Idajet Jahaj – Ese për veprën e Atdhe Gecit
Çamëria s´lypet, Çamëria merret
Epir, bëje dorën grusht dhe lëviz
Tek ai djep i tokës stërgjyshore
Shqipëria shtrihet deri n´Prevezë…
( A. Geci, “Dora e Atdheut” )
Gjithnjë më ka bërë përshtypje poezia e Atdhe Gecit ( më parë Rrustem Gecit ) për idealin e shenjtë kombëtar.Tërë jetën atij i ka valuar në gjak ky ideal, dhe për çudi, tashmë, dekadat e fundit, ai ka artikuluar qindra dhe mija vargje për këtë kauzë të madhe kombëtare.
Mendjet dhe zemrat tona na kanë rezonuar menjëherë, si valë të njejta, me rrezet e dritës së atdheut dhe ato të fushqetave të ylberta të artit poetik. Mu kujtua një poet i shquar nga Kosova, që, para shumë vitesh në Vlorë, tha për poetin vlonjat se ishin njohur ” që para lindjes” ! Edhe unë me Atdheun para s´e të lindemi jemi njohur. E vërtetë. Shqiptarët e ndarë padrejtësisht nga faktorët që dihen, vëllazërinë e tyre e ruanin thellë në gjak. Dhe erdhi dita që kjo vëllazëri shpertheu si bijë dielli e atdheu ndriti ne arealin e vet, ndonëse jo i plotë akoma. Kjo vëlllazëri eshte nga fenomenet me madhështore në planet.
Çamëri – o tokë shqiptare
je e bimur o shpirt ku je
ti je gjakja e kombit tonë
je Shqipëri e lerë mbi dhé…
( A. Geci, „Trokitje çame“ )
Poeti Atdhe Geci ka shkruar për çdo vis të atdheut: për Dardaninë heroike, për Shqipërinë e Mollës së Kuqe; për Iliriadën e shqipen këtej kufirit, për Roganën e tij epiko-lirike e romantike…Por mija vargje të Atdhe Gecit që ia ka kushtuar Çamërisë së përgjakur nga pushtimi dhe gjenocidi i fqiut tonë, Greqisë. Prekshëm, thellë dhe përshpirtshëm i ka kënduar dhe vazhdon ti këndoj Çamërisë ! Eh, sa bukur tingëllon në vargjet poetike të Atdhe Gecit, Thesprotia e lashtë, Pirro Burri i lavdishëmm, heronjtë e Epirit shqiptar nëpër shekuj.
Poeti Atdhe Geci, i shkruan himn me shkronja zemre fustanellës çame që ka mahnitur poetin anglez, Bajronin me shokë. Në krijimtarinë poetike të Atdhe Gecit, ai po i këndon me poetizëm shpirtërorë vashave çame aq të hijshme, për legjendat e të vërtetat, për malet e fushat shqiptare , te cilat janë nën shtetrrethim e okupim nga fqiu ynë gjenocidist.Vargu i poetit Atdhe Gecit lëshon piskama poetike, shkulme atdhetare, gjëmon, ulëret, për të drejtat e kësaj pjese të kombit të shumëvuajtur shqiptar. Dhe, thotë: “Një varr në Çamëri është ëndërra ime“! Plaga e Çamërisë për Shqipërinë dhe atdheun tonë dhemb.
Shqiptarët për Çamërinë s´ndalen. Evropa duhet ta dëgjojë këtë zë, këta zëra, këtë gjëmim të drejtash dhe klithmat e një populli të tërë. Titullin e këtij shkrimi „Udhëzim për Çamërinë“, e kam marr nga libri i Atdhe Gecit, „Kalim në Çamëri“. Atdhe Geci ( më parë Rrustem Geci ) është Shpallës i Republikës së Çamërisë në Egzil, është autor i Himnit të Çamërisë, botues i Kushtetutës të Republikës së Çamërisë, dhe autor i librit, Rilindja e Republikës së Çamërisë. Poeti Atdhe Geci „Himnin e Çamërisë“ e filigranoi bukur!
Çamëri, zemër shqipërie,
Zëri i nënës më troket,
Guri i gjyshit atje brenda
Ngrihu, o bir, më thërret!
( A. Geci, „Trokitje çame“ )
Është klithmë, lebeti, kushtrim. Është një pushkë ndërgjegjeje që ta dëgjojë Evropa e të drejtave njerëzore. Atdhe Geci e përndritë këtë kushtrim në mija vargje. Ai numëron në shkrime edhe kilometrat e tokës shqiptare në Grqi, numëron detin, malet, kodrat. Një poezi e pafundme ravijëzon në valët e tij poetike. Dhe vargjet e Atdhe Gecit ( më parë, Rrustem Gecit ) kanë veçorinë e meditimit historik, të nëntekstit poetik, të lakonizmit vargëzues. Atdhe Geci loz thjesht me vargjet, por me thellësi filozofike e sociale. Poeti Geci e ndienë shpirtin e kohës dhe me shkronja zemre shkrua;
Tre Drina rrjedhin dheut të Arbërit
Me vaj të zemëruar të kësaj kohe
Nga Mollë e Kuqe e poshtë Pargës
shqiptarët kërkojnë një bashkështet.
Idajet Jahaj – poet
Vlorë / 18.09.2019