Varri i dashurisë

0
671
Nexhat Halimi

Nexhat Halimi

Kujtimi më shpie nga qielli yt
Etja nga çel ende në trëndafil gjaku
E pylli i vjetër humb nën sëpatë

Hiri më tërheq nga zjarri yt
E ashti i thyer i fjetur zgjohet nga fyelli
Hijes së ikjes së lejlekut në mjegull
Qielli më shpie nga syri yt
Në flakë kalliri të artë të mallit të etur
Pikës së lotit në gjeth të dhembjes
Loti më tërheq nga shiu yt i agut
Te bedenat e Kalasë nën stërkalë
Harkut të Ranës të të marr për dore
E të vdes prapë dhe prapë të kthehem

Gjithnjë do të jesh aty me flutur
Veçse unë kurrë më nuk do të arrij

(Ulqin, shtator 1967)