Ambasada amerikane sqaron se me SPAK dhe me BKH bosët e krimit të organizuar do të japin llogari dhe do të përballen me drejtësinë. BKH dhe SPAK janë këtu për tu siguruar se askush të mos jetë mbi ligjin. Prokurorët e SPAK do të kenë mundësi të çojnë çdo njeri dhe dosje në Gjykatë.
27 Gusht 2019
TIRANË – Ambasada amerikane ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shpjegon se çfarë është Byroja Kombëtare e Hetimit, një nga institucionet e reja që krijohet nga procesi i Vettingut. Ambasada sqaron se ajo do të funksionojë si FBI-ja amerikane, për të hetuar krime të nivelit të lartë, dhe hetuesit do të trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia, SHBA. Më tej, thuhet se trajnimi do të mbikqyret nga një mision ndërkombëtar.
BKI do të përbëhet nga një drejtor dhe një ekip hetuesish, të cilët duhet të përmbushin standarte të forta, të ngjashme me ato të FBI. Kryeprokurori i posaçëm i SPAK dhe dy prokurorë të Posaçëm do të zgjedhin drejtorin e BKH. Ky drejtor, do të drejtojë ekipet e hetuesve pasi të jenë zgjedhur për këtë mision. Atyre do t’ju monitorohen llogaritë bankare dhe telefonat përgjatë gjithë kohës, për t’u siguruar se do e zbatojnë me integritet detyrën dhe paanshmëri.
Ambasada amerikane sqaron se me SPAK dhe me BKH bosët e krimit të organizuar do të japin llogari dhe do të përballen me drejtësinë. BKH dhe SPAK janë këtu për tu siguruar se askush të mos jetë mbi ligjin. Prokurorët e SPAK do të kenë mundësi të çojnë çdo njeri dhe dosje në Gjykatë.
Në videon e shkuar, Ambasada Amerikane sqaroi rolin e SPAK dhe mënyrën sesi ky organ do të funksionojë. Këtë verë, ambasada është angazhuar edhe për të sqaruar funksionimin e Gjykatës së re të Lartë dhe asaj Kushtetuese.
(F.g/dosja.al)