Sonte po përshëndetem nga ti

0
702
Ilir Muharremi

Poezi nga Ilir Muharremi

Është shumë vonë
Mëngjesi gati të agoj
Ti nuk je më, ti nuk je më
Pak më duhet
Të jem i lumtur

Kaluan shpejt ditët
Kthim nuk ka
Çdo gjë po vyshket
Harresë
E unë nuk dua
Të jetoj më duhet
Edhe pse nuk jemi bashkë
Të vazhdoj më duhet
Edhe kur dashuria humbet

Kjo gotë sonte
Është shumë dhimbje
Do e thyej sonte
Ti vazhdo rrugës tënde
Asgjë nuk mund të bëj
Çkado që them nuk mund më të ndryshoj

Sonte po përshendetem nga ti
Dashuria ime
Nën tingujt e kësaj muzike
Që sonte po e kompozoj për ne të dytë
Sonte po përshëndetem nga ti
Me këtë muzikë përfundimtare
Dashuria ime, dashuria ime

Ishte bukur si ëndërr
Këtë vetëm shpirti im e di