Ibrahim Kelmendi
Miku FB-ukas, – siç po praktikohet të quhen miqtë që kemi në këtë rrjetë social, – Fetah Bakija, sonte me kishte dërguar në privat informimin për afishimin e tij të sotëm:
“QERBELAJA (JASHARET) sakrifikim familjar për drejtësi, paqe dhe përsosshmëri njerëzore! FAMILJA JASHARVE BERI KETE PER NE! /Feba”
Ky afishim kaq skandaloz e irritues menjëherë me nxiti të thërras informacionin e arkivuar në memorie, për të analizuar lidhshmëritë e mundshme mes Qerbelasë irakiane e Jasharëve të Prekazit. Dhe meqë Fetahu më ngjan në besimtar mysliman, i sektit Bektashi, me shkoi mendja të poema e Naim Frashrit “Qerbelaja”, të cilës ia kisha harruar përmbajtën. Bile nuk mbaj mend ta kem lexuar ndonjëherë të terën.
Fatmirësisht “kufarët” (pezhorativi që shpërdorin muhamedanët për jo-myslimanë) na i kanë krijuar mundësitë e volitshme elektronike, të gjejmë material kudo e kurdo, përmes interneti, prandaj brenda sekondave gjeta poemën “Qerbelaja”, meqë nga ajo duhet të jenë ndikuar bektashinjtë shqiptarë. Po përzgjedh vetëm ca vargje në fillim dhe mbarim, meqë me mungon vullneti për ta lexuar të tërën:
“Urdhëro, Zot’ i vërtetë!
e më dërgo tatëpjetë
(…)
Do të këndonj urtësinë,
e do të rrëfenj Alinë,
edhe fëmijën’ e tija,
t’ i mësojnë njerëzija,
(…)
e të tregonj trimërinë
dhe durimn’ e njerëzinë
pa të them dhe Qerbelanë,
edhe zotërinjtë t’ anë.”
Dhe vargjet përmbyllëse:
“Zot i math e i vërtetë
mos na lerë kurrë shkretë,
ti je zot i gjithësisë,
Perëndi e Shqipërisë,
urdhëri yt po të jetë
e po të duash ti vetë,
gjithë punëtë mbarohen,
gjëkundi nuk ndalohen.
Fali, fali Shqipërisë
gjithë ç’ke të mirësisë.
(…)
Zot i math për Qerbelanë!
për Hysejn’ e për Hasanë!
për ata të dy-mbë-dhjetë!
që hoqn’ aqë keq në jetë!
për gjithë ato mundime!
për gashërimënë t’ ime!
Shqipërinë mos e lerë,
të prishet e të bjerë,
po të jetë gjall për jetë,
gjithë ç’i duhet t’a ketë,
të rronj’ e të mbretëronjë,
të jetë lulez e zonjë,
fali ti vetëz uratë,
që të jetë jetë-gjatë.
Shqipëtari trim me fletë,
si ka qënë, le të jetë,
të ketë gjith urtësinë,
e t’a dojë Shqipërinë,
të vdesë për Mëmëdhenë,
si Myhtari për Hysenë,
të ngjanjë më Ibrahimnë
edhe më Eba-Myslimnë,
të jetë trim e i mirë,
po të mos jet’ egërsirë,
të jet’ i qytetëruar,
i ditur’ e i mësuar,
t’i apë nder Shqipërisë.
U bëftë e Perëndisë.
Ndoshta do të kishte qenë mirë ta bënte ndokush transkriptimin e këtij dialekti toskë në Shqipen standarde, që të mund të lexohet e kuptohet më lehtë nga të gjithë.
Fatkeqësisht, me duhet të pranoj, nuk e kam ditur që Naimi paskësh pas mendësi ideopolitike kaq primitive e anakronike, tepër të prapambetur nga ajo e sivëllezërve të tij rilindas, siç ishin iluministët Pashko Vasa, arbëreshët De Rada, Zef Serembe, Elena Gjika, pse jo, si dhe korifetë Sami Frashri, Hasan Tahsini.
Për ata që nuk kanë njohurinë elementare për Qerbelanë, Alinë, Fatimen, Hysenin, Hasanin dhe personazh të tjerë që i ka madhëruar e propaganduar Naimi në këtë poemë, bëhet fjalë për Ali ibn Talib, i cili në moshë 10-vjeçare, në vitin 613, duhet të jetë konvertuar në Islamin zanafillor, si myslimani i tretë, pas Muhamedit, mysliman i parë, Hatixhesë, Bashkëshortja dhe padronja e Muhamedit, e konvertuara e dytë. Aliu ishte djalë axhe i Muhamedit. Meqë Babai i tij, Talib ishte plak i varfër, Hatixheja e merr Aliun në familje të saj. Kur u rritë, Aliun e martuan me Fatimen, vajzën e Muhamedit dhe Hatixhesë (ishin kushëri të parë mes tyre).
Aliu u shqua si paramilitar xhihadist në sulmet plaçkitëse në Medinë e rrethinë, që i organizonte e komandonte Muhamedi; Muhamedi e caktonte Aliun komandant operativ, atje ku ai synonte të bënte krime e plaçkitje të mëdha…
Muhamedi befasisht vdiq (apo e helmuan), më 8 qershor 632. Me atë rast plasi gara grindavece mes xhihadistëve muhamedanë, cili të imponohej sundimtar pasues. Kjo grindje bëri që kufoma e Muhamedit të harrohej pa u varrosë mbi dy ditë (në atë vapë shkretinore). Dhe nga ajo garë grindavece, i fituar doli Ebu Bekri, Babai i Aishës 6-vjeçare, të cilën e kishte “martuar” (dhunuar) Muhamedi në vitin 622.
Nga ajo garë grindavece, ka plasë përçarja qysh në vitin 632, në mes të atyre pak muhamedanëve xhihadistë (paramilitarë).
Kalifi (halifat rasuli llah) Ebu Bekr vdes në vitin 634. Spekulohet të ketë komanduar grumbullimin e rrasave të gurit, copave të eshtrave e lëkurave, ku duhet të ishin “shkruar” ajetet e “kuranit” dhe duhet t’ia ketë besuar Hafsas, gruas së katërt të Muhamedit, vajzës së Kalifit Umar. [Për ironinë e primitivizmit muhamedan, Allahu kishte “krijuar” Tokën dhe shtatë qiej, rreth 8 milionë gjallesa bimore e shtazore, Ademin e Haven, por nuk ishte në gjendje të krijonte vetëm edhe ca letër e laps që këta mjeranë gjysmë-analfabet ta shkruanin “kuranin”…].
Pasohet nga Kalifi i dytë, Umar ibn al-Katab, gjithashtu vjehërr i Muhamedit. Ky kalif agresiv ia doli të pushtonte Sirinë (635), Mesopotaminë (636), Egjiptin dhe Irakun (642), duke imponuar konvertimin e dhunshëm në Islamin zanafillor, agresiv e vulgar. Në vitin 644 e vrasin, në kuadër të garës për sundim, praktikë kriminale e Islamit zanafillor.
E pason dhëndri i Muhamedit, Utman ibn Afan, si kalif i tretë. Këtij i apostrofohet merita të ketë caktuar në ekip “redaktues”, për të përmbledh përcaktimet, urdhra dhe mendimet e Muhamedit dhe të bashkëveprimtarëve të tij, për të sajuar një format “libri”. Ai ekip duhet të ketë bërë katër ekzemplarë e parë të “kuranit” në pergament lekure (rreth vitit 650), të cilët nuk janë gjetur ende. Edhe ky kalif ka vazhduar agresionin pushtues muhamedan, duke pushtuar hapësira të Libisë dhe Iranit të sotëm, deri edhe në Anadoll (647). Në vitin 656 e vrasin në Medina kryengritësit muhamedanë, për ta kapë pushtetin. Spekulohet se ata kryengritës ishin nën ndikimin e Ali Ibn Talib, i cili u imponua si kalif i katërt, i cili, gjithashtu, u vra në vitin 661, nga atentatorë të angazhuar nga Muavija, kalifi i pestë, tashmë anti-muhamedan.
Djali i Aliut, Hasani, u tërhoq nga pretendimi për të trashëguar Aliun, meqë nuk ishte në gjendje të sfidonte Kalifin Jazid, i dyti i dinastisë së Umajadëve, fisit që i përkiste edhe kalifi i tretë, Utman, dhe pinjollë të Ebu Sufjanit, kushëri i Muhamedit, por anti-Muhamed.
Megjithatë, për ta siguruar sundimin e tij, kalifi Muavija urdhëron të vriten të gjithë pinjollët e Muhamedit, që në fakt ishin vetëm fëmijët e Aliut dhe gruaja e tij, Fatimja (vajza e Muhamedit), meqë të tjerë pinjollë Muhamedi nuk duhet të ketë pasur.
Para Betejës së Qerbelasë, në mes muhamedanëve ka ndodhur një betejë e madhe, në Basra (Irak i sotëm), më 22 dhjetor 636, në të cilën duhet të kenë marrë pjesë rreth 80 mijë xhihadistë, të komanduar nga kalifi Ali, dhe rreth 20 mijë kryengritës xhihadistë, të udhëhequr nga Aisha bint Bakr, viktima pedofile dhe “gruja” e tretë 6-vjeçare e Muhamedit, tashmë e veja e Muhamedit, që mbante titullin “nënë e besimtarëve” (si të gjitha gratë e Muhamedit).
Në atë betejë një-ditore mes tyre duhet të jenë masakruar rreth 10 mijë xhihadistë muhamedanë, duke dalë i fituar kalifi Ali. Qysh nga ajo betejë ndodh përçarja e parë e përmasave të mëdha, e pa rikuperueshme më, në mes të muhamedanëve, duke u përvijuar fillimisht sektet suni dhe shija, më vonë ndoshta edhe 71 sekte të tjera (siç spekulohet se i paskësh parashikuar “profeti” Muhamed).
Beteja e Qerbelasë, që i “këndon” hibridi primitiv, patrioti romantik, Naim Frashëri, ka ndodhur me 10 tetor 680. Qerbela quhej vendbanimi që tani është qytet metropol në Irakun qendror. Në betejë janë përballë rreth 10 mijë luftëtarë të komanduar nga Jazidi Umajad, përballë 72 xhihadistëve muhamedanë, të udhëhequr nga nipi i Muhamedit, djali i Aliut, Hyseini.
Vetëkuptohet, Hyseini me 72 xhihadistët munden, duke mbetur të masakruar. Këtë betejë sekti shijit, pjesë e së cilës janë edhe bektashinjtë shqiptarë, e madhëron me përvuajtje melankolike, ngjashëm si serbët nacionalistë “betejën e Fushë-Kosovës” (1389)…
Fatkeqësisht, asaj beteje ia ka dedikuar Naimi poemën e tij, duke madhëruar dhe idhulluar “krahun” e pinjollëve të “profetit” Muhamed: Aliun, Fatime, fëmijët e tyre dhe bashkë-luftëtarët e Hyseinit.
Tani, Mikun Fetah, por edhe bektashinjtë tjerë, si edhe besimtarët sunitë, dua t’i ndihmoj që të ndërgjegjësohet, se krahasimi i Familjes se Aliut me Familjen Jashari, respektivisht i Hysenit me Ademin, siç paskësh blasfemuar Fetahu kësaj radhe, është krejtësisht destruktiv, primitiv, e sidomos fyes për ne shqiptarët që idhullojmë Epopenë e Jasharëve (nëse i takon të quhet epope).
Për mua, si njohës goxha solid i Islamit zanafillor dhe historisë përkatëse, Aliu mund të krahasohet me sundimtarin kriminel Slobodan Millosheviq, ndërsa anti-muhamedani Jezid, kundërshtari i Aliut dhe djemve të tij, me Adem Jasharin. Ky do të ishte një krahasim tejet vulgar, që u ngjan më shumë raporteve të atyre zhvillimeve agresive e tragjike të vitit 680, tashme në perandorinë e zgjeruar, agresive, arabo-muhamedane…
Elita e (pseudo)dijetarëve islamë, vetëm katër kalifët e parë, pasues të Muhamedit agresiv e barbar, i vlerëson për “kalifë të drejtë”, dhe asnjë kalif tjetër, në shekujt pasues, deri në vitin 1924, kur Ataturku zhbënë edhe me ligj përkatës kalifatin e fundit.
Nga viti 380 e tutje, Dinastia Umajade i jep një goditje të rëndë Islamit zanafillor (selefist) muhamedan. Bagdadi profilizohet si kryeqendër e qytetërimit të avancuar, ku dominon filozofia e klasikëve antikë “grek”, në vend të dogmës fashistoide muhamedane. Sidomos Aristoteli idhullohet për më profet se sa Muhamedi. Kjo lloj fryme vazhdon deri edhe në Kordoba të Spanjes, ku shtrihet pushtimi e sundimi imperialist arab (deri në vitin 1492).
Rëndom, propagandistët demagogë të Islamit fundamentalist, në meset jo-myslimane, kur ju duhet ta lavdërojnë Islamin si përparimtar, thirren në atë përparim që ka ndodhur në perandoritë arabe, por që nuk ishte përparim islam, gjegjësisht ishte përparim anti-islam. Njësoj mund të themi se Iluminizmi europian nuk mund të karakterizohet si përparim kristian, vetëm pse ka ndodhur në hapësirën që dominohej nga Krishterimi.
Shkurt e shqip: Iluminizmi europian ishte FRYMË filozofike dhe ideopolitike anti-kristiane! Edhe Iluminzmi europian kishte tashmë frymëzues kryesor filozofët antikë “grek”, të cilët ju rikthyen Europës nga ekzili, ku i kishte dëbuar për më gjatë se 1000 vjet obskurantizmi katolik! Ky rikthim i tyre ndodhi falë dijetarëve iluministë, që u shquan në perandoritë arabe, e që gabimisht prezantohen si dijetarë myslimanë, njësoj siç prezantohen gabimisht si hebrenj Spinoza e Einstein, apo Galileu dhe Koperniku si kristianë.
* * *
Uroj të mirëkuptohem për mungesë të kohës dhe vullnetit për të shkruar më shkurt.
Vargjet e poemës “Qerbelaja” i huazova nga:
https://epetriti.wordpress.com/2015/07/26/naim-frasheri-qerbelaja-poema-e-plote/