Aorta, Epiri pellazgjik, Çamëria, ose Shqipëria deri në Prevezë

0
827
Republika e Çamërisë

Atdhe GeciEse

Aorta, kjo botë qenka më e gjerë dhe më e vlerë se sa e kam menduar. Një ndriçim mbi krijimtarinë e Antikës Shqiptare po e vonon çështjen në disa procese. Në kokë më sillet kultura dhe krijimtari pellazgo-ilire. Historia thonë s´mashtron e as s´mashtrohet, por, ja, që edhe kjo po ndodhka. Greqia për çdo ditë po e përvetëson kulturën dhe krijimtarinë 15 mijë vjeçare të pellazgo-ilirëve.

Në Epirin pellazgjik të Çamërisë, aktualisht vuan e poshtëruar pjesa dërmuese e lashtësisë sonë. Në Greqi është vrarë barbarisht krijimtaria shpirtërore dhe historike e shqiptarëve parahelene dhe pas helene. Greqia e Otos Bauerit vodh dy akropole shqiptare, atë të Athinës dhe të Dodonës. Evropa herët a vonë, duhet ta arrestoj Greqinë për vjedhjen e “Akropleve” edhe për vjedhjen e popullit arvanit dhe të fustanellës çame.

Aorta, Epiri pellazgjik, Çamëria, ose Shqipëria deri në Prevezë, është pjesa e atdheut tonë më të burgosur e që vuan një dënim me poshtërim të vazhdueshëm. Çamërishtja dhe arvanitishtja janë një gjuhë shqipe e bimur, gjuhë e dy përëndive të antikitetit shqiptar, Thotit dhe Zeusit të Dodonës. Shpirt, kjo zemër e gjerë e gjuhës shqipe ka fuqinë e saj qytetëruese që nga paleoliti i hershëm e deri më sot.

Gjuha shqipe quhet hyjnore më thotë studiuesja, Aorta, që kur perëndia Thoti shpiku shkrimin shqip. Veprat e pahumbura të Thotit të Atlantidës Pellazge duhet ti lexojmë me shumë kujdes. Lavdi Shqipërisë deri në Prevezë! E jona është Çamëria! Eseja vazhdon…