Johann Wolfgang von Goethe – poezi

0
1515
Goethe, Stieler 1828

VOLFGANG GËTE
(Wolfgang Von Goethe)
1749 – 1832

Johann Wolfgang von Goethe (gjermanisht dëgjo, [etno ː han vɔlfɡaŋ fɔn ɡø tə ː] [· Info?]) (Frankfurt mbi Main, 28 gusht 1749 – Weimar, 22 mars 1832) ishte një shkrimtar, poet dhe dramaturg gjerman.

NGA KU KEMI LINDUR

Nga kemi lindur?
Nga dashuria.
Si do të humbasim?
Pa dashuri.
Ç’është ajo që na ndihmon të tejkalojmë veten?
Dashuria.
Po si mund të gjendet edhe dashuria?
Me dashuri.
Kush e pakëson të qarët?
Dashuria.

UNË TASHMË DO TË KISHA SHKUAR LARG

Unë do të kisha shkuar aq larg,
aq larg sa është bota e madhe,
nëse s’do të më mbanin yjet
që kanë lidhur fatin tim me tëndin,
kështu që vetëm në vetëvete mund të më njohësh.
Dhe poezia, ëndrrat, dëshira,
gjithçka më shtyn tek ty, në natyrën tënde,
dhe nga jotja varet jeta ime.

DEL DIELLI REZATUES

Shfaqet diellin rrezatues, dhe ti pas tij, shpresoj.
Dil jashtë në kopsht dhe je trëndafil, mes trëndafilave.
dhe je zambak mes zambakëve
Kur në ballo lëviz lëvizin yjet
së bashku dhe rreth teje.
Natë! Dhe kështu do të ishte natë!
Ti e tejkalojnë shkëlqimi e ëmbël dhe joshës të hënës.
Joshëse dhe e ëmbël je ti, dhe lulet,
hënë dhe yje ty të përkulen, o diell!
Diell je edhe për mua, krijues i ditëve rrezatuese!
Kjo është jetë, është përjetësi.

Përktheu: Faslli Haliti