MASAKRA E ÇEGRANIT MË 1912-1913

0
812
Çegrani dhe rrënjët

Nafi Çegrani(Lufta e Parë Ballkanike filloi në vjeshtën me shi e stuhi të vitit 1912).

Serbia përparoi duke e shfrytëzuar vakumin e lënë nga thërrmimi i përandorisë Osmane në drejtim të invadimit dhe pushtimit të Kosovës dhe rajonit të Tetovës e Dibrës, si dhe disa vende të tjera pllajash, gryka e shpatie malesh andej dhe këndej sistemit sharropin, që tash gjendet në kufirin mes Shqipërisë e Maqedonisë. Kjo ndodhi në fund të tetorit dhe fillim të nëntorit të atij viti. Derisa Fuqitë e Mëdha e njohën Shqipërinë si shtet sovran më 29 korrik 1913, Kosova, Dibra, Ohri dhe Manastiri mbetën nën sundimin ushtarak serb dhe në fillim të shtatorit 1913, Kral Petri i Serbisë deklaroi aneksimin e territoreve të pushtuara. Një kryengritje e gjerë dhe e ashpër nisi kundër sundimit serb, e cila fillimisht filloi në Lumë, duke u përhapur edhe në disa vise të tjera të krahinave shqiptare…

… Megjithatë, duhet të cek, dhe kjo ka shumë rëndësi për ata që merren me shkrime, për historianë e diplomatë të Ballkanit dhe jashtë në rajon, që nga Gjermania e Franca gjer në Stamboll dhe qendra të Mediteranit,se në ato vite të larë cekurat tokave etnike shqiptare dhe Shqipërisë u janë bërë shumë PADREJTËSI, duke iu shkëputur krahina të tëra siç është Kosova, Çamëria, madje territoret në mal të Zi dhe Maqedoni … Mirëpo, kjo shkëputje territoresh nuk janë bërë me vendime të ndonjë Gjykate Ndërkombëtare, por ato janë SHKËPUTUR nga një mbledhje ambasadorësh, ku kanë ndikuar qarrqe dhe rryma antishqiptare, shoviniste dhe interese të tjera të cilat sot, pas shumë dekadash, BIEN NDESH me politikat demokratike dhe strategjitë e NATO-s dhe Amerikës .

Prandaj, tani, pas çlirimit dhe PAVARSISË së Kosovës (Dashtë Zoti, bëhet edhe RIBASHKIMI ynë shqiptar, sidomos me trojet e buta pjellore të Çamërisë ku rriten ullinj dhe luledielli, dhe e cial ka vuajtur dhe akoma po vuan në shekuj, e sunduar nga politikat ruso-grekosllave që sens kanë ndjenjat e antishqiptarizmit dhe shovinizmit primitiv. Andaj, mund të them se askush nga politikanët shqiptarë të trevave shqiptare brenda dhe jashtë Shqipërisë, sidomos ata në Kosovë NUK KANË TË DREJTË të bëjënë marrëveshje territoresh, ,,lëvizje,, kufinjësh apo çfarëdo lloji qofshin marrina të tjera të cilat janë në kundërshtim me interest Kombëtare dhe të Atdheut shqiptar, sepse tokat shqiptare NUK JANË PRONA TË TYRE PRIVATE…)

* * *

Dhe…gjatë Kryengritjen e Shtatorit dhe me përhapjen e saj në Pollog për marrjen e Shkupit për të larguar sundimin serb nga këto anë, ka marrë pjesë aktive edhe fshati Çegran. Për këtë arsye nga ky fshatë janë marrë qytetarët dhe në fillim janë dërguar në shkollën e fshatit Çajle. Prej aty me pretendim se do ti çonin në Gostivar i vranë rrugës dhe trupat e tyre i hudhnin në lumin Vardar. Këto krime u bënë me urdhër të çetnikut të njohur të kësaj ane dhe komandantë i çetës çetniko-serbe Riste Turçani, me ndihmën e zëvendës sekretarit të Prefekturës së Gostivarit Llaze.Gjakatar me këto vrasje dhe masakër të çegranasve ishte edhe çetniku Sandre i Brodit i cili ishte i vendosur në fshatin Balindoll.. Numri i të vrarëve sipas dokumenteve egzistuese është 46, por për këta mungojnë të dhënat.

…Për krimet e ushtrisë serbosllavo-malazeze ose çetniko-bullgare gjatë pushtimit të tokave shqiptare më 1912 e 1913 kanë djegur shtëpitë dhe kasollat e fshatarëve të varfur dhe të pambrojtur, siç kanë qënë banorët e Çegranit me afro 160 shtëpi të atyre viteve dhe me afro 1800 banorë. I tërë fshati ishte shndërrua në hi, popullata e pafajshme dhe e paarmatosur është masakruar masovikisht, dhe ende nuk ka ndonjë statistikë të saktë mbi numrin e të vrarëve dhe të zhdukurve, sepse… Padyshim se ato akte kriminale gjaku dhe vrasjesh kanë qënë të pabesueshme …Por, kjo ka qënë mënyra dhe praktika e dhunës, plaçkitjeve dhe të krimeve më çnjerëzore. Stradegjia dhe qëllimi i tyre ka qënë të ndodhëte asgjësimi i plotë etnik të trevave të banuar tërësisht me shqiptarë, dhe që në këto troje të stërlasha të rrënjës, rracës dhe katragjyshërve tanë TË MOS MBETESHIN SHQIPTARË.

Megjithatë çegranasit si gjithë shqiptarët dhe populli dhe trungut që i takojmë MBETËN gjallë dhe ako jetojnë me guximin dhe historinë tragjike në trojet e tyre !
… Qëllimi i krimit ishte që kërkesat serbosllave apo edhe ato sllavo-bullgare, të ndihmuara nga koncepti për “spastrimin etnik” dhe me manipulim statistikor para konferencës së fuqive të mëdha dhe ambasadorëve të tyre të politikave dhe strategjive antishqiptare, e cila do të konfirmojnë kufijtë e rinj në dëm të shqiptarëve…

Padyshim se ngjarjet e luftërave ballkanike dhe MASAKRAT e tyre ndaj shqiptarëve, kanë kontribuar në masë të madhe në rritjen e konfliktit serbosllavo-shqiptar.
Raport i komisionit ndërkombëtar për Laftërat Ballkanike Për krimet e ushtrisë serbe dhe të njësive paraushtarake ndaj popullatës shqiptare ka raportuar shtypi evropian (frëng, austriak, italian, gjerman, anglez, danez, rumun, rus dhe amerikan etj.) të cilët në shumën e rasteve flasin për ekzekutimet masive të popullatës fshatare shqiptare, si ajo që ka ndodh në Çegran apo edhe vise të tjera sin ë Dibër e Kërçovë, Tetovë e Shkup , ku janë bërë edhe djegie fshatrash me rradhë dhe sistem, grabitje të shumta të shtëpive, therjen e anëtarëve të familjes, apo duke I lidhur duar e këmbë djem të ri të çegranasve i therrin sin ë kasaphane paramilitarët çetnik të Ristes së Turçanit, për çka shkuan edhe historia…Njashtu të panumërta kanë qënë përdhunimet e grave dhe vajzave dhe mizorive kundër popullatës civile në shumë fshatra shqiptare të Fushëgropës së Pollogut .

(…Qeveria imperialist e Serbisë dhe në marrëveshje me atë Bullgare, nuk la asgjë pa bërë ndaj shqiptarëve gjatë pushtimit në Maqedoni e gjetiu. Edhe Dimitrije Tucoviqi opinionit serb, i cili është i njohur me konceptet e tija shoviniste, Qeverisë së Serbisë të asaj kohe ua ka tërheqë vërejtjen se ajo qeveri dhe ajo ordi kriminelësh në qeverisje janë duke ” bërë përpjekje antinjerëzore , krime dhe vrasje me paramendim dhe zhdukjen e një kombi të tërë,” e cila është “vepër kriminale”, për të cilët krime kurdo-kurdo dhe me doemos ka për të vuajtur për përgjegjësitë…

…Edhe pse ushtria serbe hyri pa rezistencës në Shkup, raportohet se repartet serbe në periudhën vijuese çdo natë hodhën në lumin Vardar nga 20-30 shqiptarë. Sipas raporteve të ndryshme, krimet më të rënda kryenin grupet paraushtarak, komitët dhe çetnikët serbo-bullgar, të cilët kanë kryer terror ndaj popullsisë shqiptare dhe asaj myslimane,
Duke qënë të dehur, me hanxharr e bajoneta në krah, gjatë natëve të thikave të gjata thyen dyert dhe hyrën në shtëpitë e fshatit dhe grabitën çdo gjë, therën djem të rinj dhe burra që u dolën në kundërshtim për të mbrojtur VATANIN, dhe disa vdiqën nga uria. Shumë u hodhën të gjallë në lumin Vardari-, rrëfente para shumë vitesh kur unë ende isha si gazetar i ri, xha Bajrami i Xhelës mbi tragjikën dhe masakrën e çetnikut Riste i Turçanit, sepse vetëm ai kishte mbetur gjallë, për çfarë duhet të shkruaje historia…

* * *

…Angazhimet luftarake dhe hapja e frontit e lumjanëve në kryengritjen antiserbe të shtator-tetorit 1913,ka qenë e ndjeshme,prandaj është shkruar për të, e që në këtë rast për këto histori dhe ndodhira me devotshmëri shkruan historiani e rinj shqiptar me famë nga Universiteti Tetovës Prof. Vebi Xhemaili, (në gjurmët e të cilit ec dhe Prof Ismet Jonuz Krosi).
…Të pashoqe kanë qenë edhe mizoritë serbe ndaj tyre e këto kanë mbetur pa u vënë re,madje që në ndodhje të tyre. Në vjeshtën e vitit 1913, luftimet midis serbëve dhe lumjanëve(por jo vetëm te këtyre) u përcollën nga masakra, djegie, grabitje. U bënë shkrum e hi kulla, shtëpi,stane,mashna, mëhalla, fise e fshatra të tëra etnike shqiptare; u therën me hanxharr e bajoneta pleq të moshuar, të lodhur dhe shëndetligë, fëmijë të moshave të ndryshme, të rinj dhe gra plaka, nuse të reja dhe vajza; u vranë ose u shkrumbuan qindra banorë, u grabitën mijëra krerë bagëtishë të imta e të trasha. Duhet të theksoj se kryengritjen lumëjanve e vitit 1913, kishte rëndësi historike edhe për Dibrë, duke u zgjëruar si në Lumë, andej dhe këndej Sharrit. Aktivitetet luftarake lidheshin edhe me fshatrat e Pollogut gjer në Grykë të Dervenit dhe Karshiakës së Shkupit…

Anekënd në tërë hapësirën shqiptare, për fat të keq të shtrirë në 6 shtete, si rrallëherë në ditët e nëntorit të vitit të kaluar, kudo mbizotëroi ngjyra kuqezi, ngjyra e flamurit tonë kombëtar. I vjetër ky flamur shekullor, me ngjyrën e gjakut që dominon, por pa i humbur aspak shkëlqimi, pa i humbur nga mosha aspak bukuria, nuancat e guximit dhe krenarisë kombëtare, pasi s’ka si të ndodhte ndryshe, si njëra dhe tjetra e përpjekur në betejat e përgjakshme nëpër shtigje të historisë ku u shenjtërua si simbol i kombit tone, gjithë atdhetarët dhe çdo shqiptarë e MBAJNË NË ZEMËR ! Ndaj gjatë çdo kremte e feste, çdo dasme dhe ahengu shqiptar, ( sidomos tani pas shembjes së sistemit dhe viteve të rrënuara komuniste jugosllave), në çdo ballkon, në çdo portë, në çdo kënd, në çdo shesh e kudo e meritonte të valëvitet e të mos shqitej nga vendi për asnjë çast. Kjo atmosferë festive shihej kudo, ( tanimë edhe në Çegran dhe fshatra që gravitojnë këndej pari, në trevat e Pollogut dhe fshatrave rrëzë Sharrit), Flamuri shqiptar valvitet në mënyrë shumë madhështore sikur të jemi në Tiranë, apo në Prishtinë, si në Kukës e Peshkopi, por jo më pak e ndezur atmosfera e veshur kuqezi ishte dhe në krahinën e Topojanit, Topojanit Iliro-Dardan dhe gjithëmbarë Luma e Dibra, Gostivari e Tetova.

Nder i madh iu bë kësaj radhe simbolit të heroizmit dhe qëndresës së banorëve të Çegranit, falë ndjenjës së mirë të guximit, dashurisë për Atdhe, Flamur e Komb, sepse kjo është rruga e kauzë së drejtë kombëtare kur pleqët tani në breza e shekuj, në kohëra regjimesh sulltanësh, kraljash e mbretërishë të ndrushme NUK E KANË PAS LEHTË ! E sot, kujtimet e tyre mbeten nga pleqët e përcjellur brez pas brezi te gjeneratat më të reja, kujtime si tojë malli e krenarie të mbajtur dhe vazhduar nga bijtë, nipërit e stërnipërit për çfarë edhe shkruaj në këtë libër.

* * *

Pas largimit të ushtrisë turke, forcat serbe zunë përsëri pozicionet e mëparshme. Ata që më së shumti e pësuan ishin banorët e fshatit Çegran. Sipas studimeve dhe shkrimeve që kanë bërë Prof Vebi Xhemaili dhe Ismet Jonuz Krosi: Ushtria serbe rrethoi fshatin dhe arrestoi të gjithë burrat duke terrorizuar gra e fëmijë. Të gjithë burrat që morën nga vatrat e tyre, të paarmatosur, civilë, serbët i therën ashtu siç theret bagëtia në kasaphanë…

Çegrani në atë kohë kishte 160 shtëpi e duke pasur parasysh strukturën e atëhershme të familjeve mendohet se fshati ka pasë rreth 1.800 banorë. Ashtu si shumë fshatra të kësaj ane të Fushgropës së Pollogut. Çetnikët dhe paramilitarët e Ristos së Turçanit rrethimin e kanë bërë në befasi, dhe në mënyrë të organizuar. Viktimat e para u shënuen në mëhallat: Muje/ Mujallare/,Like, Ballise, Loke, Lushe, Biçake, Bake, Kome, Hane, Toke, Vishe, Silishte, Pirre etj etj. Me këtë rast u vranë edhe 18 djem të rinj dhe katër burra pleq nga fshati Forinë… Banorët e këtij fshati u morën e u dërguan në shkollën e fshatit Çajle. Prej andej, me pretekstin se do t’i çonin në Gostivar, ata i vranë gjatë rrugës dhe trupat e tyre i hodhën në lumin Vardar. Këto krime u bënë me urdhër të çetnikut tënjohur të kësaj ane dhe komandant i çetës çetniko-serbe, Riste Turçani, me ndihmën e zëvendëssekretarit të prefekturës së Gostivarit, Llaze. Sipas të dhënave e dokumenteve ekzistuese numri i të vrarëve është mbi 47, por mendohet që numri i tyre të jetë shumë më i madh, po mungon dokumentacioni,,- thotë prof Krosi. Nga fshati Çegran u grumbulluan me dhunë grupe të mëdha, sidomos të rinjësh, të cilët u lidhën kush me breza e kush me tela me gjemba, dhe i dërguan në rudinat e fshatit Çajlë e Vjetër dhe Balindoll, duke i vrarë e therrë me thika të gjata, bajoneta e hanxharrë…!

… E nëse lexojmë prozën letrare “Elez Alia i Lumës” ndërsa nuk kanë munguar për të as ato ngjarje të përcjellura nga rapsodët e kohës apo vjershat nga autorë të ndryshëm, është mjaft e kuptueshme fatumi dhe tragjika e shqiptarit të atyre anëve piktoreske. Gjithashtu, ditët e fundit dr.prof. Shefqet Hoxha ka nxjerrë në dritë librin e tij me titull “Barbaritë serbe në Lumë dhe në rrethinë 1912-1913”, ku ndriçon në mënyrë shkencore atë periudhë, përfshi edhe masakrën e Përbregut. Gjatë regjimit komunist genocidi mbi Lumë, ashtu si edhe lufta e 1912-tës janë mbuluar nga lëmyshku i miqësisë fatale që ndërtuan qeveritë komuniste, të kohës së Titos dhe Enverit gjatë viteve të rrënuara kominterniste që lidheshin përkatësisht mes Boegradit dhe Tiranës, dhe e gjithë ajo në dëm të kombit shqiptar, gjë të cilën do ta sqaroj në vazhdimësi:

,,Në Kryengritjen e Shtatorit, e cila u shtri edhe në Pollog, për të larguar sundimin serb nga këto anë, dhe për marrjen e Shkupit, kanë marrë pjesë aktive edhe banorët e fshatit Çegran. Banorët e këtij fshati u morën e u dërguan në shkollën e fshatit Çajle. Prej andej, me pretekstin se do t’i çonin në Gostivar, ata i vranë gjatë rrugës dhe trupat e tyre i hodhën në lumin Vardar. Këto krime u bënë me urdhër të çetnikut tënjohur të kësaj ane dhe komandant i çetës çetniko-serbe, Riste Turçani, me ndihmën e zëvendëssekretarit të prefekturës së Gostivarit, Llaze. Sipas të dhënave e dokumenteve ekzistuese numri i të vrarëve është mbi 47, por mendohet që numri i tyre të jetë shumë më i madh, po mungon dokumentacioni,,- thotë Dr Prof Vebi Xhemaili ( shiko librin: ,, Shqiptarët e Pollogut në luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar 1912-1918,, botuar ,,Çabej,, Tetovë 2003.

Nga fshati Çegran u grumbulluan me dhunë grupe të mëdha, sidomos të rinjësh, të cilët u lidhën kush me breza e kush me tela me gjemba, dhe i dërguan në rudinat e fshatit Çajlë e Vjetër dhe Balindoll, duke i vrarë e there me thika hanxharr ( në pllajat e ledinave të Balindollit ku sot gjendet Ura e këtij fshati). Aq sa kanë mund të mbajnë mend edhe pleqët e kohës aty janë vrarë afro 40 vetë të rinj dhe pleq nga Çegrani, dhe 12 vetë nga fshati Forinë…

Je edhe lista e të masakruarëve nga Çegrani, e cila nuk është e plotë për shkaqe objektive dhe subjektive:

1. Rakip Liman Peçi,
2. Bilal Fazliu,
3.Jusuf Murati,
4. Akik Asani,
5.Çerkez Ferati,
6.Mehmet Aliti,
7. Bajram Iljazi,
8.Çela Durmishi,
9.Elmaz Fetahi,
10.Azis Bakiu,
11.Jusuf Shasivari,
12.Milaim Shaqiri,
13.Fejzulla Neziri,
14.Veli Merseli,
15.Osman Ajdari,
16.Selman Limani,
17.Izair Selimi,
18.Refet Selimi,
19.Azir Ramadani,
20.Isen Saliu,
21.Kasëm Aliti,
22.Sadik Muharremi i Balliseve,
23. Rahman Zendeli,
24. Idriz Latifi,
25.Beqir Ismani,
26.Shuip Zeqiri ,
27. Hasan Azizi,
28.Ramadan Fetahu,
29.Azir Qorri i Çelebiut
30.Rasim Aziri,
31.Ajet Sulejmani,
32. Bajrami i Xhelës

( ky i fundit, si i vetëm nga kjo masakër e tmershme, doli i gjallë, duke i falnderuar rastit të fatit në ato rrethana terri e nate…)

Për këto storie të frikshme, edhe në moshë të thyer rrëfente xha Bajrami i Xhelës ( e mbaj mend), dhe…shpesh ishte i ,,kujdesshëm,, nga frika se mos e dëgjonin ,,rrefimin,, e tij organet e sigurimit të shtetit komunist jugosllav. Andaj, edhe rrallë herë kishte dëshirë të fliste për këto masakra antinjerëzore dhe kriminale… I tillë ishte plaku i cili pas vitesh e dekadash fliste ( por rrallë), të cilin jo se e kursyen çetnikët sebosllavo-bullgar, por thikat e ngulura në trupin e tij të zhvilluar prej fshatari të shëndosh, nuk arritën që t’ ia merrnin jetën ! Ai me 12 thika i therrur në trup, noton gjatë rrjedhave të Vardarit, dhe diku i kapur për rrënja verrishkash dhe shelgjishtesh në afërsi të fshatit Forinë arrin të del në breg të lumit për të shpëtuar . Dhe, mbetet gjallë për t’u rrëfyer të tjerëve dhe gjeneratave më të reja të kohës së tij për të vrarët nga Çegrani në krye me çetnikun gjakatar Ristja i Turçanit, dhe t’ia hap sytë botës që të shoh më mirë se kush kanë qënë dhe kush janë barbarët dhe kriminelët e vërtetë në këto shtigje ballkanike, sidomos të burrave nga Çegrani dhe Forina, e shumë e shumë të tjerë emrat e të cilëve nuk mbahen mend apo për arsye të frikës familjarët i kanë hesht, por që, për ata që dihen ose edhe nuk dihen, shkruajtën histori…

Megjithatë, në fund duhet të cekim, siç thekson edhe Prof Vebi Xhemaili në librin e tij të cekur më lartë, se në fund të vitit 1912 dhe gjatë 1913, me ardhjen e ushtrisë serbosllave në Tetovë e Gostivar me rrethinë, bënë hata në të gjitha fshatrat e Fushëgropës së Pollogut dhe fshatrat që strukeshin si kosherre bletësh në malësi të Sharrit dhe atyre të Malit të Thatë, duke bërë terror e frikë vdekje mbi popullatën e pa mbrojtur dhe të mjerueshme nga skamja, dogjën shtëpitë e mbuluara me kashtë thekre, plaçkitën bagëti të imët dhe të trashë, grave ua shkulnin vëthët duke ua shkye dhe përgjakur veshët, vranë e prenë djem të ri e burra pleq, gra shtatëzëne dhe të reja, duke ua shkulë flokët nga koka, e meshkujt i kishin lidhur me tela dhe I çonin sib era në “kasaphane” me dëshirë që të çrrënjosnin shqiptarët dhe ata mos mbeteshin gjallë…

Krime dhe masakra të tilla të tërbuara dhe kriminale antinjerëzore ushtria serbe bëri sin ë Çegran e Forinë njashtu edhe në fshatra të tjera, e sidomos në Llakavicë, Simnicë, Strajan, Qafë…etj.

Kjo, zatën, vlenë të mbahet mend nga gjeneratat e reja dhe të merren mësime nga e kaluara historike e cila mbetet për ne shqiptarët si një det me shumë stuhi vdekje e gjaku, rrëmuja dhe tufane krimi e masakrash nga të huajt, si kathraura rrëmetesh dhe trishtimi, dhe mos harrohen nga brezat dhe gjeneratat që vijnë…