Servia është emër rajoni në shërbim dhe jo emër etnie

0
1129
Servia - rajon romak, gur i shkruar

Fig.1. Periudha romake, shkruar në gurë nga juristi dhe historiani romak Prisku

Materiali është marrë nga Revista Shqiptari (Albanezul), që botohet në Bukuresht, Rumani nga Alban Voka (alias Baki Ymeri)

Qazim Namani Qazim Namani (Dr. Arkeologji/Trashëgimi Kulturore)

As komb dhe as etni Serbe nuk ka eksituar në mesjetë! Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë shqiptare dhe vllahe. Serbët e sotëm kurrë nuk kanë pasur shtet, as identitet etnik, para shekullit XIX – Servia emër rajoni në shërbim dhe jo emër etnie. Gjatë shekullit XIX, sipas projekteve pansllaviste në pjesën qendrore të gadishullit me qendër në Smederevë, së pari u krijua një grup politik ortodoksësh që e quanin veten serb, e të cilët kishin përkrahje të fortë nga Rusia dhe Patrikana e Stambollit. Nga kjo platformë politike duke e asimiluar popullatën arbërore dhe vllahe të besimit ortodoks dhe në dëm të trojeve shqiptare u formua kombi dhe shteti politik serb. Emri Servnia, është emër i vjetër romanik që e ka kuptimin e shërbëtorit, këtë e gjejmë edhe në një shkrim të gdhendur në gurë, ku historiani dhe juristi romak Prisku, ja dedikon atdheut kur thotë: SERVNIA MARCELAT MATRI OPTIMAE FLC. FIL PRISCA=NË SHËRBIM USHTARAK OPTIMAL PËR ATDHEUN BIRI BESNIK.

Kuptimin e këtij emri e shpjegon edhe akademiku bullgar Ivan Duridanov, i cili pohon se Servus është emër i vjetër roman ballkanik, nga ky emër kanë dal emrat Sarban, Serban, Serbu, dhe në gjininë femërore Serba. Emri mesjetar Servu, Serva, dhe nga RUM Serb (bujkrob).1 Fjala latine “Servi” që do të thotë, i përkulur, i nënshtruar, i servuar për të shërbyer shoqërinë skllavopronare të asaj kohe. Edhe në gjuhën zyrtare bizantine “Serv” është një fjalë që do të thotë “rob” “tzerboulianous” do të thotë ata që veshin veshje të varfra. Serv janë quajtur kështu kategoria më e ulët shoqërore për shkak se ishin skllevër (shërbëtor) të perandorisë bizantine.2

Servi janë quajtur kështu të gjithë ata që kanë qenë skllevër të perandorisë bizantine, andaj siç po shihet Serv do të thotë rob, shërbëtor, skllav, bujkrob. Vete emri i tyre, tregon që nuk janë etni kombëtare, por kategori e ulët shoqërore edhe gjatë gjithë periudhës mesjetare. Kuptimin për fjalën Servi e gjejmë edhe te shumë fjalorë të publikuar deri më gjuhë të ndryshme të botës. Në fjalorin e vjetër Latinishtë- Shqip, të shkruar në vitin 1635 nga Frank Bardhi vërejmë se fjala Feruaqë mund të lexohet edhe si Serva, përkthyer në gjuhën shqipe e ka kuptimin Shërbëtorja, Feruire-Servire me shërbye, Feruitus-Servitus shërbeture, Feruitum- Servitum Shërbëtyre.3 Po ashtu në fjalorin LatinishtëShqip, të autorëve Henrik Lacaj e Filip Fishta, fjala Serva, ka kuptimin robëreshë, skllave, Servio jam rob, jam në skllavëri, Servitium, skllavëri, robni, Servitus, skllavëri, nënshtrim, bindje.4 Në fjalorin e fjalëve dhe shprehjeve të huaja, të shkruar nga Mikel Ndreca gjejmë kuptimin për fjalën Servil (lat. Servilis), që u përket skllerëve pa karakter që përulen si skllav puthador, Servis-shërbim, Servitut (Shërbim, nënshtrim, skllavërim).5

Në fjalorin Frëngjisht-Shqip, të botuar nga Murat Bejta fjalën Servante e gjemë se ka kuptimin shërbëtore, shërbyese, Servitude (skllavëri, robëri), Serf-Serve(rob i robit, gjendje e robit, bujkrob, sklav i tokës).6 Në fjalorin Frangjisht-shqip të botuar nga Vedat Kokona fjalën Servage e gjejmë se ka kuptimin bujkërobër, skllavëri.7 Në fjalorin Anglishtë-Shqip të Stuart E. Mann, fjalën Serve e gjejme me kuptimin shërbej, Servility që do të thotë vet përulje, shërbimtar i tepërt, Servitude me kuptimin robër, skllavëri.8 Po ashtu edhe në fjalorin Anglisht-Shqip të shkruar nga Ramazan Hysa fjala Servant e ka kuptimin shërbyes, shërbëtor, Serve, shërbej, punoj.9 Nga të dhënat për kuptimin e fjalës Servi, mund të pohojmë se në shekujtë XVIII e XIX, me këtë emër u krijua një grup politik ortodoksësh në rajonin e quajtur më parë Servi, e të cilët ishin në shërbim të projekteve dhe politikës pansllaviste ruse. Nga këto burime kuptojmë se vetë emri “Servia”, tregon që nuk kemi të bëjmë me etni qytetare që veçohet me gjuhë dhe kulturë nga një etni tjetër, por është fjala për një territor, ku popullata duke e pranuar sundimin e huaj mbetet kategori e ulët shoqërore në shërbim të sunduesit.

Gjatë shekullit XV në trevat e Myzisë së sipërme u krijua një rajon i ngjashëm kur Gergj Branku i tradhtoi të gjithë prijësit e kryengritjes të krishterëve kundër Perandorisë Osmane, duke e tradhtuar edhe Huniadin, pranoi që vet të bëhet vasal i osmanëve dhe të jetoj në Smederevë. Dihet se derisa këto treva ranë nën pushtimin osman ishin nën sundimin e Perandorisë Bizantine, por në disa etapa kohore herë pas here zotëroheshin nga princër vendor. Në mesjetë gjatë shekulli XIII-XV, rajoni i Novi Pazarit, duke i përfshirë edhe disa nga territoret arbërore në rajonin e Kosovës së sotme është quajtur Rasi. Rajoni i populluar me popullatë arbërore në sanxhakun e Nishit nuk përfshiheshin brenda territorit të Rasisë. Prof Voisllav Nikqeviq në simpoziumin ndërkombëtar me temën “Boshnjakizmi dhe Sanxhaku”, mbajtur në Novi Pazar, në vitin 1995, duke folur për emrin serb, vuri në pah se si pas Profirogentit fjala serb në gjuhën romeje do të thotë robër, serb do me thënë njeri i varur, pra ky emër deri vonë ka pasur kuptim social e jo etnik. Në këtë simpozium mes tjerash Nikqeviq e shpjegon dhe etimologjinë e emrit Rasha-Rasa-Rashka, që sipas tij rrjedhë prej fjalës shqipe shkëmb – rrasë guri.10

Duke i analizuar të dhënat e cekura më lartë mendoj se përkatësinë etnike të Nemanjidve, duhet kërkuar te popujt tjerë autokton të Gadishullit dhe jo te sllavet për dy arsye: Në fillim të karrierës Nemanja nuk kishte qenë ortodoksë nën varësinë e kishës bizantine, por i besimit katolik dhe së dyti vetë emri Neman, Niman, Numan, Naman është emër i lashtë biblik që e gjejmë shpesh te popujt e lashtë mesdhetarë si te: arbërorët, hebrenjtë, grekët, boshnjakët, gjermanët, italianët etj. Në rastin konkret si ka kuptim logjikë të mendojmë se kemi të bëjmë me një shtet mesjetar, mbretëri mesjetare serbe, apo kishë ortodokse serbe kur sllavët nuk bartnin traditë të krishterimit, por ishin ta pa organizuar dhe pagan deri në këtë periudhë kohore.

Mbreti Constantine Porphyrogenitus në veprën e tij “De Administrando Imperio” rreth vitit 950, në lidhje me origjinën e emrit serv shkruan: “Servët është një fjalë në gjuhën bizantine që nënkupton skllevërit, dhe në gjuhën bizantine zakonisht me fjalën ”Serbula” nënkupton këpucë të skllevërve, dhe fjala “Serboulianous” nënkupton ata që veshin rroba të lira, fshatare.11 Në mënyrë të ngjashme i përshkruan edhe kryepeshkopi Giljeljmo Tirski (1139-1186), në dokumentin e tij të quajtur “Monumenta Montenegrina” shkruante: “të gjithë këta njerëz kanë origjinën nga një rajon, të dënuar për të prerë mermer dhe të gërmojnë xehe, dhe nga kjo vjen fjala skllavëri – “Servitutis”. Kuptohet pra se kemi të bëjmë me emër rajoni dhe jo etnie.12 Në shekullin XVII, Pjeter Bogdani në shkrimet e tij shpreh interesimin që ti arsimoj arbërorët dhe servet e varfër për të cilët thotë se në pjesën ma të madhe e flasin gjuhën shqipe.13

Për emrin Servi kanë shkruar edhe disa historian në kohën e formimit të kombeve në Evropë gjatë shekullit XIX. Historiani çek Josef Holecek (1853 – 1929) shkruan se: Emri serb s`ka lidhje me etninë serbe, që e formuan etninë e sotme serbe duke i bashkuar ortodoksët e Ballkanit. Pra, emri serb ishte emër i veçantë vetëm për ortodoksët e jo për përcaktim të një etnie. Holeček, një studiues i çështjes së sllavëve të jugut dhe veriut kur bënë fjalë për malazezet shkruan se këto janë disa nga mohimet e malazezëve të sotëm që janë serb dhe se “serb” ishte vetëm një term ortodoks.14 Diplomati rus Aleksandar Giljferding i cili qëndroi në Ballkan ka shkruar se: Deri në mesin e shekullit XIX të gjitha kombet që e kishin fenë ortodokse quheshin serbë.15 Lubomir Nenadoviç shkruan se: Vuk Karadžic në vitin 1834 e detyroi Njegoshin që të sajonte një etni serbe duke i përfshirë të gjithë ortodoksët që jetonin në Ballkanin qendror.

Nga kjo që shihet më lartë, Serbia si shtet dhe komb është projekt pansllavist që u realizua në vitin 1878, duke asimiluar ortodoksët e veriut dhe duke e përvetësuar traditën, artin dhe kulturën e krishtere mesjetare të këtij rajoni. Në territorin e Maqedonisë perëndimore në Greqinë e sotme një nga qytetet kryesore në njësinë rajonale të Kozanit quhet Servia. Në Greqi ekziston rajoni i quajtur ”Servia”, emri i të cilit rrjedh prej foljes latine servi, që do të thotë vend i varur (mbikëqyrur nga mbreti). Ky është një nga vendet më historike në atë rajon, me një kështjellë Bizantine të shekullit të VI e rindërtuar në kohën e Justinianit. Siç shihet edhe para ardhjes së sllavëve në Gadishullin Ilirik ekzistonte emri i rajonit të një kështjelle që quhej Servia.

Fig 2 dhe 3, Rajoni, Servia në Greqinë e sotme16

Fig 4 dhe 5: Kështjella Servia në Maqedoninë perëndimore të Greqisë së sotme16

Burimet e shumta të udhëpërshkruesve të huaj që i vizituan viset qendrore të Gadishullit Ilirik, ku gjenden harta mesjetare, Servia pas pushtimit nga Perandoria Osmane, dëshmuan se banorët shumicë që i populluan këto vise ishin arbërorët (arnautët) dhe vllahët, kjo dëshmohet në shumë publikime dhe harta të studiuesve nga disa shtete evropiane.

Fig. 6. Hartë e vitit 1885, e punuar sipas literaturës së bllokut lindor pansllavist në të cilën vërehet qartë emri Servi;
Fig. 7. Hartë e punuar në vitin 1861, e punuar sipas literaturës së bllokut perëndimor, në të cilën vërehet se këto treva nga studiuesit e asaj kohe njiheshin si treva shqiptare – Iliri.

Gadishulli Ilirik, zë pozitë të rëndësishme gjeografike dhe gjeostrategjike si zonë mesdhetare në mes të tri kontinenteve. Nëpër këto treva kanë kaluar shumë rrugë tokësore dhe detare që i lidhnin këto tri kontinente që nga periudhat e lashta historike. Duke qenë një rajon i rëndësisë së veçantë, në këto troje janë zhvilluar shumë luftëra ndërkontinentale dhe lokale për të ruajtur epërsinë ushtarake dhe politike të perandorive më të fuqishme botërore, andaj në këtë rajon historikisht janë gërshetuar interesa dhe kultura të ndryshme duke e mbajtur në vijimësi si zonë të kufijve ndërkulturorë dhe konflikteve gjeostrategjike. Shtrirja gjeografike mes katër deteve në periudhat më të rëndësishme historike ishte edhe ndarje etnokulturore e fetare ku janë konfrontuar civilizimet e shumta.

Burimet historike dëshmojnë se në anën perëndimore dhe qendrore të këtij gadishulli jetuan fiset ilire dhe pikërisht këto kultura të civilizimeve i krijuan kufijtë e interesave në trevat ilire, duke e detyruar popullatën autoktone ilire të përqafojnë kultura dhe besime të ndryshme. Kjo gjendje krijoi konflikte dhe luftëra të shumta për të krijuar kombe dhe shtete politike në dëm të gjuhës, kulturës dhe identitetit të popullatës autoktone ilire. Këto shtete politike të krijuara mbi kulturën dardano-ilire, gjatë tre shekujve të fundit që u mbështeten në projekte dhe platforma politike për ta asimiluar popullatën autoktone iliro-dardane duke ua ndërruar gjuhën amtare, religjionin, përmes krijimit të miteve, falsifikimit të historisë, përvetësimit të objekteve të kultit, torturave dhe vrasjeve masive, djegies dhe kolonizimit të vendbanimeve dhe shpërnguljes së kësaj popullate nëpër kontinente tjera.

Nga presionet e shumta trojet shqiptare u ndanë në disa shtete, populli shqiptar mbeti i ndarë në territore, në fe dhe në presione të vazhdueshme për tu asimiluar dhe shkrirë në kultura tjera. Në rrethana të tilla të zhvillimeve politike populli shqiptar padyshim se mbeti ndër popujt më të dëmtuar në kontinentin e Evropës. Gjatë shekullit XIX, sipas projekteve pansllaviste në pjesën qendrore të gadishullit me qendër në Smederevë, së pari u krijua një grup politik ortodoksësh që e quanin veten serb, dhe kishin përkrahje të fortë nga Rusia dhe Patrikana e Stambollit. Nga kjo platformë politike duke e asimiluar popullatën arbërore dhe vllahe të besimit ortodoks dhe në dëm të trojeve shqiptare u formua kombi dhe shteti politik serb.

Meqenëse bërthama e këtij shteti politik u themelua në rajonin e quajtur më parë Servi, rajon i cili e kishte pranuar vasalitetin dhe ishte në shërbim të sulltanit që nga shekulli XV, ky shtet i ri pa të drejtë u quajt Serbi. Në gjysmën e parë të shekullit XIX, në rajonin politik dhe autonom të quajtur Servi, nuk bënin pjesë trevat shqiptare në Kosovën e sotme, Novi Pazarit dhe Sanxhakun e Nishit. Përfshirja e pjesës më të madhe të sanxhakut të Nishit në shtetin e ri politik serb u realizua gjatë krizës lindore 1877/78, ndërsa Kosova e sotme pas Luftës së Parë Botërore. Këto treva, duke përfshirë qytetet më të njohura mesjetare si Artana, Nishi, Shkupi, Prizreni, Pazari i Ri deri në gjysmën e dytë të shekullit XIX, nga studiues perëndimor njiheshin si territore të Ilirisë, Dardanisë apo edhe Myzisë.

Fig. 8. Hartë e vitit 1830, Provinca romake e Dardanisë, pjesë e Myzisë dhe;
Fig. 9. Hartë e vitit 1865, Provinca romake e Dardanisë, pjesë e Myzisë.

Mendimi se Artana (Novobërda) ishte qendër kulturore serbe, vetëm për atë se shtrihet në territorin qendrorë të Gadishullit Ilirik është në kundërshtim me realitetin historik të kohës dhe vetë historikut të Novobërdës. Kjo bie në kundërshtim me logjiken e të kuptuarit të rrethanave historike për atë kohë sepse qyteti i Artanës ishte i formuar si qytet që kishte lulëzuar shumë kohë më herët se shekulli XIV-XV, pra ishte një qendër e rëndësishme ekonomike e nënshtruar në vijimësi që nga antikiteti i vonë ishte në shërbim të Kostandinopojës dhe pas pushtimit osman u vu në shërbim të kësaj perandorie. Siç dihet pas pushtimit osman të gjitha minierat e Artanës dhe minierat tjera të rajonit, së bashku me të gjitha pronat, dhe popullatën vendore ishin vënë në shërbim të Perandorisë Osmane. Në këtë periudhë të pa nënshtruara tërësisht, por me detyrime të pagesës së një takse të caktuar vjetore kishin mbetur vetëm disa fshatra të thella në malet e Shqipërisë së sotme, që i ndanin trevat shqiptare në mes. Kronisti osman Evlija Çelebiu gjatë udhëtimeve të tij nëpër trevat shqiptare në mesin e shekullit XVII, ka lënë disa të dhëna me interes për vendbanimet dhe popullatën shqiptare në Kosovë. Çlebiu kur e përshkruan rrjedhën e Lumit Gnalab (Lab) thotë se rridhte prej Albanie dhe përmes qytetit të Mitrovicës derdhej në Lumin Morava.18
Për Lumin Llap, Çelebiu shkruan se në dokumentet osmane në origjinal quhet Gnalab.19

Çlebiu, për strukturën e popullatës së qytetit të Vushtrrisë shkruan se nuk dinin të flasin gjuhët sllave, por ata flasin në gjuhen shqipe dhe turke.20

Për rrjedhën e lumit Lim, Evlija Çelebiu shkruan se rridhte prej Albanije,prej qytetit të Plavës, kalonte kasaban Rudo dhe bashkohej me Lumin Drin afër Vishegradit.21
Nga udhë përshkrimi i Evlija Çelebiut vërejmë se në rajonin e Lumit Llap, qytetit të Artanës, Vushtrrisë, Mitrovicës, Plavës edhe gjatë shekullit XVII jetonte popullata autoktone arbërore dhe këto vise njiheshin si treva shqiptare (Albani). Jefo Dedjer (1880-1918) në librin e tij “ Stara Serbija Geografska i Etnografska Slika”, mes tjerash shkruan se emri i “Serbisë së Vjetër” si emër gjeografik, ka filluar të përmendet në shekullin e XIX. Si emër i ri gjeografik që në shekullin e XIX, që fillon ta mbulojë një zonë të tillë, nuk ka Serbi të vjetër.22 Ka pasur një diskutim të gjatë rreth përcaktimit se deri ku shtrihej kufiri i Serbisë së Vjetër. Në fund mbizotëronte mendim, i mbështetur nga Cvijic, se Serbia e Vjetër duhet t’i quajë ato zona të vjetra në jug dhe jug-lindje të qytetit të Shkupit.23 Në këto treva popullata e shënuar në fund të shekullit XIX dhe gjatë shekullit XX, si popullatë sllave janë shqiptarët ortodoks dhe vllahët të cilët u asimiluan nga ndikimet e Kishës Ortodokse Serbe dhe programeve politike që u aplikuan sidomos pas dëbimit në vitin 1896 të klerikëve shqiptarë dhe vlleh nga kishat ortodokse në trevat shqiptare dhe bënë zëvendësimin e tyre me klerik serbë dhe rus.

Jagosh Gjillas shkruan se gjatë shekullit XIX Patriarkalja e Stambollit gëzonte privilegje të mëdha në Perandorinë Osmane. Në territoret shqiptare qendra e kësaj propagande ishte bërë Mitropoliae Prizrenit, andaj përmes murgjve dhe popullatës vllahe i mbanin në mbikëqyrje kishat në Prizren, Ferizaj, Lipjan dhe qytete tjera të trevave veriore shqiptare. Kishat ortodokse serbe në këto treva prej vitit 1830 e deri në vitin 1896 ishin në duar të grekëve dhe liturgjia në to mbahej në gjuhën greke.24 Siç shihet në këtë rast për trevat shqiptare të veriut kemi të bëjmë me keqkuptimin e emrit që haste në disa harta mesjetare Servia në Serbia, sepse të dhënat e kohës dëshmojnë se në këto rajone jetonte popullata shqiptare. Shumë nga këto harta me këtë emër u punuan në shekullin e XIX edhe gjatë ndikimit të projekteve pansllaviste dhe historiografisë sllave.

Nga këto të dhëna kuptojmë se serbët duhet kërkuar formimin etnik paralel me fillet e falsifikimit të historiografisë së Ballkanit nën ndikimin e pansllavizmit rus, dhe të letërsisë serbe që fillon me fjalorin e Vuk Karagjiqit në shekullin e XIX. Si përfundim mund të themi se historiografia botërore e në veçanti ajo shqiptare nuk duhet të mbështetë mendimin e formimit të Mbretërisë Serbe dhe të Kishës Ortodokse Serbe në shekujt XIII-XIV, kur dihet se shek XIX merret si shekull i formimit të kombeve në Evropë.

Fig. 10. Hartë e vitit 1844, për shtrirjen e shqiptarëve në anën veriore dhe perëndimore të gadishullit, ku vërehet se rajoni Serbi që e kishte fituar autonominë nga P. osmane, shtrihej në veri të Novi Pazarit dhe Krushevcit.


Arbërorët dhe udhëtimet e Gjergj KastriotitSkënderbeut nëpër vendbanimet e Artanës

Dr. Qazim Namani

Në trevat veriore të Dardanisë antike gjatë shekullit XV, nën udhëheqjen e despotit të Mysisë dhe princave tjerë të krishterë u organizuan një varg kryengritjesh kundër pushtimit osman. Për këto ngjarje Marin Barleti shkruan se në ato vite Gjergj Brankoviqi ishte princ i Mysisë.1 Sulltan Murati për ta përballuar këtë fushatë ishte mbështetur në ndihmën dhe këshillat e Skendërbeut, sepse ai i njihte ato vise pasi atje kishte bërë shumë lufta më parë.2 Në njërën nga betejat e ushtrisë hungareze dhe mysëve me ushtrinë osmane që u zhvillua në rrethinën e qytetit të Nishit, sulltan Murati e dërgoi Skënderbeun për shuarjen e kësaj kryengritje. Gjatë ekspeditave të tij Skënderbeu e priste rastin që ta braktisë luftën dhe të kthehet në atdhe. Skëndërbeu synonte që ta rikthej kështjellën e Krujës në të cilin vend sulltani e mbante një garnizon ushtarak. Në njërën nga betejat për zotërimin e territoreve në Myzi mori pjesë edhe vetë sulltani. Pas disfatës në këtë luftë Gjergj Branku u largua pa bërë ndonjë rezistencë dhe u strehua te hungarezët dhe polakët. Hungarezët organizuan sulme kundër ushtrisë osmane për ti liruar territoret e Mysisë.

Sulltani e organizoi një ushtri të fuqishme kundër hungarezëve për të ruajtur pushtimet e tij në Myzi. Në këtë betejë kundër hungarezëve mori pjesë Pasha i Rumelisë dhe Skënderbeu. Në ushtrinë hungareze merrte pjesë edhe Huniadi që ishte shquar në disa beteja për mbrojtjen e forcave të krishtera kundër pushtimeve osmane. Ushtria osmane ishte pozicionuat tej lumit te Moravës së sotme. Huniadi pasi mori informacione të mjaftueshme për pozicionin dhe ushtrinë osmane e kaloi lumin Morava dhe e sulmojë Pashën e Rumelisë. Ky ishte një rast i volitshëm që Skënderbeu të mendoi për realizimin e planeve të tij të më hershme për ta braktisur betejën. Skënderbeu shpesh bënte lëshime të pozicioneve duke i dhënë mundësinë Huniadit që të ketë suksese. Skënderbeu planet e tij për tu kthyer në atdhe ju kishte shpjeguar miqve dhe bashkëluftëtarëve të tij. Skënderbeu e përhapte frikën te ushtarët osman që sa më shumë ta braktisin luftën.

Ushtria osmane pësojë disfatë të thellë. Në këtë rrëmujë të krijuar Skënderbeu ju vu pas sekretarit që ishte edhe këshilltar i pashës. Pasi e zuri dhe e prangosi sekretarin kërkojë nga ai që të ja shkruaj një letër si urdhër prej sulltanit që ti lejohet Skënderbeut që ta qeverisë qytetin e Krujës. Pasi që sekretari e shkroi dhe e vulosi letrën ai u vra. Skënderbeu pasi e mori letrën me 300 ushtarët e tij epirot e fillojë rrugëtimin e tij në drejtim të Krujës. Pas shtatë ditë udhëtimi ata arritën në Dibër.3 Me qenë se libri i Marin Barletit për jetën e Skënderbeut është shkruar duke u bazuar në rrëfime dhe në shkrimet e Martin Segonit dhe Konstantin Mihajlit që njihen si shkrimet e para për heroin tonë kombëtar mund të themi se për këto të dhëna duhet të mbledhim çdo detaj nga shkrimet e autorëve të ndryshëm dhe kujtesën e popullatës së sotme në ato treva për të dhënë një parafytyrim për ngjarjet në atë kohë.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se pesë shekuj deri më sot çdo informatë duhet vënë në provë duke i dhënë një kuptim të mundshëm logjik. Historiografia sllave në mesjetën e vonë e sidomos që nga shekulli XIX e përvetësoi kulturën e humanistëve arbëror që vepruan në territorin e Dardanisë, duke i konsideruar me origjinë sllave. Studiues të shumtë ndërkombëtar gjatë shekujve XIX e XX, që kanë shkruar për territoret arbërore janë mbështetur në literaturën serbe, andaj për Martin Segonin dhe Konstantin Mihajlin shkruajnë se ishin serbë, grekë duke e mohuar origjinën arbërore të tyre. Disa autorë origjinën e Martin Segonit e përshkruajnë të dyshimtë, pra ka teza që atij i atribuojnë kombësi serbe, kroate apo edhe arbërore.

Është Dhimitër Shuteriqi ai që jep detaje mbi jetën e Segonit, duke treguar se ai ka shërbyer në kishën katolike të Novobërdës, krahinë arbërore, çka rrëzon tezën e prejardhjes serbe. Po ashtu për origjinën arbërore të Martin Segonit ka shkruar edhe Skënder Rizaj, Jahja Drançolli, Skënder Gashi dhe shumë studiues tjerë shqiptar nga Kosova. Sipas Dhimitër Shuteriqit, Segoni është ose dalmat, ose shqiptar, por jo serbë.4 M. Segani kishte qenë famullitar i kishës (katolike), në qytetin e tij të lindjes Artanë (Novoberdë). Në një dokumentar për Skënderbeun të realizuar nga RTSH, në Tiranë, thuhet se: për heroin tonë kombëtar shkrimet e para i kemi prej një prifti serbë Martin Segoni dhe një jeniçeri po ashtu serbë Konstantin Mihajloviq.

Kjo e dhënë nuk qëndron sepse asnjëri prej tyre nuk kishte origjinë serbe. Konstantin Mihajli i lindur në vitin 1435, rrjedh nga një familje e varfër arbërore që merrej me veprimtari xehetarie në rajonin e Medvegjës. Rajoni i Medvegjës shtrihej në pjesën veriore të Atranës, rajon ky i pasur me minerale dhe me disa miniera të njohura që nga antikiteti i hershëm. Në kuadër të këtij rajoni përfshiheshin minierat në fshatrat: Medecit, Tullarit, Petriles, Gërbacit, Braninës, Tupallës, Sfircës dhe fshatrave tjera ne anën jugore dhe veriore të Medvegjës së sotme. Dragolub Trajkovic në një përshkrim të tij për vendlindjen e Konstantin Mihajlit shkruan se: Vendlindja e tije duhet të jetë pranë qytetit të Artanës (Novobërdës).

Ai duke u bazuar në regjistrimet e shekullit XV, ndër to edhe të Mikel Llukarit dhe shkrimeve të autorëve tjerë, shkruan se vendlindja e Konstantin Mihajlit duhet të jetë fshati Hostryza në anën jugore të fshatit Tullarë, në Medecin e sotëm, që shtrihet në mes të Gubacit dhe Poroshticës (Prapashticës Q.N). Për fshatin Medoiec ai mendon se është fshati Medec i sotëm ngjitur me fshatin Prapashticë.5 Është me rëndësi të ceket se pranë Medecit, Tullarit dhe Prapashticës, në fshatin Brainë ruhen gërmadhat e një kështjelle që mendohet se është Bederiana vendlindja e perandorit Justinian. Trajkoviç bazohet shumë në të dhënat e historianit serbë M. J. Dnic, për ta gjetur vendlindjen e Konstantin Mihajlit.

Fig. 1. Shkrimi nga autori serbë M. J. Dnic, që dëshmon se vendlindja e Konstantin Mihajlit quhej Hostryza

Fig. 2. Dinic shkruan se Hostryza ishte Medeci, afër Gubacit dhe Prapashticës në anën jugore të Tullarit.

Ky autor në këtë shkrim edhe pse bënë përpjekje që fshatrave me etimologji në gjuhën shqipe të ju jep etimologji dhe kuptim në gjuhët sllave, ku fshatin Hostryza e quan Ostrovicë, Prapashticën e quan Poroshticë, harron se fshati Hostryza e kishte edhe germën Y që nuk haset në gjuhën serbe, pastaj Prapashtica në regjistrimet mesjetare të shekullit XV është regjistruar si: Prapatinza, Prapatinca, Paratincea, Grapashnica dhe Prapashtica. Për jetën dhe veprimtarinë e Konstantin Mihajlit kemi të dhëna nga kronistët osman të asaj kohe. Konstantini qysh në moshën e re i kishte mësuar teknikat e mihjeve për nxjerrjen e mineraleve në tokë, dhe duke e pasur këtë përvojë, ai kishte marrë pjesë në kuadër të ushtrisë osmane për pushtimin e Konstantinopojës në vitin 1453.

Gjatë rrethimit të Artanës në vitin 1455 nga ushtria osmane Konstantini së bashku me vëllezërit e tij ishin kapur si rob lufte dhe ishin dërguar thellë në Anadoll për tu trajnuar si jeniçerë. Si jeniçer ai mori pjesë në disa beteja të njohura në lindje dhe në trevat e Gadishullit Ilirik. Gjatë betejave të zhvilluara në territorin e Bosnjës në vitin 1463 ishte komandant i njësive osmane kishte kaluar në Hungari, pastaj në Çeki ka zhvilluar aktivitete diplomatike për të organizuar beteja nga të krishterët kundër ushtrisë osmane. Prej vitit 1468 e deri në vdekjen e tij vepron në Poloni duke zhvilluar aktivitete të ndryshme kundër pushtimeve osmane në Evropë.6 Sipas literaturës serbe kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Konstantin Mihajlit, thuhet se kishte origjinën nga një familje greke, ndoshta nga një familje e varfër serbe.

Fig. 3. Shkrimi që dëshmon se Konstantin Mihajli nuk ishte serb, por autorët serbë K, Jiriqek dhe J. Radonic konsiderojnë se ishte grekë (bizantin).

Disa nga autorët serbë që e kanë shkruar historinë e popullit serbë, e që njihen si pak më objektiv shkruajnë se: Me origjinë greke është edhe një shkrimtar i quajtur Konstandin, djali i Konstantin Mihailit. Emrat Konstandin dhe Mihail janë vënë rrallë te udhëheqësit dhe fshataret serb. Nga të dhënat e prof. Llosha, dhe nga ajo që shihet në tekst, është parë se ka shumë vende në tekst ku emrat në dorëshkrime janë shkruar me shkronja greke.7

Fig. 4. Shkrimi që dëshmon se Konstantin Mihajli dorëshkrimet e tij i ka lënë në gjuhën polake, ndërsa për herë të parë janë përkthyer në gjuhën çeke në vitin 1565.

Për Konstantin Mihajlin mendohet se kujtimet e tij i ka shkruar në gjuhën polake dhe ruhen si dorëshkrime deri në ditët e sotme. Dorëshkrimet e tij janë përkthyer në gjuhën çeke në shekullin XVI.8 Bazuar në burimet e shkruara që nga shek. XV, regjistrimet e popullatës, toponimet,mund të pohojmë se pjesa më e madhe e popullatës së këtij rajoni, duke e përfshirë edhe qytetin e Nishit ishte popullatë autoktone dardane-arbërore që me shekuj ruajti gjuhën, traditën, kulturën, dhe toponimet në gjuhën arbërore deri shekullin XIX. Këto treva që nga antikiteti i vonë e deri në kohën e pushtimit nga P. Osmane, po thuaj se gjatë gjithë shekujve ishin nën sundimin e Perandorisë Bizantine. Nga studiuesit serbë mësojmë se gjatë shekujve XIII e XIV, qyteti i Nishit nuk përfshihej në kontrollin e Rasisë, por në vitin 1336 ishte seli e mbretërisë bullgare.9

Fig. 5. Autorët serbë dëshmojnë se qyteti i Nishit kurrë nuk kishte qenë nën sundimin e mbretërisë serbe gjatë shekujve XIII e XIV, por në vitin 1336 ishte seli e mbretëreshës bullgare.

Nga kjo kuptojmë se popullata e Malësisë së Gallapit në përgjithësi ishte arbërore, ishte autoktone që nga kohërat e lashta dhe duke qenë trevë e pasur me miniera e qytete që nga mbretëria dardane, periudha romake, por edhe vendlindja e perandorëve Konstantinit të madh e Justinian në antikitetin e vonë, mundë të pohojmë se kjo trevë ishte bartëse e zhvillimit ekonomik, administrative dhe ushtarak në mbretërinë e Dardanisë. Një dokument (1430) me vlerë për kontabilitetin e një tregtari nga Raguza shkruan se në Artanë ekzistonte një rrjetë i gjerë tregtar dhe financiar që e lidhte atë më një varg qytetesh tjera të Dardanisë lindore. Në te thuhet se po ashtu shumica e popullatës në këto qytete kishin emra arbëror si Gjin, Gjon, Tanush, Progon, Lekë etj.10 Kronisti frëng Filip Mezieri pas betejës së Kosovës, i cili i vizitoi këto treva, tre muaj pas kësaj beteje, pra në tetor të vitit 1389, nga të dhënat e marruara boton kronikën e tij dhe shkruan se beteja ka ndodhur në Albani (Kosovë).11

Nga kjo kuptojmë se territori i Dardanisë në mesjetë ishte i banuar me shqiptar në vazhdimësi, që vërtetohet edhe nga të dhënat e popullatës shqiptare në Malësinë e Gallapit. Në disa familje të shqiptarëve të Anamoravës së poshtme që këto anë janë shpërngulur gjatë shekullit XIX e XX, nga rrethina e Nishit në trevën e Bujanocit dhe Kamenicës (Dardanës) flitet se Skënder Beu kishte qëndruar te popullata arbërore në fshatrat e tyre në rrethinën e Nishit.12 Një e dhenë e tillë është ruajtur dhe te popullata autoktone shqiptare në rrethinën e Artanës (Novobërdës), ku thuhet se Skënder Beu me ushtarët e tij për të arritur në Krujë ka kaluar nëpër fshatrat e Malësisë së Gallapit, përkatësisht nëpër fshatin Prapashticë.13

Te popullata shqiptare e fshatit Prapashticë dhe rrethinë edhe sot ruhet gojëdhëna ku emrin e fshatit Prapashticë e lidhin edhe me rrugëtimin e Gjergj Kastriotit në drejtim të Tetovës-Dibrës për në Krujë. Po thuaj se të gjitha rrugët e rëndësishme që vinin prej lindjes për në qytetin e Novobërdës kalonin nëpër fshatin Prapashticë. Nëpër këtë fshatë kalonte edhe rruga e antikitetit që e lidhte Justiniana Primën (Qytetin e Mbretit afër Medvegjës) me Justiniana Sekondën (Ulpianën afër Prishtinës) e cila kalonte nëpër Zllashë rreth 10 km në veri të Novobërdës.

Ngjitur me fshatin Prapashticë është fshati Medec për të cilin mendohet se është vendlindja e Konstantin Mihajlit. Po ashtu afër Medecit dhe Prapashticës është fshati Tullarë dhe Petrila e Arbneshit. Në jug të fshatit Prapashticë shtrihet fshati Marec dhe Kështjella e Novobërdës. Prej fshatit Prapashticë dy rrugë tjera të rëndësishme, njëra kah ana lindore dhe tjetra kah ana veriore me Novobërdën, kalojnë në drejtim të jugut dhe perëndimit, duke e shmangur për rreth 5 km Kështjellën e Novobërdës. Duke ditur se fshati Prapashticë ishte pike strategjike e lidhjes së kështjellës së Novobërdës me qytetet e lindjes në popull thuhet se është përdorur një taktikë që kalit të Gjergj Kastriotit dhe kalorësve të tij ju kanë mbathur patkonjtë nga ana e prapme për të humbur gjurmët e drejtimit të ecjes së tyre, dhe që nga ajo kohë fshati është quajtur Prapashticë.

Legjendat në raste të tilla zënë vend të rëndësishëm dhe ndihmojnë shumë për të ardhur në përfundim se popullata e një vendbanimi apo rajoni është autoktone. Pa dyshim se popullata e këtij fshati është dardane-arbërore që me shekuj e ruajti kulturën dhe identitetin dardan. Në fshatin Marec ekzistojnë gjurmët arkeologjike të një kishe e cila quhet Kisha e Martinit, pranë themeleve të kishës ekziston një shpellë që njihej me të njëjtin emër Shpella te kisha e Martinit.

Me qenë se kisha dhe shpella shtrihen në anën veri-lindore të Kështjellës së Artanës në një distancë prej rreth 2 km, në kodrinën e pjerrët, dhe shumë pranë galerive dhe hyrjes ne minierën e Artanës mendoj se kjo kishë mund të lidhet me vetë emrin dhe vendlindjen e humanistit arbëror Martin Segonit. Në regjistrimet e shekullit XV, Prapashtica si vendbanim është shkruar me emrin Prapatinza. Me këtë emër është i regjistruar në regjistrin e borxhlinjve të tregtarit Mikel Llukarit në gjysmën e parë të shekullit XV. Siç shihet etimologjia e fshatit është në gjuhën shqipe, që e ka kuptimin prapa dhe tinza (fshehtas) nga e folmja e popullatës shqiptare të këtij rajoni.

Nga kjo kuptojmë se ky fshat këtë emër e kishte edhe para udhëtimit të Skënder beut për në Krujë, por legjenda për mbathjen e patkonjve të kuajve nga ana e prapme, mund të ketë zanafillë të më hershme, që është ri përsëritë taktika e njëjtë në vitin 1443. Me këtë emër gjendet edhe në regjistrimet e mëvonshme. Në defterin kadastral të kazasë së Artanës të vitit 1498 është i regjistruar vendbanimi Prapatinca me 36 kryefamiljarë dhe bashtina. Më vonë shënohet me emrin Papratincë, në defterin kadastral të sanxhakut të Vushtrrisë, të vitit 1566-74 me 17 shtëpi dhe 5 beqarë. Me emrin Grapasnica është i regjistruar në një hartë austriake, hartuar në bazë të shënimeve të vitit 1689.14

Në defterin osman në fund të shek. XV, të zbuluar në arkivin e Kryeministrisë së Turqisë, në vitin 1986 në Prapashticë i gjejmë shumë kryefamiljarë që dëshmojnë përkatësinë etnike kombëtare shqiptare si: Niksa Rajini, Stepa Marko, Raja Lisiç (mendoj Lisi-Lisica e sotme), Leshjana e vejë, Bashtina Tusha në dorë të Papasit, bashtina vogla (bashtina e vogël).15 Në regjistrimin gjatë kohës së sulltan Selimit të II në shek. XVI në Prapashticë e gjejmë si kryefamiljarë Marko Matin, kurse edhe sot në lagjen e Balajve e gjejmë toponimin Bregu i Matës, pastaj Lugu i Pjetrit (Sot Lugu i Selimit) etj. Po në Prapashticë i hasim edhe këta kryefamiljarë tjerë si: Lleshko Dane, Lleshko Dimja, Lleshko Rajko, Gjuro Lleshko etj.

Me të cilët dëshmohet etnogjeneza shqiptare e këtyre kryefamiljarëve. Për rolin e humanistëve mesjetar me origjinë nga Artana është shkruar mjaftë shumë. Në shek. XV në Artanë është regjistruar komuniteti hebrenj, i cili kishte 6 shtëpi. Hebrenjtë i kishin shkollat dhe bibliotekat e veta. Nga këto shkolla dolën njerëz të arsimuar dhe kështu u formua një klasë e lartë hebrenjsh.16 Nga kjo e dhënë kuptojmë se në Nobvobërdë në ato vite dominonte një tolerancë dhe bashkëjetesë e të gjitha komuniteteve që jetonin në qytet. Nuk ka dyshim se kur kishte shkollë për 6 familje të hebrenjve, padyshim se ekzistonte shkolla edhe për popullatën arbërore në Novobërdë.

Nga burimet e kohës është e ditur se gjatë shekullit XV punonte si mësues i teologjisë, në Novobërdë Valerian (Valerius) Novobërdasi, andaj kjo lenë të besohet se Martin Segoni mësimet e para i kishte marrë në vendlindje për të studiuar dhe doktoruar më vonë në fushën e teologjisë dhe të drejtës kanonike në universitetin e Padovës. Me siguri kjo tregon se Martin Segoni para se të studionte në Padovë kishte marrë njohuritë bazë në vendlindje. Për rolin e humanistëve mesjetar nga Artana që gjatë mesjetës u shquan për teologji, filozofi art dhe diplomaci ka shkruar edhe Jahja Drançolli. Ai përmend Martin Segonin, Valerian Novoberdasin, Gjon Vajin, Gjon Injacin, Gjon Progonin, ku Injaci dhe Progoni lanë gjurmë në pikturë dhe arte të zbukuruara (argjendari).

Gjon Progoni pasi që erdhi në Raguzë pas rënies së Artanës u shqua me veprat e tija të vlefshme në arte të zbatuara (argjendari). Vepra më e njohur e tij që zë vend me rëndësi në artet e zbatuara të Raguzës, është Jesu Krishti në kryq. Se ishte artist shumë i kërkuar, provojnë shumë kontrata dhe dokumente të kancelarisë e të noterisë raguzane. Veprat e Progonit zbulojnë talentin e rrallë të autorit në stilin e gotikes së vonshme, dhe me ide të avancuara të Rilindjes.17

Ndër humanistët dhe diplomatët më të shquar të kohës së Gjergj Kastriotit pa dyshim se ishte Gjergj Pelini i lindur në Artanë. Viti i lindjes së Pelinit deri më tani nuk është i ditur, por ai deri sa ka vdekur në vitin 1463, për rreth dy dekada ishte në shërbim të Lidhjes së Lezhës dhe Gjergj Kastriotit. Pelini ishte prift katolik dhe diplomati shquar i kohës, ai ishte udhëheqës i abacisë së Shën Mërisë në Ratec (sot Sutomore në perëndim të Tivarit). Abacia e tij ishte nën juridiksionin e kishës katolike në Tivar. Gjergj Pelini dhe Gjon Gazuli në vitin 1441 përmenden si misionar diplomatik në Itali.

Po ashtu ai së bashku me peshkopin e Arbrit, Andrean gjatë viteve 1447-1448 morën pjesë në bisedimet që u zhvilluan në mes të Skënderbeut dhe Republikës së Venedikut. Nga burimet e kohës është bërë e ditur se Gjergj Pelini i qëndroi shume afër dhe besnik Gjergj Kastriotit deri kur vdiq në vitin 1463.18 Qyteti i Artanës deri sa u pushtua nga Perandoria Osmane kishte arsimuar një numër të konsiderueshëm të humanistëve me origjinë arbërore, të cilët me punën e tyre u shquan me pjesëmarrjen në aktivitete luftarake religjioze dhe diplomatike për mbrojtjen e trojeve arbërore nga pushtimi osman.

Duke pasur parasysh këto aktivitete nuk ka dyshim se heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti kishte vënë kontakte me arbërorët dardan të Artanës qysh para vendimit për ta braktisur ushtrinë osmane, andaj dhe publikimet e para për luftërat dhe trimërinë e heroit tonë u shkruan nga dy arbëror dardan nga Artana me rrethinë. S’ka dyshim se para pushtimit definitive të Artanës, në këtë qytet të pasur xehetar krahas xehetarisë ishte zhvilluar dhe arsimi i popullatës. Deri me tani kemi hulumtuar edhe për vendbanimet e humanistëve tjerë arbëror nga Artana.

Bazuar në regjistrimin e popullatës gjatë shekullit XV, familja Progoni jetonte në Arbanashka Petrilë, kjo na shtynë të mendojmë se Gjon Progoni ishte nga Arbanashka Petrila (Guri i Arberit), që është Petrila e sotme, pranë Medecit, vendlindjes së Konstantin Mihajlit dhe Medvegjës së sotme. Për Gjon Ivajin, Gjon Injazin dhe Valerian Novobërdasin nuk mund te themi se nga cili vend mund te jenë, por besohet se kanë lindur në Artanë (Novobërda). Dy shekuj më vonë, Pjeter Bogdani i cili veprojë në mesin e banorëve arbërorë në fshatrat e Galabit dhe vise tjera, në shkrimet e tij shpreh interesimin që ti arsimoj shqiptarët dhe serbet e varfër për të cilët thotë se në pjesën ma të madhe e flasin gjuhën shqipe.19

Johan Georg Von Hahn, shkruan se në shekullin XIX, Ami Boue e përcakton qarkun e krahinës shqiptare mbas këtyre qyteteve: Vranjë, Gjilan, Novobërdë, Prishtinë, Kratovë, Kushumli, Prokuplje dhe Medokë. Banorët e këtyre viseve i quajnë arnaut, toka në të cilën banojnë arnautët ka qenë një pjesë integrale e Dardanisë së vjetër dhe dardanët përndryshe kanë qenë ilir. Autori dëgjoi se këta shqiptar quhen edhe Lapë-Gulap dhe se janë më të egrit e të gjithë popullit. Në Shqipëri nuk i njihnin fort ata dhe autori nuk mundi me marrë vesh që ky emër përdoret për të gjithë banorët e atyre viseve apo vetëm për fisin kryesor të tyre Gulab. Ky emër në serbisht do me thënë pëllumb.

Ky emër na kujton edhe Galabrët një fis i dardanëve (Galabreja) në shpat i thonë lules së çelme.20 Për praninë e shqiptarëve në këto vise kanë shkruar edhe disa autor serbë. Mita Rakic, shkruan se në malet e Gallapit jetonte popullata e pastër shqiptare nëpër të cilën trevë nuk mundë të kalonin lirshëm të huajt e as turqit prej Leskoci. Hani gjatë vizitës së këtyre viseve udhëtoi deri në Medvegjë dhe nga frika e shqiptarëve u detyrua të kthehet.21 Po ashtu për praninë e shqiptarëve katolikë thellë në territoret e Serbisë së sotme ka shkruar edhe historian serbë Jovan Radonic i cili thotë se bërthamën e katolikëve në Serbi e përbënin shqiptarët, prandaj këtu feja katolike quhej “La fede Albaneze”.22

Nga burimet e kohës është e ditur se në këto territore duke e përfshirë edhe Novobërdën me rrethinë, nuk ka pasur as sot nuk ka serbë të besimit katolik. Sipas historianit serbë, Haxhi Vasileviqit, në kohën e luftërave serbe turke, 1876-1878, tokat dhe vendbanimet shqiptare që nga Vranja, Leskoci, Prokupla, Kushumlia, Nishi e që shtriheshin deri te Kopaoniku quheshin arnautlluk23. Për autoktoninë e shqiptarëve në fshatin Prapashticë dëshmon edhe një e dhënë e Johann Georg Von Hahn i cili në vitin 1858 bëri një udhëtim nga Beogradi në Selanik për të shqyrtuar mundësinë e ndërtimit të një linje hekurudhore nëpër këtë rajon. Gjatë kësaj ekspedite ai bëri disa vizita edhe nëpër qytetet dhe fshatrat shqiptare të Dardanisë lindore dhe la disa shënime me rëndësi për popullin tonë dhe organizimin e kuvendeve popullore që ai i quan kuvende dardane. Gjatë shkrimeve të tij Hahn ka shkruar edhe disa të dhëna për Malësinë e Gallapit ku e përmend dhe organizimin e popullatës shqiptare në Prapashticë dhe fshatra tjera.

Malësinë e Gallapit ai e ndanë në rajone duke pohuar se në Gallapin e Epërm shtrihen 19 fshatra që mbajnë kuvendet e tyre në Xhaminë e Prapashticës.24 Sipas Hahnit në Gallapin e Poshtëm mblidhen dhe bëjnë kuvendet e tyre 21 fshatrat në afërsi të Sfircës. Kuvendet popullore vazhdonin edhe nëpër fshatra tjera ku Hahni e përmend edhe kuvendin e 20 fshatrave që mbahej në fshatin Orllan. Nga ky shënim, mund të shihet se shqiptarët dardane mbajnë kuvendet popullore, ashtu siç bëjnë malësorët e atdheut, por, mjerisht, në Prishtinë nuk mbaheshin. Hahn shkruan se shqiptarët dardan, si shqiptarët në zonat malore të Mirditës e atdheut janë të ndarë në fise, por uniteti fisnor këtu është më i dobët. Krasniqët shtrihen kryesisht rreth Prishtinës dhe përbëjnë pothuajse të gjithë popullsinë myslimane të atij qyteti.25 Nga kjo kuptojmë se në këtë kohë kishte marrë fund myslimanizmi i fisit Krasniqe dhe fiseve tjera në Prishtinë dhe rrethinë. Kjo e dhënë e Hahnit ka rëndësi sepse kuvendet popullore në fshatrat e Gallapit i quan kuvende dardane më çka dëshmohet autoktonia dhe origjina e lashtë dardane e kësaj popullate.

Sa i përket kuvendit popullorë që Hahni e përmend në Xhaminë e Prapashticës unë mendojë se pikërisht kjo ishte koha kur banorët e Prapashticës përfundimisht e pranuan myslimanizmin dhe adaptuan hapësirën e kishës së vjetër si xhami. Historia serbe që nga shekulli XIX ishte në shërbim të projekteve pansllaviste dhe kjo ka ndikuar që gjatë përkthimit të dokumenteve origjinale nga gjuhët e huaja në gjuhën serbe u bënë mjaftë shumë ndryshime të emërtimeve. Në mungesë të dokumenteve origjinale dua të them se sa i rëndësishëm është hulumtimi i disa burimeve të përkthyera prej disa autorëve, përnjohja e terrenit dhe mbledhja e kujtesës në shtresat e gjëra popullore. Dhe nëse kam bërë një punë të vlefshme për këtë temë janë burimet nga këta tre faktorë të përmbledhura në një shkrim sado të vogël, por që japin porosi se para se të realizohen botime dhe dokumentarë të ndryshëm për historinë tonë kombëtare duhet të jemi të vëmendshëm që mos të ju shërbejmë pushtuesve tanë.


PROJEKTET PANSLLAVISTE GJATË VITEVE 1804 – 1878 DHE ROLI I SHQIPTARËVE NË ZBATIMIN E TYRE!

Shkruan: Dr. QAZIM NAMANI

Prishtinë, 17. 07. 2016. Në shekullin XVIII Rusia fuqizohet duke u bërë faktor i rëndësishëm në skenën politike dhe ushtarake të Evropës e sidomos në Gadishullin Ilirik. Në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX Qeveria ruse në Ballkan shpërndante para dhe kishte dërguar priftërinj rus për ta zhvilluar propagandën kundër Austrisë dhe Turqisë. Të inspiruar nga propaganda ruse në këtë kohë, Sava Tekelia dhe mitropoli i Karllovcit Stratimiroviqi kishin shprehur aspiratat e tyre për tu liruar nga Perandoria Osmane (P.O.) dhe për ta themeluar një perandori sllave në Ballkan. Në vitin 1804 shpërtheu kryengritja nën udhëheqjen e Karagjorgje Petroviqit.

Jovan Tomiq në librin e tij mbi shqiptarët shkruan se disa shqiptarë u bënë shumë të njohur në kryengritjen e vitit 1804. Madje shumë studiues pajtohen se udhëheqësi i kësaj kryengritje, i pari i dinastisë së Karagjorgjeviqëve, Karagjorgje Petroviq ishte me origjinë shqiptare. Në vitin 1806 filloi lufta turko-ruse që zgjati 6 vite. Kjo luftë përfundoi në vitin 1812, me marrëveshjen e arritur në traktatin e Bukureshtit. Sipas nenit 8 të këtij traktati serbëve ju njiheshin disa privilegje. Në vitin 1808 u propozua projekti për ndarjen e territoreve të Evropës jug-lindore ndërmjet Rusisë, Francës dhe Austrisë. Pas disfatës së Napoleon Bonapartës me 1814 dhe themelimit të Aleancës së Shenjtë në kongresin e Vjenës 1815, me inicimin e Rusisë ku qëllimi i saj ishte për ti shuar dhe kontrolluar lëvizjet e popujve për pavarësi që kishin filluar në Evropë. Turqisë ju krijuan kushte të volitshme që ti shuajë pashallëqet shqiptare. Në vitin 1815 doli ne skenë Millosh Obrenoviqi, i cili i nxitur nga Rusia e vazhdoi kryengritjen.

Kara Gjorgji duke e parë forcimin e kryengritjes dhe dobësimin e P.O. u kthye nga Austria me disa përkrahës të tij. Në afërsi të Beogradit Millosh Obrenoviqi së pari e bastisi Kara Gjorgjin së bashku me 16 përkrahësit e tij dhe pastaj i vrau, ua preu kokat të gjithëve dhe ia dërgoi valiut, i cili më pastaj ia dërgoi portës së lartë në Stamboll. Në vitin 1820 Millosh Obrenoviqit sulltani ia dha titullin knjaz, por Milloshi e refuzoi. Më vonë Milloshi u pendua që e kishte refuzuar titullin knjaz, andaj e dërgoi në Stamboll një delegacion për ta ripërtëritur besnikërinë e tij ndaj sulltanit. Sulltani ia lejoi që Milloshi të mbajë një delegat në Stamboll për ti përfaqësuar serbët. Pas deklarimit të kryetarit amerikan James Monroe, më 1823 para kongresit amerikan se duhet ndjekur principin Amerika Amerikanëve, tani më u kuptua se Rusia nuk rrezikohej nga perëndimi. Duke i parë rrethanat të volitshme Danillevski e krijoi idenë pansllaviste të quajtur “Lëvizja filosllave”.

Millosh Obrenoviqi luante një politikë dyfytyrëshe dhe qëllim kryesor e kishte shpërnguljen e shqiptarëve nga 6 nahijet të cilat në atë kohë ishin jashtë kufijve të Serbisë që e fitoi autonomin në vitin 1830. Në vitin 1824 Milloshi shpërnguli një numër të madh të shqiptarëve nga Aleksinci. Gjatë këtyre viteve shumë shqiptar ishin shpërngulur nga Beogradi, Kraleva, Uzhica, dhe qytete tjera të Serbisë së sotme. Në vitin 1826 me zhdukjen e sistemit ushtarak të jeniçerëve mbeti pa forca ushtarake te rregullta. Këto reforma në ushtri i kundërshtuan pashallarët konservativë shqiptarë dhe tjerë. Mustafa Pasha kërkonte ti forcojë lidhjet me feudalët e Bosnjës. Për qëndrimin e tij ai e fitoi mbështetjen nga Rusia. Mustafa Pasha kërkoi të forcojë lidhjet me Millosh Obrenoviqin në Serbi. Mustafa Pasha kërkonte përkrahjen e Rusisë përmes knjazit të Serbisë – Milloshit.

Mustafa Pasha kërkonte 500.000 grosh nga knjaz i Serbisë Milloshi, por ai me këshilla të rusëve ia ofroi gjysmën e groshëve të kërkuar duke i propozuar Mustafa Pashës se kur ta merr Sofjen ti lejohet Milloshit që ta merr qytetin e Nishit. Qyteti i parë që Serbia atë kohë e mori ishte Krusheci që në atë kohë ishte me një numër të madh të banorëve shqiptarë. Kur filloi lufta Ruso-Turke në vitin 1828 Rusia përmes knjaz Milloshit kërkoi që Mustafa Pasha të mos kyçet në këtë luftë me premtim se në rast fitoreje do ta bënte zotërues të gjitha trevave shqiptare. Mustafa Pasha duke mos dashur t’i ndërpresë raportet me Sulltan Mahmudin e II, trupat e tij i dërgoi me vonesë në frontin Ruso-turk duke u arsyetuar para Sulltanit se trupat e tij nuk kanë përgatitje të duhura të hyjnë në luftë gjatë stinës së dimrit dhe se do të kyçet në pranverë.

Kyçja e Mustafa Pashës me vonesë në luftë ia mundësoi ushtrisë ruse që të depërtoi në territorin e Bullgarisë së sotme. Kjo gjendje i detyroi Turqinë dhe Rusinë që të lidhin marrëveshje për paqe. Në konferencën e paqes rusët fare nuk e përmendin autonominë për shqiptarët. Mustafa Pasha i revoltuar me 20.000 ushtarë ju kundërvu ushtrisë ruse në rrethinën e Arnaut Kaleshit me 4 tetor 1829. Mustafa Pasha pësoi humbje dhe i ndërpreu raportet me Rusinë. Rusia duke e parë dobësimin e P. O. kërkoi që të rishqyrtohet traktati i Bukureshtit, me ç’rast ju dhanë disa privilegje shtesë vllahëve dhe serbëve. Serbisë ju njoh autonomia dhe ju mundësua zgjerimi i kufijve në dëm të trevave shqiptare.

Në vitin 1835 Milloshi vizitoi Stambollin, ndërsa u detyrua të jep dorëheqje (1839) duke ia lëshuar vendin te birit të tij Mihailit i cili po ashtu u soll në Stamboll u nderua jashtëzakonisht shumë dhe iu dha dekorata dhe diamante nga vetë sulltani. Serbët që në vitin 1836 kishin arritur pëlqimin nga Perandoria Osmane që të hapin dy shkolla fillore në Prizren. Në vitin 1848 serbët kishin hapur shkolla edhe ne Gjakovë, Pejë, Vushtrri dhe Graçanicë. Programi pansllavist i hartuar nga A. S. Homajkovi “Për të vjetrën dhe të renë” që u botua në vitin 1839, pastaj projekti për themelimin e një perandorie pansllaviste hartuar nga Nikollaj Danillevski i cili parashihte shpalljen e patrikut të Moskës person që përfaqëson zotin në tokë, synonin që të zgjerohen në dëm të tokave shqiptare. Këto projekte u inspiruan në idetë pansllaviste të Çartoriskit dhe Franjo Zahut për përqendrimin e sllavëve të Ballkanit në një perandori. Bazuar në këto projekte dhe ide u përpiluan në vitin 1844 “Nacertanja” e Ilia Garashaninit, “Megalo idea” greke e Jani Kolës dhe programi i “Otoçenstvos” bullgare.

Me projektin e Nacertanjes serbët bënin propagandë se nuk po bënin diçka të re, vetëm se po i përtërijnë tokat e gjyshërve të tyre dhe ky program nuk mbështetej në parim popullor apo kombëtar, por në të drejtën historike. Serbia i përfshiu trevat shqiptare veriore në planin e saj nacional dhe propagandistik pas aprovimit të projektit “Nacertanje” të Garashaninit të vitit 1844. Dokumentet arkivore të kësaj kohe tregojnë se Serbia pas projektit të Garashaninit filloi të ndihmoi përtëritjen e kishave, manastireve dhe shkollave në Shqipërinë veriore. Ilia Garashanini që në vitin 1844 e dërgoi Stefan Verkoviqin në trevat shqiptare për të mbledhë të dhëna dhe për të vu kontakte me personalitete shqiptare. Garashanini kishte vu kontakte dhe me njerëz me ndikim ne trevat tjera të Ballkanit dhe njëri ndër ta ishte Matija Bani nga Dubrovniku i cili së shpejti u bë njëri nga personat më të dalluar të propagandës politike të Serbisë pas Garashaninit.

Serbia vendosi lidhje edhe me disa persona të Shqipërisë veriore. Në vitin 1846 u vënë kontaktet me priftin shqiptar Gaspër Krasniqin, Bibë Dodën dhe Naum Sidon me origjinë nga rrethi i Dibrës i cili ishte vu në shërbim të propagandës ruse. Gaspër Krasniqi mbante korospodencë me Garashaninin në gjuhën latine. Në vitin 1848 në Beograd u themelua klubi demokratik pan sllavist, ndërsa në vitin 1849 u hartua kushtetuta e propagandës politike. Gjatë viteve 1852-53 u keqësuan marrëdhëniet serbo-malazeze, ndërsa në prag të luftës së Krimesë 1853-1856 u keqësuan edhe raportet serbo-ruse sepse Rusia ndërhynte me dhunë në punët e brendshme të Serbisë. Rusia e shkarkoi nga detyra Ilia Garashaninin dhe Serbia u detyrua të pranoi kërkesat e Rusisë. Pas luftës së Krimesë në vitin 1856 u lidhë traktati i Parisit. Rusia shfaqi synimet e saj për mbrojtjen e popullatës së krishterë në lindje. Në vitin 1868 u formua këshilli arsimor për ndihmë shkollave dhe mësuesve serb në trevat shqiptare që ishin në sundimin e Perandorisë Osmane. Shkollat laike serbe në atë kohë punonin sipas planit e programit të shkollave të Serbisë duke përdorur tekste të njëjta, organizim, metodat e mësimit dhe administrimit. Në trevat shqiptare u hapën shkolla të reja me mësuesit Nikolla Musolini, Millan Kovaqeviq dhe Millan Popoviq. Në këto shkolla nxënësit fitonin njohuri më të mëdha se në disa shkolla në Serbi. Rusia e kishte emëruar Ivan Stepanoviq Jastrebovin në detyra të rëndësishme diplomatike në Shkodër dhe Prizren.

Në Sarajevë si diplomat rusë ishte emëruar Hilferdingu i edukuar në frymën pan sllaviste ruse. Koordinimi i aktiviteteve politike dhe diplomatike mes Ignjatevit, Hilferdingut dhe diplomatit rus Jastrebovit i cili veproi në trevat shqiptare frymëzuan nacionalizmin serb në kohën e krizës lindore për pushtimin e territoreve që banoheshin me popullatë autoktone shqiptare Në vitin 1860/61 Qeveria greke ju drejtua Qeverisë serbe për lidhjen e aleancës së përbashkët për ndarjen e territoreve në Ballkan. Princi i Serbisë Mihajli deri sa u vra në qershor të vitit 1868 kishte vendosur lidhje me disa individ konservativ shqiptar si: Naum Sido, Xhelal pashë Zogu etj., të cilët ishin bërë vegla të tij. Serbia për të vepruar ndër shqiptarët e Shqipërisë Veriore, e kishte ngarkuar priftin katolik Franc Maurin me origjinë sllovene nga Gorica. Mauri e mësoi gjuhën shqipe kur shërbeu si ipeshkëv katolik në Shkodër. Ai interesohej që të përfitoi disa personalitete të dalluara shqiptare për të punuar në shërbim të propagandës politike të Serbisë.

Mauri ndër shqiptar pohonte se Serbia do ti ndihmonte shqiptarët për tu liruar nga P.O. Ai ia doli të bindë disa krerë shqiptar për të bashkëpunuar me Serbinë si: Mirash Hasin, kreu i Hotit, Prenk Staka, kreu i Kelmendit, si dhe krerët e kastratit, Triepshit, Traboinës e Grudës. Mauri pohonte para shqiptarëvë se Serbia nuk kishte qëllime të këqija ndaj shqiptarëve kështu që në vitin 1866 ai përfitoi edhe disa krerë tjerë. Pas misionit të tij Mauri u kthye në Beograd i cili e përshkroi një raport në gjuhën gjermane, në të cilin e nxjerr në pah esencën e politikës së Serbisë si dhe gjendjen ekzistuese ndër shqiptar. Në këtë kohë nëpër trevat shqiptare ishin dërguar shumë studiues sllav të cilët si detyrë e kishin të përshkruajnë gjurmët e lashtësisë së kulturës dhe civilizimit.

Ndër ta mund të përmendim M.S. Milojevic i cili me ndihmën dhe shoqërimin e plakut Zymer të cilin edhe e quante “Zymeri i jonë” i kishte shkruar tri fletore të cilat i botoi në Beograd në vitin 1871. Në muajin shkurt të vitit 1868 për të lidhë besën e bashkëpunimit me Serbinë te Mihajli në Beograd shkuan 5 shqiptar: Kurtaliu i Matit i cili vdes pas 2-3 dite që kthehet dhe varroset si “turk”, Ahmet Çetani nga fshati Bederianë, Zahir Isufi nga Macukuli, Mer Kalici nga Selita, Hasan Beu nga Dibra e epërme, dhe në fund të sundimit të Mihailit në Beograd shkoi Leka Plak, vëllai i tij dhe djali Prenku nga Podgorica. Këta shqiptar që shkuan në Beograd i dhanë besën Mihailit se nuk do të luftojnë kundër Malit të Zi, bullgarëve dhe grekëve dhe se do të bashkëpunojnë me serbët. Sipas burimeve arkivore serbe vërehet se Mihajli ju paska dhënë dhurata të ndryshme dhe nga 250 dukat.

Mark Milani për shqiptarët shkruan se nga praktika është vërtetuar se shqiptarin ma lehtë mund ta pushtosh me të mirë se sa me të keq. Mark Milani shkruan shqiptarit duhet ti kërkosh besë, fjalën e nderit ta përvetësosh me ndonjë dhuratë e pozitë të vogël, sidomos parinë e fisit dhe të fesë, pastaj ai do të shërbej sipas qejfit tënd, madje edhe kundër interesave të tij kombëtare, ai “do të futet në ujë dhe në zjarr për ty”. Në të vërtetë këta janë individ të tipit të Sokol Bacit, Ujkiqve, Iveziqve, Kukiqve dhe njerzëve të tjerë të ngjashëm, që për një grusht groshash dhe një uniformë të vjetruar me pulla vezulluese laramane të xhandarëve të “Knjazit”, e kanë hedhur qeleshen e bardhë dhe e kanë vënë mbi sy kapicën e zezë, për tu bërë kështu vegël qorre e politikës shoviniste të Kral Nikollës.

Këto lidhje me Beogradin u ripërtërinë edhe pas vdekjes së Mihajlit, kështu që në dhjetor të vitit 1868 në Beograd shkoi Xhelal pashë Zogu, i cili e vizitoi edhe Kragujevcin dhe ishte mysafir në shtëpinë e Milivoje Bllaznoviqit, ministër i njohur serb në atë kohë. Xhelal Pasha në këtë kohë zhvillonte bisedime për situatën në viset Shqiptare edhe me gjeneralin rus Ignijatevin.

Xhelal Pasha Zogu

Xhelal Pasha në vitin 1868 i kishte ndërpre raportet me Turqinë dhe tani plotësisht i shërbente Serbisë. Në mars të vitit 1868 Xhelal Pasha e kishte nënshkruar futjen në shërbim të propagandës serbe me kusht që të vendosej diku në shtetet Evropiane. Me 5 mars 1869 ai udhëtoi për Cyrih, pranoi të ndërroi emrin e mbiemrin dhe të quhet Stanko Ivanov, bashkëpunëtori i tij si duket shqiptar e mori emrin Avram. Qeveria serbe këtyre 2 shqiptarëve jua caktoi shoqëruesin tjetër i cili quhej Gjorgje Dimitrijeviq nga Sarajeva. Xhelali kishte për detyrë që nga Cyrihu të dërgoi letra në adresë të tregtarit Arsenije Llukiq në Beograd, kurse brenda letrës të shkruaj se ma në fund letra duhet ti dërgohet Milovan Vojinoviqit. Beogradi Xhelalin e paguante 120 dukat në muaj ndërsa Gjorgje Dimitrijeviqin 10 dukat.

Në vitin 1870 Austro-Hungaria i ofroi qeverisë serbe projekt propozimin për marrëveshje dhe aleancë kundër Perandorisë Osmane. Serbia edhe gjatë vitit 18711874 kërkoi të vazhdohen kontaktet me disa krerë fisesh e feudalësh të luhatshëm siç ishin: – Xhelal Pashë Zogu nga Mati, – Ali Agë Galiqi nga Rozhaja, – Ibrahim Zajmi nga Peja, – Hasan Koka i Matit, – Kapiten Marku i Mirditës, – Vëllai i Bib Dodës, – ndoshta edhe Leka i Podgoricës.

Me 8 korrik të vitit 1876 pikërisht 6 ditë pasi kishte filluar lufta Serbo-malazeze kundër Perandorisë Osmane u lidh marrëveshja e Rajhshtatit, e formatizuar me konventat e Budapestit me 15 janar të vitit 1877 që kishin si qëllim ndarjen e Ballkanit. Në këto rrethana Vilajeti i Kosovës u formua në vitin 1877 me qendër në Prizren. Në bazë të rrethanave politike dhe burimeve të shkruara në emërtimin e Vilajetit të Kosovës luajti rol ndikimi i Rusisë dhe politika pansllaviste që Rusia i zbatonte përmes ambasadorit të emëruar në vitin 1864 në Stamboll Nikola Pavlovic Ignatievit, i cili iu ofrua shumë sulltanit sa një ditë padishahu tha: Nuk paskam mik tjetër të vërtetë përveç ambasadorit rus. Igniatevi për një kohë të shkurtë shkëputi bullgarët dhe serbët nga vartësia fetare e patriarkales në Stamboll. Rusia e kishte fituar përkrahjen nga të krishterët që jetonin në Perandorinë Osmane, kurse në anën tjetër e kishte bërë për veti edhe opinionin politik të Evropës, kështu që me 12 prill të vitit 1877 i shpalli luftë P.O. Serbia e nxitur nga Rusia e filloi luftën me 2 dhjetor 1877.

Ushtria serbe e ndihmuar nga vullnetarët rusë arriti me shpejtësi të pushtojë trevat shqiptare të Sanxhakut të Nishit që nga Piroti, Nishi, Prokupla, Kushumlia, Leskoci, Vranja duke depërtuar në drejtim të Jabllanicës së epërme. Gjatë kësaj ekspedite ushtria serbe bëri shumë vrasje therje e djegie masive të popullatës së pambrojtur autoktone shqiptare. Përveç qyteteve gjatë kësaj lufte u shpërngulën rreth 700 fshatra shqiptare. Në janar të vitit 1878 Milan Obrenoviqi e kishte marrë në kontroll qytetin e Nishit. Sahit Pasha nga Llapashtica e Medvegjës duke e parë se çdo gjë kishte përfunduar me 22 janar të vitit 1878, e braktisi ushtrinë turke dhe kërkonte të hyjë në bisedime me oficerë serbë dhe me vet Milan Obrenoviqin. Sahit Pasha më datën 29 janar të vitit 1878 u takua në qytetin e Nishit me Milan Obrenoviqin. Gjatë takimit u arrit marrëveshja që Sahit Pasha të ftojë shqiptarët që ti ndërpresin të gjitha luftimet kundër forcave serbe. Forcat serbe arritën të depërtojnë në shumë fshatra tjera shqiptare.

Sahit Pasha u kthye ne fshatin Llapashticë të Medvegjës dhe i ftoi që të mos shpërngulen shqiptarët e fshatrave Llapashticë, Kapit, Tupallë, Dediq, Gjylekreshtë, Siarinë, Sfircë, dhe Gërbac. Në këtë luftë ushtria ruse e mundi ushtrinë turke dhe arriti në Shën Stefan, 9 km në perëndim të Stambollit. Duke e parë rrezikun e Rusisë më 31 janar të vitit 1878, flota angleze erdhi në Marmara. Qeveria turke u detyrua të nënshkruaj traktatin me Rusinë, ku Turqia duhej të hiqte dorë nga Rumelia. Traktatin më 3 mars 1878 e firmosën delegatët nga pala turke Safet Pasha dhe Abdullah Beu ambasador në Berlin, ndërsa nga ana ruse ambasadori i Rusisë në Stamboll Igniatevi dhe Nelidovi. Kjo ishte një fitore e madhe për pansllavistët, sepse Rusia tani e mori në kontroll një pjesë të detit Mesdhe. Traktatin e Shën Stefanit e kundërshtoi Anglia, Gjermania dhe Austria duke kërkuar që të organizohet një konferencë e re. Më 13 qershor 1878 u mbajt Kongresi i Berlinit.

Ndër pikat kryesore të këtij traktati ishin: 1. Pavarësia e Rumanisë, Serbisë dhe Malit të Zi, këtyre të dyjave duke iu mundësuar zgjerimin e kufijve në dëm të trojeve shqiptare. 2. Okupimi i përkohshëm i Bosnjës dhe Hercegovinës nga Austro-Hungaria. 3. Formimi i Bullgarisë si principatë autonome. Duke e parë rrezikun më 10 qershor 1878 delegatët e të gjitha trevave shqiptare e formuan Lidhjen Shqiptare të Prizren. Sahit Pasha nga Llapashtica e Medvegjës pasi arriti që ta mbrojë një bërthamë të vogël të shqiptarëve në këto fshatra, ai u inkuadrua në jetën politike të Serbisë. Me formimin e komunave të reja u emërua kryetar komune në Bucë-Ramabajë, dhe pas suprimimit të saj u zgjodh kryetar i komunës së Medvegjës. Pas mbetjes nën Serbi, Halil Islami nga Sfirca ishte zgjedhur deputet në Parlamentin e Serbisë në kohën e princit Milan Obrenoviqit.

*** Nga kjo që u përmend më lartë mundë të pohohet se shqiptarët gjatë kësaj periudhe nuk ishin koordinuar sa duhet mes veti, por as të pozicionuar si duhej në skenën e politikës ndërkombëtare. Përçarja e shqiptarëve u shfrytëzua shumë mirë nga fqinjët e tyre, por edhe nga Rusia dhe Perandoria Osmane Kështu Kongresi i Berlinit i gjeti shqiptarët të përçarë dhe pa platformë unike kombëtare, kjo bëri që Kongresi i Berlinit ti injoroi ata, duke deklaruar se Shqipëria është vetëm një nocion gjeografik dhe asgjë më tepër!


Politika Serbe dhe përvetësimi i Historisë përmes objekteve të kultit në Kosovë (Dokumente)

Dr. Qazim NAMANI

Pas Luftës së Dytë Botërore, në Kosovë u aplikuan kriteret e njëanshme për shpalljen e monumenteve në mbrojtje shtetërore duke përdorur politika dhe metodologji jo shkencore. Në këtë kohë u rrënuan komplekse të vjetra qytetare në të gjitha qytetet urbane të Kosovës, u përvetësuan kishat dhe prona të shqiptarëve për rreth kishave, dhe u ndërtuan kisha të reja në themelet e kishave të vjetra mesjetare. Objektet e banimit të shqiptarëve me ndikim në jetën politike dhe shoqërore gjatë Luftës së Dytë Botërore u konfiskuan, disa prej tyre u shfrytëzuan si objekte publike, kurse në objektet tjera u vendosën familje të luftërave dhe të partisë komuniste të Serbisë. Gjatë kësaj periudhe nuk u kursyen edhe komplekset me varreza të vjetra të popullatës shqiptare. Mbi varreza u ndërtuan rrugë, objekte të ndryshme, fabrika dhe parqe të qyteteve.

Nga këto parime, prej vitit 1947-1999 prioritet kishin objektet e kultit ortodoks dhe shtëpitë e banimit të personaliteteve sllave të luftës. Kjo dëshmohet nga një letër, të cilën Milutin Foliqi ia dërgon një gjenerali ushtarak menjëherë pas suprimimit të autonomisë së Kosovës, më 28 mars 1989. Letra të cilën Milutin Foliqi ia dërgon gjeneralit ushtarak të APJ-së (Armatës Popullore të Jugosllavisë). Në letër shkruan: “Shoku Gjeneral, me një vonesë të madhe po ua dërgoj tekstin për historinë e Kosovës dhe Metohisë, që moti ju kam premtuar. Për këtë dhe fatin e tij në Mitrovicën e Titos nuk kam zbuluar diçka të re, por kjo nuk e përjashton mundësinë për hulumtime të mëtejme. Kaq për tash, shpresoj se do të takohemi në Sutomore nëse lirohem nga obligimet që kam këtë vit. Përshëndetma shumë të dashurin tim, Kirka Novoviqin, dhe të gjithë tuajt”. IV. ’89, Milutini, Prishtinë.

Kësaj letre i bashkëngjitet një dokument, ku në pjesën e parë prej tetë faqesh përshkruhen monumentet historike dhe kulturore përgjatë historisë së Kosovës, kurse në tri faqet e fundit përshkruhen monumentet e Partisë komuniste të Serbisë të ngritura në Kosovë gjatë shekullit XX, dhe historia e Kosovës e shkruar në tekst dymbëdhjetë faqe nga Milutin Foliqi. Në këtë dokument vërehet qartë se trashëgimia kulturore dhe historike e shqiptarëve në Kosovë është përvetësuar si trashëgimi serbe, përderisa trashëgimia pesë shekullore nën pushtimin e Perandorisë Osmane, është cilësuar si trashëgimi turke dhe me stil të ndërtimit oriental.

Këtu përmenden vetëm me një fjali kullat e rrafshit të Dukagjinit, pa i cilësuar si trashëgimi të popullatës shqiptare. Në vitin 1992, gjatë masave të dhunshme, u botuan edhe dy letra të panjohura, të cilat Todor Stankoviqi ia dërgon Stojan Novakoviqit. Këto dy letra u botuan për herë të parë në revistën “Glasnik Bastina” në vitin 1992, në Prishtinë. Në vijim po japim disa fragmente të botuara: Në pronë të Stojan Novaković-it ruhen dy letra me të dhëna interesante nga viti 1891, të shkruara nga Todor Stanković, atëherë konsull serb në Prishtinë. Letra 1. Regjistrimi i fshatrave në mes Novobërdës, Gjilanit e deri te kufiri me Serbinë nëpër Krivarekë. Letra 2. Vendbanimet ndërmjet hekurudhës Prishtinë-Gjilan në disa fshatra edhe tej vijës së hekurudhës.

Në bazë të këtyre letrave, Novaković ka kërkuar nga Todor Stanković të dhëna për fshatrat ndërmjet Prishtinës dhe kufirit të atëhershëm të Serbisë, duke konsideruar se ky është një rast i mirë për të siguruar informata lidhur me popullatën, kulturën, gjurmët e lashtësisë dhe pozitën gjeografike, duke i shënuar kishat dhe manastiret me vëmendje të veçantë, me qëllim të përvetësimit të historisë së mesjetës. Me anë të këtyre letrave, Todor Stankoviqi i ka mbledhur shënimet dhe ka i dërguar të dhënat lidhur me strukturën e popullatës, duke iu kushtuar rëndësi të veçantë kishave dhe manastireve.

Stankoviqi, i lindur me 13 shkurt të vitit 1852 dhe i shkolluar në qytetin e Nishit, në vitin 1871, punoi në shtypshkronjën e Vilajetit të Kosovës në Prizren si redaktor i revistës “Prizreni”, e cila u shtyp në gjuhën serbe dhe turke deri në vitin 1875. Me largimin e qendrës së Vilajetit nga Prizreni, u ndërpre edhe shtypja e revistës dhe puna e shtypshkronjës u bart në qytetin e Manastirit dhe në fund të vitit 1875, me propozim të Milosh Milojeviqit, Stankoviqi shkoi në Carigrad me qëllim që të hapë shtypshkronjën serbe. Gjatë luftës së viteve 18761878 ishte shumë aktiv si kryetar i rrethit të qyteteve të banuara me popullatë shqiptare në Sanxhakun e Nishit.

Rastin e shpërnguljes së popullatës shqiptare nga Toplica, Nishi, Leskoci dhe rajoneve tjera i përmend edhe Milutin Foliqi në përshkrimin e historisë së Kosovë që në vitin 1989 ia dërgon gjeneralit të ushtrisë. Në vitin 1890 në Prishtinë u vra konsulli serb, Lluka Marinković, në vend të tij u emërua Todor Stankoviq. Ai qëndroi në këtë pozitë nga qershori 1890 deri në vitin 1892, kur u emërua konsull në Shkup. Në vitin 1897/98 rikthehet konsull në Prishtinë, ku mbajti edhe një ditar me të dhëna nga etnologjia dhe historia. Shënimet e tij lidhur me Manastirin e Banjskës do t’i përdor dhe do t’i botojë më vonë Stojan Novakoviq. Gjatë luftërave ballkanike Stanković duke e njohur mirë terrenin në Malësinë e Galabit dhe Llapit, i priu ushtrisë serbe për të pushtuar Prishtinën. Sipas burimeve të kohës kjo ushtri prej kufirit e deri në Prishtinë kishte vrarë dhe masakruar 5000 shqiptar të pambrojtur.

Siç duket, Stanković i shtyrë nga politika pansllaviste dhe udhëzuesi e mësuesi i tij Milosh S. Millojeviqi, në të dy letrat e tij jep të dhëna për strukturën e popullatës për rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, ku popullatën e krishterë shqiptare e regjistron si popullatë serbe. Rrugën e Stankoviqit gjatë periudhës midis dy luftërave botërore e ndjek edhe Anastasije Uroshević, i cili në librin e tij “Novobrdska Krivareka”, në mënyrë të njëanshme e përshkruan strukturën e popullatës së krishterë në atë anë duke e quajtur si popullatë serbe. Një misionar serb, Mita Rakić, i cili po ashtu i vizitoi këto treva pas luftës së viteve 1877/1878, në librin e tij “Iz Nove Serbije”, shkruan se Kushumlia ishte fole e shqiptarëve, se në Kushumli jeton dhe sundon popullata etnikisht e pastër shqiptare.

Po ashtu ai pohon se në anën e djathtë të Toplicës e deri në “Petrovo Gorë” dhe në Llap jetonin vetëm shqiptarë etnikisht të pastër. Për shtrirjen e shqiptarëve edhe në pjesën qendrore të Serbisë gjejmë burime të shkruara për Kralevën edhe te libri i Tatomir Vukanović “Naselja u Serbiji”, i cili shkruan se Kraleva në vitin 1784, i kishte 11 shtëpi serbe dhe 89 shtëpi turke e shqiptare. Në këtë kohë numri i banorëve në Kralevë ishte 664, prej tyre 592 ishin turq dhe shqiptarë, ndërsa serb rreth 72 banorë. Duke ditur se në këtë periudhë nuk kishte popullatë turke që jetonin nëpër qytetet e Ballkanit, mund të pohojmë se pjesa dërrmuese e banorëve të Kralevës ishte shqiptare. Nga të dhënat e terrenit edhe në territorin e sotëm të Kosovës vërehet qartë se popullata e sotme serbe që kishte jetuar në këto anë gjatë shekujve XIX, ishte popullatë e krishterë shqiptare, e cila u asimilua në fund të këtij shekulli dhe në dekadat e para të shekullit XX.


Regjistrimi i popullatës në Serbi gjatë shekullit XIX

Shkruar nga Qazim Namani

Nga viti 1804 numri i banorëve mysliman në varosh të Beogradit vinte duke rënë, ndoëse numri i shtëpive mbeti i pa ndryshuar. Në vitin 1833 nga gjithësejt 3000 shtëpi myslimane që kishin qenë më parë, në 1000 prej tyre filluan të banojnë të krishterët. Pas vitit 1815 e deri në vitin 1820 në Beograd ishin gjithsejtë 120 shtëpi të ndërtuara nga të krishterët, ndërsa pas vitit 1820 numri i shtëpive të krishtera arriti në 500 sosh. Sipas përkatësisë fetare popullata e Beogradit ndahej në mysliman, të krishterë dhe hebrenj. Popullatën myslimane sipas origjinës e përbënin boshnjakët, shqiptarët dhe një numër fare i vogël turq të vërtetë. Në vitin 1830 në Beograd jetonin rreth 2000 hebrenjë disa prej të cilve më vonë u shpërngulën në Smederevë.

Në vitin 1833 në Beograd jetonin 1530 hebrenj në 210 shtëpi. Pas fitimit të autonomisë së Serbisë princi Millosh Obrenoviqi kërkoi në vitin 1833 që të bëhet regjistrimi i popullsisë. Sipas regjistrimit në kohën e kryengritjes së dytë më 1815 në territorin e Serbisë që e fitoi autonomin më 1830 ishin 473.000 banorë. Në vitin 1834 u bë regjistrimi i popullatës dhe në këtë kohë Serbia numëronte 678.192 banorë. Në vitin 1834 është bërë regjistrimi i parë i popullsisë edhe në rajonin e Beogradit. Është interesant të vemi në dukje disa të dhënat të regjistrimeve të më hershme të popullsisë sipas së cilave në Beograd nga viti 1804 e deri në vitin 1830 numri i banorëve sillej përafërsisht si vijon: Në vitin 1804 kishte 25.000 banorë, në vitin 1808 rreth 30.000 banorë, në vitin 1816 rreth 30.000 banorë, në vitin 1827 rreth 30.000 banorë, dhe në vitin 1833 rreth 18.000 banorë.

Siç shihet pas kryengritjes së parë e deri me fitimin e autonomisë së Serbisë, numri i banorëve në Beograd sillej prej 25.000 deri në 30.000 banorë. Po ashtu edhe numri i shtëpive ishte i njëjtë. Gati të gjitha shtëpitë në varoshin e Beogradit në ato vite ishin të regjistruara si turke ose myslimane, përderisa numri i shtëpive të tregtarëve të krishterë ishte fare i vogël. Në regjistrimin e vitit 1834 sipas konfesionit 40% të popullatës e përbënin të krishterët dhe hebrenjtë. Në këtë kohë popullata myslimane ishte akoma shumicë në numër. Në regjistrimin e vitit 1846 popullata e Beogradit që përbëhej nga të regjistruarit si serb, hebrenjë, romë dhe të huajë të cilët paraqiteshin si një grup kompakt dhe rival i popullatës myslimane. Shtëpi myslimane në këtë kohë kishte rreth 35% nga numri i përgjithshëm. Sipas këtij regjistrimi u pa se kishte pasur ndryshime të mëdha krahasuar me regjistrimin e vitit 1834 kur shtëpi serbe dhe të hebrenjve së bashku në Beograd ishin 769 ose 25% e numrit të përgjithshëm të shtëpive. Në regjistrimin e vitit 1846 numri i shtëpive serbe dhe të hebrenjve ishte shtuar në 1720 ose 45%.

Shtëpi të hebrenjve në vitin 1846 ishin 4% , në vitin 1856 numri i tyre u rritë në 6%, ndërsa romët përbënin 1% nga numri i përgjithshëm i popullatës së qytetit. Të regjistruar si shtetas të huaj në Beograd gjatë regjistrimit të vitit 1846 ishin rreth 7%. Sipas regjistrimit të vitit 1856 popullata myslimane përbënte 31%, kurse serb dhe vlleh së bashku përbënin 61% të popullsisë. Popullata e Beogradit në këtë kohë ishte ndarë sipas përkatësisë fetare. Numri i objekteve të kultit në këtë kohë ishte si vijon: 11 xhami, 4 teqe, 2 kisha provasllave për serb dhe vlleh dhe 1 sinagogë. Në këtë periudhë ndarja ishte bërë edhe nëpër shkolla si vijon: 10 shkolla fillore për popullatë myslimane, 1 hebreje, 1 greke, 3 shkolla fillore serbe, gjimnazi, shkolla e tregtisë, liceu dhe bogosllavija në gjuhën serbe.

Në vitin 1854 u tentua që të bëhet diferencimi i popullatës në aspektin antropologjik në disa grupe (lloje), tipi Kaukaz si e quanin në atë kohë me origjine indoevropiane dhe të cilit i përkisnin të krishterët, serbët, vllahët, katolikët dhe protesanët. Hebrenjtë dhe romët u ndanë në tipe tjera të ndryshme. Tipi Kaukaz përbënte 92,4%. Popullata e Beogradit gjithnjë vinte duke u diferencuar në aspektin fetar, etnik dhe social. Në vitin 1867 myslimanët u detyruan ta braktisin qytetin, shtëpitë dhe pasuria e tyre ju nda qytetarëve serb. Para vitit 1867 të krishterët vllahë nga Maqedonia dhe shqiptarët ortodoks nga viset jugore e përbënin grupin ma të madh të popullatës dhe njiheshin si toskë, të cilët u bënë faktori kryesor në formimin e profilit etnik të popullatës së Beogradit.

Myslimanët që konsideroheshin si turq të cilët u shpërngulën nga Beogradi ishin boshnjakët, shqiptarët, myslimanët e Nishit dhe shumë pak osmanlijë. Në vitin 1862 nga Beogradi u shpërngulën 8000 mysliman, në vitin 1867 edhe 15.000 të tjerë, kështu që pas kësaj shpërngulje në qytet mbetën vetëm 600 mysliman. Numri i hebrejve në vitin 1862 kishte arritur në 10.4% në numrin e përgjithshëm të popullsisë. Në këtë kohë popullatën e Beogradit e përbënin grupe të reja që vinin në qytet me strukturë heterogjene etnike dhe fetare. Pas shpërnguljes së myslimanëve në vitin 1862 në qytet erdhën popullatë e re nga viset qendrore. Beogradi në këtë kohë udhëhiqej nga popujë të ndryshëm dhe nuk kishte kurrfarë modeli të udhëheqjes, prandaj edhe thuhej se sa ka shtëpi aq ka edhe tradita (adete) dhe popullata me vështirësi e flisnin gjuhën serbe. Kështu, pas vitit 1862 serbet filluan ngadalë të marrin nën kontroll tregtinë, zanatet dhe kulturën.

Në dokumentet që ruhen në arkivin historik të qytetit të Beogradit, në literature dhe në kujtimet e regjistruara të qytetarëve të vjetër kishte mjaftë shumë emra të qytetarëve që tregonin përkatësinë e tyre të më hershme jo sllave. Njëri ndër ta ishte Arnautoviq Ilija oficer me gradën oficer, i cili e mbante këtë mbiemër sepse në Beograd kishte ardhur nga jugu, përkatësisht nga trevat shqiptare. Në këtë kohë vërehen edhe shumë emra dhe mbiemra tjerë që tregojnë se në Beograd kishin shkuar nga viset jugore edhe qytetar tjerë si: Demir Kumanova, Nikoll Kosova e tjerë që ishin shumë aktiv në luftën kundër Turqisë më përkatësisht në shpërnguljen e shqiptarëve etnik nga Sanxhaku i Nishit. Nga Maqedonia në Beograd kishin shkuar edhe vëllezërit zografi, pastaj shqiptar tjerë nga Kërçova Dibra, Ohri, Manastiri, Shkupi dhe qytete tjera që kishin profesione dhe zanate të ndryshme.

Në vitin 1878 Serbia në jug u zgjerua edhe në katër rrethe (Nishin, Pirotin, Vranjen, dhe Toplicen). Pas zgjerimit regjistrimi i popullatës u bë në vitin 1884 dhe Serbia tani numëronte 1.901.736 banorë. Migrimi drejtë Beogradit i popullatës autoktone me origjinë shqiptare dhe vllahe nga jugu, si dhe ardhja e emigrantëve tjerë nga diaspora ndikuan që Beogradi të zhvillohet në hap me qytetet tjera evropiane. Procesi i asimilimit të popullatës së Beogradit u zhvillua me një dinamikë të shpejtë sa që sipas regjistrimit të vitit 1889 në Beograd u regjistruan vetëm 69 qytetar si shqiptar. Sipas këtij regjistrimi Beogradi në atë kohë numëronte gjithsejtë 55.868 banorë, prej tyre 44.855 ishin regjistruar serb ndërsa jo serb ishin regjistruar 11.013 banorë.

Në dhjetor të vitit 1900 në Beograd, filloi të botohet gazeta dyjavore “Bratimstvo” (Vëllazërimi) emërtimi i së cilës ishte i shkruar edhe në gjuhën shqipe me shkronja cirilike. Pronar i kësaj gazete ishte Aleksa Bogosavleviq-Berisha me origjinë shqiptare. Të dhënat e dokumentuara më lartë tregojnë dukshëm nevojën për hulumtime dhe studime në këtë fushë në të ardhmen, të cilat mendojmë se do të jenë tema befasuese për historiografinë e Ballkanit nëse studiohet dhe përshkruhet në mënyrë objektive numri i shqiptarëve dhe vllahëve të serbizuar gjatë shekujve XVIII, XIX dhe XX. Në regjistrimin e vitit 1921 Serbia i kishte 4.819.430 banorë. Prej tyre në Kosovë jetonin 439.010 banorë ndërsa në Vojvodinë jetonin 1.536.994 banorë.


FAKTE HISTORIKE MBI SERBIZIMIN E POPULLATËS SHQIPTARE NË KOSOVË

DR. QAZIM NAMANI

Prishtinë, 23. 01. 2017: (Odiseja e Familjes Korça në Kosovë) – Në shekullin XVIII, disa familje korçare u vendosen në trevat shqiptare të veriut. Njëra ndër këto familje me trung familjar të përbashkët janë sot familjet shqiptare Korça nga fshati Gmicë në komunën e Dardanës që jetojnë sot në disa qytete të Kosovës, familjet serbe Korçiç nga fshati Zebincë komuna e Artanës, që sot jetojnë në Zebincë dhe shumë qytete në Serbi, si dhe familja Llapashtica që sot jetojnë në fshatin Marec, Hajvali dhe qytete të Kosovës. Lagjja Korça në fshatin Gmicë të Dardanës sot ka mbi njëzetë shtëpi myslimane shqiptare që e dëshmojnë prejardhjen e përbashkët të krishterë me familjet sot serbe në fshatin Zebincë. Fshati Zebincë në mesjetë është quajtur Arbanashi i Artanës. Këto familje janë trashëgimtarë të dy vëllezërve Ilit dhe Simonit. Duke e parë origjinën e përbashkët të këtyre familjeve akademiku serb i shtyrë nga politika pansllaviste pa të drejtë shkruan se korçajt e Gmicës janë serb që së pari u myslimanizuan dhe kinse më vonë u shqiptarizuan. Pas hulumtimit dhe studimit të kësaj çështje vërtetohet se pikërisht korçiçët e Zebincës u asimiluan dhe u bënë serb në fillim të shekullit XX. Këto dy familje gjatë gjithë shekullit XX kanë komunikuar mes veti dhe të gjithë të moshuarit e korçiçve të Zebincës e kanë folur gjuhën shqipe. Si dëshmi tjetër është edhe përkatësia e përbashkët fisnore e fisit Krasniqe. Ili pas myslimanizmit e ndërroi emrin në Ali, ndërsa Simoni mbeti i krishterë në fshatin Zebincë.

Për të marrë disa të dhëna rreth origjinës së këtyre familjeve unë së bashku me kolegun tim Behxhet Dibranin historian dhe vëllai im Përparimi përmes një shqiptari nga Artana e vizituam familjen e Srboljub Maksimovic nga lagjja e korçajve në fshatin Zebincë. Nga kjo vizitë kuptuam se kjo familje ka pasur origjinë shqiptare që kishin ardhur nga Korça e Shqipërisë në shekullin XVIII. Kjo e dhënë për ardhjen e tyre nga rrethina e Korçës në Kosovë përputhet edhe me ngjarjet kulturore dhe historike që u zhvilluan po këtë shekull në Voskopojë. Në shekullin e XVIII Voskopoja e kishte arritur një zhvillim të hovshëm kulturor. Në fillim të shekullit XVIII në Voskopojë u hap një kolegj në gjuhën greke, dhe u pajis me shtypshkronjë.

Me 1744 në Voskopojë u themelua “Akademia e re e Voskopojës”, ku programi arsimor ishte i njëjtë me programet e shkollave të mesme të vendeve më të përparuara të Evropës. Në këtë periudhë kohore nga kjo shkollë dolën shumë dijetarë të edukuar në frymën e iluminizmit. Ngritja e Voskopojës vazhdoi deri më 1767 kur Patrikana e Stambollit e suprimoi Patrikanën e Ohrit, e cila në atë kohë i përkrahte kishat shqiptare dhe bullgare. Në luftën Ruso-turke të vitit 1769 Voskopojarët u treguan simpatizues të rusëve dhe i përkrahën himarjotët në kryengritje. Perandoria Osmane e shfrytëzoi këtë rast dhe e sulmoi Voskopojën. Pas këtij sulmi qyteti u shkretua, u dogjën shumë ndërtesa publike dhe me mija banorë migruan në vende tjera. Migrime të popullatës nga Voskopoja ndodhën edhe në vitin 1772 dhe 1789.

Sipas të gjitha gjasave në këtë periudhë kohore nga viset e rrethinës së Korçës disa familje ortodokse shqiptare u vendosën në territorin e Kosovës së sotme. Familja e ime thotë Serbolubi dhe disa familje tjera që tani janë serbizuar jemi të një vëllazërie me familjet shqiptare Korça që sot jetojnë në Gmicë, Tuxhec, Dardanë, Gjilan, Prishtinë dhe qytete tjera të Kosovës. Ai theksoi se nga origjina e kësaj familje është edhe familja e Llapashtica që jeton në fshatin Marec. Ai tregoi se këta pjesëtarë të familjes së tyre kur janë shpërngulur nga Korça janë vendosur në fshatin Llapashticë të komunës së Medvegjës.

Pas shpërnguljes së shqiptarëve nga sanxhaku i Nishit kjo familje u vendos në fshatin Marec dhe mbajti mbiemrin e Llapashticës së Medvegjës. Serbolubi tregon se edhe në këtë kohë këto familje vizitohen mes veti. Ai tregon se të parët e tyre kishin qenë murator të mirë dhe pas ardhjes në Kosovë familjar të tyre kishin punuar muret e manastirit të Graçanicës dhe disa renovime tjera të bëra në shekullin XIX. Serbolubi tregon se të parët e tyre në Kosovë i kanë sjellë atë kohë bejlerët, ai i kishte edhe fletat poseduese të tokës që nga periudha osmane.

Babai i Serbolubit kishte pasur raporte të mira me shumë udhëheqës shqiptar gjatë kohës së Jugosllavisë së Titos. Ai rikujton se mysafir të shpeshtë të kësaj familje dikur ishin: Sinan Hasani, Halil Fejzullahu, Mustaf Hoxha etj. Ai tregon se i ati i tij kishte pasur raporte shumë të mira edhe me Fadil Hoxhen, Xhavit Nimanin, Mahmut Bakallin dhe shumë liderë tjerë shqiptar të asaj kohe. Serbolubi tregon se raporte të mira kishte pasur edhe me presidentin Ibrahim Rugova. Ai tregon kumbullat në oborrin e tij të cilat ja kishte sjellë Mustaf Hoxha para 30 viteve. Për Sinan Hasanin tregon se në odën e tij është marrë vendimi që të zgjidhet atë kohë kryetar i Jugosllavisë dhe se prej Zebince ka udhëtuar për në Beograd pas këtij vendimi. Pasi e pyeta për origjinën e serbëve tjerë të rrethinës së Gjilanit dhe Komunës së Artanës, ai tregon se pjesa dërmuese e tyre këtu kanë ardhur kah fundi i shekullit XVIII prej rrethinës së Korçës në Shqipëri, prej Prilepit të Maqedonisë dhe vendeve tjera nga trevat jugore. Një themel shtëpie gërmadhë jo më larg se 5 m prapa shtëpisë së Serbolubit ishte shtëpia ku kishte lindur ministri serb i Qeverisë së Kosovës Goran Svilanoviqi.

Serbolubi tregon se nëna e ministrit Svilanoviq është nga familja e korçiçve. Për kopilakët në komunën e Artanës Serbolubi thotë se më parë kishin qenë shqiptar katolik, të cilët më vonë u serbizuan dhe kaluan në fenë ortodokse. Ai thotë se kopilakët ishin shqiptar prej Mareci. Për kopilakët unë kam shkruar edhe më parë në shkrimin për Milush Kopilin se kishin origjinë shqiptare dhe se në mesjetë kishin jetuar në vendbanimin Quka e Kopilit në mes fshatit Marec dhe Mramuer. Edhe sot në fshatin Mramuer, lagjja e Nezirajve e cila shtrihet nën Quken e Kopilit, nga banorët e lagjeve tjera përreth quhen “Kopilakët”.

Quka e Kopilit në fshatin Mramuer, komuna e Prishtinës. Për disa familje tjera serbe në komunën e Artanës ai pohon se edhe sot i quajnë bullgar. Nga të dhënat e terrenit kam mësuar se popullata shqiptare e Malësisë së Gallabit disa familje serbe të fshatit Metergocë i kanë quajtur po ashtu bullgar e kjo tregon se përkatësia e tyre etnike është e dyshimtë. Serbolubi kishte pasur funksione të shumta gjatë ish pushtetit të Jugosllavisë dhe kishte qenë edhe kryetar i komunës së Artanës edhe pas luftës së fundit deri në vitin 2002. Ai pohoj se pas lufte disa nga familjet e korçiçve ishin shpërngulur në Serbi, 3 familje tha se jetojnë në Krushec, ai vet kishte blerë shtëpi në qendër të Leskocit dhe atje jetonte njëri nga djemtë e tij dhe shumë familjar tjerë. Ai vazhdon bisedën duke treguar kur kanë ardhur nga jugu në këto anë janë themeluar lagjet sipas origjinës së tyre.

Ata nga Prilepi thotë ishin të Shën Petrit, familje tjera Shën Gjorgjës (Gjergjit), Shën Nikollës etj. Si banor ma të vjetër ata kur kishin ardhur këtu i kishin gjetur banorët në fshatin Makresh, për të cilët thotë se kishin qenë rojtar të minierave. Serbolubi i ndikuar nga propaganda pan sllaviste ortodokse ai e shpreh mllefin e tij pse ne shqiptarët po e quajmë si katedrale kishën e Shën Nikollës në Artanë, ai thotë se nuk ishte Katedrale por Mitropoli. Katedrale thotë është kisha Saksone. Këtu vërehet ndikimi i politikës ditore serbe gjatë viteve nëntëdhjeta të shekullit XX kur atë kohë bisedohej shumë për restaurimin e katedrales dhe përvetësimin e këtij objekti monumental si Mitropoli ortodokse. Ai shtoi se shumë shqiptar dhe turq kanë jetuar edhe në livadhet e Artanës. Nga ndikimi i politikës ditore serbe ai pohon si zakonisht, Serbia është në krizë, se për 36.000 banorë Serbia zvogëlohet çdo vit.

Se Serbia deri në fund të shekullit XXI do të zvogëlohet në 2-2,5 milion banorë etj. Ai pastaj tregon se si i kishte folur një i vjetër që e ka mullirin në fshatin Grace i cili e ka një vajzë në Shqipëri dhe se pas vizitës që i ka bërë ka krijuar përshtypjen se në Shqipëri tërë popullata po kalojnë në fenë katolike dhe për 50 vite të gjithë do të bëhen katolik shton Serbolubi. Ai tregon për Prishtinën e vjetër për rrugët e vjetra lagjet kalldrëmet, hebrenjtë e shumë gjëra tjera që i kishte treguar gjyshi i tij që e merrte shpesh në qytet. Serbolubi disa herë e kishte vizituar edhe Kotorrin në Mal të Zi, ai pohoj se në kishën katolike Shën Marku të Kotorrit ka shumë dokumente për shqiptarët. Ai kishte dëgjuar prej nënës së tij se gjyshi i saj kishte ardhur prej Cetinjes së Malit të Zi dhe ishin vendosur atë kohë afër lagjes së çifutëve në Artanë. Gjatë gjithë kohës së bisedës na shërbyen gruaja e Serbolubit një arsimtare e lëndës së fizikës që tani është në pension dhe reja e Serbos e cila kujdesej për djalin e saj Aleksin 3 vjeçar.

Serbolubi planifikonte që këtë vit në muajin Maj apo Qershor me dy shokë ta vizitoj qytetin e Korçës në Shqipëri. Gruaja e Serbolub Maksimoviqit ishte me origjin nga një familje po ashtu Malazeze nga Medeci i komunës së Medvegjës. Të rikujtojmë se familjet malazeze që u vendosën në sanxhakun e Nishit pas shpërnguljes së shqiptarëve kishin origjinë shqiptare. Serbia shpërnguljen e shqiptarëve nga ato vise gjatë krizës lindore 1878 e realizoi kryesisht me familje shqiptare gjysmë të sllavizuara që me privilegje të mëdha u nxitën që të ushtrojnë dhunë mbi shqiptarët autokton. Me origjinë shqiptare dikur kishte qenë edhe familja e Koicës së Marocës i cili gjatë luftës ballkanike i kishte grabitur 2 vajza shqiptare njërën në fshatin Kremenat dhe tjetrën në Kranidell të komunës së Dardanës. Nga kjo familje doli edhe Radivoje Papović ish rektor i Universitetit të Prishtinës gjatë viteve nëntëdhjeta të shekullit XX. Nga gjithë kjo që shihet është momenti i fundit që shqiptarët ta zhvillojnë nacionalizmin gjuhësor për të mos u asimiluar dhe bërë armiku kryesor i gjuhës dhe gjakut iliro-arbrorë-shqiptar.


KISHA E FAMILJES BOLETINI NUK ËSHTË SERBE

Dr. Qazim NAMANI

Kur bëjmë fjalë për kishën e familjes së Boletinëve në fshatin Boletin, na ofrohen burime të ndryshme shkencore. Të dhënat e trashëguara te popullata autoktone shqiptare flasin për një kishë të vogël, që njihet si kishë shqiptare, por që sipas literaturës së vonshme serbe, atë kishë kinse e paska ndërtuar një serb i panjohur në shekullin e XIV. Realiteti dhe të dhënat për këtë kishë flasin krejt ndryshe, sepse dihet se ajo ishte një faltore e vogël, një kohë e braktisur dhe pa pronar të saj legjitim, pas pushtimit të Kosovës nga ushtria serbe në vitin 1912 e deri në vitin 1954. Familja Boletini nuk kishte hequr dorë nga pronat e veta dhe në vitet e tridhjeta të shekullit XX e kishte filluar kontestin ligjor.

Megjithatë, në vitin 1954 i ishin konfiskuar pronat e familjes së Boletinëve, të cilat i ishin dhuruar kësaj faltoreje (tashmë serbe) në vitin 1956, kur edhe shpallet “Manastir Ortodoks i Grave”, duke ndërhyrë me ndërtime të objekteve tjera gjatë viteve 1990 e deri me tani. Kontesti gjyqësor në mes familjes Boletini dhe Manastirit lidhur me këto prona për pasardhësit e kësaj familje, ende nuk është i mbyllur. Të dhënat nga terreni lënë të kuptojmë se kjo faltore ishte një kishë e vogël e familjes Boletini e që nga mesi i shekullit XIX shërbente si faltore për komunitetin hebre, që gjatë shekullit XIX familja Boletini e kishte sjellë në fshatin e tyre për t’u ndihmuar në udhëheqjen e biznesit të njohur që kishte familja Boletini në atë kohë.

Procesi gjyqësor për njërën nga 27 parcelat e familjes Boletini,
që shtriheshin në anën e djathtë të rrugës Mitrovicë-Rashkë.

Gjatë shekullit XIX, sidomos pas ndërtimit të hekurudhës në qytetin e Mitrovicës, ishin vendosur mjaftë shumë familje hebraike nga Prishtina, Artana, Prizreni dhe qytete tjera. Udhëpërshkruesit e huaj, që gjatë shekullit XIX kaluan nëpër treva të banuara me shqiptarë, na ofrojnë të dhëna për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e kishave të tyre nga vetë shqiptarët edhe pse shumica prej tyre tani më e kishin pranuar fenë islame. Në mesin e këtyre udhëpërshkruesve, madje ka edhe misionarë të mbështetur nga shteti serb, i krijuar në vitin 1878. Edhe pse këta misionarë kanë shkruar për objekte të kultit me qëllim të përvetësimit të tyre, prapë nuk kanë mundur t’i shmangën të vërtetës për kontributin e shqiptarëve në ruajtjen e kishave dhe manastireve.

Todor P. Stankoviqi (Konsull i Serbisë në Prishtinë), duke udhëtuar prej Preshevës në drejtim të Bujanocit për t’u kthyer në Gjilan, njofton se një shqiptar e ruante një manastir në Pqinjë afër Vranjës. (Shih Fig. 1, teksti në gjuhën serbe). Fig.1

Todor Stankoviqi, i lindur në vitin 1852 në qytetin e Nishit, prej vitit 1871 e deri më 1874 punon redaktor i shkrimeve në gjuhën serbe në gazetën “Prizren” që asaj kohe botohej në gjuhën turke dhe serbe në qytetin e Prizrenit. Gjatë kësaj kohe ai bashkëpunojë me konsullin rus Ivan Jastrebovin, Milosh S. Milojeviqin dhe me shumë misionarë pansllavistë, që vepronin në territoret shqiptare. Gjatë aktivitetit të tij kishte kryer shumë detyra të rëndësishme kulturore dhe politike në Prizren, Shkup, Selanik, Manastir dhe Prishtinë. Aktivitetet e tij kryesisht ishin në shërbim të shtetit serb, kishës ortodokse serbe duke falsifikuar objektet e kultit dhe duke manipuluar me popullatën ortodokse shqiptare dhe vllahe me qëllim të asimilimit të tyre. Todor Stankoviqi në Prishtinë ishte emëruar konsull në korrik të vitit 1890, pas vrasjes së konsullit të mëparshëm Lluka Marinkoviqit në muajin qershor po të atij viti. Prej vitit 1892 e deri në vitin 1895 emërohet konsull në Shkup, ndërsa në vitin 1897 prapë kthehet konsull në Prishtinë.

Stankoviq tërë aktivitetin e tij e zhvilloi sipas udhëzuesit shpirtëror dhe mësuesit të tij Milosh. S. Milojeviq që të merr informata për të gjitha objektet e kultit e veçmas ato në anën e majtë të hekurudhës Mitrovicë-Gjilan dhe të shënohen si kisha dhe manastire ortodokse serbe. Për kishën në Boletin gjejmë të dhëna edhe nga T. Stankoviq, i cili në vitin 1897, kishën e kishte vizituar. Ai e përshkruan kishën si të vogël, por thotë se kisha ishte e vjetër,kurse altari ishte ndërtim i ri. Ai shkruan se kisha ishte braktisur para 40 viteve. Atë e ripërtëriu një fshatar prej fshatrave përreth me mbiemër Ostojiq. Stankoviq shkruan se banorët i kishin thënë se meritat për renovimin e kishës i takojnë Fiqa Haxhi Jakiqit dhe djalit të tij Jakovit. Ata, thotë ai, ishin me origjinë nga Prizreni, por para 25 viteve ishin shpërngulur në Mitrovicë. Jakovi edhe tash përkujdeset për mirëmbajtjen e këtij manastiri, shkruan Stankoviq. (Shih fig. 2, teksti në gjuhën serbe).
Fig. 2.

Si dëshmi mund të merren varrezat e hebrenjve në Zhazhë dhe vetë emri i një hebreu të serbizuar që e mbante emrin Avram, i cili e kishte shtëpinë afër me këtë faltore dhe deri në vitin 1966 kishte jetuar në fshatin Boletin. Kjo familje hebraike jetonte shumë pranë kullës së Boletinëve, përkatësisht te “Guri i Tupanit”, vend ky prej nga familja Buletini me tupan i sinjalizonte banorët përreth në raste festash apo tubime të tjera. Todor Stankoviqi ishte një misionar pansllavist, i cili sikurse Milosh S. Milojeviqi, kishin bërë shumë udhëtime nëpër vendbanime shqiptare dhe mision të tyre e kishin që t’i falsifikonin dëshmitë për kishat dhe objektet e kultit të shqiptarëve, duke i regjistruar si kisha dhe manastire ortodokse serbe. Todor Stankoviqi e kishte vizituar kishën në Boletin në kohën kur kisha serbe ishte fuqizuar mjaftë shumë në territoret e Ballkanit perëndimor.

Në trevat veriore shqiptare jashtë kufijve administrativ të shtetit serb, që nga viti 1830, kur Serbia e kishte autonominë e saj, kisha ortodokse serbe e përkrahur përmes misionarëve dhe klerikëve, sipas ideve të projekteve pansllaviste, ishte kundër klerikëve grekë dhe ndikimit të Patriarkanës së Stambollit, që vepronin në trevat shqiptare. Njëherësh, Jagosh Gjillas shkruan se gjatë shekullit XIX Patriarkana e Stambollit gëzonte privilegje të mëdha në Perandorinë Osmane. Në territoret shqiptare qendra e kësaj propagande ishte bërë Mitropolia e Prizrenit, andaj përmes murgjve dhe popullatës vllahe i mbanin në mbikëqyrje kishat në Prizren, Ferizaj, Lipjan dhe qytete tjera të trevave veriore shqiptare. Kishat ortodokse serbe në këto treva prej vitit 1830 e deri në vitin 1896 ishin në duar të grekëve dhe liturgjia në to mbahej në gjuhën greke (Shih fig. 3, teksti në gjuhën serbe).
Fig. 3.

Todor Stankoviqi kishën në fshatin Boletin e viziton me datën 14 gusht të vitit 1897, ku merr pjesë në festën e popullatës së krishterë, që mbahej më 15 gusht. Me këtë rast ai popullatën e Mitrovicës dhe pjesëmarrësit nga fshatrat dhe qytetet tjera i quan pa të drejtë serb. Pas hyrjes së tij në kishë, ai e përmend kryqin dhe ikonën brenda kishës, ndërsa në dhomën tjetër që ai e quan dhoma e grave, ai e vëren një statujë të punuar prej mermerit të bardhë, që përfaqëson Shën Mërinë ulur në fron duke e mbajtur Jezu Krishtin. Todor Stankoviqi duke e parë këtë statujë femre në kishën e Boletinit, në përshkrimin e tij e quan këtë kishë për herë të parë si Manastir. Sipas burimeve është vërtetuar se skulpturat kryesisht janë gjetur në kisha katolike (Shih Fig.4, teksti në gjuhën serbe).
Fig. 4.

Në manastirin e Sokolicës është një skulpturë e punuar prej mermerit të bardhë ku paraqitet Shën Mëria në një ulëse duke e mbajtur Jezu Krishtin në prehër. Në literaturën serbe thuhet se kjo skulpturë në Boletin është sjellë prej manastirit të Banjskës, kinse për ta ruajtur prej ushtrisë turke. Kjo nuk mund të jetë e vërtet kur pikërisht në këtë kishë shekuj me radhë ishte bërë traditë të kremtohej festa e Zonjës së Bekuar me 15 gusht nga popullata shqiptare katolike e rajonit të Shalës me rrethinë. Madhësia e kësaj skulpture është 106×67,50 cm, mendoj se kjo skulpturë është punuar në mesjetën e hershme. Festa e të Ngriturit të Shën Mërisë në Qiell, është festë që i kushtohet nënës së Jezu Krishtit. Kjo festë kremtohet çdo vit më 15 gusht. Kjo festë është pajtore e Kishës së Zojes Cërnagore, përkatësisht Zojes së Letnicës, apo Zoja e Karadakut të Shkupit, që Karadak njihet territori Viti – Gjilan – Preshevë – Kumanovë – Shkup – Kaçanik – Viti. Po është pajtore e Famullisë së Të Ngriturit të shën Mërisë në Qiell, që kremtohet edhe në Zym, që në ato anë njihet si Zoja e Hasit, Kisha e Zojes së Berishës në Dobërdol të Klinës, Zoja e Grudës në Malësi të Madhe, etj.

Këtë festë e kremtojnë edhe ortodokset, por 13 ditë më vonë, pra pikërisht më 28 gusht. Nga kjo del se kremtimi i festës së Shën Mërisë në Boletin, që festohet më 15 gusht, është dëshmi se kjo kishë ishte e besimit katolik e që ishte përvetësuar nga ortodoksët sllav. Në anën tjetër, do theksuar se këtë festë e kremtojnë edhe ortodokset, por 13 ditë më vonë, pra pikërisht më 28 gusht,por që kremtja e festës së Shën Mërisë në Boletin, edhe sot vazhdon të festohet më 15 gusht, pra dëshmon se kjo kishë ishte e besimit katolik, por që është përvetësuar nga pushteti serb pas pushtimit të Kosovës. T. Stankoviq shkruan se kisha në Boletin shtrihej në mes të fshatrave me popullatë shqiptare dhe do të ishte e dhimbshme të shkatërrohej nga çdo sulm i mundshëm dhe nga vizitorët e shumtë, por ajo ishte e mbrojtur prej vëllezërve Ahmet dhe Isa Boletini. Shqiptarët nga fshati Boletin e ruanin Isa Boletinin, kishën dhe pronat e tij, ku shtëpia e parë e tij ishte 800 m larg kishës, ndërsa shtëpia e dytë 100 m. (Shih: Fig. 5 teksti në gjuhën serbe). Nga kjo e dhënë kuptojmë se deri në atë kohë kjo kishë ishte në mbrojtje të familjes Boletini.
Fig. 5.

Bazuar në të dhënat e cekura më lartë mund të pohojmë se kisha në fshatin Boletin ishte e familjes Boletini dhe kishë e ritit katolik. Të dhënat materiale dhe burimet historike për territorin e sotëm të Kosovës dhe më gjerë, ku jetonte popullata autoktone shqiptare, dëshmojnë bindshëm se popullata shqiptare që nga ndarja e kishës, përkatësisht nga viti 1054, i kishte përqafuar të dy konfeksionet, atë ortodokse dhe atë katolike,si dhe kishte bashkëjetuar me to deri në shekullin XIX-XX, kur besimtarët e besimit ortodoks, nën ndikimin e propagandës së Patriarkalës së Stambollit, përfundimisht u asimiluan në shekullin XIX.

Duhet të theksojmë se për Kishën në Boletin, madje edhe në literaturën dhe në burimet serbe, vetë autorët serb dëshmojnë se ky objekt i kultit vetëm duke filluar nga viti 1956 është quajtur zyrtarisht “Manastir i Grave”.

R E F E R E N C A T:

1. Ivan Duridanov, KAM, Etimologijata na njakoi starini mestini nazvanjija, izsledivanja V cesta na Dimiter Decev, Sofija, 1958, fq, 164
2. Po aty, fq. 164
3. Frank Bardhi; “FjaloriLatinishtë-Shqip 1635”, Redaksia e botimeve, Rilindja, Prishtinë, 1983, fq. 232
4. Henrik Lacaj & FilipFishta; “Fjalori Latinishtë-Shqip”, Redaksia e botimeve, Rilindja, Prishtinë, 1980, fq. 481
5. Mikel Ndreca; “Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja”, Redaksia e botimeve, Rilindja, Prishtinë, 1986, fq. 631
6. Murat Bejta; “Fjalor Frangjisht-Shqip”, Botues Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Krahinës Socjaliste Autonome të Kosovës, Prishtinë, 1986, fq. 543, 544
7. Vedat Kokona; “Fjalori Frangjisht-Shqip”,Rilindja, 1990, fq. 1005
8. Stuart E. Mann; “ Fjalori Anglisht-Shqip”, Rilindja, Prishtinë 1957, fq. 337
9. Ramazan Hysa; “ Fjalori Anglisht-Shqip”, Tiranë, 2000, fq. 694
10. Simpoziumi ndërkombëtar me temën “Boshnjakizimi dhe Sanxhaku” mbajtur në Novi Pazarmë 01 dhe 02 mars 1996, Shkrimin e botoi gazeta “Bujku” më 04 mars 1996, Prishtinë.
11. https://www.scribd.com/…/Constantine-VII-Porphyrogenitus-DeAdministrando-Impe…
12. https://bogbosnaibosnjastvo.webs.com/znacenjerijecisrbin.htm; http://sr.pskaistorija.livejournal.com/3260.html
13. Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup-Prizren gjatë shekujve, Zagreb 1992, fq. 181
14. www.academia.edu/…/Odnosi_čeških_zemalja_s_Crnom_Gorom_R…, Jozef Holecek; “Serpska narodna epika”, Pragë, 1909
15. http://montenegrina.net/fokus/isak-kalpacina-glogovci/.
16. https://en.wikipedia.org/wiki/Servia_Greece
17. www.kastra.eu/castleen.php?kastro=servia
18. Evlija Çelebija; “Putopis II”, Sarajevë 1957, fq. 24
19. Po aty, fq. 24
20. Po aty, fq. 25
21. Po aty, fq 10
22. Jefto Dedijer; “Stara Serbija Geografska i Etnografska Slika”, Beograd, 1912, fq. 3
23. Po aty, fq. 3
24. Jagosh Gjilas: ”Serbske skole na Kosovu od 1856 do 1912 godine”, Prishtinë 1969, fq. 303

Referenca për Arbërorët dhe udhëtimet e Gjergj Kastriotit…:
1. Marin Barleti; “Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut”, Tiranë, 1964, fq.61
2. Po aty, fq. 63
3. Po, fq. 63-65.
4. Dhimitër Shuteriqi; Vepra historiko-letrare “Marin Beçikemi dhe shkrime tjera”, Tiranë, 1987
5. Trajkovic Dragolub,; “Iz proslosti Leskovca i okoline”, Leskovac, 1977, fq. 10-15
6. Konstantin Mihajlovic iz ostrovice, janicarove uspomene ili turska hronika, SSAN, 1959, fq. 107; Konstantin Jiricek; Istorija serba, II, Beograd, 1952, fq. 376; Konstantin Mihajlovic, janicarove uspomene ili turska hronika, Beograd 1986; Dorde Zivanovic; zivot i delo konstantina Mihajlovica iz ostrovice, Beograd, 2006.
7. K, Jiriqek & J. Radonic; “Istorija Serba, Kulturna istorija, knjiga II”, Beograd, 1978, fq. 376
8. Janko Shafarikut; “Mijailo Konstantinoviq, serbina i Ostrovie”, Beograd, 1865. fq 5.
9. K.Jiriqek& J. Radonic; “Istorija Serba, Kulturna istorija, knjiga II”, Beograd, 1978, fq. 7
10. Noel Malcolm; “Kosova një histori e shkurtër”, Prishtinë, 1998, fq. 89
11. Dr. Gjyltekin Shehu; “Trashëgimia Etnokulturore dhe historike e Llapit” fq. 94
12. Po aty fq. 94
13. Ibrahim Namani (1909 ), Prapashticë.
14. Jusuf Osmani: “Vendbanimet e Kosovës 1” Prishtinë 2003, fq. 172
15. Ilaz Rexha; “Vjetari” XXVII-XXVIII”, Prishtinë 2004, fq. 103, 77
16. Skender Rizaj; “Kosova gjatë shekujve XV,XVI,XVII” Prishtinë, 1982, fq, 417
17. Jahja Drançolli; Fejton “Kontributi shqiptar në humanizmin e Rilindjes Evropiane” Revista javore “KOHA” 13. Korrik 1994.
18. Jorjo Tadic; “Johanes Gazulus, Dubrovacki humanista XV veka, Zbornik filozofskog fakulteta knjiga VIII, Spomenica Mihajla Dinica 2”, Beograd, 1964, fq. 429-451; https://wikivividly.com/wiki/Georgius_Pelino
19. Gaspër Gjini; “Ipeshkvia Shkup-Prizren gjatë shekujve”, Zagreb, 1992, fq. 181
20. Johan Georg Von Hahn; “Studime Shqiptare”, Tiranë fq. 49, 50.
21. Mita Rakic; “Iz Nove Serbije”, Leskoc 1987, fq.55
22. Jovan Radonic; “Rimska kurija i juzhnosllovenske zemlje od XVI do XIX veka”, Beograd 1950, fq.257, 404, 474, 511
23. Jov. Haxhi-Vasilevic; “Arnautski pokreti u XIX veku”, Beograd, 1905, f. 6.
24. [Extract from Johann Georg von Hahn, Reise von Belgrad nach Salonik, nebst vier Abhandlungen zur alten Geschichte des Moraëagebietes. Denkschrift der Kaiserlichen Akademie der Ëissenschaften, phil.-hist. Classe. 1, II. Abteilung (Vienna: Tendler, 1861, 2nd ed.1868), p. 112-128.
Translated from the German by Robert Elsie.]
25. Po aty.