Nga Skënder MULLIQI
Regjimet të cilat më shumë janë autokratike, për ta mbajtur pushtetin sa më gjatë shantazhojnë dhe prodhojnë kriza të ndryshme në vazhdimësi. Tjetër. Tentojnë që nepërmjet mediave që i kontrollojnë të krijojnë opinion krejt ndryshe, se gjoja opozita është ajo e cila po e rrezikon shtetin, dhe prodhojnë gjithashtu armiqë të mbrendshem dhe të jashtëm. Edhe Kosova nuk është imune karshi veprimeve të tilla edhe pse është shtet në formim e sipër. Grupet e caktuara të oligarkisë pushtetare po i japin të rëna qetësisë së qytetarëve.
Kjo në të shumtën e rasteve bëhët për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit të gjerë publik nga problemet madhore ekonomike dhe politike më të cilat po përballet vendi. Ngjarjet në Parlament dhe protestat në rrugët e Prishtinës, të bllokut Opozitarë, përpos kërkesave për anulimin e dy marrveshjeve asaj të Demarkacionit dhe të Zajednicës, ishin edhe luftë propagandistike, së cili taborr politikë do ta mund tjetrin. Ne këtë dy luftim po përdorët i tërë arsenali propagandistik dy palësh duke kërkuar në fund edhe fituesin.
Grupacioni politik në pushtet nga frika së mund tu luhatën pozitat pushtetare, gjendjën e krijuar politike dhe krizën institucionale, po e paraqisin si shumë të rrezikshme për shtetin, duke i identifikuar me ineteresat nacionale, edhe pse në fakt situata aktuale politike nuk e përcakton shkallën e rrezikshmerisë të shtetit. Në Parlament dhe në demonstrata kemi pasur elemente të dhunës nga Pozita dhe nga Opozita, ku secila palë pas secilës ndodhi ka paraqitur edhe arsyetimet e veta. Si gjithmonë oligarkia në pushtet mbrohet më argumentin e rrezikshmerisë së gjendjës së përgjithshme, duke bërë përpjekje ta bindin opinion, për ti arsyetuar veprimet e dhunës policore karshi protestuesve.
Më shumë u lanqua propagandë nga ana e pushtetit, për ta kthyer ate në argument. Deri diku me të njejat metoda u shërbye edhe blloku opozitarë kur bëhët fjalë për elementet e dhunës së shpërfaqur, së kërkesat e tyre politike ishin dhe dolën shumë të drejta. Vendimi Gjykatës Kushtetuese e vertetoi këtë. Arsenali propagandistik është vu në levizje edhe kohën fundit. Po dalin njerëz të cilët po adresojnë akuza të rënda karshi strukturave të larta në PDK-së të cilët gjinden në hiearkinë më të lartë të shtetit. Këto akuza lidhen me vrasje të bashkëveprimtarëve të tyre, lidhën më sabotim të luftës qlirimare, lidhen me keqperdorime të mëdha deri në tradhëti kombëtare. Të gjitha këto akuza mediatike të adresuara, e organet tona po bëjnë sehirë du ke mos marre asnjë veprim ndaj atyre të cilët janë përfolur.
Së këto përfolje mund të jenë të sakëta, flet edhe e dhëna së pikërisht të përfolurit krejt paslufën keqpërdorën pozitën e tyre në shoqëri. Kur gjendja e krizës insitucionale vazhdon kaq gjatë, secili pushtet në secilin shtet demokratik do të kishte marrë vendime të arsyeshme. Kjo tek ne nuk po ndodhë sepse grupet politiko–financiare nuk dëshirojë ti lëshojnë pozitat e tyre, duke tentuar ti mbrojnë pasuritë e pa ligjshme, e disa të krijojnë imunitet pushtetarë karshi Gjykatës Speciale. Kur jemi të Gjykata, po bëhën gjithëfarë skenarësh, të cilat skenare kan për qëllim ta mbajnë situatën politike jo stabile, që të abrogohet disi puna e kësaj gjykate.
Kjo kryneqësi e kastës në pushtet është metodë tipike staliniste, Ndërkombëtaret kan filluar më e kuptuar lojën e atyre te cilët duhet të largohen nga skena jonë politike. Pragmatizmi politik është i nevojshem si kurrë më parë. Qetësia në rajon nuk mbahet më njerëz të inkriminuar në vepra të ndryshme kriminale, dhe as më struktura politike me logjikë të sistemit të kaluar. Të krijohet një ambient i përshtatshem politik për debatimin e atyre temave të cilat edhe e prun krizën institucionale. Të gjitha problemet zgjidhen duke u ballafaquar me to, jo duke iu ikur atyre. Mos të na ndodh që edhe kët vit të jemi të mashtruar dhe të demoralizuar sikurse ishim gjatë vitit që e lamë mbrapa. Ose disi të mbijetojmë, deri atë ditë kur do ta kemi një pushtet meritorë…