për ta goditur ose prerë Uranit gjymtyrën ose organin e shumimit. Këtë detyrë e pranon djali i sajë më i vogël, Kronosi ose shqip Kroni, nga na dalin fjalët burimi Kronologjia e jetës në Vazhdim.

Kronosi e kryen operacionin me sukses.

Urani ndien dhimbje të madhe dhe largohet te i njëjti planet, por bën shumë gjakderdhje dhe nga gjaku i tij krijohen Gjigantët, Erineat ( Perëndesha të hakmarrjes ) dhe disa krijesa të tjera, por më e rëndësishmja është se organin e Uranit; Kronosi e gjuan në det nga ku krijohet Afërdita ( Perëndeshë e Bukurisë dhe Dashurisë ), pas kësaj pastrohet Qielli dhe zbardh Dita ose Drita. Nga një e thënë, Toka nis të rrotullohet.

Do të shtoj se Mitologjia Antike është një rrjet, ku të gjithë Aktorët janë të ndërlidhur njëri me tjetrin si një trup ( Bëhet fjalë për Zotrat, Heronjtë dhe Mbretërit, të cilët rrjedhin nga Zotrat ).

U zgjerova pak por besoj se nuk u mërzitët.
Unë jam i rëndë për të shkruajtur, por kur shkruaj çuditem çka të shkruaj më parë.

Origjina Ilire

Me numra Romakë do të shënoj Brezat ose Gjeneratat me rradhë pas Gaiës dhe Uranit.

l – Titanët janë ata të cilët do të kujdesen për zhvillimin e Botës, së paku në pjesën e teritorin Antikitetit ose më shkurt me thënë Europa me pasardhësit e saj.

Në mes veti janë martuar: Kronosi & Rhea, Okeanos & Tethis, Iapetos & Asia, të cilën e quajnë edhe Klymene ( Nuk është Titane ) etj. të parëndësishëm.

Ne rastin tonë, protagonistë janë Okeanos & Tethis, të cilët përveç asajë që lindën 3000 Perëndi Lumejsh, njëkohsisht Lumej dhe 3000 Oqeanida, kanë lindur edhe 5 fëmijë:

llMetis, Dione, Klymene, Pleione, Eurynome Styx, Elektra, Doris, Inachos dhe Melia.

Inachos & Melia lindin:
lllPhoroneus, Phegeus dhe Io.

Phoroneus & Kerdo ( Nimfë ) lindin :

Phoroneus llogaritet si personazhi i parë me veti të pjesëshme njerzore. Deri këtu kan qenë zotra. Ka futur në përdorim Zjarrin e shenjtë, të ciln e ka zbritur Prometheu nga Olimpi, me ndihmën e Perëndeshës Athena.

lVPelasgos ( Pellazgu ), Iasos, Agenor, Kar, flitet edhe për fëmijë të tjerë, që nuk u dihet emri.

Pellazgu zyrtarisht në baza shkencore pranohet si njeriu i parë në Antikitet, pas përmbytjes së madhe, ku shpëton vetëm Deukalioni & Pyrrha. Kurse vëllezërit e tjerë janë shumë të ngjashëm me të. Këtu është lidhja Ilire me Pelazgun natyrisht, si të njëjtë me një gjuhë të përbashkët, e cila rezulton se është gjuha Shqipe dhe jo ndonjë gjuhë tjetër.

Do të isha ndalur te Pellazgu edhe atë fortë, por pasardhësit e Pellazgut janë asimiluar ose konvertuar. Ne Shqiptarët jemi të vetmit që ia ruajmë gjuhën dhe nderin, kurse ata të vërtetit nuk munden ta çelin gojën nga turpi ose ndoshta u vjen keq, që nuk kan mundur ta mbrojnë identitetin e Pellazgut, i cili prezenton gjuhën dhe rracën njerzore.

Vetëm shkurt për Deukalionin & Pirrën.
Deukalioni është djali i Prometeut & Kelaino. Kurse Pirra është bijë e Pandorës & Eppimethemeteus.

Deukalion i bie që don të thotë Tejkalon në këtë rast përmbytjen, kurse Pirrha sipas meje pi rri ha mbase nuk ka marrë pjesë me punët e anijes së shpëtimit…

Agenor & Telephassa ( Bijë e Pesejdonit & Lybia ).
Agenori ka jetuar në Feniki. Fëmijët:
VPhineus, Phoinix, Thasos, Europa, Kilix dhe Kadmos.

Me këtë Familje kemi një histori interesante.

Zeusi ( Perëndia e Perëndive ) Në formë të një demi të bukur rrëmben Europën dhe e çon në Kretë. Agenori urdhëron djemtë e tij ta kërkojnë Europën deri sa ta gjejnë ose të mos këthehen në shtëpi. Dalin për ta kërkuar dhe e marrin me veti edhe nënën e tyre. Mbasi nuk kanë pasë mundësi për ta gjetur, pyesin Orakullin. Orakulli u thotë mos e kërkoni kot se nuk e gjeni, por zgjidhja ështe të ndërtoni një familje këtu. Akceptohet propozimi dhe ndërtojnë vendbanimin të quajtur Kadmaja, sipas Kadmosit, kurse më vonë quhet Theba.

Këto e kanë prurë Alfabetin Fenikas në Theba
Kadmos & Hamonia ( Bijë e Aresit & Afërditës ) dhe Fëmijët:

VlIno, Agaue, Polydoros, Illyrios ( Iliri ), Autonoe, Semele.
Kadmosi pas një kohe të gjatë si mbret, vendos të shkoje në Iliri dhe merr me veti djalin e vogël Ilirin nga i cili e merr emrin Iliria.

Për bashkëshorten e Ilirit nuk gjeta te dhëna por për fëmijët:
VllEnkelejdi, Autari, Dardani ( nuk është Dardani i Trojës ), Maekli, Taulanti dhe Perraebi ( djem )
Parta, Daorta dhe Dasara.

Këto ndërtojnë familje ose Fise nga të cilët marrin emrat mbretëritë e tyre.

Iliri bëhet gjysh me
Vlll – Panonin
Stërgjysh me
lX – Skordikun dhe Tribalin ( djem të Panonit )