Shkruan: Florim Zeqa, 01.09.2019
Rasti i humbur historik për arritjen e marrëveshjes për një koalicion parazgjedhor LDK-LVV, i ka zvogëluar në minimum mundësitë e ndryshimit politik në këto zgjedhje.
Kalimi i afatit ligjor për koalicione parazgjedhore shënoi fundin e shpresës së qytetarëve për ndryshime pozitive në këto zgjedhje. Koalicionet e partive minore që aplikuan në KQZ në orët e fundit dhe mbetja në garë veq e veq e treshes së partive politike LDK, Vetëvendosje dhe PDK do të jenë të pamjaftueshme që të joshin qytetarin e zhgënjyer nga keq qeverisja e deritanishme e formacioneve politike që sunduan me vendin në këto 20 vjetët e fundit.
Mos arritja e koalicionit të shumëpritur nga qytetarët e vendit LDK-LVV, e bën të pamundur ndryshimin e kursit qeverisës në vend.
Ashtu siq e kam parashikuar ditë më parë, nga beteja e nxehtë politike mes LDK-së dhe LVV-së, fituese do të dali PDK-ja me copëzat e saj të ndara në kinse koalicione parazgjedhore.
Thirrja në emër të elektoratit, hipokrizi politike
Sikurse në të kaluarën, edhe tani, “mollë sherri” për mos dakordim u bë posti i kryeministrit, gjë e cila e dëshmon papjekurinë politike dhe mungesën e vullnetit për ndryshim të partive që rropën e ç’rropën shtetin dhe qytetarët për 20 vjet rresht.
Thirrja në emër të elektoratit e subjekteve (LDK-LVV) që e patën në dorë ndryshimin e madh, është hipokrizi dhe mashtrim. Elelktoratet e këtyre dy partive me padurim e prisnin arritjen e marrëveshjes për koalicion parazgjedhor.
Prapa kësaj hipokrizie qëndron egoja e pakufishme për të rrëmbyer sa më shumë nga “torta” e pushtetit, e jo interesi i shtetit dhe qytetarëve.
Mirëpo, kjo aspak nuk do t’i prish punë bashkësisë ndërkombëtare deri në momentin e arritjes së marrëveshje finale me Serbinë.
Më pastaj mund edhe të ndryshojnë gjërat, mirëpo deri atëherë çdo gjë do të jetë e lejuar në vendin tonë, përveq ndryshimit.
Rënja e sinkronizuar e kësaj qeverie ishte paralajmërim i zgjedhjeve të kurdisura, të cilat do të prodhojnë një qeveri të zgjeruar me aktorë të njëjtë.
Pra, përseri do ta kemi një koalicion servil që mbështet marrëveshjet e Brukselit dhe poashtu një koalicion kriminal, gjegjësisht një koalicion zhvatës që luan bixhoz me kufijt e shtetit dhe interesin e qytetarëve.
“Vijat e kuqe” që i vënë njëra-tjetrës partitë e kriminalizuara, nuk janë gjë tjetër veqse një mashtrim i radhës për qytetarët.
I vetmi ndryshim pas këtyre zgjedhjeve, do të jetë bashkimi në koalicionin kriminal e subjekteve që kanë sunduar në Kosovën e pasluftës.
Mos arritja e një marrëveshje parazgjedhore mes subjekteve opozitare, e lë të hapur mundësinë e një marrëveshje të fshehtë mes partnerëve të vjetër. “Uqjit e vjetër” do të bëhen përseri bashkë në zhvatjen e shtetit dhe plaçkitjen e qytetarëve (mërgimtarëve).
Edhe pas zgjedhjeve të parakohshme, do të vazhdojë keq-qeverisja, korrupsioni dhe krimi i organizuar, sikurse që do të vazhdojë sundimi i rendit dhe ligjit nga bandat partiake. Qytetarëve që nuk janë pjesë e tyre u mbetën vetëm dy rrugë-të heshtin ose të ikin sa më largë nga Kosova.
Zgjedhjet e parakohshme, produkt i presionit ndërkombëtar
Vetë proocesi i parakohshëm zgjedhor që po ndodh në Kosovë është produkt i presionit ndërkombëtar për finalizimin e dialogut të Brukselit.
Andaj qëllmi i këtyre zgjedhjeve nuk është ndryshimi siq po manipulohet nga disa forca politike dhe disa miop politik, por është sigurimi i shumicës në Kuvend që miraton marrëveshjen Thaçi-Vuçiq për ndarjen e Kosovës.
Qeveria e ardhshme do të jetë qeveri me afatin më të shkurtër që ka mandatin special për finalizimin e marrëveshjes politike me Serbinë, përkatësisht për përfundimin e pazarit Thaçi-Vuçiq, për t’ia dhënë veriun Serbisë.
Janë këto zgjedhje që po e vërtetojnë se shkaku i dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj nuk ishte ftesa nga Gjykata Speciale, si dhe as taksa “100 %” që nuk ishte shkak i ndërprerjes së dialogut, por ishte mungesa e mbështjes së pazarit Thaçi-Vuçiq në Kuvendin e Kosovës (më në fund këtë e pohoj edhe vetë kryeministri i dorëhequr).
Zgjedhjet e orkestruara do të nxjerrin aleatin e ri (të vjetër) që do të mbështet marrëveshjen finale (fatale për Kosovën), ashtu siq e ka mbështet paraprakisht marrëveshjen për Decentralizimin (etnik), “Zajednicën”, për Gjykatën Speciale, për Demarkacionin me Malin e Zi e një varg marrëveshjesh tjera të dëmshme për Kosovën.
Pra, këto zgjedhje janë të sinkronizuara dhe kanë një qëllim të vetëm, sigurimin e nje mazhorance parlamentare që voton marrëveshjen me Serbinë dhe asgjë më shumë dhe as më pak.
E di që është e pamundur të ndodhë, por bojkoti i plote i këtyre zgjedhjeve do të ishte përgjigja më e mirë ndaj skenaristëve të kësaj maskarade zgjedhore…
Si çdo herë, edhe kësaj radhe, “ujqit e vjetër” koalicionin pazgjedhor do ta arsyetojnë në emër të kinse interesit të shtetit, normalizimit të marrëdhënjeve me Serbinë dhe ruajtjes së miqësisë me partnerët ndërkombëtarë.
Si do që të jetë dhe çfarëdo që të ndodhë pas zgjedhjeve, mosarritja e koalicionit parazgjedhor LDK-LVV, mbetët rast i humbur dhe i papërseritshëm historik për largimin e uzuratorëve nga pushteti dhe jo vetëm.
Vjosa do te jetë PESHMERGA per burrat kumandira… Sikur luftaret Kurde kunder ISIS. Te cilet iknin prej grave luftarake, sepse humbnin 72 femrat e premtuara. VJOSA PESHMERGA!
Komentet janë mbyllur.