Teuta nga Miraš Martinović

0
1131
Mirash Martinovic - Teuta

Bajram Kabashi

Miraš Martinović
Miraš Martinović

Një ndjenjë e papërshkrueshme kënaqësia, ta lexosh romanin TeutaMiraš Martinović-it, shkrimtarit të njohur malazias. Pasi e përfundova së lexuari këtë vepër të mrekullueshme, u ndiva keq, që s’e kisha lexuar më parë librin për Mbretëreshën Teuta dhe fatin e saj tragjik, të botuar në vitin 2003. Një libër i shkruar nga një shkrimtar e artist i madh, i cili të thuash e ribën, rikthen dhe skalitë në art Ilirinë e para 23 shekujve, njejtë siç bënë skulptori Bardhyl, që i paepur i skalitë skulpturat e mbretërve ilirë, pesë majeve të larta të bjeshkëve, aty ku nuk mund të shkatërrohen nga ushtarët romakë. Gjithçka zhbëhet, vetëm veprat e perëndive, siç ishin ato maje bjeshkësh nuk mund të zhbëhen – thotë skultori.

Duke e lexuar romanin Teuta, lexuesi e sheh se çka do të thotë imagjinata e bujshme krijuese, kultura dhe ditunia e madhe e një shkrimtari me njohuri aq të thella të antikitetit, e veçanërisht të Mretërive e mbretërve të Ilirisë. I shkruar me një gjuhë të thuash poetike, Mretëresha Teuta thuajse flet e buzëqesh me secilin prej nesh, duke na bërë për vete me çdo gjest e veprim të saj, dhe e vëren njëherit se çfarë rezistence të madhe, por fatkeqësisht të pabarabartë, bëjnë ilirët për të mos iu dorëzuar ushtrive të pafundme romake.

Miraš-i e kthen Teutën nga antikiteti, duke e gdhendur figurën e saj në artin letrar, me gjithë bukurinë dhe mençurinë e saj të përfolur në legjenda pas 23 shekujsh harresë. Duke e lexuar Teutën e Miraš Martinović-it sikur e kupton se Ilirët janë aty ku kanë qenë në Rizon, e gjithandej Ilirisë.

Ashtu siç është pasardhësi i tyre Miraš Martinović, që çelë sikurse lulja në vazon e gjetur nga arkeologët polak pas 23 shekujsh.

Imagjinatës dhe dijes së gjithanshme të Miraš Martinović-it (i lindur në Krale të Andrijevicës me 1952) me ia pasë lakmi historianët e vërtetë, ngado qofshin ata.