NË LIDHJE ME NDJENJAT NACIONALISTE APO FETARE SHQIPTARE…

1
793
Memoriali turk - i thyer

Arben Çokaj

Një monument/pllakë përkujtimore, e atyre që ranë për të mbrojtur Erdoganin në Turqi, në puçin e shtetit atje, u vendos, por u thye më pas te Kodrat e Liqenit në Tiranë, pa asnjë lidhje reale me Shqipërinë… Askush nuk u fye nga kjo, nuk thanë barbaizëm, vetëm ndonjë budallë…

Ndërsa u zhgarravit me grafit, jo monumenti/varri serb në Tiranë, por një pllakë e vendosur si ilustrim aty, dhe dikush u prek nga kjo, se pa kryqin e tha “primitivizëm vulgar”…

Tani të jemi të qartë, pushtimi osman ka qenë katastrofik për shqiptarët, na shkatërroi si komb, na e mohoi gjuhën dhe etninë, dhe Gadishullin tonë Ilirik e ktheu në Ballkan… Pra, ne mumnd të mbajmë marrëdhënie me Turqinë, se jemi shtete të pavarura sot, e kemi interesa ekonomike dhe politike por edhe fetare, por nuk duhet të harrojmë, turqit as vëllezër e as miq nuk i kemi. I kemi pushtues, që na kanë dëmtuar tejmase. Nuk po përdori terma më të rëndë…

Por edhe plagët serbe janë të mëdha, sidoms për shqiptarët në Serbi e për shqiptarët e Kosovës dhe më gjerë! Plagët serbe janë më të freskëta, janë mbi 13 mijë të vrarë në Kosovë në luftën e fundit me Serbinë dhe rreth 20 mijë gra e vajza të pëdhunuara… etj. etj. Ato nuk falin… Mos t’i harrojmë! Me Serbinë mund të kemi marrëdhënie ndër-shtetërore, e mirë është të kemi marrëdhënie normale edhe me ta, por kjo nuk varet nga ne, varet më shumë nga serbët, që kanë ardhur dhe na kanë zaptuar territorin tonë Ilirik, por nuk ndalen në planet e tyre shoviniste, pushtuese e poshtëruese për shqiptarët. Ne duhet të jemi dhe të tregohemi të fortë për me ia vu kufirin te thana Serbisë, se serbët njohin vetëm gjuhën e forcës, ndryshe nuk të respektojnë!


SIKUR ZOTI ABSTRAKT TË EKZISTONTE…

(mirë do të ishte, se do e justifikonin veten të gjithë këta, që shpresojnë e besojnë në të…)

Por edhe nëse nuk ekziston, ai duhet krijuar – thonë disa më të moderuar… Pse? Sepse budallait i duhet feja, për ta mbledhur, dhe tashmë janë mësuar me fe dhe krijojnë abstinencë, nëse ua heqë atë… Si puna e duhanit, apo alkoolit, që edhe pse e dinë ata që e përdorin, se i dëmton, ata prapë e pijnë…

Prandaj do të ishte e këshillueshme, të mos shtirzaten fort në fe e besim, të mos shkretojnë, se si qe Zoti aty, si nuk qe, të njëjtat sëmundje, e në fund vdekja i prekë njerëzit – nuk të ndihmon Zoti edhe aq – mos u ndieni sikur po bëni mëkat. Zoti është si puna e duhanit, që të duket se të qetëson… Kaq!

Komentet janë mbyllur.