Tregim nga libri “Në Berat e Myzeqe lind dielli për komb e atdhe”
Edhe me këngë dhe poezi për kreshnikët dhe guzimtarët vital viganikë eposikë për ata dhe për ne.
Sali Leka
Në cdo shekull Shqipëria kishte djem dhe burra kreshnikë guximtarë të betuar dhe vitalë viganikë eposikë të admiruar, por në shekullin XX mizorizmi i skëterrit komunist enverist ramizist i pakësoi fisnikët e nderuar dhe shumëfishoi rrakitikët, kaotikët, zuzarët dhe shtrembalarët, duke i strehuar nëpër redaksitë e gazetave Bashkimi, Drita, Zëri i Rinisë, revista Nëntori dhe Rruga e partisë, dhe në shtëpinë botuese Naim Frashëri në Tiranë.
Edhe në televizionin shtetëror sidomos mbasi u burgos drejtori Todi Lubonja intelektuali i kulturuar fisniku me etikë të lartësuar.
Mbas vitit 1975 kur shembullori Todi Lubonja ishte i mbyllur në burgun e Burrelit zyrat e televizionit komunist në Tiranë u mbushën me gazetarë rrakitikë të shtrembëruar dhe vazhduan të shtrembërohen akoma më shumë edhe mbas vitit 2005.
Fatmirësisht ka edhe gazetarë kreshnikë guximatrë të betuar dhe vital viganikë të admiruar. Këta gazetarë fisnikë dhe eposikë të lartësuar nga 5 janari deri më 15 shtator 2019 kanë botuar 45 tregime të shkrimtarit dhe poetit Sali Leka, ishi burgosur politk në kohën e skëterrit enverist ramizist që kurrë mos u ktheftë!
Gazetarët e betuar për drejtësi dhe demokraci dhe për letërsi art dhe kulturë kanë botuar 12 poezi liriko-erotike dhe estetiko-eposike brilante të mahnitshme ashtu si 45 tregimet e mrekullueshme të dobishme me ngjarje të vërteta dhe të përjetuara nga shkrimtari dhe poeti Sali Leka.
12 poezitë janë nga dy libra “Blerina Sydelina dhe Esmeralda e Dilona në Everest arrin jehona” por nuk I kanë botuar shtrembalarët në vitet 1974, 1979.
Më shumë admirim për këta gazetarë të epokës sotme të demokracisë. I falenderoj dhe do të këndoj dy poezi, por jo nga poezitë e librave të mia, por dy poezi të poetës Liljana lushnjare myzeqare.
Në ato vite të mizorizmit të egër në Vlorë, Fier, Lushnje dhe Berati shin 125 djem dhe vajza letrare që shkruanin poezi dhe tregime të mrekullueshme, por nga mosbotimet dhe censurimet shumica e këtyre letrarëve artistikë e ndërprenë letërsinë, nuk shkruan dhe nuk dërguan më për botim asnjë tregim.
Unë më shokët e mi sidomos me shokun jetik sublim Selman Voca shkoja shpesh në Vlorë, Fier, Lushnje, Berat u takoja dhe bisedoja me shokë dhe shoqe letrare guximtare me dëshirë dhe vullnet për të shkruar dhe lexuar. Dy vajza guximtare krenare Albina dhe Liljana disa tregime dhe poezi mi dhanë mua si kujtim. Unë I mbaj i ruaj me shumë admirim si thesare të cmuara. Sot do të kendoj dy poezi të poetes Liljana.
E nisim me poezinë e parë:
ARRA VJESHTË TË BUTA E TË NJOMA
Fol i dashuri im pa hezitim
Se unë nuk të pyes, a je burrë a je trim
Por të them me gëzim dhe admirim
Thonjt e duarve të tua janë për mua, thelba arre.
Arra vjeshte të buta e të njoma
Që unë i përtyp në gojë me uri e shije
Ashtu thonjt e duarve të tua i dashuri im
Unë i puth i thith me afshim ëmbëlsi e pandalim
Aty bashkë të dy me dashuri e kënaqësi ulur në hije
Me flokët e faqet e mija që ledhatojnë
Gushën e mjekrën tënde sevdalije e meraklije
Pa të bërë ty imponim, as detyrim
Më puth e më thith thonjt e duarve të mia
As të lavdërohem e të krenohem
Për gushën, gjinjt e sisat e mija
Që janë si mjalti nektarin e pjalmin
Por të lutem e të mallëngjehem me përmallim
Afroje e puqi buzët e tua me sisat e mia
Me faqet vetullat e buzët e mia
Edhe me kërthizën e kofshët e mia
Ashtu bashkë ta lumturojmë jetën tonë
T’i gëzojmë e t’i kënaqim zemrat tona
Aty mbaje dhe natën deri në orët e vona
Të na shohin Kruja, Durrësi, Tirana e Vlora.
Poezia e dytë:
SA TË DALI HËNA
Eja i dashuri im, eja me shume besim
Me shumë besim ke unë me betim
Me mua e me ty me gëzim
Eja shpejt i dashur sa të dali hëna
Unë skam frikë i dashur, nga asnjënjeri
As kam turp nga babai, vëllai, motra e nëna
Edhe ditën me u puth me ty, vec me ty
Por kam etje e dëshirë të madhe
Natën të shëtis nëpër lëndina e livadhe
Bashkë të dy si pëllumbesha guximtare
Flutur e sorkadhe edhe lart në male
Të pi ujë me vesë gojë më gojë me ty
Ashtu me sytë nga hëna
Gji e m’gji e buz m’buz me ty
Deri sa të lind dielli përsëri
Deri sa të mbushemi ne të dy
Unë e ti me dashuri, kenaqësi e lumturi
Eja i dashuri im me hov e vrull e fluturim
Si pëllumbi, skifteri e bilbili në ajrim
Eja me dritën e hënes plot shkëlqim
Me trupat Kristal qelibar, e të dalldisur
Të zhveshur pa rroba, pa fustane, as këmisha
Por të freskuar e të stolisur si fildisha
Me lule burbuqe, dafina e manushaqe
Me pupla thëllëze, mëllëja e grifsha
Të dy bashkë gushë më gushë e faqe m’faqe
Të dy përkrah në çdo fshat e lagje.
Liljana poetesha lushnjare myzeqare në fakt banonte në Lushnje, por ishte e ardhur në qytetin e Lushnjes, por e donte shumë Lushnjen dhe Myzeqenë dhe e quante veten poete lushnjare myzeqare.
Edhe Albina ishte përmetare guximtare. Albina tregimtare e mrekullueshme. Une I lexoja me shumë vullnet gëzim dhe admirim tregimet e Albinës. Me Lilianën dhe Albinën e mahnitshme unë kam shumë ngjarje për të treguar, por sot theksoj: Në vitet 1967-1987 njëzet vjet djem dhe burra, vajza dhe gra kishin dëshirë dhe vullnet vital për të shkruar dhe lexuar poezi dhe tregime, por i pengoi, i bllokoi censura vandaliste brutale, zuzare dhe vulgare dhe i tmerroi, i diskriminoi, i masakroi deri në burgosje dhe internim me stërmundim, por këto mënxyra makabre nuk i din, nuk i ka shikuar Agron Tufa se nuk ishte i burgosur as i interrnuar nga mizorizmi komunist. Prandaj e theksoj e përsëris Agron Tufa as ka zbuluar as ka demaskuar dhe as ka për të demaskuar asnjë krim të diktaturës antihumaniste, antidemokratike, gjakatare, e tmerrshme, e llahtarshme, por A. Tufa ka zbarazur dhe do të zbrazë të tjera gëlbocka nëpër studio televizive.
Kurse unë kur u burgops drejtori i televizionit Todi Lubonja jam betuar mos të dal me folë në televizoin me këta spekullantë skurrikë mediatikë kaotikë të angazhuar për gënjeshtra, trillime, shpifje skandaloze dhe shtrembërime monstruoze kundër njerëzve të mirë fisnikë mendimtarë dhe intelektualë guximatrë eposikë.
Agron Tufa drejtori i institutit për studimin dhe verifikimin e krimeve të komunizmit bashkë më katër shtrembalarë zuzarë K. Dervishi, D. Kaloci, C. Hoxha. Sh. Sinani kanë botuar libra me fallsifikime nën maskën e demaskimit të komunizmit, por nuk demaskohen e liga dhe e keqja me gënjeshtra.
Sali Leka, Cel 068 38 55 304
SHËNIM EKSKLUZIV
Me Lushnjen, Beratin, Dumrenë, Sulovën, Fierin, Patosin, Roskovecin, Ballshin, Cakranin, Vlorën, dhe Labërinë unë kam shumë tregime të vërteta të mrekullueshme me kujtime të paharrueshme dhe me ngjarje të mahnitshme por edhe rrënqethëse macabre,por për ngjarjet makabre nuk jam unë fajtori.
Bashkë me shokun tim jetik sublim Selman Voca në Lushnje na arrestuan. Intrigantët dhe spekullnatët grumbulluan me detyrim 250 njerëz duke na qëlluar me vezë të prishura dhe domatë të kalbura me ulurima të ethshme si armiq të rrezikshëm të partisë dhe të komunizmit.
Këto ngjarje dhe të tjera janë shkruar në librin me titull “ Në Berat e Myzeqe lind dielli për komb e atdhe”.
Shtator 2019