FOTO/VIDEO: Thyhet memoriali turk te Liqeni në Tiranë

0
980
Memoriali turk - i thyer

Opinion.al30/08/19

Memoriali për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi është dëmtuar. Pamjet tregojnë se një nga cepat e pllakës së memorialit është thyer plotësisht.

Memoriali i inauguruar më 15 korrik në zonën e Liqenit në Tiranë ishte pjesë e një kompleksi të financuar nga TIKA, i cili përfshinte një shesh lojërash për fëmijë.

Ngjarja u përhap në publik rreth një muaj pas inaugurimit dhe qëllimi i këtij lloj memoriali në Shqipëri ngriti pikëpyetje në opinionin publik, duke provokuar debat.

Dëmtimi, që mesa duket është bërë në mëngjes, tregon për një valë pakënaqësie ndaj prezencës së memorialit në Shqipëri. Kjo është hera e dytë që memoriali sulmohet. Më 11 gusht atje u vendosën letra higjienike në formë simbolike.

Nuk ka ende informacion mbi përgjegjësit e këtij akti. /Opinion.al