BERISHA – FIGURË POLIEDRIKE NË LETRAT SHQIPE

0
1113
Giuseppe Napolitano - Qasje veprës letrare të Anton Nikë Berishës

Isak AHMETI

Shkrimtari dhe studiuesi i njohur italian, Giuseppe Napolitano, kohë më parë nxori në dritë, shqip dhe italisht, librin: QASJE VEPRËS LETRARE TË ANTON NIKË BERISHËS (SHB “FAIK KONICA”, Prishtinë 2019).

Libri në fjalë hapet me një vlerësim të Sergio Paolo Foresta ku thuhet, citojmë: “Berisha është shkrimtar që duke iu lartësuar shkëmbit të ndërgjegjeve tona, na detyron të shkojmë deri aty, ku degëzohen rrathët e “misterit” dhe deri aty, ku kremtohen ngadhnjimet e fesë“.

Libri ka një HYRJE, ku autori flet për profilin krijues të Anton Nikë Berishës, duke theksuar në mënyrë të veçantë se janë një varg studiuesish italianë, që janë marrë me veprën letrare të Berishës. Kjo “QASJE” veprës letrare të Berishës, thekson autori Giuseppe Napolitano, përbëhet ngs një “Hyrje” dhe të disa pjesëve kushtuar aspekteve të ndryshme të krijimtarisë së tij: në pjesën e parë është kumtesa e autorit Giuseppe Napolitano, e lexuar në Arzignano (Vicenza) më 4 korrik 2019.

Te pjesa e dytë, e ndarë në tri pjesë, autori ka përfshirë disa “shënime për lexim” tashmë të bëra publike…

Është me shumë rëndësi të theksohet se në këtë vepër Berisha ëshë vlerësuar si studiues i përpiktë dhe poliedrik me një numër të madh veprash zhanresh të ndryshme, me vlera shumështresore.

Pasqyra e lëndës e veprës në fjalë është si vijon:

– Hyrje, 7
– Anton Nikë Berisha poet, prozator dhe studiues i letërsisë, 11

I. POETI
– Vepër-sintezë e poezisë si akt i dashurisë, 29

II. PROZATORI
– “Etja e gurëzuar”-një roman i jashtëzakonshëm, 39
– “Ëndrra e erës”- një ujëvarë drite e ngohtë dhe pushtuese, 42

III. STUDIUES I LETËRSISË
– Një studim fundamental mbi veprën e Dushko Vetmos, 47
– Shtojca, 55

– Shënime për autorin, 61

Krejt në fund le të theksojmë se ky libër i Giuseppe Napolitanos kushtuar veprës letrare dhe studimore të Anton Nikë Berishës është një kontribut i çmueshëm për figurën poliedrike të Anton Nikë Berishës, i cili, me opusin e tij krijues shumë të pasur, mbetet i veçantë dhe me shumë vlera në letrat shqipe.

“Është figurë poliedrike në letrat shqipe” – G. Napolitano.