(Kjo biografi u realizua në bashkëpunim me shkrimtarin Nehat Jahiu)
Shkruan Zymer Mehani
Nehat Jahiu u lind më 10 tetor të vitit 1951 në fshatin Orizare të Komunës së Likovës. Shkollën fillore e tetëvjeçare e kreu në vendlindje,të mesmen në Preshevë dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike (Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe), në Gjakovë. Punoi në shkollën nëntëvjeçare “Faik Konica”të fshatit Sllupçan. Me shkrime ka filluar të merret qysh në bankat e shkollës fillore. Nga fillimi i krijimtarisë së tij e deri në ditët e sotme, ka shkruar kryesisht poezi për fëmijë, por edhe për të rritur. Merret edhe me shkrime gazetareske, opinione, publicistikë, ese, skica letrare, prozë, recensione, tregime etj.
Bashkëpunon me shumë revista, gazeta të shumta në mbarë trojet tona dhe në diasporën shqiptare. Është prezantuar në shumë përmbledhje poetike në trojet tona dhe në diasporën shqiptare. Nehat Jahiu është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, në New-York. Nehat Jahiu jeton dhe vepron në vendin e tij të lindjes, në Orizare. Përmbledhjet poetike ku janë prezantuar veprat e Nehat Jahiut: Hasan Hasani: “Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-1990” (Prishtinë, 1994), Dr. Arif Selmani “Bibliografia e letërsisë shqiptare në Maqedoni 1953-1997” (Tetovë, 1998), Dr. Arif Selmani “Bibliografia e letërsisë shqiptare për të rritur në Maqedoni 1951-1999” (Tetovë, 2001), Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë-Netët poetike të verës “Takime nën Rrap” (Antologji e krijuesve pjesëmarrës, Shkup, 2009).
Sokol Demaku:“Baladë e përflakur/Flammande ballad”, antologji poetike shqip/suedisht, 2009. Sokol Demaku:“Jehona e shekujve”antologji poetike, shqip/suedisht 2010. Milazim F.Kadriu:“Flakadani i lirisë”, Besianë, 2012. Ejup Ajdini:“Letërsia shqipe për fëmijë në Maqedoni I-II “Tetovë, 2013. Ajet Shala:“Antologji për çlirimtarët Ilaz Kodra e Antigona Fazliu”, Prishtinë 2014. Luan Maloku:”Antologjia poetike për Qerim Arifin“Letërsia për një jetë”, Preshevë 2014. Ganimete Thaçi “Ali Ibra zëri i atdheut”, antologji ( Tiranë 2014). Luan Maloku: “Miratoci në rrugën e dritës”, Prishtinë 2016. Rrahman Hyseni: antologji poetike “Nëna” 2017.
Rudi Berisha: “Shqipëri, nëna ime”, Grup autorësh-Përmbledhje poezish. Podujevë, 2017,” Poetët për një mendimtar”-2018. “ Libër mesazh për Milazim Kadriun” përgatitur nga Shaban Pllana.në botim të “ SHB Prokult Presss” – 2019 etj. Nehat Jahiu ka qenë prezent edhe në disa leksikone të shkrimtarëve, fjalorë enciklopedikë të shkrimtarëve shqiptarë etj. Për krijimtarinë e tij letrare është shpërblyer me çmime të shumta e të ndryshme. Disa nga librat e Nehat Jahiut janë përkthyer në gjuhën rumune dhe në gjuhën angleze.Tani pas daljes në pension Nehat Jahiu vazhdon ende të merret me krijimtari letrare.
Veprat e Nehat Jahiut:
1. “Në sytë e tu” -1982
2. “Ura prej zemrave” -1985
3. “Fluturimi i pëllumbave” -1990
4. ”Të pret malli që na treti” -1993
5. “Hidhe vallën, Laro!” -1994
6. “Kukuvajka” -1995
7. “Hape derën, shkolla ime!” -1995
8. “Epitaf lirie” – 2000
9. “Rrënjët i ke në këtë tokën ilire” -2005
10. “Huti mbi çati” -2005
11. “Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe” – 2008
12. “Lulëkuqe mbi varre” -2010
13. “Orizarja ndër shekuj”-2010
14. “Rrugës së drejtë” -2011
15. “Zana dhe Guri” -2011
16. “Poemë për mikun Sadulla Zendeli, Daja” – 2012
17. “Te ura e gjyshes” – 2012
18. “Rreze në dritare” – 2013
19. “Krahët e fluturës”- 2013
20. “Hëna u bë nuse” – 2013
21. “Kënga e zogjve” – 2013
22. “Gjaku im të qoftë falë”-2014
23. “A vjen liria“-2016
24. “Mbresa njerëzore për një njeri të veçantë”- 2016
25. “Biri i shqiptarisë”-2016
26. “Zorite libertatii – Agimet e lirisë”-2016 (pëkthyer në gjuhën rumune nga Adriana Tabacu)
27. “Të qeshën e të bënë nuse”-2016
28. “Is freedom coming” -“A vjen liria”-2016 (përkthim në anglisht nga Patricia Lidia)
29. “Lumnije Vokshi Ramadani në rrugën e dritës së diturisë“-2016
30. “Mumin Kastrati, mësuesi i përkushtuar, atdhetari” -2016
31. “Opinione”-Bukuresht -2017
32. “Zilet e një jete” -2017
33. ”Kujtim i gdhendur në Mall”-2017
34. “Shpirti i mërgimtarit”-2017
35. ”Epitaf lirie” ( ribotim)-2017
36. ”Mos m’i prek plagët”-2017
37. “Në hap me kohën”- 2018
38. “Aforizma autoriale”-2018
39. ”Kresniku ilirisë”- Antologji poetike”-2018
40. “Diell në shpirt lirie” Antologji poetike-2018
41. “TahirSinani” – Antologji poetike- 2018
42. ”Fjala ime”- 2018
43. ”Stina e zogjve”- 2018
44. “Misioni i mësuesisë”- 2019