LETËR VLLAZËNVE KATOLIKË

0
703

AV. XHABIR ZEJNUNI

Të dashtun vllazën katolikë të grupit të “Pro Gegnishtes”.

Mram un hodha nji status në kët grup shum të nderuem, me mendimin me shkëmby ndonji opinion me njeni-tjetrin në frymën e vllaznimit mes nesh. Por, mbeta shum keq prej reagimit tuj, aq sa hala nuk e kam marr vedin.

Për njat pun qi mora prap bishtagypin, mereqepin dhe disa defter letër me ju shkrue juve.
Po mir more vllazën katolikë, ju qi reaguat mram dhe u hodhët si zorra në prush të tanë kundër meje, ku ishit ju në vitin 2015 kur unë coptohesha i vetëm kundër xhihadistëve muslimanë ne grupin “Je prej Shkodret n’kjoftse” për shkak se mbrojta me vetmohim parimet dhe besimin kristian?! Askush nuk bani za prej Jush (me ndonji përjashtim shumë të rrallë!) as duke u shpreh me pëlqime dhe as me komente. Por, rrishit të tanë si SKUTHA me pa se si po shkojshin punët. Ndonji prej jush nuk di se si e bani marrinë kur më takoi në Shkodër dhe m’lavdroi për mbrojtjen qi ju dhashë juve. Kur e pyta se a t’u dhimten gishtat me ba ndonji pëlqim apo koment, ai m’u përgjigj në mnyrën klasike: “He pra”!

Un mram nuk pata asgja me shenjtoren shqiptare Nanë Tereza, por ngrita nji problem të trajtuar nga dy kand vështrime të ndryshme. N’kjoftse shumica e juj e kuptojnë mezi shqipen, ky nuk asht faji i jem. Ndokush prej jush me mbiemën “bipartizan” i fryu pompës duke m’akuzu mue si turk 24 karatësh. Nuk më habiti reagimi i tij, i cili asht në vazhdën e reagimeve prej shumë kujt ndaj meje të k’saj natyre qysh nga mij’vjeçari i kalum! Sa për dijenin tuj mbiemni i të parve të mi asht FISHTA dhe jam me prejardhje zadrimore. A ju prishë gja pun ky fakt juve?

U habita po njashtu edhe nga fakti që çensorët katoliko-komunistë ja vunë shisën komenteve të mija sot nadje, por lanë komentet “kritike” ndaj meje, për me kriju idenë se unë nuk paskam ken në gjendje me dhanë asnji përgjigje, etj. Jam i sigurt se ba me e pyet çensorin, ai do m’ishte përgjigj mu njikshtu: “Pasha Krishtin un nuk kam dor n’kët gja. Kjo asht puna e Markut, i cili kur i kërkojm me na shi ndonji status të papërshtatshëm, ai e len dhe kur nuk i kërkojm me shi ndonji gja, ai e shin menjiher. Na ka gjet belaja me Markun…”!

Tash nuk po mundem me gjet as edhe statusin në fjalë! Prap mistere!
Ju qi bani si të kshten të devotshëm, ka shumë mundci që nuk keni hi asnjiher në Kishë.
Ju nuk dihet se në sa shejta besoni dhe si i besoni ata.

Edhe unë kam shejtnit e mij, të cliët i adhuroj me shum devocion. Të PARIN nuk asht nevoja me e përmend, sepse e njohim të tanë. Mandej vjen Shën Tomasi i dimensioneve qiellore, ku mjafton veç vepra e tij “Suma Teologica”, për me i dhanë atij nji vend nderi ndër shejtnit e Kishës Katolike. Po ashtu edhe shejtja e Lurdit Bernardeta ka ba vend në zemren teme. Pata fatin dhe nderin të përulem në Lurd para shtratit ku ajo ka lindë dhe të vizitoj shpellën ku ajo u takua disa herë me Virgjneshën e Shejtë. Plus Homerin tonë Fishta – kushrinin tem të largët. Besoj se nuk ju prishë pun ju qi nji musliman ka devocion për shejtnit e Kishës Katolike!

Ju vllazën të dashtun duhet të jeni jo vetëm në lkur, por edhe në mish e në shpirt katolikë të devotshëm. Kurse mramë ju sapo ja gërdhishtët lkurën vedit tuej, nga katolike u batë katoLIGË.

Jo vllazën nuk ban njikshtu. Pendohuni dhe prap pendohuni. Sidokjotë, unë ju kam fal të tanve.

Përqafim kristian nga vllau i juj Xhabiri.