Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Kosovë
Abdulla Mehmeti
Listat gri janë lista joformale, të padukshme, të shërbimeve sekrete zakonisht përgatiten shumë më herët se listat e partive politike, të cilat marrin pjesë në zgjedhje (sidomos në zgjedhjet parlamentare), në shtetet ku këto shërbime kanë për synim mbajtjen nën kontroll të zhvillimeve politike në një shtet të caktuar.
Njohësit e rrethanave politike, në prag të zgjedhjeve, përmes profilit politik (dosjeve) të kandidatëve për deputetë, pavarësisht se në cilën listë të kandidatëve për deputetë të partive palitike përfshihen ata, pa ndonjë vështirësi të madhe mund t’i identifikojnë kandidatët e Listës gri, e cila sipas planifikimit, mobilizimit në terren, mjeteve financiare që derdhen për blerjen e votave apo zhantazhimin e votuesve, propaganda dhe hapësira që u jepet këtyre kandidatëve në disa media të dyshuara si servise për propagandë të huaj, duhet të përbëjë numrin më të madh të deputetëve të ardhshëm në parlamentin e shtetit përkatës, pavarësisht nga ngjyrat partiake të cilat publikisht i mbrojnë kandidatët për deputetë.
Me rëndësi për shërbimet sekrete është që numri i deputetëve të Listës gri të jetë i mjaftueshëm për miratimin ose bllokimin e vendimeve të rëndësishme që mund të sillen në të ardhmen nga parlamenti, me të cilat nuk duhet të dëmtohet interesi strategjik afatgjetë i shtetit, bllokut të shteteve apo aleancave të tyre, interesat e të cilave i mbrojnë këto shërbime të huaja sekrete përmes deputetëve të Listës gri.
Do të ishte në interes të shtetit dhe të qytetarëve të secilit vend, të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, në rastin e disa shteteve ballkanike është edhe përshpejtimi i procesit të integrimeve euroatlantike, si dhe në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëatre, të mirëqenies së qytetarëve të vendit dhe forcimit të institucioneve të pushtetit, që studiuesit, analistët, ekspertët e sigurisë, institucionet e shtetit dhe sidomos pjesëmarrësit në votime, të ndërmarrin masa përkatëse dhe në kohë për parandalimin e fitimit (përvetësimit, uzurpimit) të mandatit të deputetit nga këto figura të dyshimta, të përfshirë në Listën gri, e cila do të mund të vendosë për fatin dhe të ardhmen e një shteti dhe të qytetarëve të tij.
Institucionet e shtetit, organet e sigurisë, por edhe një pjesë e qytetarëve (votuesve), i njehin këta kandidatë të Listës gri, të shpërndarë nëpër listat e kandidatëve për deputetë të partive politike, të cilët kurrë dhe me asgjë nuk e kanë merituar të jenë mes kandidatëve të denjë për deputetë të parlamentit në një shtet demokratik dhe ligjor, por ky është “fati” dhe diktati që shërbimet e huaja sekrete dëshirojnë t’ua imponojnë këtyre shteteve dhe qytetarëve të tyre përmes Listës gri, e cila gjithçka mund të përfaqësojë në parlamentin përveç interesit të atij shtetit dhe të qytetarëve të tij.
(13.IX.2019)
* “Lista gri” përdoret për herë të parë si term nga autori i këtij shkrimi.
O muslimani i im i nderuar Abdullah Bin Mehmeti, pasi po e din kush qenka ne parlament, duke punuar per shtete te huaja… jepi emrat… nese nuk i ke emrat shko ne xhamijat e Shkupit e gerrbavu arabisht…
Komentet janë mbyllur.