ÇEGRANI, FISI MUJE DHE TRUNGU !

0
1357
Nafi Çegrani - portret

Shkruan Nafi Çegrani

Unë do të paraqes fshatin tim të lindjes, edhe atë prej sa kam mundur të gjejë të dhëna për TRUNGUN e fisit tim, fillimisht të shpërngulur nga Çamëria e lashtë dhe janë vendosur në rrëza kodrash të Matit dhe Dibrës, pikërisht aty ku themelojnë fshatin e quajtur Sejdoll, sipas emrit të plakut Sejdë… Madje sërish shpërngulje nga Sejdolli para Luftërave Ballkanike dhe dukë u vëndosur përfundimishtë në pllajat ku sot gjendet Çegrani me mëse 2100 shtëpi etnikisht të pastër shqiptar, duke gjurmuar dhe analizuar gojëdhëna, legjenda e fakte rrëfimesh nga më pleqët, edhe atë që nga viti 1981 të shekullit të kaluar e gjer në vitin 2019, duke grumbulluar e shkruar materiale të ndryshme të kësaj natyre.

* * *

…Diku buzë Fushës së Pollogut, bri ograjeve dhe Vardarit lakadredhës, rrëzë Malit të Thatë ku duken disa kodra që zbresin si suka shullerësh gjer poshtë në brezin e gjërë të ledinave, gjendet Çegrani, një fshat tanimë mjaft madh me shtëpi të bukura të tipit modern dhe me banorë të vyeshëm.Fshati ka formën e zgjatur, i ndarë pothuajse në distancë të barabartë nga dy anët e rrugës kryesore që kalon për mes fshatit, duke e ndarë në dy pjesë, në dy krah, e që kufizojnë në anën lindore me sukat e Malit të Thatë dhe fshatin Koritë, në atë jugore me fshatin Forinë, nja 6 km në verilindje të Gostivarit, kurse nga perëndimi, siç kam theksuar, me arat e mbjellura të fushës gjer në fshatrat e Sharrit… Në veri kufizohet me pllaja rudine të fshatrave Stençe dhe Vollkovi, ku jetojnë banorët sllav të krishterë.

* * *

Çështja e gjenezës dhe prejarrdhjes së fisit, formimit të patronimeve (mbiemrave dhe emrave) familjarë ose të mëhallave në Çegran, janë në kontinuitet me kohën dhe shekujt… Dhe, të shkruash për Etnogjenezën e këtij vendbanimi me histori të lashtë dhe të bujshme, ose të shkruaj për trungun dhe rrënjën e Fisit tim MUJE, nuk është e lehtë, pasi duhet të “gërmosh” thellë në rrënjët autoktone edhe nga pikpamjet antropologjike, historike dhe etnologjike iliro-shqiptare të origjinës mbi dymijëvjeçare të krahinës famëmadhe të Çamërisë që Perëndia e ka vendosur si një brez të gjërë me pllaja e ara të buta ku rriten ullinj e luledielli, e prej nga i kanë fijet dhe rrënjët trungu i fisit tim, të shpërnguluar nga andej duke ikur nga terori dhe dhuna që u bëhej shqiptarëve në këto treva nga hordhitë gjakatare ruso-greke.

Kliko për ta zmadhuar

Egzodet ishin të mëdha, shumë fise dhe ordi shqiptare morrën arratinë, disa edhe andej detit duke gjet strehim në shtigjet e Gadishullit Apenin, në Sicili… Duke u kalamendur në ikje me trasta në krah, dhe me djepa fëmijësh nënat duke i mbajtur nën sjetull, pas stuhishë e rrëmetesh të viteve 1446 dhe prej shekujsh, ikën edhe fisi im, me rrënjë çame, duke u vendosur kështu në anët e Matit dhe Lurës… Aty jetuan afro tre shekuj, dhe më pas, nga dindjet dhe egzode të tjera që u bën ndaj shqiptarëve të krahinave nga terori dhe djegjet kriminale sllave, ikin edhe nga një hakmarrje gjaku, duke u vendosur në rrënzat e Malit të Thatë buzë Vardarit lakadredhës ku tej shtrihet Fusha e Pollogut, pamëdyshje, tokë pjellore… e Shqipërisë Etnike me një Komb dhe një flamur! Dhe, në fundin e kësaj hyrjeje mund të them: se, brezat e ardhshëm si misionarë të fisit, duhet të angazhohen edhe më tej me punën e tyre rreth gjenealogjisë së rrënjës, trungut dhe brezave që vijnë të fisit që i takojnë. Kjo, padyshim, është punë e hyjnishme që e do edhe Perëndia !

* * *

…Në kontinuitet me këto fakte historike vijmë në përfundim se edhe për Çegranin si vendbanim ka shumë histori, ka gojëdhëna, rrëfime dhe legjenda! Ka edhe çfarë të shkruhet për shqiptarët e kësaj ane piktoreske, përballë Sharrit kreshnik, rrëzë kreshtave të Malit të Thatë dhe buzë Vardarit me fusha pjellore të Pollogut, se si mbetën gjallë në kohëra e shekuj, etnikisht të pastër por me shumë fatume tragjike të jetës ku u kalamendën në vorbullat e saj, me të gjitha baticat dhe zbaticat në shtigje ku ecën këta njerëz të devotshëm gurbetqarë, fisnik dhe bujarë.

Më 1358 feudalët bizantë greqishtfolës, të dëbuar nga Epiri gjatë sundimit serb të Stefan Dushanit, nën udhëheqjen e Niqiforit, një pasardhës i despotëve të Epirit, u përpoqën të ripushtonin tokat e humbura. Por ata ndeshën tani jo vetëm në kundërshtimin e Stefan Uroshit, por dhe të arbëreshëve. “Arbëreshët – shkruan kronisti bizantin i kohës, Kantakuzeni, – qenë kundër Niqiforit -. Niqifori donte përmes rivendosjes me përdhunë, t’i kthente feudet në gjëndjen që ishin tetë vjet më parë. Porse plasi shpejt një kryengritje e arbëreshëve, të cilët u kurorëzuan me fitore, dhe kjo, në të vërtetë i forcoi më tepër feudalët arbëreshë.

Nga radhët e bujarëve shqiptarë u shqua Gjin Bua Shpata, zoti i Angjelokastrës në Etoli. Gjin Bue Shpata duke e ndjerë vehten të fortë, u shkëput nga vartësia e sundimtarit serb, duke u afruar me Pjetër Loshën, zotin e Artës, kur edhe zhvilluan luftën e tyre të përbashkët kundër sundimtarit serb. Më 1373 Pjetër Losha e rrethoi Janinën. Kurse qëndra e kësaj principate u bë Arta. Më vonë Gjin Bua Shpata zgjeroi sundimin në jug deri në gjirin e Korinthit kurse në veri, deri në Gjirokastër.

Më 1431 osmanët krijuan “sanxhakun shqiptar” me qendër Gjirokastrën, Kurse Çamëria emërtohet aty si njëlloj vilajeti i Gjirokastrës, Kaninës, Këlcyrës etj. Ky regjistrim i parë shënoi vendosjen e sundimit osman në Shqipëri dhe shfronësimin e klasës feudale vendase. Ai shkaktoi një valë kryengritjesh, më e madhja e të cilave ishte ajo e Gjergj Arianitit, më 1433, kur supozohet se fisi Proj nga e kanë prejardhjen Tafallarët dhe Sejdolli në krye me Xheladin Mujën, dhe prej andej pason dyndje e madhe, kur fisi im ecin me karvanin e tyre nga moillaket dhe grykat e Matit dhe vendosen në brigjet e Vardarit dhe rudinave ku gjendet sot Çegrani.

* * *

Kolombi solli nga Amerika në Evropë farën e misrit. Ajo u mboll për herë të parë në Itali e pastaj u përhap në të gjithë Europën. Në Shqipëri u mboll për herë të parë në zonën e Blinishtit të Zadrimës. Këtë na e tregon Frang Bardhi në relacionet e vitit 1641, ku shkruhet se në fshatrat e Zadrimës është përhapur gruri dhe meli, kurse në zonën e Blinishtit edhe kultura e sorgos, që do të thotë misër. Kjo ishte krahinë e begatë në prodhime bujqësore dhe në pemtari, njashtu siç rriten dhe kultivohen me shekuj në Çamëri prodhimet e vajt nga luledielli dhe fruta ullinjësh !

Kah vitet 1555, është vit kur u botua Meshari i Gjon Buzukut, por që në këtë kohë përmendet se në afërsi të vendit Gështenjat e Reçanit, bri rrugës që ka lidh Elbasanin dhe Selanikun, ka pas një han në të cilin kanë ndaluar për të pushuar dhe bujtur karvanare të ngarkuara tregtarësh, të cilët kanë vantur e ardhur në Elbasan dhe Durrës , madje rrugica apo asaj dhijareje bri grykash e malesh të Restelicës dhe Dragashit, lidhur me Prizren, janë bërë gjithandej lëvizje karvanesh të gjata tregëtarësh, duke sjell kryp në këto anë, veçmas në trevën e Pollogut, anët e Dervenit dha Karshiakës së Shkupit. Por që kanë qënë tregtarë të ndryshëm, kryesisht të viseve të Luginës së Vardarit, të cilët kanë gravituar edhe kah Nishi dhe Sofja, apo më larg.

Themelet dhe rrënojat e këtij hani gjenden edhe sot në të njëjtin vend. Pranë tij është edhe sot një rrap i vjetër që ka qitë punila deri poshtë te rrënjët. Ai është mbi 600 vjeçar. Grindja në mes të banorëve dhe feudalëve vendas u thellua shumë pas ardhjes së malësorëve dhe bashkimi i interesave në mes të të ardhurve dhe vendasve të vendosur gjatë kësaj gryke dhe gjer poshtë në arat e buta të fushës kah rrjedh lumi Vardar, ku kjo hapësirë ishte e begatë në prodhime bujqësore dhe në sukat e maleve të Sharrit dhe ato të Malit të Thatë ishin blegtorale. Prodhimet e bulmetit ishin nga më cilësoret në të gjithë perandorinë turke.

Prodhonte të gjitha llojet e frutave si kumbulla të buta e rrumbullake, ftua, pjeshkë, mollë, kajsi, dardhë, rrush vreshtash etj… Kjo tregon edhe rolin e madh ekonomik dhe politik që luante Fushëgropa e Pollogut në atë kohë si qendër shumë e rëndësishme ku kanë gravituar edhe njerëzit dhe rrëmujat e jetës së tyre… si krahinë ku si qendër ka qënë Tetova si qytet i lashtë dhe me rëndësishme jetike, duke qënë i lidhur nga një rrjet i mirë urban për kohën me Shkupin, por që domethënie strategjike e ekonomike ka pas rruga e cila ka ndërlidh këto anë me Prizrenin dhe Kosovën në kohën Perandorisë Osmane…

…Kjo zatën, edhe është kontinuitet i Historisë së popullit të trojeve dhe të fshatrave të quajtura si “ana e Vardarisë” është identike dhe e njejtë me trojet e tjera të banuara me shqiptarë si ata të anës së “Podgorisë” rrëzë Sharrit, duke përfshirë këtu edhe fshatrat e malësisë të strukura mbi bjeshkë e tbane të pllajave sharropine dhe që jetojnë me traditat, veset, doket dhe traditat e tyre që nga kohërat e lashta, me trung e rrënjë të etnisë së madhe arbërore…

* * *

…Ndeshjet e perandorive në territoret shqiptare, respektivisht në Ballkan, asnjëherë nuk kanë qenë në favor të shqiptarëve, por, mjerisht, në favor të sllavo-grekëve, dhe sipas aspiratave të fuqive të mëdha. Ballkani është sunduar nga perandori dhe shtetet sllavo-ortodokse dhe greko-bizantino-ortodokse. Njëkohësisht, nga këta ishin të pushtuar edhe shqiptarët. Duke u rrezikuar njëherit edhe nga asimilimi i kobshëm në sllavë, apo grekë ortodoksë, por edhe nga zhdukja fizike, siç ndodh me krahinën e Çamërisë.

Kurse një numër tjetër feudalësh arbëro – shqiptarë që kishin arritur ta ruanin ndonjë feud të tyre në shkrepa malesh shqiptare, të cilët gjendeshin nën mbretëritë serbo-greke ose bizantino-ortodokse, kërkonin ndihmën e Perandorisë Osmane për të mbetur gjallë… Disa princa shqiptarë (katolikë) Karl Topia e të tjerë, duke qenë jetësisht të rrezikuar nga shtetet ortodokse, kërkuan ndihmën e kësaj Perandorie derisa ishte gjallë Car Dushani. Beteja e Savës e vitit 1385, në mes të Balshajve ortodoks të ndihmuar nga ushtria e Car Llazarit serb ortodoks dhe Topiajve katolik të ndihmuar nga ushtria islame e Sulltan Muratit të I-rë. Erdhi Beteja e Kosovës në vitin 1389. Përballja u zhvillua ndërmjet ushtrive, të komanduara nga Car Llazari, i cili ishte në ballë të ushtrisë krishtere ortodokse, ndërsa në anën tjetër ishte ushtria osmane-islame në ballë me Sulltan Muratin, siç e njeh historia e betejave të Ballkanit.

Triumfi i Perandorisë Osmane nuk ishte vetëm shpëtim për popullin shqiptar nga asimilimi dhe zhdukja e tërësishme, nga gjakatarët ortodoks sllavo dhe ruso grek, por ishte edhe një rikthim i shqiptarëve në territoret e veta, që nga Adriatiku, i cili administrohej nga Republika e Venedikut që i paguante haraç Perandorisë Os¬mane e deri te Molla e Kuqe në Nish, që ishin pjesë e territoreve shqiptare.

Ndërkohë gjatë konfrontimeve të vazhdueshme, kishte edhe ndërprerje të herë-pas-hershme të luftimeve, ndërsa në mesin e këtyre armëpushimeve e kemi edhe Marrëveshjen e Shën Stefanit, që faktikisht ishte grushti i fundit që e çonte Perandorinë Osmane në shkatërrimin e plotë dhe triumfin e Perandorisë cariste Ruse me depërtimin e saj në Mesdhe, ku ndodh edhe rrezikimin i territoreve shqiptare që do të merrnin fund duke u pushtuar nga sllavo-grekët dhe për të vazhduar koha që ishte para ardhjes së Perandorisë Osmane në trojet ballkanike, në disa shekuj më vonë, dominuan vilajetet shqiptare, njashtu edhe Vilajeti i Kosovës…

* * *

Çamëria dhe populli shqiptarë (çamë) që jetonin në këto troje piktoreske të një krahine të veçantë si pjesë përbërëse e Epirit, njihen që nga kohërat antike, që nga kohërat romako-bizantine, e që emrin Çamëri si vend dhe populli autokton shqiptarë që kanë jetuar me shekuj në këto troje etnike njihen me emrin si çamë, të marrur sipas lumit që rrjedh dhe gjarpëron tej e tej tokave të buta ku rriten luledielli, ullinj dhe të bardha të tjera të begatë që përbën një shtrirje të gjatë tokësore dhe deti me një sipërfaqe prej mëse 2400 km katror, duke u kufizuar në lindje me malet e Ajdonatit dhe në perëndim me detin Jon, në veri me lumin Pavel, dhe në jug me gjirin e Prevezës…

Pra, Çamëria është tokë e bekuar dhe e falur nga Perëndia, pjellore me luledielli dha ullishte dhe me populate të rracës shqiptare që nga anët që puthen me Detin Jon, duke përfshirë Butrintin dhr Bistricën e gjer në Gjirin e Prevezit… Gjuha shqipe që flasin çamët, sipas albanologut danez Pedersen, është një nga dialektet më të pastra të shqipes.

Enciklopedia e Madhe greke e botuar më 1923, jep këto karakteristika për çamët: Çamët janë shtatlartë, flokëzinj, të shkathët, luftëtarë, të zgjuar, krijues, të besës dhe shumë besimtarë në fenë e tyre Islame. Çamët ishin të shpërndarë edhe në vise të tjera të Greqisë veri – perëndimore, jashtë kufijve që përmendëm më lartë. Para sundimit turk, në Çamëri ka sunduar princi Gjin Bue Shpata.

Duke filluar qysh nga fundi i shekullit të XV, popullsia çame përqafoi masivisht islamizmin. Provë për këtë, është xhamia e Sulltan Bajazitit, e ndërtuar në qytetin e Parathimisë, që mban datën 1492.

* * *

(Kjo është Çamëria jonë, ndoshta me fatin tragjik të trojeve të lashta shqiptare me Toplicë e Vranjë që zgjaten gjer Te Molla e Kuqe përtej kufijve të Vranjës, në afërsi të Nishit) !

Gjatë kohës së dyndjeve sllave, Çamëria ishte ndër anët më të pa prekura nga elementi sllav dhe kjo anë më vonë, gjatë ndarjes së popujve të Bizantit në popuj sipas traditës fetare grekë, dhe sipas traditës së gjakut mbeten shqiptarët – çamë! Më pas nisin edhe vërdallat e ardhacakëve sllavo-bullgar, por edhe turq, e që dallohen për kah tradita dhe rrënjët fisnore.

Në disa periudha gjatë kësaj kohe zhvillohen luftëra të ashpra në mes të prirësve të këtyre tre popujve për marrjen e kështjellave në këto anë. Fundamentalistët fetarë që kishin zënë pozita në perandorinë e bizantin, por edhe ata në perandorinë osmane, bënë masakrimin e popullsisë vendase, gjegjësisht mbi fiset e pa mbrojtura çame. Në këto rrethana, popullit, që anonte nga vija e gjakut, i erdhën në ndihmë familje nga pjesa perëndimore e Ballkanit. Kështu që më vonë, edhe vetë Skënderbeu nga të krishterët pranohet si princ i Albanisë dhe Epirit, gjë që flasin faktet historike.

Pas luftërave në Ballkanin lindor kundër bizantinëve dhe sllavëve të krishterë, Çamëria, më 1449, bie nën sundimin e osmanëve, kur edhe formohet njësia administrative me qendër në Janinë, e njohur në histori si një ndër katër vilajetet shqiptare. Gjatë kësaj kohe në pushtet vjen Ali Pashë Tepelena, që në histori është i njohur për tentimin e tij të organizimit të popullit të kësaj ane në një shtet shqiptar !