FUGA vs. TRUMP

1
682
Fuga vs. Trump

Arben Çokaj

Një pjesë e shqiptarëve të paditur, e shajnë Donald Trump si trap ose si njeri vulgar, dhe lavdërojnë prof. Artan Fugën, si njeri me vlera dhe i zgjuar e i dobishëm…

Po le të shikojmë e krahasojmë arritjet e këtyre të dyve, dhe çfarë thotë Psikanaliza e Frojdit për njeriun e suksesshëm në jetë, i sqarur nga Erich From te veprat e tij “Njeriu për veten” dhe “Psikologjia e destruktivitetit”…

Artan Fuga është një filozof i zgjuar e me famë në Shqipëri, por sa ka bërë ai për veten dhe shoqërinë gjatë jetës së tij? Fuga ecën ende, deri para pak vitesh kjo të paktën, me motorin “Vespa” të tij, Fuga ngjan me një filozof anti-kapital.

Donald Trump jo vetëm që ka bërë miliarda dollarë pasuri gjatë jertës së tij dhe ka punësuar mijëra e mijëra njerëz, por ai ka arritur famë e lavdi, që të njihet jo vetëm nga Amerika, por nga e gjithë bota, dhe karriera e tij kulmon me atë të njeriut më të fuqishëm në botë, Presidfentit të SHBA-ve, ku ka ndikim padyshim mbi të gjithë botën.

Sipas psikanalizës së Frojdit, njeriu i dobishëm për veten e shoqërinë, njeriu i plotësuar në jetë dhe i suksesshëm është pikërisht një njeri me tiparet e Trump, që një pjesë e shqiptarëve zgërdhihen me veten, duke e sharë ose tallur si “trap”.

Prandaj shqiptarët konceptualisht janë gabim, sepse kanë si model njeriun e zgjuar, që nuk mund të rregullojë as jetën e vet, e jo njeriujn e dobishëm e të suksesshëm, që jo vetëm rregullon jetën e vet e të familjes së tij, por edhe të miliona e miliona njerëzve të tjerë në glob! Shqipëria del nga gjendja e varfërisë së mendjes e xhepit, pikërisht kur të arrijë të adhurojë njerëzit e suksesit të tipit Trump!

1 KOMENT

  1. Artan Fuga eshte Diogjen i kohes moderne. Ky lloj njeriu nuk e ndryshin vehten as rrethinën.

    Trump eshte njeri ma te arritura fantastike dhe njeriu qe e ndryshoi vehten dhe planeten … pizitivisht. Por gjelozet dhe ahmakoidët e kritikojnë.

Komentet janë mbyllur.