KUSH DHE SI I DISKRIMINON SHQIPTARËT NË MAQEDONI?

0
358
Abdulla Mehmeti
Abdulla Mehmeti

Abdulla Mehmeti

Ky është Enti Shtetëror i Statistikës, në Shkup, që do ta bëjë regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë Veriore pas disa muajve (2020)!

Ju që bërtitni me vite se problemi kyç në këtë shtet, për padrejtësitë ndaj shqiptarëve dhe fatkeqësinë e tyre është mosregjistrimi i popullsisë, duhet të ndryshoni mendje dhe mos jepni “fetva”, për gjërat që nuk i dini dhe rrethanat që nuk i njihni!

Politika duhet të ndryshohet në këtë shtet, sidomos politika e shqiptarëve bashkë me drejtuesit e saj, koncepti dhe filozofia e veprimit, që ia mbajnë zhagun kësaj politike shiviniste për tri dekada me radhë!

Kush duhet ta zbatojë Ligjin në këtë shtet? Kush duhet t’i thotë ndal kësaj politike? Kush duhet t’i informojë dhe alarmojë institucionet ndërkombëtare për këto shkelje?

Zoti ua lashtë mendjen në krye dhe pasurinë e vjedhur këtyre politikanëve shqiptarë, të krijuar përmes tradhtisë dhe krimeve, se popullit ia shkatërruan të sotmen dhe të ardhmen!

(27.IX.2019)