Rreth tymonit qeverisës

0
810
Bekim Rexhepi

Opozita me gjithë të metat e përfaqësimit dukej se po konsolidohej si reaksion politik por ajo tani kur zgjedhjet duhet të jenë zgjedhje nuk arrijnë të komprometoi dallimet e saja dhe që do të mund të sjell në jetë një koalicion të përbashkët për të mirën e vendit, por ja që përfundimisht zgjedh të ndahet dhe fërkojnë duart rreth tymonit qeverisës.

Nga Bekim Rexhepi

Në skenën politike shumëfish të trazuar, zgjedhjet bëhen të shpeshta dhe qeveritë bijën pa përfunduar mandatin e tyre të plotë. Disa e rrëzojnë vetveten e, disa bijë nga ndërskamsa politike që herë ja bëjnë njëri tjetrit e, herës edhe nga komplotet politike ndërkombëtare. Kjo qeveria e fundit dukshëm dhe qartë ra nga kjo ndërskamsë, u dorëzua para kohe nga një komplot politik ndërkombëtar. Prandaj, shtrohet nevoja politike e shqiptarëve që këtë herë të zgjedhin zgjedhësit e tyre qe janë të pa shantazhuar dhe që tregojnë se janë të vendosur në politik.

Duke mos minimizuar ç’verësimin e qeverisë paraprake ajo ka dy tre kredite politike, po qe janë të pamjaftueshme për një besim të ri për tu rizgjedhur. Fundi, kjo qeveri me përbërjen më të lartë ne Evropë, vetvetiu nuk do të binte nga pushteti sepse atë pushtet në minutat e fundit e kishte shantazhuar, kjo ishte shtylla e vetme e saj për të mbetur me çdo kusht në pushtet. Madje duhet pranuar dhe cilësuar me të drejtë se nuk kishte votë të mjaftueshme për të konsoliduar politika shtetërore, ngase kalkulimi i saj për një legjitimitet politik në vendime ishte i ngushtë, për një ose dy vota gjithnjë të diskutueshme dhe të kontrabandura politikisht dhe ekonomikisht.

Opozita nuk qe ne gjendje të sigurt të rrëzonte qeverinë, me gjithë[ tentativat e saja ajo priti ditën kur shantazhi ndërkombëtar përmes gjykatës ndërkombëtare e rrëzoi qeverinë dhe tashmë zgjedhjet janë te domosdoshme, pasi as koalicioni i përbërë nuk është i vetëkënaqur me qeverisjen pa krye.

Opozita me gjithë të metat e përfaqësimit dukej se po konsolidohej si reaksion politik por ajo tani kur zgjedhjet duhet të jenë zgjedhje nuk arrijnë të komprometoi dallimet e saja dhe që do të mund të sjell në jetë një koalicion të përbashkët për të mirën e vendit, por ja që përfundimisht zgjedh të ndahet dhe fërkojnë duart rreth tymonit qeverisës. Lëvizja Vetëvendosje u tregua me politike për marrëveshje dhe ofertë ndërsa LDK-ja u përngut në revansh duke zgjedhur parakusht për koalicion, ky parakusht i LDK-së ishte tashmë evident, ngase LDK-ja rezultonte e disfavorshme në përzgjedhje e saj, Isa Mustafa, lidershipi i kësaj partie nuk u tregua i arsyeshëm për të marrë një rikandidim për kryeministër dhe pas shumë debateve të nxehta brenda partisë kishte vendosur qe të nxjerr një e kandidate për kryeministre, po që as edhe kjo nuk i rezistonte ofertës serioze të LVV-së, që zgjedhja për tymonin qeverisës të jetë vota e shumicës se qytetarëve.

Në këtë situatë politike para zgjedhore LDK-ja nuk tregoi vlerë demokratike, por zgjodhi të tregoi të metat dhe frikën e saj për fitore. Në anën tjetër edhe LVV-ja, i ofroi një ofertë “dinake”, duke mos i lënë shteg LDK-së për një zgjidhje tjetër dhe për një ofertë që do të qonte në luftën e përbashkët qeverisëse, madje qeveria dhe drejtimi i saj u benë synimi i vetëm i fitores, pa çka se kjo mund ti le pa ndonjë alternativë më të mirë.

Qytetaret ne këto zgjedhje duhet të ndajnë mendjen dhe të përcaktohen për të zgjedhurit e tyre qe nuk janë të korruptuar dhe mashtrues, me këtë akt zgjedhjesh qytetaret do të mund të tregojnë edhe para të tjerëve se si qytetar të përgjegjshëm nuk do të janë bashkëfajtor në “keqbërjepolitike”, sepse duke mos zgjedhur të korruptuarit dhe mashtruesit i tregojmë botës se ne kemi një bazë të mirë qytetarie qe dimë ti ndëshkojmë me votë të gjithë mashtruesit politik qe fshihen ne retorika. Ky proces politik dhe në këto zgjedhje qytetari duhet të ndëshkoi retorikën boshe për qeverisje të mirë dhe pa korrupsion dhe krim të organizuar.

Madje në këto zgjedhje duhet të zgjidhën njerëzit që kanë rezon politikë, jo më me komandant që armën e kishin nderë dhe jo lapsin. Komandantët nuk arritën që këtë nderë të armës ta mbajnë më gjatë, me kaq nderë të shërbejnë edhe me politikë. E turpëruan skajshmërish duke mos ditur dhe duke zhytur vendin nga kriza në krizë, sepse fusha e politikës nuk është e njëjtë siç është ajo e militarizmit.

Le të shpresojmë se qytetari është lodhur nga politikan të papërgjegjshëm dhe se këto zgjedhje janë një shans për të që të zgjedh politikan dhe jo analfabet politik që nuk din dhe nuk kanë idenë se ç’është themelore të merresh me politikë.