Shënime dhe mbresa nga udhëtimi në Austri dhe Gjermani (pjesa e dytë) Qershor 2019

0
668
Munich

Pamje nga Mynihu

KRISTAQ TURTULLI

Bota në të cilën jetojmë meriton të njihet edhe më shumë, sepse është e jona, sikundër dhe jeta jonë. Sigurisht bota u përket njerëzve dhe, si qenie e një shkalle më të lartë zhvillimi duhet ta zhbirojnë dhe ta mbrojnë atë. Ndaj gjithsecili kërkon ta njohë, ta prekë, ta ndjejë dhe, të përjetojë thellë në mendje dhe shpirt çdo pjesë të saj. Por shpesh dhe, pa kuptuar Dikur Bota jonë ishte e pakapshme, misterioze, mbuluar me mjegull të dendur, tmerrësisht e largët, e pabesueshme dhe e frikshme. U takon njerëzve që jetojnë, ta zhbirojnë, ta shohin, ta shijojnë, të provojnë, të mësojnë të mirat, bukuritë e mrekullueshme që kjo Botë afron pa kursim. Nëse duam të jemi pjesë e vendit ku jetojmë, ku është Bota jonë, duhet të shkojmë, të shohim si jeton dhe si zhvillohet pjesa tjetër. Të nxëmë sa më shumë dhe, të përcjellim mbresat, mesazhet dhe emocionet. Mbasi Bota jonë e papërsëritshme meriton më shumë të njihet. Të marrim dhe të japim frymë, ndjenjë, kulturë, dashuri në këtë mrekulli.

Kur udhëton në vendet e reja, sheh mjedise dhe takon njerëz të rinj, menjëherë e kupton, ata nuk janë thjesht të huaj, nga ndonjë tokë e largët. Por kanë jetesën e tyre, dashuritë, besimet, kulturën, aftësinë, përkushtimin, shpresën, ëndrrat, ashtu sikundër dhe ti.
Bota jonë është më e madhe sa mund ta imagjinojmë, ndaj kjo na shtyn të njihemi sa më shumë më të, me të shkuarën, historinë, me brezat që kanë jetuar dhe bërë epokë. Me hopin cilësor, revolucionin shkencor dhe, si erdhi u zhvillua shkallë- shkallë deri më sot. Si u krijuan qytetet, dinjitetet dhe mbijetesa. Cilët ishin ata njerëz të thjeshtë, personalitet dhe burra shteti që bënë epokë. Na takon neve të mbushemi me dije, kulturë dhe emocion.
Instinktivisht mu kujtua e djeshmja, bota jonë e vogël. O Zot sa e vogël, sa një gogël. Na kishin lidhur sytë. Të përçudnuar vërtiteshim pas një huri si kuajt dhe na impononin të fantazonim se xheç ishim. Me injorancë dhe naivitet besonim dokrra, kur në të vërtetë asgjë s’dinim dhe asgjë s’kishim. Ndaj kur u shemb gardhi i hekurt ndodhi ikja masive e dëshpëruar, nga sytë këmbët.

Këto mendoja ndërsa hynim në tokën gjermane. Austria, Vjena, Salzburgu etj, me bukuritë dhe të papriturat, na lanë mbresa të pashlyeshme.
Autobusi udhëton drejt Mynihut që ndodhet në juglindje të Gjermanisë dhe është kryeqyteti i Bavarisë (gjerm. Bayern). Mynihu ka rreth 1.3 milion banorë dhe për nga madhësia radhitet i treti i qyteteve gjermane pas Berlinit dhe Hamburgut.
Nëse pyesni një gjerman për orën, ju thotë se është ‘tre e gjysmë’ por në fakt ora është dy e gjysmë kjo për shkak se gjermanët i numërojnë minutat për orën tjetër në vend të orës aktuale.

Në Mynih gjendet klubi i njohur i Gjermanisë në futboll, FC Bayern Munchen, i cili konsiderohet si njeri nga ekipet më të mira evropiane në futboll. Më kujtohet, kur erdhi në Korçë filmi ‘GOL’, ndoqa ndeshjen finale Angli – Gjermani dhe më bëri për vete djaloshi elegant Franz Bekembauer, legjenda e futbollit gjerman luante me krah të thyer. Qysh atëherë zgjodha skuadrën time të preferuar.

Çdo vit zhvillohet festa e madhe popullore (festa e birrës), e njohur si Oktoberfest, të cilën e vizitojnë për 2 javë me radhë rreth 6 milion njerëz. Kjo festë e ka rrjedhën e saj që nga 12 tetori 1810 me rastin e martesës së Princit bavarez Ludwig dhe princesësh Theresia. Për hir të saj, vendi ku mbahet kjo festë quhet Theresienwiese dhe u mbajt për herë të parë më 17 tetor të vitit 1810.

Mynihu është i pasur me kopshte, pallate mbretërore, është një mrekulli arkitektonike. Sigurisht njihet si atdheu i Oktoberfest, por s’është vetëm kaq. Qytet me kulturë, të një rëndësie evropiane, ekonomi, sport, histori. Kisha të larta, kupolat kapin qiellin, njëra është më e bukur dhe madhështore se tjetra. Nga ky qytet kanë kaluar perandorë, mbretër, artisët shkrimtarë, muzikantë, kanë lënë gjurmë dhe sot e kësaj dite.

Oktoberfesti i Mynihut fillon në fund të shtatorit. – Mos u shqetësoni nëse s’ia dilni të merrni pjesë, më tha një i njohuri im, – buzëqeshi dhe shtoi: Në Mynih ka 60 kopshte birre përreth qytetit, janë të hapura gjatë gjithë verës.

Edhe pse fillim qershori vendi ku zhvillohet Oktoberfesti ka qindra njerëz ulur në tavolina, stola të gjata, thjeshtësisht, pranë njëri tjetrit pinë birrë me kriklla të mëdha dhe hanë salsiçe. U përzjemë me turmën. U ulëm në stola, pimë pirë dhe hëngrëm salsiçe.
Rruga më e ngushtë në botë është në Reutlingen. Quhet ‘Spreuerhofstrasse’ dhe është 31 centimetra e gjerë në pikën më të ngushtë.

Një vend të rëndësishëm në Mynih është Gloskenspiel, ora me zile e qytetit. Ora gjigande, surpriza ndodhet në ballë Neues Rathaus, përveç se tregon orën e saktë, prezanton dhe një spektakël të vërtetë. Çdo ditë ora 11 paradite dhe 5 pasdite tingëllon dhe ritregon dy tregime nga shekulli i 16. Ri sjell me vërtetësi, ngjall kuriozitet e njëherësh zbavit turmat e njerëzve dhe turistëve që ndodhen aty. Përbëhet nga 43 kambana dhe 32 figura me personazhe.

Frauenkirche është katedralja në qendër të Mynihut, ndërtuar në rrënojat e bazilikës romake, madhështore, me kupola që kapin qiellin. Qëndruam një copë herë duke e soditur. Mjeshtrit e ndërtimit kanë derdhur gjithë talentin e tyre. Për këtë kishë ka një legjendë; Duket sikur brenda kishës ka një gjurmë këmbe të shtypur nga një pllakë, që duhet të jetë gjurma e djallit. Dëshmia e fitores së ndërtuesve mbi vetë satanain. Sipas legjendës dy ndërtuesit kishin vënë bast nëse do mundeshin të ndërtonin një kishë madhështore, pa dritare, satanai u mundua ti pengonte, por ata triumfuan mbi të, realizuan ndërtimin e kishës.

Banesa e dinastisë Wittelbach ndërtuar më 1400, vendosur në zemër të Mynihut, përmban përzierje stilesh; nga barok, rokoko dhe klasik. Për ta vizituar na duhej të rezervonin mjaft kohë, mbasi struktura e pallatit përfshinte dhjetë oborre, tre komplekse kryesore dhe çdo hap që hidhnim na mbahej fryma nga bukuria dhe e papritura.

Englischen Gartën vendosur në qendër të qytetit. Kopsht i bukur me shtatore, shatërvanë, lule shumëngjyrëshe, i veçantë, ndërtuar në 1789. Një fakt interesant është kopshti i parë publik në Gjermani. Koha me diell, pak të lodhur e djersirë, menduam të çlodheshim në një nga lokalet e kopshtit, të pinim birën e freskët, të famshme gjermane, të drekonin dhe të shijonim pamjen e bukur, ajrin e freskët të këtij kopshti famoz.

Autori amerikan Mark Tuen, nuk njihej adhurues i gjuhës gjermane, por dikur deklaroi: “Nuk e dija më parë për çfarë shërbente përjetësia. Ajo i jepet disa prej nesh si një mundësi për të mësuar gjermanisht.

Termi ‘ekologji’ u përmend fillimisht Kështjella e Numphenbergut ndodhet jashtë Mynihut, na duhet të merrnin linjën për aty. Kështjella e Numphenbergut është pallati veror i mbretërve të qytetit. Termi Numphenbergut do të thotë kështjellë e nimfave. Bukur, shumë kuptimplotë dhe kuptohet, përveç dhomave të mëdha, qëndisura në ar dhe argjend, kanë brenda koleksione të paçmueshme të pikturave me vlerë të madhe, piktorëve të shquar dhe, objekteve të shumëllojta. Rreth e rrotull hapet një kopsht i madh, i bukur, i harmonishëm por mund të kuptohet pa statuja, shatërvanë dhe lule shumëngjyrëshe. Gjermanët i kanë dashur dhe e duan të bukurën, shëtitoret, lulet, gjelbërimin, që tregon element të herët civilizimi.

Në mbrëmje dola në ballkon, të pija kafe, të çlodhesha, dhe para disa orësh mësova se, çuditërisht Gjermania ka pasur shumë kryeqytete që nga Ahën, Regensburg, Frankfurt mbi Main, Nurembergu, Berlini, Vajmari, Boni dhe më së fundi që nga 1990 Berlini përsëri.
Kur viziton një vend të bukur aq më tepër Kështjellën e Numphenbergut s’i kushton rëndësi lodhjes, se ndjen sa shpejt koha shkon, do të përpish të gjitha ato vlera të rralla, surpriza që shfaqen madhërisht përpara syve.

Era sillte prej së largu oshtimën e muzikës së grupit Rammstein. Djemtë shkuan të ndiqnin nga afër koncertin, shfaqet në stadiumin Olimpik të qytetit. Djemtë më thanë që gjermanët e adhurojnë këtë grup muzikor. Them të drejtën s’më tërheq ky grup, ka diçka metalike në muzikë. Jam mësuar të dëgjoj këngë të lehta, serenatat e mrekullueshme korçare.

Që nga larg na afron kambanorja e St. Petër’s Church (Kisha e Shen Pjetrit) me pamje të mrekullueshme. Është një nga kishat më të vjetra në Mynih. Struktura origjinale daton 1100.
Pallatin Resindencial ndodhet në qendër të qytetit të Mynihut. Menduan të shkonim herët, megjithëse jemi pak të lodhur, por të mbushur me të papritura dhe emocione. Pallati Resindencial dikur kështjella e qytetit të dukëve, princërve dhe perandorëve bavarezë. Për sa i përket stilit, kompleksi i ndërtesave ndërtuar në shekuj është një ndërthurje interesante e Rilindjes, Barokut, Rokokos dhe Klasicizmit.

Në vitin 1888, Gjermania kishte tre perandorë: Vilhemin I, Frederikun III dhe Vilhemin II. Frederiku III vdiq nga kanceri në laring në moshën 56-vjeçare dhe qeverisi për vetëm 99 ditë.
Mynihu zotëron një nga muzetë më të rëndësishme të Evropës për dekorimin e brendshëm. Për pesëqind vjet objekti në mes të qytetit të vjetër ishte vendbanimi dhe qendra e fuqisë së dukeshave, zgjedhësve dhe mbretërve bavarezë, por dhe shprehja e intelektit të artit dhe pasionit për ndërtimin dhe zbukurimin. Dhomat e Dukës Maximilian I – Kaisersaal, Steinzimmer dhe Reiche Kapelle – tregojnë artin e ndërtimit të pallateve të shekullit të 17-të. Galeria e portreteve stërgjyshore dhe Reiche Zimmer përfaqësojnë rokoko të këndshëm sipas hartimeve të François Cuvilliés. Apartamentet klasike në ndërtimin e King-ut kthehen në skica të Leo von Klenzes.

Struktura e kështjellës përfshin dhjetë oborret, duke e bërë Mynihun kështjellën Resindetiale më të madhe të qendrës së qytetit në Gjermani. Ndërtesat e njohura të Residencës përfshijnë Königsbau ngjitur me Teatrin Kombëtar në Max-Joseph-Platz ku është vendosur Thesari, dhe Festsaalbau në Hofgarten ndodhet salla e koncerteve të mirënjohura Herkulessaal (Hercules Hall).

Pika kryesore është Antikuariumi: salla më e madhe dhe më e bukur e Rilindjes në veri të Alpeve u ndërtua rreth vitit 1570 për koleksionin antik të Dukës Albrecht V dhe më vonë u përdor si një sallë festive.

130 dhomat e Rezidencës Mynih kanë qenë të mbushura me mobilie dhe piktura vaji, tapiceri dhe porcelani nga artistët më të mirë të kohës së tyre. Përveç sallë ekspozite të mrekullueshme, koleksione të shumta speciale si argjendi, porcelani ose dhoma me relike.
Ndjekja e skercit humoristik britanik të vitit 1963 “Darkë për një person”, ku luan Freddie Frinton dhe May Warden, është një pjesë thelbësore e festimit të vigjiljes së Vitit të Ri në Gjermani.

Ja dhe dy kuriozitete mbi Gjermaninë:
Trabant, emri që i është dhënë përgjigjes së Gjermanisë Lindore për Audin dhe Mercedes Benz, fjalë për fjalë do të thotë satelit. U vu si një kujtim për satelitin e parë – Sputnikun sovjetik, që shkoi në hapësirë në 1957.

Një fjalë shumë e gjatë me 65 shkronja që përfaqësonte ligjin e deleguar për monitorimin e etiketave të biftekut u hoq nga gjuha gjermane në vitin 2013. Pavarësisht kësaj ekzistojnë fjalë të tjera si sigurimi i automjetit që kanë 36 shkronja dhe e veja e një kapiteni anijeje me avull të Danubit që ka 49 shkronja.

Me sa mësuam dhe pamë me sytë tanë, shumë nga këto kisha dhe ndërtesa të mrekullueshme u dëmtuan rënde gjatë luftës së dytë botërore, por punëdashësit gjermanë ndaj vlerave të shquara të traditës dhe kulturës, i rindërtuan me kujdes duke ruajtur vlerat dhe origjinalitetit. Shihnim stendat e afishuara, si u shkatërruan përgjatë bombardimeve dhe si mundën të restauroheshin, të bëheshin me të bukur seç ishin më parë, duke derdhur pa kursim talentin, dashurinë për të bukurën, traditën dhe historinë.

Përnjëherësh më shkon mendja tek vendi im, në historinë e turbullt plot ulje dhe ngritje, në kulturën dhe traditën. Për fat të keq, ne gjithnjë jemi mësuar të ngrihemi duke shkelur tjetrin. Na i futi në gjak helmin turku, 500 vjet nën zgjedhë, i cili për të mbajtur popullin me frikë; me ferman vriste pashain dhe po me ferman bënte pasha të birin. Ne, duke pasur kompleksin e inferioritetit, bëhemi dashakeqë dhe xhelozisë me atë që ka qenë më parë. Komunizmi u ngrit duke shkelur, përçudnuar, mohuar gjithçka me vlerë kohën e mbretërisë: Botën e vjetër ta shkatërrojmë që nga themelet e pastaj… Edhe në fillimet e demokracisë pardesy bardhët thanë: Kemi çekun e bardhë, le ta nisim nga zeroja. Por çeku doli i zi dhe gjithë ato vlera, djersa e qindra mijëra punëtorë dhe intelektualë shkuan për lesh?!

Në vitet e para punoja në një lagje të vjetër të Torontos. Aty pranë ishte një ofiçinë e vjetër. Një ditë u bëra kureshtar dhe hyra brenda. Aty kishte një frezë, një torno dhe një trapan, të gjitha të vjetra, i dallova nga shtretërit e tyre të griparura. Por ishin në gjendje pune.

Makineritë në uzinat tona dhe fabrikat tona ishin shumë më të mira dhe moderne, ku janë? Mania e shkatërrimit, si ajo që tregohej; nga inati së vjehrrës shkoi fjeti me mullixhiun.
Makineritë ku u degdisën? U shitën për shkarpa. Sa e dhimbshme. Pranvera e hidhur e 97 u dha shkelmin të gjithave. Tani jemi të detyruar të marrim nga jashtë qoftë një fletë presh dhe një mollë bajate…

Ndërsa në Berlin ekziston një muze që i dedikohet një salsiçeje të veçantë derri të mbuluar me salcë pikante. Dhe revista e parë doli në Gjermani në vitin 1663.

KRISTAQ TURTULLI
Qershor 2019