Kosovës i duhen institucione kredibile?!

0
495
Politikanët kosovarë

Nga Skënder MULLIQI

Kosova është një shtet i ri, që synon Evropën e Bashkuar, edhe pse shoqëria jonë është e polarazuar dhe jo unike. Intelektualet, profesoret, akademiket, shkrimtaret, por edhe gjenerata e re e shkolluar, si potencjal i madh, ende nuk po gjejnë vend në skenën tonë politike. Dhe, shumica e të rinjëve tanë, nuk po kan shumë shembujë për të mirë. Për të ndërtuar secili integritetin dhe përsonalitetin e vet, nuk ka nevojë që këtë tua servojë askush. Secili do të duhet ta kërkon përsonalitetin ashtu çfarë ështe në fakt.

Nuk ka gjë më tragjike se bërja kopje e atyre që më së paku e meritojnë. A bëhët njeriu më dy fije mënd në kokë, kopje e atyre që nuk punuan mirë që 20 vite ? Sigurisht së jo. Po vërtetë koha në të cilën po jetojmë, fatkeqësisht është bërë krizë e shembujve të mirë, këtu e kam fjalën më shumë për njerëzit e politikës. Të gjithë i dijmë së cilët janë ata që po na servohen çdo ditë në medie. Të rinjet tepër shumë iu kan dhën internetit dhe televizionit. Kjo është duke i penguar në planifikimin e jetës së tyre. Po mashtrohen nga iluzionet që ua servojnë këto rrjete sociale. Jeta reale është shumë më ndryshe, dhe ardhmja nuk mvaret së sa dikush përqëndrohet në internet. Modeli më i mirë për të gjithë janë prindëritë, pastaj shkolla, e që të dyjat sot e kan humbur primatin që e kan pasur dikur.

Idol për të mirë janë mjekët, profesorët, pilotët, dijetarët, shkrimtarët, aktorët… të gjithë këta të cilët kanë kulturë dhe janë të ndërgjegjshem dhe të përgjegjshem. Sikur po humbet lufta karshi kohës bashkëhore dhe ndikimi që ka familja për ndërtimin e shoqërisë. Paratë dhe pasurimi pa mund, konsumimi i alkoholit dhe drogave, e kriminaltetet e ndryshme shumë po ndjeken nga gjenerata e re. Kjo është fatale për të ardhmen e tyre dhe të shoqërisë. Natyrisht, këtu nuk bëhët fjalë për të gjithë. Nuk është normale që të bëhën idol njerëzit e pa shkolluar, dhe njerëzit e pa moral politik. Sikur kemi mbetur shoqëri pa alternativa. Sikur kjo rini ka mbetur pa shembuj të mirë, sikur nuk po ekzistojnë idolet, e që nuk na kan munguar gjatë gjithe historisë.

Kemi mjaftë intelektualë që më intelegjencën dhe kreativitetin e tyre, më punën e tyre, do ta drejtonin shtetin si duhet, dhe sigurisht që edhe rinia jonë duhet ti kishte për zemer. Shembull është Vjosa Osmani si freskim i kësaj skene bajate politike, dhe të tjere, që nuk na mungojnë sot. Pa progres kjo shoqëri dështon. Pa një vetëdije edhe kulturore nuk ka ecje përpara. Sikur nuk ka përparim pa informim të gjithanshem, e qe rinisë gjithnjë e më pak po iu intereson. Pa vlera të mirëfillta, nuk do të kemi as institucione kredibile…