Shefqet Dibrani poston këtë poezi në FB me përshktrimin:
një perlë poetike nga poeti arbëresh, të cilin e adhurojë shumë!
Poeti Ynë, Mario Bellizzi, të lumtë mendja e zemra vëlla!
Mario Bellizzi
Gratë kur takohen qëndisin me rrathët magnetike të fjalëve
pëlhura yjësive, bisedime dica herë të rënda
ashtu ndodhi këtë mëngjes në pazarin e Shkupit
midis specave të verdhë
qershive të kuqe dhe zërit të muezinit
që nga minarja përhapai gjithë rreth.
Nuk dihet se si shkoi fjalimi
mbi Vdekjen dhe Rininë, … mbi Lekën, që vdiq 33 vjeçar!
Thuhet se trupi i tij ishte zhytur me bollëk të madh erëzash
për ta parfumuar dhe ruajtur në një arkivol i mbështjell me ar.
Dhe prej ari ishin mbulesa
qëndisja mbi leckën/rroben e purpurt
rrezet e rrotave të qerrave persiane
tërhequr nga 64 mushka
dhe kurorat rreth kokës së tyre
ashtu dy këmbanat në anët
… ndërsa jaka ishte zbukuruar me gurë të çmuar.
(Sipas tregimit të Diodoros-it Sikeliotes)1
… Gratë flasin për të birin e Filipit II dhe të Olimpiades
por edhe për fëmijët të tyre, për ata të vdekur në luftëra
në qindra kufij e kësaj toke të zhveshur
përditë të huaj në anë të gjellas.
Historia dolli jasht hjibave 2, thot Hamleti!
në shqitjen (/hendek) e kohës së tanishme
kërkojnë drejtësi nënat
rojtare e fshehtësisë të ngjarjes
tabernakuj e ndërgjegjes
dhe të Mëshirës3- përmendore e brishtë të njerëzve të thjeshtë-
vajtueset shqiptarë në një gjuhë të pastër
– e mbyllur në një tjetër gjuhë –
e çliruar nga shqisat, tregojnë me gjëmat
– gjysmë vaj, gjysmë përsëritje –
… se pranvera me ngjyrat, erërat, ngrohtësinë e flladit,
u jep gjak të vdekurve dhe i nxit të lënë varret
anasjelltas dimri me borën që bie mbi gropat,
ngrin e bëhet akull
edhe ai është më shumë i tmerrshëm!
Mëshira nuk u përshtatet skulptorëve të Perandorisë!
Sipas mjeshtrit Lisipo, Leka nuk është një Bir, por një Dëshmor
një Lugat i shkrirë në bronz i pandjeshëm ndaj stinëve
Ai rri në qendër të sheshit, mbi Buçefalin, kali i tij,
larg tokës – afër Perëndive,
kokë në retë dhe krah i shtrirë tani
në shenjën krejtësisht e padobishme e fitores.
Çfarë mbetet nga njohja absolute?
të historisë, filozofisë, ekonomisë politike, poetikës?
të punës, gjuhës, familjes, fesë, Shtetit, etj?
Çfarë mbetet, me hollësi, pas thërrimeve? 4
Për gratë e pazarit të Shkupit përgjigja është Mëshira
Por tani kush ia tregon Filipit II dhe Aleksandrit III të Maqedonisë,
Julius Cezari-t dhe të gjithë perandorëve ilirë?
Gratë thënë që vetëm një femër tjetër shqiptare
mund të guxojë kaq shumë
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu,
ajo me kurrizin të krrusur mes të gërbulurit.
Ashtu qoft.
1. Diodoros Sikeliotes, historian të I sh. para Krishtit; 2. W. Shakespeare, “Hamlet”, I, V, 188: “The time is out of joint”. Në arbrisht hjibë-a, në shq. çivitë, menteshat, dmth kokëposhtë. Për J. Derrida (në Spectres de Marx, 1993), Time është në të njëjtën kohë, përkohshmëria e kohës, ajo që mundëson përkohshmëria (koha si historia, kohërat që kalojnë, koha që jetojmë, dita e sotme, koha), sa, si pasojë, bota si shkon, bota jonë sot, e sotmja jonë, të njëjtin aktualitet […]; 3. në lat. Pietas; 4 mendimi i plotë i J. Derrida in Prière d’insérer ka pyetje edhe për psikoanalizë, semiotikë, seksualitet; 4 Nëna Tereza, lindi më 26 gusht 1910 në Skup, nga prindër shqiptarë të Kosovës: nëna e saj, Dranafile ish nga Gjakova dhe i ati, Nikolla nga Prizreni.