POEZI NGA NAXHIJE DOÇI, NË LIBRIN: “JEH MOTESH”

0
1025
Naxhije Doçi - Jeh motesh

Libri ka 129 faqe dhe është i ndarë në katër Nënkapituj:
1. Dritë mbi stuhitë,
2. Plisbardhët e tokës sime perlë,
3. Etje vargu për vende e kënde,
4. Ndjenjësi me dehje muze.

Në librin “Jeh motesh”, një numër poezish janë me motive atdhedashurie, kryesisht për disa ngjarje të rëndësishme historike-kombëtare, si edhe për disa figura të dalluara, që me veprën dhe jetën e tyre kanë zënë vend krenarie në histori. Pjesa tjetër e poezive janë me motive përshkruese për vende e kënde dëshiri dhe inspirimi për autoren dhe poezi ndjenjësore për rrjedhat e jetës nëpër kohë.

– Redaktor dhe recensues i librit “Jeh motesh” është Prof. Prend BUZHALA. Vlerësimi me përkushtim i poetit dhe krijuesit fjalë-artë, Prend BUZHALA i ka dhënë sqarim të thukët esencës kuptimore dhe përmbajtësore të librit. Them lirisht se i ka shtuar edhe rrëzëllim arti librit. Mbi bazën e kësaj edhe falënderimi im për të ka nyansat e artit, rrjedh si gurrat e bardha.

Falënderoj edhe të gjithë kontribuesit të tjerë në libër: Lektura – Prof Dr. Rexhep Doçi, -Kopërtina: Piktori – Idriz Berisha, Realizimi kompjuterik- Prof. Dr. Ilir Doçi, Disejni-Taulant Berisha. -Falënderoj edhe Shtëpinë Botuese “ LENA” dhe Shtypshkronjën “LENA GRAPHIC DESIGN”, në Prishtinë!