REZIKU I NDARJES TË KOSOVËS EKZISTON

1
485
Demarkacioni Kosovë - Mal i Zi

IDRIZ ZEQIRAJ

Letra e Presidentit Trump, dërguar presidentëve Vuçiq e Thaçi, me sugjërimin për zgjidhje balancuese, ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, është shqetësues, për të mos thënë trishtues.

Sjellja, veprimet rrugaçërore e kriminale të bandës PAN, kanë irrituar, tej mase, çliruesit faktik të Kosovës, që, njëherësh, janë edhe Qendrat e Vendosjes Ndërkombëtare. Vrasjet e kësaj bande, gjatë dhe pas luftës, të shqiptarëve të pambrojtur, me qëllim të marrjes së pushtetit me dhunë; vrasja e të moshuarëve serbë e malazezë, për t`ua grabitur pronat; korrupsioni, vjedhja zyrtare; haraçi i përgjakshëm; mbrojtja e shokëve të tyre kriminelë; emërimet e “komandantëve” të bandave të tyre, në poste të larta, përfshi këtu edhe inkriminimin e të gjitha institucioneve shtetërore; kriminalizimi i Parlamentit, duke dhunuar ligjin zgjedhor me – Kosova një zonë zgjedhore -, si dhe qindra pisllëqe, përdhosje e baltosje të shtetit dhe të pushtetit.

Në kontekstin e krimeve, ultra ordiniere, të kryera me urdhrin e dijeninë e kryekriminelëve të PAN-it, citojmë ambasadorin britanik, Ruairi O`Connell, kur thotë se “tej 1.000 serbë e malazezë, janë vrarë nga shqiptarët, për t`ua grabitur pronat, në mes tyre edhe dy prindërit e bashkëshortës time!” Dhe, kur ky denoncim faktik, bëhet nga përfaqësuesi i shtetit mik dhe numër dy çlirues i Kosovës, vetë kuptohet jehona e krimit të kryekriminelëve pushtetarë vrastarë!

Është thënë e përsëritur urtësia: “Qeni i keq, ta bjen ujkun në torishtë”. Një tjetër maksimë, është po kaq edakuate për rastin: “Qeni që i hanë robtë e shtëpisë, don plumb”. Por, kur qeni dëmton më shumë se shtëpinë, siç është rasti i vënies në ankand të pasurive të brezave shqiptarë, atëherë ndëshkimi bëhet më akut, më i nevojshëm.

Ajo që i ndodhi Kosovës, nga Presidenti monstër, Hashim Thaçi, është pa precedent, pa paraprijës në historinë e deri sotme të njerëzimit. Edhe pas çlirimit të Kosovës nga NATO-pakti, edhe pas rishpalljes të pavarësisë, në shkurtin e 2008-ës, në kufinjtë e përcaktuar qysh në Jugosllavinë e Parë dhe të Dytë dhe të njohjes nga Qendrat e Vendosjes dhe bota tjetër demokratike, presidenti bastard, i dyshuar për shumëçka dhe i shantazhuar me kryeakuzat bazike të krimit të organizuar vrastar, kërkon, madje, ngulmërisht, ndarjen e Kosovës!?

Hapja e temës të ndryshimit të kufinjëve, respektivisht, të ndarjes të Kosovës, duke e kthyer çështjen e Kosovës në para pavarësi, nga presidenti i vendit dhe të pakë bashkë mendimtarëve të tij, e, pse jo, edhe veprues aktiv, siç janë Baton Haxhiu, Edvin Rama, me kolaboracionistë të tjerë, për ta realizuar projektin e kahmotshëm serbo-sllavë, për vazhdimin e gllabërimit të tokave shqiptare, është sa supër specifike, aq edhe e frikshme, e trishtme për shqiptarët e kudondodhur.

Këtë frikë e shton rasti i demarkacionit, votimi i tij në Parlamentin e Kosovës. Ka mjaftuar deklarimi i presidentit Hashim Thaçi dhe i kryeministrit të atëhershëm Isa Mustafa se “me shënimin e demarkacionit, në vijën aktuale kufitare, Kosova nuk humbë asnjë milimetër tokë”, si dhe gadishmëria e kryeministrit karrierist e hiç, Ramush Haradinaj, për ta sjellur për votim në Parlament, në koordinimin me kryeparlamentarin Kadri Veseli, ta nxisë ambasadorin amerikan, Greg Delawie, të ndërhyjë, madje, shpërfillshëm për etikën diplomatike, për ta ligjësuar paligjshmërinë, duke i falur shumë mijëra hektarë tokë shtetit fqinjë malazez! Atëherë, pse të mos ekzistojë rreziku për t’u përsëritur skenari i njëjtë edhe për ndarjen e Kosovës.

Është fakt se pakica serbe në Kosovë, ka një trajtim ndryshe nga pakicat tjera, në shtetet demokratike në botë. Privilegjet si pakicë, janë enormë, janë diskriminim pozitiv. Por, pushtetarët shqiptarë bëjnë disa gabime, të cilat, në sytë e ndërkombëtarëve monitorues, janë shumë domëthënëse. Dihet se “Lista Serbe” dhe simotrat e saj, janë normë Kushtetuese. Por, ata trajtohen si të tillë vetëm për interesa partiake apo personale. Rasti i marrëveshjes konspirative të PAN-it, saktësisht, AAK-së, përkatësisht, i Ramush Haradinaj me Beogradin, për ta votuar “Lista Srpska” atë për kryeministër apo pazarët e pista të kontrabandës të Haradinaj me kryekriminelin me kartelë Radojçiq, në Veriun e Mistrovicës,

Ndërsa ndryshe e trajtonin Isa Mustafa me vartësit e tij si dhe kukulla e PDK-së, Shpend Ahmeti, kur thonin se “nuk pranojmë rrëzimin e qeverisë Haradinaj, me votat e “Listës Serbe!?” Të gjitha këto marrëzira i monitorojnë shtetet e Quintit , me shumësinë e shteteve botërore. Sjellje të tilla profane, fodulle të drejtuesëve shtetërorë e partiakë të Kosovës, lexohen nga ndërkombëtarët, si pamundësi e bashkëjetesës shqiptaro-serbe, rrjedhimisht, favorizojnë një “Dejton të Dytë”, që nënkutpon ndarjen e Kosovës.

Toleranca, durimi dhe hiç veprimi i partive politike, i opozitës, i popullit, ndaj shkeljes së Kushtetutës, nga presidenti i Republikës të Kosovës, siç është vënia në ankand e territorit të Kosovës, përbën rrezik real të ndarjes të Kosovës, edhe sot e gjithë ditën, duke pasur parasysh letrën e Presidentit Trump, për zgjidhje balancuese, që i pajton palët, Serbinë dhe Kosovën.

Në horizont, tashmë, është një rreze shprese. Lëvizja Vetëvendosje, si mbrojtëse faktike dhe e vetme e Republikës, përgjatë dekadës së fundit, madje, në të gjitha rastet kruciale të saj, siç janë:

1) Mbrojtja e Veriut të Mitrovicës;
2) Refuzimi këmbëngulës, deri në dërgimin në Kushtetuese të “Zajednicës”;
3) Kundërshtimi i Demarkacionit, deri në përgjakjen e vajzave dhe të djemëve aktivistë të Vetëvendosjes;
4) Tymosja e sallës së Kuvendit, përlotja, deri në asfiksim të deputetëve, të tmerruar nga SHIK-u, veprim i skajshëm, por, krejt i logjikshëm dhe i ligjshëm i Vetëvendosjes, për ta kryer porosinë-amanet të Presidentit Rugova, të mbetur peng nga LDK-ja e Tij: “Hashimi – jo president”;
5) Deklarimi publik i njeriut të dytë në VV-e, Glauk Konjufca, se do ta shkarkojmë Hashim presidentin, për ta shpëtuar Kosovën nga ndarja.

Koalicioni LDK-Vetëvendosje, koalicioni i shpresës së madhe të shqiptarëve të Kosovës dhe më gjerë, duhet të lëndëzohet, pavarësisht lakmive reciproke, për kreun e qeverisë. Madje, qoftë edhe të një binomi kryeministrorë, të shoqëruar me klauzolën përkatëse, interne, të brendshme, me vendimmarrje dyshe, të barasvlershëm.

Premtimi i VV-së, për shkarkimin e Hashim Presidentit, duhet të realizohet me parësi, sepse ky do të ishte mesazhi më i besueshëm dhe më vendimtar, për miqtë tanë çlirimtarë të Kosovës si dhe vetë lakmiqarët e tokave tona serbo-sllavë, se shqiptarët nuk kanë toka për pazare. Përkundrazi, mbetën të përkushtuar për kufirin Qafë e Çakorrit – Kullë e Zhlebit si dhe kthimin e tokave të grabitura nga fqinjët uzurpatorë, përgjatë dy shekujve të fundit.

1 KOMENT

  1. Ekziston rreziku qe Kosova te humbet krejtesisht, nese qeveria e Kosoves eshte ANTIAMERIKANE DHE ANTIBRITANEZE… siç eshte sot kryeministri ne shkuarje ne PTS.

Komentet janë mbyllur.