U FRIGËSUAN TË BALLAFAQOHËN NE DEBAT TV MË ALBIN KURTIN?!

0
757
Politikanët kosovarë

Nga Binak MAXHARRAJ

(Është e çuditëshme dhe e papranueshme mos shkuarja e Vjosa Osmanit në këtë debat)

Një verifikim i mirë i të gjithë kandidatëve që synojnë postin e kryeministrit është edhe debati, përkatësisht ballafaqimi publik në TV. Debatet dhe ballafaqimet publike sy me sy me njëri-tjetrin janë praktikë në Amerikë, ku teë gjithe kandidatët shpalosin programet dhe synimet e tyre hapatas para publikut. Në këtë mënyrë publiku me së miri i vëren programet, synimet dhe aftësitë e tyre përsonale për ta drejtuar shtetin.

Kjo mënyrë e debatimit publik midis kanditatëve u tentua sot të organizohet edhe në Kosovë më iniciativën e Kongresit të Dytë Kombëtar të të rinjeve, për t’i shpalosur idetë, programet dhe synimet e kandidatëve, që më së shumëti u interesojnë të rinjve.

Debatimi dhe ballafaqimi publik midis kandidatëve për kryeministër është shumë i rëndesishëm, bile një debat dhe ballafaqim i tillë do ta kishte peshën më te madhe se sa nja dhjetë tubime të mbajtuara rrugicave, odave e sallave të ndryshme, në të cilat ata veç flasin, rrejnë e premtojnë pa kurrfare mbulese.

Debatin dhe ballafaqimin publik të kandidateve për kryeministër do ta udhëheqte gazetarja shpatë me dy teha Jeta Xharra. Por debati nuk ndodhi i plotë, por vetëm pjesërisht.

Pse nuk ndodhi debati dhe ballafaqimi i plotë, a mos u frigësua nga kush?!
Sepse ne debat nuk shkuan të vegjlit Ramush Harajdinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj, kandidat për kryeministër të përballën më të madhin Albin Kurtin.

Këta nuk shkuan, apo e refuzuan debatin, pra ballafaqimin publik midis tyre, sepse nuk janë të afët të përballën me forcën e argumenteve në debat nga së nuk janë të dijshëm, por edhe nuk kanë programe dhe ide të qarta të shpalosin para publikut. Këta janë mësuar të gjuajnë fjalë vetem pas shpine, duke premtuar, duke mashtruar popullin së unë jam ai që do ta nxjerrë Kosovën nga lloqi, në të cilin e kanë futë vetë, sespe tanime është pa puna e tyre, që këta kandidatë punojnë vetem për vehte, e jo për shtet.

Këtu i ka rrënjët edhe ikja e tyre nga debati, nga ballafaqimi sy me sy midis tyre, sepse nuk kanë se çka t’i ofrojnë popullit, pos qe të rrejnë dhe mashtrojnë përëri si herave tjera, për të vazhduar avazin e vjetër te tyre në keqpërdorime dhe keqtrajtimin e shtetit.

Por, pos kësaj Ramush Hrajdinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj nuk e patën guximin të ballafaqohen me Albin Kurtin e patrembur, ngase nuk kanë dije dhe peshë të ballafaqohën me njeriun e pakorruptuar, me njeriun e pakompromiseve, me njeriun që lufton për shtetin e vet dhe jo për nxjerrjën e tij nëpër pazare të botës.

Po pse dështoi Vjosa Osmani?!

Por, krahas tyre është shumë e çuditshme se pse këtij debati dhe ballafaqimi i iku edhe kandidatje e LDK Vjosa Osmani. Më këtë sjellje, Vjosa e ka befasuar shumë kënd, dhe kjo mosshkuarje në debat është një mangësi e saj gjatë kësaj fushate, apo e konsideron vehten aq të zonjën saqë e ka nënçmuar ballafaqimin me kandidatët tjerë në këtë debat, apo ka pasë frigë nga vegësat e partisë së saj.

Por sidoqoftë Vjosa Osmani është dashtë që të ballafaqohet me argument e kundër-ragumente në këtë debat, e jo të gjuhet me shiza nga këndet e ndryshme të fushatës me kandidatet tjerë, e posaçërisht me Albin Kurrtin. Arsyetimi i saj se gjoja paska pas agjendë të ngjeshur nuk është me vend, sepse më i rëndësishëm për te dhe publikun është ballafaqimi sy me sy me kundërkandidatet, se mbajtja e ndonjë tubimi tjeter, sepse publiku më shumë i çmon debatet e tilla sy me sy, se fjalimet nëpër rrugë dhe rrugica të Kosovës.