ERIK FRIED – poezi

0
805
Erich Fried

(Erich Fried)
1921 – 1988

Erich Fried ka lindur në Vjenë në vitin 1921.
Në vitin 1938 ai la Austrinë dhe u transferua në Londër. Ndër vëllimet e tij me poezi: Gjermani (Deutschland, 1944), Kundërshtimi (Anfechtungen, 1967), Njëqind poezi pa vend (100 Gedichte ohne Vaterland, 1978). Ndër romanet dhe tregimet e shkurtra: Fëmijë dhe budallenj (Kinder und Narren, 1957), Një ushtar dhe një vajzë (Ein Soldat und ein Mädchen, 1960), Pothuajse asgjë, 1975 (Fast alles Mögliche, 1975).


Gjëja që më goditi më shumë te ky këtë poet është përdorimi i mençur që bën ai me anaforën: përsëritja nuk është një përsëritje e zbrazët, por një pretekst për të thelluar pikëpamjet, për të eliminuar të tepërtat, për të marrë të mbërritur në thellësi.

AJO QË ËSHTË

Është absurde
thotë arsyeja
është ajo që është
thotë dashuria

Është trishtim
thotë sepse llogarija
s’ është tjetër veçe dhimbje
thotë frika

është e kotë
thotë gjykimi
është ajo që është
thotë dashuria

është qesharake
thotë krenaria
është pamaturi
thotë maturia

është e pamundur
thotë eksperienca
është ajo që është
thotë dashuria

LEXOJ POEZI

Kush
pret shpëtimin
nga një poezi
duhet të mësojë
të lexojë më tepër poezi
Kush
nuk pret asnjë shpëtim
nga një poezi
duhet të mësojë më mirë
më mirë do të duhet
të mësojë
të lexojë
poezi.

GJITHNJË MË SHUMË E VESHTIRE

Të të shihja vetëm një herë
dhe kurrë më pastaj
duhet të jetë më e lehtë
se sa të shoh ende edhe një herë
dhe kurrë më pastaj

të të shoh ende dhe një herë
dhe kurrë më pastaj
duhet të jetë më e lehtë
se sa të të shoh ende edhe dy herë
dhe kurrë më pastaj

të të shoh ende dy herë
dhe kurrë më pastaj
duhet të jetë më e lehtë
se sa të shoh edhe tre herë
dhe kurrë më pastaj

Por unë jam një budalla
dhe dua të të shoh
ende edhe shumë herë
më parë
që të mos mund të të shoh
kurrë më.

KUR PUTH

Kur unë të puth
nuk është vetëm buza jote
nuk është vetëm kërthiza jote
nuk është vetëm barku yt
që unë puth.
Unë puth edhe pyetjet e tua
dhe dëshirat e tua
puth reflektimin tënd
dyshimet e tua
dhe guximin tënd
dashurinë tënde për mua
dhe lirinë tënde nga unë
këmbën tënde
që mbërriti këtu
dhe iku përsëri
unë të puth ty
kështu siç je
dhe siç do të jesh nesër
dhe ende më larg
kur koha ime do bëhet e shkuar.

Përktheu: Faslli Haliti