ÇEGRANI DHE RRËNJA !

0
1189
Çegrani dhe rrënjët

Një komb që humb DIJEN e së kaluarës pak nga pak e humb edhe vehten e tij!
Milan Kundera

Nafi Çegrani - portret Shkruan Nafi Çegrani

Çegrani, siç kam theksuar edhe më herët dhe në shkrime të tjera të miat, e sipas regjistrave katastare Osmane shtrihet nё trevat e Pollogut të Gostivarit, rrëzë Malit të Thatë , nga ana jugore kufizohet me fshatin Forinë, nga lindja me fshatin Koritë dhe nga veriu me fshatrat Vollkovi, Stençe, Tenovë dhe nga ana perëndimore me lumin Vardar dhe fushat që zgjërohen gjer në autostradën (që shkon Tetovë-Kërçovë-Strugë-Qafë Thënë-Durrës), dhe fshatrat e Podgorisë së Sharrit. Çegrani me arat e mbjellura dhe ograjet prek buzët lakadredhëse të lumit Vardar i cili ec andej qetë-qetë duke u stërgjatur në fushat e Tetovës dhe duke kaluar Grykat e Dervendit vazhdon kah Shkupi në Detin Egje…

Nga ana lindore e Çegranit lartohen kodra shkëmbore të Malit të Thatë ku riten drunj mulleze, kreke, ah dhe dushk me degë të trasha dhe rrënjë të forta. Pas maleve struket fshati Koritë me të gjitha karakteristikat e tij tipike ku jetojnë banorë të vyeshëm me jetën e tyre malsorçe. Diku larg duken majat e Taulit dhe bjeshkët e Linishtes që arrijnë gjer në anët e Poreçit dhe Zdunjës, ku dikur moti andej / në Zdunjë dhe Poreç/ që nga viti 1913 janë vendos banorë sllav të ardhur nga Shumadia dhe Banati.

Duhet potencuar se sipas hulumtimeve që kam bërë deri më tash, dhe sipas asaj që ka shkruar Qemal Uruç nga Gostivari thotë se Çegrani për hetë të parë përmendet në defterët e administratës Osmane që nga 1330, dhe se shumica e mëhallave të vendosura këtu kanë qënë të krishterë e që më pas janë kthyer në myslimanë. Kurse shumë toponime, fjalë dhe termine nga sllavishtja e më vonshme, në mënyrë sistematike u janë imponuar shqiptarëve dhe tokave etnike shqiptare që nga koha e Car Dushanit më 1350, kur tanimë ky kishte fut nën kthetrat e pushtimit të tij Bullgarinë dhe Shqipërinë.

…Lumi Vardar dhe disa burime të tjera të cilat burrojnë në rrëzat e fshatit Çegran dhe Forinë paraqesin potencial të përshtatshëm vaditje të fushës pjellore, edhepse vetë fshati më i madh në trevat e kësaj ane, ka problem me ujin për pije, sepse nga ana lindore i gjithë fshati është i kapluar nga rudina e forte gurore dhe me truall të kuqërremtë, ku vetëm për të hap një pus, duhet afro 20-40 m. thellësi… Në Çegran, vlenë të përmendim, se këtu dallohen dy lloje klimash: klima malore e thatë, e cila përfshinë viset e ulëta të Rudinës gjer në shpatet e maleve kah lindja, dhe klima malore sharopine në pjesët e larta malore mbi kodrat e “Opalit” Shullanit të Madh dhe “Razdollkës” të Malit të Thatë ku në vazhdimësi përfshinë edhe fshatrat Forinë, Çajle, Balindoll, Turçan, Bellovishte e gjer në Llakavicë.

Në përgjithësi kjo klimë karakterizohet me pranverë relativisht të freskët dhe dhe verë të nxehtë dhe në dimër borë dhe të ftohtë, që më së shumti stinën e dimrit të gjatë e jetojnë malësorët e fshati Koritë, ku shtresa e bores arrinë prej 80 gjer më 120 cm. Dhe dimrat zgjasin gati 7 muaj të vitit, sepse gjithandej është një lartësi malore ku përfshihen edhe fshatrat Gurguricë dhe Sëdllarevë, fshatra këto që dallohen nga fshatrat e Fushëgropës së Pollogut edhe për nga veshëmbathja karakteristike dhe me elemente të folklorit shqiptar, të veshur me tesha të leshta qashe dhe opinga, dhe e folmja tipike e gjuhës dallon, që nga theksi i takon më së shumti kohës së Gjon Buzukut !

Temperatura mesatare gjatë verës është gjer më 26-32 °C dhe në dimër prej -9 gjer më -1°C . Kur ka edhe më së shumti rreshje dëbore që arrinë një shtresë prej 50 cm gjer më 90 cm.Por, varësisht nga moti, ndonjëherë mund të arrihet edhe gjer më 1 m. siç mbajnë mend pleqët. Kurse shirat bien gjatë stinës së vjeshtës (dhe dimrit dëborë) që kur shkrihen në pranverë dhe verë arrijnë prej 380 gjer më 420 mm.

Historia e origjinës

Për historinë, rrënjën dhe prejardhjen të çegranasve, egzistojnë disa teza dhe hipoteza të cilat janë të gabuara, jo të sakta, sidomos nga disa autorë serbosllav ose sllavomaqedonas (si psh. Jovan F. Trifunovski, i cili në librin e tij mjaft voluminoz me titull ,,Polog,, cek në vazhdimësi disa mendime dhe që janë të gabuara, mjaft tendencioze dhe të pa argumentuara shkencërisht. Ashtu siç vepron edhe Prof. Bllazhe Ristovski në Enciklopedinë famoze maqedonase, ku thotë me dozën e stilit shovinist sllav, kinse shqiptarët ,,janë të ardhur nga malet,, duke e keq vë kuptimin e fjalës fisnike shqipe MALËSOR, në trajtimet e tija hipotetike…). Madje edhe nuk është shkruar aq sa duhet apo të zhvillohen diskutime apo edhe analiza të ndryshme , për çka edhe protestoj me anë të këtij libri, duke lutur autorë shqiptarë, sidomos historianë, etnografistë, antropolistët, folkloristë, gjuhëtarë dhe ato që merren me sbardhjen e toponimeve në trevat shqiptare, e që të vazhdojnë edhe në ditët e sotme, sepse ky është një imperativ i domosdoshëm…

Sidomos, kur nisemi nga fakti dhe mendimi se këta banorë dhe mëhalla, gjegjësisht të Çegranit ( njashtu siç kanë të njëjtin fat edhe fshatrat tjera të Fushëgropës së Pollogut me gjitha ato fshatra të malësisë), që është e kuptueshme se ato janë vendosur këtu që para dyndjeve të kohërave shumë të hershme paradhe pas sundimit të Portës Otomane, kurse sllavomaqedonët dhe elementë serbosllav në këto anë kanë ardhur gjegjësisht pas Luftërave Ballkanike ose sipas disa mendime që kanë, kjo popullatë këtu është vendosur që nga shekulli XIV,dhe sidomos kur këtej bëhen shkapërderdhjet serbosllave dhe bullgare nëpër vendet malore të Ballkanit perëndimor, dhe shumë vende e toponime janë emëruar nga sllavët, siç kam cek edhe herë tjera. Por, megjithatë duhet të nënvizojmë se sipas këndvështrimit të historianit bullgar J. Ivanov, deri në fund të shekullit XIII, Gostivari i cili ka qënë vetëm pak shtëpi dhe Tetova në Pollogun e Poshtëm përreth, janë formuar disa fshatra dhe vendbanimet të banuara nga një popullatë sllavo-bullgare, siç kanë qënë Leshka, Rataja, Jegunovca, Çifliku, Miletina, Radiovca, Tenova, Stençja, Vollkovia, Tumçevishti, Pozharani etj. por që nga banorët vendas më të hershëm të këtyre vendbanimeve kanë jetuar shqiptarë të krishterë, andaj edhe shumica e fiseve janë emra shqip dhe nuk ngjasojnë me emra sllavë. Ose kemi psh. një fis ,,maqedonas,, që quhen Mata, Mate-vski, të cilët janë shqiptar me prejardhje nga Mati.

Por që kemi edhe fise të tjera të krishtere shqiptare të anës së Rekës dhe Zhupës të cilët janë sllavizuar, sidomos gjatë kohës së sistemit komunist jugosllav. Apo edhe ata të anës së Gorës së Dibrës, nga e kanë fisi GORA prejardhjen në Çegran që nga shekulli i XVI-XVII .të cilët erdhën nga andej si malësor dhe u shkrinë me popullatën bujqësore të kësaj ane të pllajave dhe rudinave të gjata, rrëzë malesh e buzë Vardarit ku stërgjatet Çegrani, i cili është vendbanim i lashtë mesjetar, sepse , sipas dokumenteve turke të viteve 1380 dhe 1450 janë shtuar dukshëm numri i fiseve dhe familjeve që janë vendosur këtu, të shkëputur nga rrënja dhe trungu i tyre fisnor, ( pos fiseve Muje, me rrënjë nga Çamëria nga fisi Proj, dhe nga andej në shekuj të vendosur në kodrat e Matit dhe Lurës, prej nga me rrebeshet turke, dhe vrshimet serbosllave në Shqipërinë e Veriut, vazhdojnë karvanin jetik për mbijetesë dhe vijnë e vendosen në Çegran, siç kam përmendur. Fisi Like, me prejardhje nga Tropoja, dhe kanë degë të trungut dhe fisit edhe në anët e Kaçanikut. Balliset vijnë nga anët e Bulqizës.

Biçake, nga fisi i Ibrahim Biçakut nga ana e Elbasanit.Vishet, nga fisi Vishi rrethina e Lumës, Selishtet,vijnë nga Lura, Karajet dhe Goret, vijnë nga Opoja, kurse Peret, Baket etj. vijnë nga anët e e Dibrës dhe Peshkopisë), gjersa fisi Kolovere vijnë bashkë me Lapet, Peledhiset, Hanet dhe Toket nga fshati Radomirë…Në vazhdimësi në këto shtigje të Çegranit janë vendosur në kohë të ndryshme, pas rrëmujash ballkanike, edhe fiset: Zhupane, Kome, Çorokane, Lange, Hote etj. Kurse fiset Kole, Çinke, Bakle, Sakolle, Hete, Fete vijnë nga trevat e Nishit dhe Toplicës, fisi Maxherre vijnë nga andej brigjeve të lumit ,,Crnica,, të Bullgarisë, Qoset fillimisht vendosen si të krishterë në fshatin Vollkovi si dhe fisi Grke etj. Por, lidhë me prejardhjen e tyre nga rrënja dhe trungun familjar, do të bëjmë edhe shtjellime të dukshme në këto aspekte, brenda faqeve të këtij libri…

* * *

( … Te xhamia e mesme në Çegrani, ka egzistuar xhamia e vjetër, të cilën gjatë kohërave historike, luftërave dhe regjimit rrënohet, e cila sipas rrëfimeve të pleqëve, aty ka egzistuar një kishë e vogël (si ato gërmadhat e kishë së vjetër në fshatin Gradec rrëzë Sharrit), e cila kishë i ka takuar kohës së mesjetës dhe asaj romake, por ka egzistuar edhe në kohën e sundimit të Principatës së Kastriotëve. Me ardhjen e Perandorisë Osmane në këto treva, në themelet e kishës në fjalë ndërtohet godina e ,,Xhamisë së vjetër,, e mbuluar me pllaka guri! Në atë vend, edhe kjo xhami rrënohet dhe ndërtohet një godinë tjetër më e re, dhe e mbuluar me qerpiq. Por, çka është me rëndësi, se në oborrin e saj rreth 200 m katror kanë egzistuar varre të vjetra me pllaka të gjata guri nga 2m lartësi dhe në to ka pas disa epitafe dhe mbishkrime në gjuhën arabe-persiane, dhe u kanë takuar kohës së para 1600 viteve.

Në të gjitha këto anë të Pollogut kanë egzistuar pothuajse shumë toponime katolike, duke filluar nga Kisha e Parvalecit, Livadhet e Priftit afër Vracës, Varret e Shkjeve, Ara e kaurit, Livadhet e Popit, të cilat kufizoheshin me kodrinat e Shkozës në fshatin Forine dhe me Livadhet e begut gjer posht buzë Vardarit ngjitas me fushat e Çegranit etj. Por, të kthehemi te Xhamia e vjetër e Çegranit, bri ledinave dhe shtëpisë së të parëve të mi, të fisit Muje, ku gjer vonë ka egzistuar edhe shtëpia e vjetër me murre të trashae Rexhë dhe Xheladin Mujës afër ,,Ujit të katundit,, ku njëkohësishtkanë egzistuar edhe dy mullinj të kohës më të hershme, i ngjajshëm si Mullini i Xames i cili ka qenë pronë e Skllavopronarit Sinan Dragaliut, ( varri i të cilit ishte afro 5 m. i gjatë tek Dardha e egër, Varret e vjetra në fshatin Forinë, varri është gërmuar gjatë viteve të komunizmit dhe në te janë gjetur një shpatë dhe dy topuza prej metali, skeleti i Sinan Dragaliut afro 2 m. i gjatë, disa enë prej qerpiqi dhe ca monedha të vjetra në të cilat është shkruar ,,Santa Maria,,!

Varri ka gjen afro 100 metra larg nga rruga prej guri ecila ka lidh fshatin Çegran me Forinën dhe vendbanimet tjera të kësaj ane rrëzë Malit të Thatë). Godina e Xhamisë së vjetër në Çegran, është djegur dhe rinovuar disa here para dhe pas Luftërave Ballkanike. Njashtu, edhe para Luftës së Dytë Botërore kjo xhami është rrënuar dhe në të njëjtin vend është ndërtuar godinë e re, duke i fshehur shkrimet e lashta në gurët e qemerit të derës hyrëse, ose duke i future ato gurë në themele!

Rasti i fshehjes së mbishkrimeve antike, ose të kohës romako-bizantine, është i ngjashëm me rastin e prishjes së kësaj xhamie në kohën komuniste, dhe në oborrin e të cilës gjendeshin varreza me pllaka të larta guri,janë thye dhe zhdukur fare ( Ndoshta e gjithë kjo është bërë me urdhër nga regjimi, dhe nuk janë ruajtur as monumentet varrezorë të këtij vendi ose kësaj treve ku kanë jetuar fise të lashta shqiptare si ato dardane me mbishkrim që u muros në xhaminë në fjalë të ÇE NGRAN-it, ku po ashtu, sikurse më kanë rrëfyer pleqët, pasi është rinovuar xhamia, gurët e varrezave me mbishkrime ose edhe ata të gdhendur të periudhës së lashtë janë coptuar dhe muruar në themelet e xhamisë së atëhershme, ku vështirë se mund të gjenden copat e tyre.

Sipas kujtesës së popullatës edhe toponimet janë emëruar gërmadha të tjera si dhe të një manastiri, të cilëve tashmë nuk i shihen gjurmët.

“Kodra e kishës së Parvalecit” gjendet në qafmalet që lidhin fshatrat Miletinë, Tenovë dhe Stençe ( ky i fundit ka qenë fshat i banuar me shqiptarë të besimit ortodoks, kurse kisha aty, i takon kohës romake), jo shumë larg gjendewt edhe fshati slavoortodoks që nga koha e sundimit bullgar këtu. Aty afër, gjatë shtrirjes së ,,Arës së shkjaut,, mbi vrreshtërat e dikurshme gjendet edhe Rrapi i madh, i quajtur ,,Dushku i Shabanit,, qindvjeçar, aty kapas edhe një mulli të kohës antike ilire e që burrimi ka rrjedhë nga rrënzat e Shullerit të Kuzit dhe Shullerit të Madh. Në këto anë gjatë regjimit komunist nuk është lejuar që të bëheshin gjurmime arkeologjike…

Në brigjet e këtyre monopateve, thonë pleqët që mbajnë mend nga rrëfimet e stërgjyshërve të tyre, ka pas rrënoja të vjetra dhe varre katolike të mesjetës!

…Është interesante të përmendi se nga emërtimet e disa nga vendbanimet e Rrafshit të Pollogut dhe atyre që egzistojnë në thellësitë e sukave malore si nga Sharri njashtu edhe atyre të fshatrave Gurguricë, Sëllarevë, Koritë etj, nga rrëfimet e vendësve, nga dëshmitë e gjetura dhe nga kujtesa e popullatës nuk është vështirë të rikonstruohet jeta e dikurshme e tyre, njashtu si edhe ajo e Çegranit dhe banorët e kohës së lashtë apo atyre arbëror- katolikë që nga mesjeta dhe gjer në ardhjen e Perandorisë Osmane dhe më vonë. Dhjetëra shtëpi sipas arkitekturës ilire-dardane, një faltore kushtuar hyjneshës, një shesh katundi të rregulluar, varret në periferi me pllaka guri a mbishkrimet në pllaka graniti të zi.

Ndërsa në mesjetë shtëpitë një apo dykatëshe, të tipit me gurë mali ose prej qepiqi, sheshi, kisha mbi një kodër të butë me varret afër, të cilat kanë pas pamjen e rregulluar bukur sipas traditës, ku krijohet njëpamjepanoramike apo pasqyrë imagjinative e kulturës ilire-dardane nga periudhat historike e shekullit III dhe IV pas Krishtit, si vazhdimësi e kulturës arbërore në përgjithësi. Dhe e gjithë kjo është mjaft emocionuese dhe e cila të jep një përshtypje të veçantë edhe në aspektin e meditimit dhe ndjenjës së përjetimit…)

…Megjithatë, edhepse janë bërë luftëra të përgjakshme gjithandej në këto treva, por vendësit kanë mbijetuar, kanë ndërtuar e punuar, duke lënë gjurmët e tyre prapa në emërtime, në ndërtime, në zbukurimin e enëve të përdorimit të përditshëm, në vegla të punës, por edhe në armët që i përdornin, sepse armët ilire ishin të njohura në tërë Gadishullin Ilirik dhe në Evropë në përgjithësi, e që duhen bërë gjurmime dhe studjuar…)